Kujtime të një anglezi për Kosovën
Nga Skifter Këlliçi,
Boston, SHBA
Kur miku im, studiuesi Xhon Hodgson, që ndër të tjera ka përkthyer nga shqipja në anglisht romanin e Kadaresë “Ura me tri harqe”, më dërgoi nga Londra librin e tij me titullin e mësipërm, përsijata: ”Ky studiues ka jetuar vite në Kosovë, ku ka shkuar në vitet 70-të të shekulli të kaluar me dëshirën e tij, kur, siç pohon në faqet e librit, mund të kishte shkuar me subvencionimin e shtetit britanik edhe në vënde të tjera të Lindjes Komuniste. Por ai zgjodhi Kosovën e vogël dhe jo Jugosllavinë, duke qenë provincë të saj, pa pasur asnjë lidhje shpirtërore me serbët, ku jetonte , mbi të gjitha, një popull ku flitej një gjuhë nga më të lashtat në Evropë, zgjodhi Kosovën,që ishte shkëputur në mënyrë mizorë më 1913 nga trungu amë, Shqipëria, pas një një vendimi mizor të marrë më 1913 në Londër nga diplomatët e Fuqive të Mëdha…”. Ai shkonte atje për t’u dhënë anglishten studentëve kosovarë dhe, në të njejtë kohë, të njihej me kosovarët, të njihej me zakonet traditat historinë e Kosovës dhe, në të njejtën kohë, të mësonte edhe gjuhën e tyre, për të cilën shkruan: “Dëgjova për herë të parë për trajtat e shquara dhe të pashquara të emrave me disa veçori të çuditshme …si mënyra dëshirore dhe habitore e foljes. Mënyra habitore u perdorka për të treguar veprime të papritura . Si kishte mundësi!..”. Dhe ajo që është më e veçanta dhë e më e papritura, ky libër ishte shkruar në gjuhën shqipe. Dhe është për herë të parë që një i huaj, duke nisur nga gjermani Arnold fon Harfi që më 1496 kaloi nëpër Shqipëri, nuk shkroi kujtime për vendin tonë, por hartoi një fjalorth me fjalë të shqipes, një i huaj pra,si Hodgsoni, që pas kaq shekujsh nuk I shkruan përshtypjet nga Shqipëria, ku bënte pjesë edhe Kosova, në gjuhën e tij, por në shqip duke ua drejtuar kosovarëve, por edhe neve, shqiptarëve për ngjarje të viteve 70-të dhe edhe më tutje për ngjarje tragjike në Kosovë, më1981 dhe më tutje ,që ne shqiptarët i kemi përjetur nga larg me ankth, kurse autori, Xhon Hodgson nga afër. Vërtet që ai në hyrje të librit falenderon miq shqiptarë q i kanë ndrequr gabime gjuhësore, por ndjehet se aroma shqiptare që buron nga faqet e librit, sikur ka dalë nga shpirti dhe zemra e një njeriu që shkruan me përmallim, për Kosovën, si të ishte kosovar, pra dhe shqiptar…që e do,e pret e mbron mikun si shqiptar, ashtu siç tregohet ne rastin kur autori më 1981 është largur pa leje nga një hotel i Prishtinës, për të bujtur disa net në shtëpinë e një kolegu në fshatin e tij Carakullë, dhe shpreh shqetësimin se mos do të diktohet nga patrullat e milicisë serbe. Dhe atëherë merr prej kolegut dhe vëllai të të tij përgjigje se nuk duhej të mërzitej, sepse para se të arrestohet prej tyre, ata duhej të vrisnin atë dhe vëllanë e tij”. Unë e përpiva libri e Xhon Hodgsonit edhe për një arsye tjetër që me siguri do t’i habisë lexuesit. Unë, gazetar dhe shkrimtar, që ka shkruar për Kosovën, siç ndodh në romanin “Shtatori I gjëmës së madhe”,kushtuar tragjedisë së së 11 shtatorit më 2011,ku jam përpjekur të portretizoj sa më mirë personazhin e mërgimtarit kosovar Besim Istefit, që bëhet bashkë më rreth 3000 të tjerë u bë viktimë e tërroristëve islamikë, unë që kam përshkruar në çastet para vdekjes së tij , kur njera nga kullat binjake ku punonte shembet, merr të birin që ka lindur në Nju Jork dhe i shpjegon se Kosova, atdheu tij, është vend i rallë për bukuritë natyrore, unë pra deri tani në moshën 83-vjeçare nuk kam qenë në Kosovë!