• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ANTON MAZREKU SHKRIMTAR I MBETUR NË RRUGË?

June 4, 2022 by s p

Reth krijimtarisë të tij letrare ne vëllimin “Fjala  dhe heshtja”. 

Nga Skifter Këlliçi.

Aty nga mesi i viteve ’50 të shekullit të kaluar, gjatë  një takimi letrarësh, një poet, asokohe nga më  më të mirët e realizmit socialist, u shpreh se Anton Mazreku, (1908-1969),  i njohur deri atëherë dhe më pas  nga i madh dhe i vogël  për  komentet  aq emocionuse që u bënte ndeshjve të futbollit nga mikrofonët e Radio Tiranës, ishte “shkrimtar i mbetur në rrugë”.

Ende nuk kisha nisur studimet e larta për gjuhë letërsi dhe kjo shprehje më befasoi, sepse, veç komenteve të mësipërme në Radio dhe reportazheve  po aq tërheqëse në faqet e gazetës  “Sporti Popullor”, ndonëse këto  këto më të pakta, gjë tjetër nuk kisha lexuar nga Anton Mazreku.

Madje, edhe kur disa vjet më pas u bëra gazetar sportiv dhe së bashku me Ismet Bellovën dhe me vetë Mazrekun krijuam nje “trio” origjinale komentatorësh radiofonikë të futbollit, ndonëse bisedoja jo rallë me të, kurrë nuk e pata pyetur   për krijimtarinë e tij letrare, e nisur qysh më 1925, kur  ishte djalosh 17- vjeçar dhe vazhduar, siç dëshmohet në shtypin e kohës, deri në vitin 1944, kur kishte mbushur 36 vjeç.

Kjo për arsyen e thjeshtë, sepse edhe unë, pasi kisha botuar deri në moshën 20- vjeçare dy tregime, për të cilat nuk ia vlen të zgjatem, sepse ishin skematike dhe të dobëta, për një kohë të gjatë hoqa dorë nga krijimtaria letrare, për t’iu kushtuar emisioneve artitstike në Radio Tirana dhe veçanërisht  “Rubrikës sportive”.

Mirëpo, nga filimi i viteve ’70, po të shekullit të kaluar, kur zura të merresha me përgatitjen e librit “ Historia e futbollit’”, që do të botohej më pas, duke shfletuar  në Bibliotekën Kombëtare koleksione të gazetave shqiptare, midis të cilave të gazetës  “Sportit Shqiptar”, (1935-39),  që  kishte themeluar dhe drejtuar vetë Anton Mazreku, ndarë pa pritur nga jeta më 1969, hasa dhe në krijimtaënë e mirëfilltë të tij letrare, me skica, tregime, poezi, shënime kritike, shqipërime nga letërsia e huaj, madje, siç do vë në dukje më poshtë, të një niveli të lartë artistik. Dhe, duke qenë  tashmë edhe vetë autor i disa veprave letrare, me përvojën e fituar, isha  në gjendje  të gjykoja mirë se Anton Mazreku, nëse  deri atëherë ishte komentatori më i mirë sportiv i mikrofonit shqiptar, në të njejtën kohë, me krijimet e mësipërme letrare, dëshmonte se kishte qenë edhe ndër shkrimtarët dhe poetët tanë  rinj më të talentuar të viteve 1930-40-të.

 Me fjalë të tjera, në brezin e shkrimtarëve të rinj, të lindur në vitet e para të shekullit të kaluar, duke përjashtuar   Sterjo Spassen, Nonda Bulkën dhe Migjenin, që ishin bërë të njohur  përkatësisht me romanin “Pse”, (1934), përmbledhjen poetike  “ Vargjet e lira” (1936) dhe I fundit  me vëllimin satirik  “Kur qesh dhe qan bilbili”, (1934),  po në atë periudhë Anton Mazreku, me origjinë kosovare nga fshati Mazrekaj,  ishte   pa dyshim  ndër shkrimtarët e rinj më të talentuar, i tillë   si   Dhimitër Shuteriqi,  që deri më 1936,  ende 21 vjeç, kishte botuar edhe dy  vëllime me poezi  dhe Petro Marko, që ishte njohur  në shtypin e ditës me skica, poezi  dhe shkrime të goditura publicistike. Por që të dy  nuk kishin botuar deri atëherë tregime, siç kishte ndodhur me Anton Mazrekun. 

