• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E ARDHMJA, NË TË KALUARËN

August 15, 2021 by s p

Kujtime të një anglezi për Kosovën

Nga Skifter Këlliçi,

Boston, SHBA

Kur  miku im, studiuesi Xhon Hodgson, që ndër të tjera ka përkthyer nga shqipja  në anglisht romanin e Kadaresë “Ura me tri harqe”, më dërgoi nga Londra librin e tij me titullin e mësipërm, përsijata: ”Ky studiues ka jetuar vite në Kosovë, ku ka shkuar në vitet 70-të të shekulli  të kaluar me dëshirën e tij, kur, siç pohon në faqet e librit, mund të kishte shkuar me subvencionimin e shtetit britanik edhe në vënde të tjera të  Lindjes Komuniste. Por ai zgjodhi Kosovën e vogël  dhe jo  Jugosllavinë, duke qenë   provincë të saj, pa pasur  asnjë lidhje shpirtërore me serbët, ku jetonte , mbi të gjitha, një popull ku flitej një gjuhë nga më të  lashtat në Evropë, zgjodhi Kosovën,që ishte shkëputur në mënyrë mizorë më 1913 nga trungu amë, Shqipëria, pas një një vendimi mizor të marrë më 1913 në Londër  nga diplomatët e Fuqive të Mëdha…”. Ai shkonte atje për t’u dhënë anglishten studentëve kosovarë dhe, në të njejtë kohë, të njihej me kosovarët, të njihej me zakonet traditat historinë e Kosovës dhe, në të njejtën kohë, të mësonte edhe gjuhën e tyre, për të cilën shkruan: “Dëgjova për herë të parë për trajtat e shquara  dhe të pashquara të emrave me disa veçori të çuditshme …si mënyra dëshirore dhe habitore e foljes. Mënyra habitore u perdorka për të treguar veprime të papritura . Si kishte mundësi!..”. Dhe ajo që është më e veçanta dhë e më e papritura, ky libër ishte shkruar në gjuhën shqipe. Dhe është për herë  të parë që një i huaj, duke nisur nga gjermani Arnold fon Harfi  që më 1496  kaloi nëpër Shqipëri, nuk shkroi kujtime për vendin tonë, por hartoi  një fjalorth me fjalë të shqipes, një i huaj pra,si Hodgsoni, që pas kaq shekujsh  nuk I shkruan përshtypjet nga Shqipëria, ku bënte pjesë edhe Kosova, në gjuhën e tij, por në shqip duke  ua drejtuar kosovarëve, por edhe neve, shqiptarëve për ngjarje të viteve 70-të dhe edhe më tutje  për ngjarje tragjike në  Kosovë, më1981 dhe më tutje ,që ne shqiptarët i kemi përjetur nga larg me ankth, kurse autori,  Xhon Hodgson nga afër. Vërtet që ai në hyrje të librit falenderon miq shqiptarë q  i kanë ndrequr  gabime gjuhësore, por ndjehet se aroma  shqiptare që buron nga faqet e librit, sikur ka dalë nga shpirti dhe zemra e një njeriu që shkruan me përmallim, për  Kosovën, si të ishte kosovar, pra dhe shqiptar…që e do,e pret  e mbron mikun si shqiptar, ashtu siç tregohet ne rastin kur autori më 1981 është largur pa leje nga një hotel i  Prishtinës, për të bujtur disa net në shtëpinë e një kolegu në fshatin e tij Carakullë, dhe shpreh shqetësimin se mos do të diktohet nga patrullat e milicisë serbe. Dhe atëherë merr prej kolegut dhe vëllai të të tij përgjigje se nuk duhej të mërzitej, sepse para se të arrestohet prej tyre, ata duhej të vrisnin atë dhe vëllanë e tij”. Unë e përpiva libri e Xhon Hodgsonit edhe për një arsye tjetër që me siguri do  t’i habisë lexuesit. Unë, gazetar dhe shkrimtar, që ka shkruar për Kosovën, siç ndodh në romanin “Shtatori I gjëmës së madhe”,kushtuar tragjedisë së së 11 shtatorit më 2011,ku jam përpjekur të portretizoj sa më mirë personazhin e mërgimtarit kosovar Besim  Istefit, që bëhet bashkë më rreth 3000 të tjerë u bë  viktimë e tërroristëve islamikë, unë që kam përshkruar në çastet para vdekjes së tij , kur njera nga kullat binjake ku punonte  shembet, merr të birin  që ka lindur  në Nju Jork dhe i shpjegon se Kosova, atdheu tij, është vend i rallë për bukuritë natyrore, unë pra deri tani në moshën 83-vjeçare nuk kam qenë në Kosovë!…E çuditshmë, por e vërtetë… Kur klima politike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë në mesin e viteve 70-të të shekullit të kaluar u zbut, kur dërgata shkencore, artistike, sportive  shqiptare vizitonin Kosovën, ashtu sic ndodhte edhe me dërgata të tilla që vizitonin Shqipërinë, unë  nuk punoja si më parë  në RTVSH ,kur në atë periudhë shkuan për vizita pune edhe gazetarë  të këtij institucioni. Për më tepër, atje nuk mund të shkohej  pas vitit 1981 kur shpërthyen demostrat e studentëve kosovarë që u mbytën në gjak nga tanket e ushtrisë sërbe, që kishin dalë rrugëve të Prishtinës…Për arsye të ndryshme nuk  munda të shkoja në   Kosovë edhe pas vitit  990 dhe së fundi, sepse më 1999 mërgova së bashku  bashkë me familjen në SHBA, ku jetoj edhe sot. Megjithatë, mund të them se edhe unë kam qenë në Kosovë se edhe unë jam takuar dhe kam jetuar me vellezër kosovarë, se edhe kam pëjetuar shtypjen mizore   të makinës ushtarake serbomadhe  para edhe pas vitit 1981. Dhe kjo falë këtij libri të të studiuseit dhe mikut të Kosovës dhe Shqipërisë, Xhon Hodgson. Ndonëse kujtimet e tij për Kosovën janë përmbledhur në 130 faqe, ato, falë stilit figurativ dhe konçis   ngërthejnë