Gezim Zilja
Ky është porti i Vlorës dhe hapsira deri në Zvërnec. një mrekulli e natyrës dhe dorës së njeriut deri sot.. Ky port me kërkesen e saj i jepet një firme private. Pjesa tokësore 5,5 ha që si e shikoni eshte rruar e qethur, në vend të kthehej në park shlodhës që i mungon qytetit, do të mbushet me pallate 20-30 kate sipas nje projekti, të miratuar në zyrat qeveritare. Para pjesës së gjelbëruar (ish soda kaustike) është vendosur një terminal karburantesh, në18 ha me pronar italian , (që vazhdon të zgjerohet) për 99 vjet. Më tej në pjesën e gjelbëruar rreth 200 ha sipas marrëveshjes së qeverisë Rama me companitë amerikane Excelerate Energy dhe Exxonmobile të firmosur vitin e kaluar do të instalohet një terminali gazi, që do shesi gaz në gjithë Ballkanin. KM-ja dhe zv/KM-ja respektivisht Rama dhe Balluku bënë me dije ashtu tinëz para disa ditësh se në gjirin e Vlores, më sakt në Triport të Zvërnecit, krahas zbatimit të marrëveshjes midis Excelerate Energy dhe Exxonmobile me qeverinë shqiptare për instalimin e një terminali gazi në Vlorë, që do shesi gaz në gjithë Ballkanin, do të instalohen dy anije gjigande që do prodhojnë energji elektrike për dy vjet. Lehtësia me të cilën e thanë këtë lajm ishte sikur në bulevardin Vlorë-Skelë, shtëpive ekzistuese të qejfit (striptease) që gëlojnë në katet dyta të pallateve apo hoteleve do tu shtohen edhe dy të tilla. Në fakt Vlorës ( tani në verë 70% e Vlorës thahet për ujë ose ka ujë një herë në ditë) me këto dy investime është duke iu dhënë goditja e fundit për ta zhdukur nga të gjitha hartat kombëtare dhe ndërkombëtare si qytet turistik. Një nga anijet, prodhim i vitit 1997 është blerë në Bangladesh dhe ka një kapacitet prej 114MWh, ndërsa TEC-i i Vlorës ka papacitet prej 98 MWh. Për ta kuptuar më mirë i bie që anija mund të mbajë në bordin e saj gjithë TEC-in e Vlorës ( një varrezë për të cilën kam shkruar disa herë) e të ketë ende vend bosh për ndonjë TEC më të vogël. Këto anije, TEC-e lundruese, punojnë me mazut ose naftë të papërpunuar. Ndotja është shumë e madhe ndoshta e papërfytyrueshme, por Instituti i Shëndetit Publik që duhet të merret me këto punë nuk do e mat këtë ndotje as do ia raportojë popullit se nuk e lejon Ministria e Mjedisit. Një anije-TEC djeg 600(gjashtëqind) ton naftë bruto në 24 orë. Gjiri i Vlorës do të jetë çdo ditë i mbuluar nga reja e zezë e djegies së mazutit apo naftës së pa përpunuar; turistët albanezë e të huaj do të nxiheshin gjithsesi por jo nga rrezet e dielli, por smogu dhe CO2. Llogaritet që qeveria do paguaj, mbi 50 milion Euro në vit, qira për pushtimin e Gjirit të Vlorës, jo vetëm për territorin e pushtuar, por edhe për ndotjen nga nafta e derdhur në det, ndotjen e ajrit dhe tokës në një rreze prej disa kilometrash. Pas dy ose më shumë vitesh TEC-et lundruese do të mbeten aty në gji të Vlorës, për të çfryrë ndotje nafte, ndoshta edhe në vite të tjera, e më pas do të mbetet aty si një varrezë gjigande hekurishtesh. Një TEC-i lundrues qeveria do t’i paguaj qira 63.000 USD për cdo ditë për 2 vjet dhe KESH-it do t’i kushtoj 170 USD për cdo MWh energji të prodhuar nga ky TEC me kapacitet 114 MWh.
Sqarim tjetër i thjeshtuar. TEC-i lundrues do të djegë naftë të rëndë. Sasia e karburantit do të jetë 220 kg/MWh. Sasia e energjisë së prodhuar do të jetë 70.000 MWh në muaj, qe i bie të digjen 15.400.000 kg. Kjo sasi nafte e djegur është e barabartë me furnizimin e 3 milion makinave, që bëjnë 100 km rrugë përgjatë një muaji, ose 100.000 makinave që përshkojnë bulevardin nga sheshi i Flamurit në Skelë përgjatë 1 ore. Kjo për cdo ditë e natë për 2 vjet, apo dhe 20 vite të tjera. Për vendosjen terminalit të gazit dhe pasojat super katastrofike të tij ndaj ambjentit do të flasim në numrin e ardhshëm. Po e mbyll duke cituar ambjentalistin e njohur vlonjat Lavdosh Ferruni: Ndotja e kësaj lloj industrie do të bëjë që Gjiri i Vlorës me ndotjen me cipën e naftës që do mbuloj gjirin e Vlorës, me shkatërrimin e faunës së detit në një hapsirë të madhe detare, me ajrin e ndotur që do përhapë përreth e deri në qytetin e Vlorës, me mbetjet sedimentet e djegies së mazutit mbi Pyllin e Sodës, lagunën e Nartës dhe ullinjtë e vreshtat për rreth, pa përmendur rrezikun e madh të eksplozionit, do ta fshijnë përfundimisht Vlorën nga harta si një vend turistik. Gjiri i Vlorës do mbetet thjesht një gji nafte, mijra njerëz, që aktualisht jetojnë në saj të turizmit do mbeten pa punë.