    Madje, duke gjykuar pas kaq dekadash, kam mendimin se pas tregimeve të Ernest Koliqit dhe Migjenit, që bëjnë pjesë në fondin e artë të letërsisë shqiptare, tregimet e Mazrekut dëshmojnë se po të vazhdonte krijimtarinë letrare, ai do të bëhej nga prozatorët e shquar shqiptarë.

Të njejtin vlerësim do të bëja edhe për krijimtarinë poetike dhe përkthimet e tij  në prozë dhe poezi nga letërsia klasike italiane,  gjermane dhe franceze, që i hasim jo rallë në shtypin e asaj periudhe.

Le ta dëshmojmë  këtë me disa shembuj. Po e nis  nga proza. “Hajdutët” është një tregim I botuar në gazetën “ Zëri i Korçës”  më 1927, kur Mazreku 19-vjeçar,  ndiqte Liceun francez të Korçës. Mbase ky tregim  është bazuar në ndonjë kronikë të shtypit të asaj kohe, sepse ngjarjet zhvillohen në një natë vere të vitit 1913, në Bullgari, kur sapo kishte mbaruar Lufta Ballkanike.

Eshtë mesnatë e errët dhe përmes  pyllit të dendur  një makinë  po  i afrohet  qytetit. Autori përshkruan me vërtetësi artistike gjendjen e trazuar shpirtërore të udhëtarëve, që pas pak do të sulmohen, grabiten dhe vriten nga një bandë hajdutësh.

“ Fytyrat e udhëtarëve,- shkruan Mazreku,- janë të zbehta, të hequra, jo nga lodhja, po nga frika… Gazi, qeshja dhe gëzimi janë strukur vetëm në shpellat e hapta të kujtimit. Por prapë kanë një shpresë, një shpresë të vogël,  shpresën e një shpëtimi  të çuditshëm. Në pyll asgjë nuk pipëtin, asgjë nuk dëgjohet, përveç një zhurme të lehtë që japin gjethet e pemëve të lëmuara nga një erë përkëdhelëse”.

“Kështu desin burrat”  është një tregim, përsëri me temë historike, por shqiptare, botuar në gazetën “Demokracia”, më 1933, kur Mazreku kishte mbushur  tashmë 25 vjetët. Në qëndër të tij janë vajza fshatare, midis të cilave Kyrana, që kanë vajtur në fushë, për të korrur grurin. Befas sulmohen nga kalorës turq, që kërkojnë t’i rrëmbejnë.  Por aty ia behin  edhe trima shqiptarë, të prirë nga Vladi, i fejuari i Kyranës. Zhvillohen luftime të ashpra. Vriten turq, të tjerët  zmbrapsen me panik. Por plagoset rëndë Vladi. Kyrana ia merr nga dora flamurin kuqezi dhe më të mbulon trupin e të fejurit, tashmë pa jetë.

“ Ishte ende herët, qiellës vezullojshin hyjtë përmallshëm, mas nji kodre zhdukej i mbrami kind i hanës. Prej maleve të largëta e prej valëve të pronit, që gurgullonte, tuj u pshtjellue nëpër ca  rranjë e gropa, derdhej gjithkah nji fresk i kandshëm. Vetëm natyra me at pagjë  plot andje grishte  me u ndrye në vetvedi”.

Me të tilla penelata të mirakandshme dhe fjalor të pasur  Mazreku përshkruan në këtë tregim agimin e atij mëngjesi, kur vajzat po drejtohen kah grunishta për ta korrë, pa e marrë me mend se që pas do kohe do të  sulmoheshin nga turqit.

  Të bën përshypje një dukuri krejt origjinale e këtij shkrimtari. Në krijimtarinë e tij, qoftë letrare, a publicitike, ai  ka shkruar në të dy  dialektet , gegërishte dhe toskërishte. Madje, në mënyrë të përsosur. Gegërishten e kishte gjuhë të veten, sepse, siç përmeda më sipër,  kishte babain nga Kosova, nënën, (motra  e atdhetarit të njohur Luigj Gurakuqi), nga Shkodra, vetë ishte rritur në këtë qytet, por vite të rinisë i kishte kaluar në Korçë, ku, siç përmenda më sipër,  kishte kryer Liceun Francez dhe më pas e kishte lidhur  jetën  me një vajzë korçare. 