shumë fakte,  ngjarje   që nisin me përshypjet e tij, kur shkel për herë të parë në Prishtinë, takimet me profesorë dhe studentët shqiptarë,  dëshirën e tyre për të mësuar gjuhën angleze, krahas gjuhës amëtare që për shekuj që e kanëruajtur të pastër ndaj sulemeve të sërbishtes. Autorit ibën përshypje kur një i huaj që jetonte prej vitesh në Prishtinë i thotë se shqiptarët janë agresivë, shprehje të cilën ai e kundërshton, sepse kudo që shqiptarët  e ftojnë, veçanërisht  studentët e Universitetit të Prishtinës, siç ndodh në rastin e një mbrëmeje vallëzimi, ai sheh të kundërtën atij të huaji dhe i mbetet i  pashlyer takimi me shumë studentë që vallëzojnë  nën ritmet e melodive shqiptare, sidomos popullore. Atëherë  kupton se  shqiptarët “janë të ndjeshëm edhe për çdo rast që prek kulturën e tyre”. Ai shkruan se i bënin shumë përshtypje këngët shqiptare, ndër të cilat “Kënga e Kaçanikut’, që u bë më pas himni i studëntve të Prishtinës me vargjet “Hej, Kaçanik me shkëmb e gur,/Vritesh e pritesh për flamur!/Për flamurin e skënderit,/Luftojnë djemtë e Idriz Seferit” . Autori shkruan gjithashtu me ngrohtësi për studentë kosovarë  por edhe për Dhimitrin studentin arbëresh, që kishte ardhur në Prishtinë nga  Kalabria, “për të mësuar gjuhën e të parëve, i cili ,madje arriti shpejt  “ fliste mjaft rrjedhshëm shqip dhe bënte debate gjuhësore edhe me student të tjerë të Universitetit të Prishtinës”. Në libër përshkruhen edhe përshtypjet që kishin studentët kosovarë që vizitonin atëherë Shqipërinë, ku u bënte përshtypje se ’”standarti i jetesës ndoshta nuk ishte i lartë, por lavdëronin”barazinë shoqërore”  të shqiptarëve në kontrast me korrurupsionin  e hapur që zotëronte në Jugosllavi”. Nga studentët Qemajl Murati dhe dhe Gani Molica, që u bënë dhe miq të tij, autori shkruan se mësonte që shqiptarët e Kosovës ishin  të pakënaqur me pozitën e tyre në Jugosllavi, sepse cilësoheshin si kombësi dhe jo si  “komb“. Po të ishin komb, do të të kishin republikën e tyre, por Kosova ishte vetëm krahinë”. Dhe  si pasojë e tiranisë serbomadhe shumë shpejt  shpërthyen demostrata e vitit 1981, të përjetuara  nga autori që, ndër të tjera shkruan: “Te semaforët pashë tankun e parë.  Dukejsi  dinozaur i stërmadh me lëvizje të ngathëta…Sikur mishëronte në vetvete tërë përgjigjen e shtetit jugosllav ndaj protestave në Kosovë”. Për të njohur dhe më mirë shqiptarët, Xhon Hodgsoni, siç shkruan në librin e tij, u kthye në Londër, ku   u njoh me veprat e Edith Durmahit, dhe u thellua kështu në njohjen e historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, po ku  “për  Kosovën,   ishte shkruar shumë pak”. Autori vë në dukje gjithashtu se gjatë kthimit në Londër ishte takuar  edhe me gjuhëtarin e njohur, Stjuart Man, ‘autori i disa fjalorëve dhe librave gramatikorë të gjuhës shqipe si dhe ”autor i  një fjalori krahasues të rrënjëve indo-europiane ‘”jalor që i zuri tërë jetën”, ku e kishte parë të dmosdoshme të merrej dhe   me studimin e shqipes. Autori vë në dukje  se, ndonëse i huaj ai ashtu, siç i kishte ndodhur më parë gjatë një vizite në  Gjermaninë Lindore, i ashtu dhe në Prishtinë, përgjohej  nga sigurimi jugosllav, UDB-ja. Jo rastësisht ai ndalet te takimi  në një rëstorant me një person që i kishte thënë se ishte regjisor teatri, i cili e kishte ndjekur  për për muaj e muaj dhe se një herë kur në një restorant kishte shkuar në tualet “i kishin kontrollur çantë”. Hodgsoni shprehet  se nuk e kishte hallin vetëm për veten e tij, sepse mbante pasaportë të huaj, “por për rrezikun që mund të kishin njerëzit me të cilët flisja”. Kur lexoja këto radhë,  kujtoja një shokun tim që rastësisht në plazhin e Durrësit kishte biseduar  për disa minuta me një të grua të huaj që ishte  turiste nga Bullgaria,ku ai kishte studiuar. Dhe ndonëse bir komunisti pas disaditësh e kishin thirrur në Degen e  Brendshm të Tiranës edhe i kishin qortuar për  “mungesë vigjilence “, se mos kishte qenë ishte agjente., kur në të vërtetë  kishte qenë muzikante e thjeshtë. Libri mbyllet me përshtypjet e autorit, kur vizitoi Prishtinën më 1999, pasi ishte larguar nga Kosova më 1981. “Prej së largu qyteti nuk shkëlqente si dikur….Prishtina dukej e sfilitur…Frynte nje erë e akullt, sikur ndonjë engjëll i  zi dashakeq të kishte fërfëllur krahët e tj mbi qytetin. Ata pak banorë që kishin mbetur deri në fund të luftës, nuk mjaftonin për të ringjallur ritmi e jetës  në bulevardet e gjera…Prishtina kishte mbijetuar mbi vitet e okupimit dhe të luftës, por si gjysmë e ngrirë, me një puls që mezi ndihej. Shkrirja dhe rigjallërimi do të kërkonte kohë”. Ja përse duke lexuar këtë libër të shkruar përmallshëm me një gjuhë të këndshme shqipe nga Xhon Hodgsoni,miku Kosovës dhe Shqipërisë edhe, unë,  që, siç përmenda më lart, nuk kam qenë të Prishtinë, përjetova ato që ai kishte përjëtuar ai në vitet e tij kosovare.