…E çuditshmë, por e vërtetë… Kur klima politike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë në mesin e viteve 70-të të shekullit të kaluar u zbut, kur dërgata shkencore, artistike, sportive shqiptare vizitonin Kosovën, ashtu sic ndodhte edhe me dërgata të tilla që vizitonin Shqipërinë, unë nuk punoja si më parë në RTVSH ,kur në atë periudhë shkuan për vizita pune edhe gazetarë të këtij institucioni. Për më tepër, atje nuk mund të shkohej pas vitit 1981 kur shpërthyen demostrat e studentëve kosovarë që u mbytën në gjak nga tanket e ushtrisë sërbe, që kishin dalë rrugëve të Prishtinës…Për arsye të ndryshme nuk munda të shkoja në Kosovë edhe pas vitit 990 dhe së fundi, sepse më 1999 mërgova së bashku bashkë me familjen në SHBA, ku jetoj edhe sot. Megjithatë, mund të them se edhe unë kam qenë në Kosovë se edhe unë jam takuar dhe kam jetuar me vellezër kosovarë, se edhe kam pëjetuar shtypjen mizore të makinës ushtarake serbomadhe para edhe pas vitit 1981. Dhe kjo falë këtij libri të të studiuseit dhe mikut të Kosovës dhe Shqipërisë, Xhon Hodgson. Ndonëse kujtimet e tij për Kosovën janë përmbledhur në 130 faqe, ato, falë stilit figurativ dhe konçis ngërthejnë shumë fakte, ngjarje që nisin me përshypjet e tij, kur shkel për herë të parë në Prishtinë, takimet me profesorë dhe studentët shqiptarë, dëshirën e tyre për të mësuar gjuhën angleze, krahas gjuhës amëtare që për shekuj që e kanëruajtur të pastër ndaj sulemeve të sërbishtes. Autorit ibën përshypje kur një i huaj që jetonte prej vitesh në Prishtinë i thotë se shqiptarët janë agresivë, shprehje të cilën ai e kundërshton, sepse kudo që shqiptarët e ftojnë, veçanërisht studentët e Universitetit të Prishtinës, siç ndodh në rastin e një mbrëmeje vallëzimi, ai sheh të kundërtën atij të huaji dhe i mbetet i pashlyer takimi me shumë studentë që vallëzojnë nën ritmet e melodive shqiptare, sidomos popullore. Atëherë kupton se shqiptarët “janë të ndjeshëm edhe për çdo rast që prek kulturën e tyre”. Ai shkruan se i bënin shumë përshtypje këngët shqiptare, ndër të cilat “Kënga e Kaçanikut’, që u bë më pas himni i studëntve të Prishtinës me vargjet “Hej, Kaçanik me shkëmb e gur,/Vritesh e pritesh për flamur!/Për flamurin e skënderit,/Luftojnë djemtë e Idriz Seferit” . Autori shkruan gjithashtu me ngrohtësi për studentë kosovarë por edhe për Dhimitrin studentin arbëresh, që kishte ardhur në Prishtinë nga Kalabria, “për të mësuar gjuhën e të parëve, i cili ,madje arriti shpejt “ fliste mjaft rrjedhshëm shqip dhe bënte debate gjuhësore edhe me student të tjerë të Universitetit të Prishtinës”. Në libër përshkruhen edhe përshtypjet që kishin studentët kosovarë që vizitonin atëherë Shqipërinë, ku u bënte përshtypje se ’”standarti i jetesës ndoshta nuk ishte i lartë, por lavdëronin”barazinë shoqërore” të shqiptarëve në