Ja përse edhe toskërishtja e tij është aq e rrjedhshme,  thuajse e njejtë me gjuhën e sotme standard, ndonsëe e shkruar më shumë se  70 vjet më  parë. Madje, për mendimin tim,  më tërheqëse se gegërishtja, që mbart jo rrallë  nuanca të theksuara të nëndialektit shkodran,  siç dëshmohet në fragmentin   e mësipërm,  kur shkruan   hyjtë për yjet, qiella, për qiellin, mas për mbas , mara për mbara, pagjë për paqe…

Kështu, pas gjuhëtarit dhe atdhetarit të shquar, Kostandin Kristoforidhi, (të kujtojmë vetëm “Gjahun e malësorëve”), Anton Mazreku është i dyti  shkrimtar që ka përdorur në krijimtarinë e tij të dy dialektet.

Por të kthehemi përëri te proza letrare  e Anton Mazrekut. Më 1937, kur tashmë ishte 29 vjeç, ai botonte në gazetën “Shkolla Kombëtare””, këtë radhë një përrallë, me titull  “Gjuha e kafshëve”. Dhe përsëri në një toskërishte të  rjedhshme, mbi të gjitha, me dialog të zhdërvjelltë dhe  të natyrshëm, siç e dëshmon dhe ky fragment me ngjyrime korçarçe:

“ -Jo, s’është kjo. Xheç ke, por m’a fsheh. Pse jemi kaq miq ahere. N’është ndonjë gjë që nuk duhet ta mësojnë të tjerët, mua mund të m’a thuash, se unë s’ia tregoj asnjeriu tjetër..

-E po më plase, de. Ja, më në funt do t’a them…

Të ndalemi sado pak te krijimtaria poetike e Mazrekut. Po me aq siguri, si në prozë, ndonëse nuk  ishte vetëm 17 vjeç, (1925), kur ende nuk kishte shkuar për të ndjekur studimet në Liceun  Korçës, ai  ka  shkruar   poemën “Djali dhe nana”, të botuar më 1938 , siç dëshmon vetë   në faqet e “Sportit Shqiptar”, ku krijonte hapësira të mëdha, që të botoheshin fragmente nga vepra të famshme  të letërsisë së së huaj, por dhe të autorëve të rinj shqëiptarë. Poema ka në qendër një djalosh që pa pasur nevojë,  merr rrugët e mërgimit. Dhe pa kaluar shumë kohë, harron atdheun. Më pas kthehet i penduar në qytetin e lindjes dhe mbushet plot hidhërim, kur gjen të vdekur nënën, që aq shumë përgjërohej për të. 

Poema përshkohet nga një frymë sentimentale, por dëshmon për dhuntitë poetike  të Mazrekut, ende shumë i ri, siç shihet në këto vargje:

“Nuk m’mba fusha, nuk m’mba mali, /T’shkret’ e t’vogël ti m’ke lanë, /Ah, i mjeri unë djali, /Nuk kam nanë, jam nat’ pa hanë…/…Mbi çdo vend ku xen  dielli, /Ku ka jetë e njerëz ka,  /Mbi dhe ku shkëlqen prilli, /Po mbi nan’ kurkund nuk ka”.

Po citoj edhe vargje shkëputur nga poema tjetër  “Dy lott e dy lule”, botuar   16 vjet më vonë, më 1941 në revistën “Shkëndija”, kur Mazreku, tanimë prozator dhe poet, kishte arritur përvojë më të madhe letrare:

“ Medet! Ajo dritore prej kah t’ambël  e t’madhnuedhëm e hidhshe ti vështrimin, /N’për t’blertat fusha e kodra edhe prej kahe, /E si  prej nji gurre t’pranveruer agimit, /Shpërndahej drita e syve t’tu, tash ajo rri mbyllun…”.

Talentin e vet letrar Anton Mazreku e tregoi edhe në fushën e shqipërimeve  nga frengjishtja dhe italishtja . Më 1930, kur nuk ishte vëtëm 22 vjeç,  përktheu  dhe botoi  romanin “Nikoleta dhe Dina” të shkrimtarit Xhorxh Sim; dhe pas disa shqipërimeve të tjera në prozë e dramaturgji , u mor edhe me shqipërime poetike, ku bien në pah vjersha  të autorëve  të njohur  Hygo, Ronsar, Shenie, Hajne, Leopardi, Trilusa etj. 

Në artikullin e tij studimor “Anton Mazreku për gjuhën dhe letërsinë shqipë”, (“Sporti Shqiptar”, 21 gusht 1992), pr. dr. Jup Kastrati, midis të tjerash, ndalet te poezia “Lorelei”, shqipëruar nga Mazreku dhe botuar  në revistën “Shkëndija” , (janar-shkurt 1942), dhe bën krahasimin e kësaj poezie, përkthyer  përsëri  nga Arshi Pipa në revistën “Fryma”, ( korrik- gusht 1944) dhe pastaj nga Lasgush Poradeci,   në një vëllim poetik, botuar nga Ndërmarrja e Botimeve, (1957). 