Filed Under: Opinion Tagged With: Skifter Kellici, Xhon Hodgson

Artikujt e fundit

  • Vatra Queens feston 10 vjetorin e themelimit më 3 Qershor 2023 ora 4 pm
  • THE MISSIONARY HERALD (1894) / GJERASIM QIRIAZI, PREDIKUESI I PARË PROTESTANT SHQIPTAR
  • Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin
  • NAT0 deploys 700 additional troops in Kosovo after clashes in Serb-majority North
  • Albanian American Community Calls for Immediate Action Against Serbia for Inciting Violence and Attacking NATO Troops in Kosova
  • Shënohet 4- vjetori i Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë
  • Ismail Qemal Vlora në Staten Island, Amerikë – Takim pune për ditën historike 3 Qershor
  • Fe e re
  • Poezi nga Marjeta CANAJ – Bukuritë e vendit tim
  • Shqip për të huajt në Prishtinë
  • TENSIONET NË VERI, OSE PARADHOMA E NJË PROTEKTORATI TË RI!
  • Albanian Festival of Worcester
  • HOMAZH PATRIOTIZMIT TE POPULLIT UKRAINAS
  • Kosova përjetë do t’i kujtojë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj
  • VATRA DËNON SKENARËT SERBO-RUSË NË VERI TË KOSOVËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT