Brenda një muaji nga shtëpia botuese “Fishta” dolën në qarkullim dy botime të reja të autorit të mirënjohur Stefan Çapaliku. Botimi i parë është romani “Një engjëll veshë me frak” dhe i dyti monografia e ilustruar “Shtjefën Palushi, më vete e me tjerë”. Romani “Një ëngjëll veshë me frak” i vendos ngjarjet në Shkodrën e viteve ’50, menjëherë mbas instalimit të sistemit komunist. Ai merret eskluzivisht me fatin e një muzikanti dhe kompozitori, duke rrëmuar në jetën private dhe profesionale të tij. E gjithë ngjarja tregohet nga bashkëkohësit dhe bashkëpjestarët në ngjarje. Figura e Pol Gjakovës e parë kësisoj nga prespektivat e të tjerëve, shndërrohet në strumbullarin e atmosferës së një qyteti, që duket se po jep shpirt.
Libri i dytë, “Shtjefën Palushi, më vete e me tjerë” është pjesë e kolanës “Imago et verbum” që autori e ka nisur vite më parë me botime të tilla si “Renzo Collura”, “Serafin Fanko” etj. Duke qenë se libri është monografia e parë botuar për mitin e humorit desident shqiptar Shtjefën Palushit apo Tefës, sic njihej rëndomt, ai është njëkohësisht edhe kontribut i vyer në historinë e humorit shkodran. Me të dy këto libra Stefan Çapaliku vazhdon të japë një kontribut të shkëlqyer në mbajtjen gjallë të kujtesës së qytetit dhe të frymës së re estetike. Që të dy këto botime gjenden tashmë në libraritë e Shqipërisë, Kosovës si dhe online.