“ Për mendimin tim,- thekson Kastrati,- shqipërimi i Anton Mazrekut i kësaj poezie të famshme në letërsinë klasike gjermane, është më i bukur dhe më i kapshëm.  Ja disa vargje të kësaj poezie me përkthimin e Anton Mazrekut:

“Më e bukura virgjëreshë, /Krenare lart atje rri./ Ka rrobën si mbretëreshë, /

kreh leshërat si flori, /I kreh me gribën e artë, /

Dhe këngës për bukuri, /Ia thotë me zë të lartë, /Të fortë, melodi”.

Së fundi, Mazreku dëshmoi prirje edhe në fushën e kritikës letrare. Për këtë, mjafton të përmendim artikullin  “Arsimi kombëtar humbi katër bij të çmueshëm brenda këtyre dy muejve”, ku ndalet dhe në vdekjen e parakohshme të Migjenit, (revista”“Shkolla Kombëtare”, dhjetor 1938 ).

”Në çastet e mbrame të   jetës së tij të shkurtë,- shkruan Mazreku,-do të ketë dashtë e ndoshta do të ketë mujtë me shkrue kryeveprën e tij, por “deka ia  ngrini ato duer porsi florini e kanga e mbrame e Migjenit u mbyll në vorr bashkë me te”. 

Po si shpjegohet që pas vendosjes së regjimit komunist, më 29 nëntor të vitit 1944,  shkrimtarin, publicisti  dhe shqipëruesi Anton Mazreku reshti së shkruari dhe emri i tij u pa vetëm  në reportazhe të gazetës “Sporti Popullor”, dhe zëri tij deri sa u shua, u dëgjua vetën në radiokronikat sportive nga stadiumet tona?

Në parathënien e librit me titullin kuptimplotë “Fjala dhe heshtja”, pr. dr. Adelina Mazreku, bija e autorit,  krijimtarinë letrare të  të cilit po trajtojmë, ndër të tjera nënvizon: “Anton Mazreku nuk është një fenomen unikal i tkurrjes intelektusle, ai është vetëm një përfaqësues i atij brezi intelektualësh që i përkasin “Botës së moçme” të Cvajgut. Ata,  për t’iu përshtatur me dinjitet “Botës së Re”, pemës së tyre që lulëzonte shumëdegëshe, i krasitën, ndonëse  me dhëmbje, shumicën e degëve, për të lejuar të mbijetonte vetëm filizi “më i padëmshëm”, por që edhe ai lulëzoi bukur dhe dha frutet e tij,   pikërisht se qe  pjesë e atij trungu, edhepse me degë të cungura”.

Siç shihet, ashtu si poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci,  edhe Anton Mazreku ndërpreu përfundimisht krijmtarinë e tij letrare, madje edhe në fushën e shqipërimeve. Dhe  kur ishte vetëm 36 vjeç, kur  kishte shumë për të thënë, dhe sigurisht  më mirë dhe më hijshëm në këto fusha. Arsyeja: Me sa duket,  ndonëse në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist edhe pse  pati disa funksione   sportive,  nuk u pajtua me këtë regjim, që për ironi të fatit, u drejtua për dekada  nga diktatori Enver Hoxha, për 8 vjet, (1923-1931), shok klase me të në Liceun e Korçës, nga sa duket, nuk u pajtua  edhe me parimet e realizmit socialist në letërsi dhe arte. Pra, Mazreku  “krasiti degët letrare” dhe mbajti atë më të padëmshmen, degën e gazetarisë sportive. Dhe, megjithatë, shpata e kuqe një ditë ra dhe mbi të. 

Më 1966, në peridhën e të ashtuqujturit revolucionarizim i jetës dhe ashpërsimit absurd të luftës së klasave, si intelektual  i mendësive “të  brezit  të vjetër”,  ai  pa pritur u nxor në pension  të parakohshëm, me sa duket edhe sepse  kishte qenë në periudhën zogiste  kryeredaktor i një gazete, sidoqë sportive, (ndonëse kjo nuk iu tha hapur, ) dhe që, për më tepër,  kritikonte hapur  “klasat e nalta që nuk interesoheshin për zhvilimin e sportit” .

 I mbyllur ne vetvete, pa pritur, tre vjet më pa u ndan ga jeta nga një hemoragji cerebrale. 

E çuditshme!… Enver Hoxha, që në raste të tilla dërgonte telegrame ngushullimi edhe për ndonjë fshatar patriot që kishte njohur gjatë luftës,  që siç përmenda më sipër,  nuk “ u kujtua” ta bënte këtë për shokun e ngushtë të rinisë,  figurë kaq të madhe në fushën e sporteve… Po kështu edhe Ramiz Alia, ministër i Arsimit në vitet 1955-58,  që e kishte njohur  Anton Mazrekun nga afër.

Me vëllimin dinjitoz “ Fjala dhe heshtja”, botuar pas vdekjes së tij më 2008, krahas ndihmesës së tij si publicist në sfera  të ndryshme, sidomos të sportit, para lexuesit shqiptar shpaloset edhe profili i tij  i harruar, ai i shkrimtarit, i cili, për mëkatet e  pafalshme të autorëve  të periudhës komuniste dhe të atyretë sotëm  të historisë së letësisë shqiptare  dhe të autorëve të zërit të tij në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, (2009), mbetet padrejtësisht i injoruar.

Ndaj, atij poeti të “socrealizmit” , siç e përmend në   fillm të këtij punimi, që dikur shprehej se Mazreku ishte “shkrimtar i mbetur në rrugë”, unë, me kaq sa përcolla shkurtimisht në këtë punim kushtuar  krjimtarisë  së  tij, i përgjigjem: “Jo, Mazreku është shkrimtar që për bindjet e tij, me ardhjen e komunistëve në fuqi, iu shmang me ndërgjegje rrugës letrare, por, gjithsesi, edhe me aq sa shkroi  në vitet 1925-44, mbetet  në kuptimin e plotë të fjalës krijues i talentuar”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Skifter Kellici

DIKTATORI HOXHA DHE PRESIONET MBI POETET

November 11, 2021 by s p

(Copëza ngjarjesh nga një mbledhje historike,  më 11 korrik 1961)

Nga Skifter Këllici 

PROLOG 

Nga postulatet e “famshme” të diktatorit

“Populli ështe lidhur me Partinë si mishi me thoin”,”C’thotë populli bën Partia”….

Sa here i kemi degjuar keto shprehje hipokrite nga goja e vetë  Enver Hoxhës.Po  të kishte qenë ende  gjallë,të paktën deri në dhjetor të vitit 1990,  do ta kuptonte se sa  mashtrimtare dhe të neveritshme ishin këto shprehje,kur të shihte se si u shembën  shtatoret e tij, kudo që ndodheshin,sidomos në Tiranë më 20 shkurt te viti 1991 dhe se si u fshinë menjëherë nga kujtesa e popullit.  

Por Enver Hoxha përdorte po kaq hipokrizisht edhe një shprehje tjetër:”Të qëndrojmë  gju më gju me popullin”.Dhe c’është  e vërteta,kudo që shkonte në vizita,në qytete fshatra,qendra pune e prodhimi, ai dëshmonte se “qëndronte pranë popullit”.

Takohej, kuvendonte,qante hallin me fshatërë dhe punëtorë,ndonëse jeta e tyre bëhej gjithnjë dhe më e rëndë nën trysninë e ashpër të diktaturës së ushtruar prej tij.

Por  Enver Hoxha takohej edhe me intelektualët,shkrimtarët,artistët…Kjo ndodhte kur shkonte për të parë  edhe shfaqje artistike,ndonëse në dy prej tyre, më 1964 në Korcë dhe më 1979 në Tiranë, me të parë dramat “Rrethimi i bardhë dhe “Njollat e murrme” përkatëssiht të shkrimtarëve,Naum Prifti dhe Minush Jero, i kritikoi ato dhe urdhëroi që të mos shfaqeshinmë më për gabime ideore,megjithëse të dytën e kishte parë dhe madje me dorën e tij i kishte dhënë Teatrit të Korcës “Flamurin e Festivalit të Teatrove Profesioniste” bash Mehmet Shehu,ish-kryeministri,të cilin  vite më pas do ta shpallte armik dhe… poliagjent.

Enver Hoxha takohej me shkrimtarët dhe artistët edhe në kongreset e tyre.Kështu ka ndodhur në Kongresin e Parë, më 1954, të  Dytin, më 1979 dhe në Kongresin e Tretë, ,më 1983.