kontrast me korrurupsionin e hapur që zotëronte në Jugosllavi”. Nga studentët Qemajl Murati dhe dhe Gani Molica, që u bënë dhe miq të tij, autori shkruan se mësonte që shqiptarët e Kosovës ishin të pakënaqur me pozitën e tyre në Jugosllavi, sepse cilësoheshin si kombësi dhe jo si “komb“. Po të ishin komb, do të të kishin republikën e tyre, por Kosova ishte vetëm krahinë”. Dhe si pasojë e tiranisë serbomadhe shumë shpejt shpërthyen demostrata e vitit 1981, të përjetuara nga autori që, ndër të tjera shkruan: “Te semaforët pashë tankun e parë. Dukejsi dinozaur i stërmadh me lëvizje të ngathëta…Sikur mishëronte në vetvete tërë përgjigjen e shtetit jugosllav ndaj protestave në Kosovë”. Për të njohur dhe më mirë shqiptarët, Xhon Hodgsoni, siç shkruan në librin e tij, u kthye në Londër, ku u njoh me veprat e Edith Durmahit, dhe u thellua kështu në njohjen e historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, po ku “për Kosovën, ishte shkruar shumë pak”. Autori vë në dukje gjithashtu se gjatë kthimit në Londër ishte takuar edhe me gjuhëtarin e njohur, Stjuart Man, ‘autori i disa fjalorëve dhe librave gramatikorë të gjuhës shqipe si dhe ”autor i një fjalori krahasues të rrënjëve indo-europiane ‘”jalor që i zuri tërë jetën”, ku e kishte parë të dmosdoshme të merrej dhe me studimin e shqipes. Autori vë në dukje se, ndonëse i huaj ai ashtu, siç i kishte ndodhur më parë gjatë një vizite në Gjermaninë Lindore, i ashtu dhe në Prishtinë, përgjohej nga sigurimi jugosllav, UDB-ja. Jo rastësisht ai ndalet te takimi në një rëstorant me një person që i kishte thënë se ishte regjisor teatri, i cili e kishte ndjekur për për muaj e muaj dhe se një herë kur në një restorant kishte shkuar në tualet “i kishin kontrollur çantë”. Hodgsoni shprehet se nuk e kishte hallin vetëm për veten e tij, sepse mbante pasaportë të huaj, “por për rrezikun që mund të kishin njerëzit me të cilët flisja”. Kur lexoja këto radhë, kujtoja një shokun tim që rastësisht në plazhin e Durrësit kishte biseduar për disa minuta me një të grua të huaj që ishte turiste nga Bullgaria,ku ai kishte studiuar. Dhe ndonëse bir komunisti pas disaditësh e kishin thirrur në Degen e Brendshm të Tiranës edhe i kishin qortuar për “mungesë vigjilence “, se mos kishte qenë ishte agjente., kur në të vërtetë kishte qenë muzikante e thjeshtë. Libri mbyllet me përshtypjet e autorit, kur vizitoi Prishtinën më 1999, pasi ishte larguar nga Kosova më 1981. “Prej së largu qyteti nuk shkëlqente si dikur….Prishtina dukej e sfilitur…Frynte nje erë e akullt, sikur ndonjë engjëll i zi dashakeq të kishte fërfëllur krahët e tj mbi qytetin. Ata pak banorë që kishin mbetur deri në fund të luftës, nuk mjaftonin për të ringjallur ritmi e jetës në bulevardet e gjera…Prishtina kishte mbijetuar mbi vitet e okupimit dhe të luftës, por si gjysmë e ngrirë, me një puls që mezi ndihej. Shkrirja dhe rigjallërimi do të kërkonte kohë”. Ja përse duke lexuar këtë libër të shkruar përmallshëm me një gjuhë të këndshme shqipe nga Xhon Hodgsoni,miku Kosovës dhe Shqipërisë edhe, unë, që, siç përmenda më lart, nuk kam qenë të Prishtinë, përjetova ato që ai kishte përjëtuar ai në vitet e tij kosovare.