Në Kogresin e Parë,-tregon shkrimtari ynë i njohur,Naum Prifti,-ai ishte  ulur krahas byroistëve të tjerë në radhën e parë.Pastaj se kush erdhi e  coc i tha në vesh njerit  prej tyre,Pastaj ai  ia përcilli atë fjalë tjetrit që ishte në krah dhe kështu fjala erdhi deri te veshët e diktatorit.Ai menjëherë brofi nga karrikja ku ishte ulur bukur mirë dhe doli nga salla, i ndjekur zdruq-zdruq nga byroistetë e tjetë.Më pas mësuam a se ata ishin larguar për një mbledhje  të rrufeshme nën kryesinë e tij, sepse sapo ishin njoftuar se Panajot Plaku,ushtarak i lartë dhe anëtar i Komitetit Qendror, ishte arratisur në Jugosllavi e doemos kjo gjëmë e papritur kishte shumë më tepër rëndësi se Kongresi …

Në dy kongreset e fundit kam qënë i pranishëm edhe unë si shkrimtar.Më 1979 mori pjesë  në dy seanca dhe qëndronte në presidium pranë Dhimitër Shuteriqit, atëherë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.I ulur pranë shkrimtarëve Fatos Arapi dhe Agim Cerga,e kam parë që shkëmbente biseda të ngrohta me të.C’ëshë e verteta,u shfaq në në nga pushimet midis seancaveedhe në hollin e e selisë së Kuvendt Popullor,ku zhvillohej ky kongres dhe bëri dhe  bëri foto me tërë shkrimtarët dhe artistët që ndodheshin në sallë.

Në Kongresin III të LSHA-së, më 1983 ai mori pjesë vetëm  ne seancën plenare, i shoqëruar nga Ramiz Alia.Ndodhesha diku në një ndënjëse nga ana e djathtë e sallës dhe e pashë nga afër në lozhën ku u ul.E vërteta është se  dukej thuajse  fikur.Shihja tiparet e fytyrs së tij të mplakur,faqet pakëz të kuqe, sic dukej të ritushuara,sytë që thuajsë nuk  lëviznin fare dhe dorën që e tundte me shumë vështirësi,kur na përshëndeti.Pikërisht pas dy vitesh ai do të fikej përfundimisht.

Por, sidoqoftë, erdhi.Ishte një nga daljet e tij të fundit në publik,ndonëse këtë radhë pa qëndruar as edhe një grimë “gju më gju me popullin”.

Por një nga takimet, ku ai vërtet ka qëndruar gju më gju me krijuesit,me të cilët ka diskutuar edhe gjallërisht, ka qënë ai i 11 korrikut të vitit 1961.Dhe, sic do të shohim më poshtë, jo rastësisht. 

Takimi

.  

Nga një anë Llazar Siliqi, Kolë Jakova, Andrea Varfi, Aleks Caci, Luan Qafëzezi…nga ana tjetër Ismail Kadare, Fatos Arapi, Dritëro Agolli, Dhori Qiriazi…

Janë dy grupime poetësh, të ndryshëm, jo vetëm nga mosha, por edhe nga mendësia poetike,stili, konceptimi.Ja përse midis tyre ka nisur një luftë  e  pashpallur,që është shndërruar në një debat të hapur  në shtyp, shprehur kryesisht me krijime  poetike, që përjshtojnë njera-tjetrën.Vringëllimat  e shpatave gjatë  këtij dueli dëgjohen deri lart në kupolën e kuqe, deri te vetë Enver Hoxha.

Në sallën qendrore të UT organizohet, pra kjo mbledhje e gjerë me intelektualët.Qëllimi i saj:”Diskutimi rreth vendimit të KQ të PPSH-së “Mbi letërsinë dhe artet”(7 qershor 1961).Referatin kryesor e mban Ramiz Alia,sekretari i KQ për ideologjinë.Në këtë mes  nuk ka asgjë të befasishme, sepse deri atëherë Ramiz Alia,ashtu si Enver Hoxha, është takuar jo rrallë me shkrimtarë  me intelektualë,poetë e skrimtarë dhe po takohet sërishmi.Por këtë radhë ky referat është vetëm ballorja e këtij takimi, ku nuk u diskutua me  intelektualët,sepse  pas referatit,takimi u shndërrua në një debat të ndezur vetëm  midis poetëve të vjetër dhe poetëve të rinj.

Pa pritur, disa caste para fillimit të mbledhjes, në sallë futet Enver Hoxha, duke lënë të shtangur jo vetëm pjesëmarrësit,por edhe vetë drejtuesit e mbledhjes.

Nuk është lajmëruar se  kreu i Partisë do të marrë pjesë në këtë mbledhje, ndryshe do të ishin marrë masa të rrepta nga Sigurimi  i Shtetit.,që në fakt u shfaq menjëherë ne mjediset rreth sallës.

Ka një arsye.Diktatori do që të shohë nga afër dhe të dëgjojë se c’do të thonë pikërisht poetët e vjetër e si  do t’u përgjigjen poetët e rinj.

Duke kthyer vështrimin në traditën e poezisë sonë 

Poezia e re e realizmit socialist,ashtu si tërë letërsia shqipe ndikuar nga letërsia dhe arti sovjetik,lindi qysh në vitet e e luftës kundër pushtuesve nazifashistë, që solli pastaj vendosjen regjimit tiranik komunist.Sidoqoftë, vazhduan të botoheshin poetët e mëdhenj të Rilindje Kombëtare- Naim Frashëri, Ndre Mjeda,Fan Noli,Cajupi,…Migjeni…por u sulmua ashpër Fishta, si poet antikombëtar dhe u harrua Poradeci e poetë të tjerë.

Poetët më në zë u bënë pikërisht ata që përmendëm në hyrje të këtij cikli. Një pjesë prej tyre kishin nisur të shkruanin edhe gjatë viteve te regjimit zogist.Kishin mbaruar jo vetëm shkollën e mesme, ku kishin studiuar gjuhë të huaja që u kishin dhënë mundësi të njihnin në origjinal vepra të shquara të poetëvë më të mëdhenj të huaj, por edhe kishin vazhduar shkolla të larta të  të përfunduara, ose të lëna përgjysmë, pë t’u kthyer në atdhe për t’u hedhur në radhët e Luftës antifashiste.Dhe  në radhët partizane  vazhduan krijimtarinë letrare, kryesisht në poezi e më pas disa prej tyre studiuan për letërsi në vendet socialiste.

E verteta është se, me gjithë traditën  jo të vogël në fushën e poezisë, sidomos me veprat e Nolit, Poradecit e Migjenit, veprat  e tyre, të ndikuara dhe nga dogmatizmi i poezise sovjetike, me përjashtime të vogla,  nuk arritën ndonjë nivel të lartë.

Këtë e vë në dukje, vec të tjerëve, edhe studiuesi kanadezo-gjerman, Robert Elsi, në veprën e tij  “Histori e letërsisë shqipe”, ku thekson:”Pjesa më e madhe e shkrimeve me shumicë ne vitet pesëdhjetë e në fillim të viteve gjashtëdhjetë, dëshmuan shterpësi dhe mjaft konformizëm në cdo kuptim.(Vepër e cituar,faqe 383, botim në shqip, Pejë 1997).

Në veprat poetike të poetëve të mësipërm,himnizoheshin lufta heroike e popullit tonë kundër pushtuesit të huaj  dhe…  sukseset e mëdha që po arrinte Shqipëria e re socialiste nën udhëheqjen e Partisë së Punës,me  Enver Hoxhën në krye.

Mirëpo, e ndrydhur në kanunet e realizmit socialist,ajo në më të shumtën e rasteve mbeti një poezi e sipërfaqshme,pllakateske, dhe nuk qe në gjendje të vazhdonte traditën e poezisë shqipe të Paraclirimit.

“”Tematika e krijimeve të kësaj periudhe,-vijon Elsi,- përsëritej rreth një qarku të caktuar, kurse lexuesi ushqehej vazhdimisht me tekste të thjeshtëzuara e pa ndonjë kujdes të vecantë për elementet themelore të stilit…Edukimi politik i masave dhe ushqimi i tyre me ndjenjën kombëtare quheshin më të rëdësishme se vlerat estetike.Ky qendrim synonte të thellonte frymën revolcionare dhe të forconte bindjet socialiste të “njeriut të ri”,(po aty).

Bëjnë përjashtim disa nga vjershat e Lame Kodrës,(pseudonimi i Sejfulla Malëshovës), të nxjerra nga vëllimi “Vjersha”, që mbeten të freskëta edhe sot, duke na kujtuar motivet noliane, nga të cilat edhe  ishte ndikuar, poema “Prishtina” e Llazar Siliqit,”Kënga e partizanit Benko”, e Fatmir Gjatës, etj.

 Mirëpo Malëshova që premtonte në fushën e poezisë,u sulmua për gabime të rënda ideore nga diktatori Hoxha dhe bashkë me zhdukjen e tij fizike erdhi edhe zhdukja e tij  si krijues.

Dhe ja,  nga fundi i viteve 50-të dhe fillimi i viteve 60-të,në shtypin letrar u dukën emrat e poetëve të rinj,Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Dhori Qiriazi,Vehbi Skënderi….Ata nuk u shfaqën të drojtur, por me zë të plotë e të tingëllueshëm, që u pa qysh në vëllimet e  tyre, edhe sot me vlera të dukshme,”Shekulli im”, “Hapat e mia në asfalt”,”Shtigje poetike”, “Balada intime”.

Këtë e dëshmom përsëri studiuesi  kanadez Robert Elsi,icili në veprën e mësiprme nënvizon:”Ishte brezi i dytë i shkrimtarëve të Shqipërisë së Pasluftës ai që erdhi përherë e më tepër duke kuptuar se bindjet politike, edhepse të rëndësishme në kontekstin e shoqërisë shqiptare të periudhës,nuk mjaftonin pë të qenë kriter i meritave artistike”,(faqe 383).

Pikërisht këto vëllime poetike, e sidomos tri të parat, u përpinë nga lexuesit, vecanërisht, lexuesit e rinj, sepse sillnin nota të reja, të freskëta  e, mbi të gjitha,me  nivel të lart artistik, qoftë nga forma, mjetet artistike, ashtu dhe  nga fjalori poetik.

Në veprën e tij “Alternativa letrare shqiptare”,botuar në Shkup më 1995,poeti dhe studiuesi kosovar, Agim Vinca, sendërton mjaft qartë idetë e mësipërme, duke na dhënë konkretisht dallimin rrënjësor të nivelit artistik të poetëvë të vjetër, krahasuar me poetët e rinj, emrat e të cilvë i cituam më sipër.Kështu, për shembull, ai ndalet te poema “Miku” e Llazar Siliqit,(1951),dhe përmend prej saj këto vargje: 

”Me makina punt’ e randa ,

ata bajnë, si vllazën rrojnë,

bashkë gëzojnë,

si asht ma mirë jetën e cojnë”.

Këtyre vargjeve studiuesi në fjalë u kundërvë një fragment nga “Poema e maleve”, ku autori i saj, poeti i ri Dritëro Agolli,shkruan :

”Unë e di, fisi im, ti ende jeton vështirë,

fëmijët e tu brekushe me arna mbajnë,

dhe cokollata një herë në muaj hanë a s’hanë”.

(“Vitet 60-të dhe beteja për novatorizëm”, faqe 50 e veprës së mësipërme.)

Sic shihet, Dritëro Agolli, jo vetëm nuk e lustron realitetin,si në vargjet e Llazar Siliqit, që kanë , vec të tjerash edhe fjalor të varfër poetik,por e pasqyron atë në mënyrë më bindëse e, natyrisht,edhe  më me emocion.

E, meqë po ndalemi te  fjalori poetik,duhet të vemë në dukje se poezia e deriatëhershme, duke synuar të jepte madhështinë e epokës,e paraqiste atë me epitete tashmë të vjetëruara  si vigan,trim,sypatrembur,zanë, shtojzavalle…

Poetët e rinj Kadare, Agolli, Arapi,që vinin nga studimet universitare në vendet e Lindjes,duke u njohur me poezinë klasike të Pushkinit,Lermontovit, a  të poetëve bashkëkohorë,  Majakovski,Esenini…,si dhe poetëve perendimorë, të përkthyr në rusisht, e mbi të gjitha, duke qenë të talentuar,sillnin një mënyrë të re konceptimi në krijimet poetike, krejt e ndryshme deri atëherë në poezinë tonë.

Të jem i sinqertë,deri në vitiin 1960, ndonëse kisha mbaruar studimet për gjuhë-letërsi në UT,i dhënë më shumë pas rubrikave artistike dhe sportive  që mbuloja në Radio Tirana, ku kisha nisur të punoja, ndiqja kryesisht shtypin sovjetik dhe lexoja më shumë letërsi të huaj në gjuhën ruse.Lëtërsisë shqiptare dhe, për më tepër, poezisë së saj nuk i kushtoja vemendje.Por ja që poezitë e Kadaresë të botuara atë vit në vëllimin “Shekulli im”,që tingëllonin krejt  ndryshe në  formë dhe përmbajtje nga poezitë të deriathershme të poetëve të tjere shqiptarë, më bënë shumë përshtypje Dhe jo vetëm mua.Ishte një brez i tërë bashkëmoshatarësh të mi,(unë isha atëherë  vetëm 22 vjec), që u rrrëmbyem nga këto poezi e më pas të poetëve të tjetrë, midis të cilëve të Fatos Arapit.

Nuk kishte si të ndodhte tjetërsoj,kur  Kadareja në poemën e tij “Endërr industriale”,qytetin e ri që po ndërtohet e përshkruan në këtë mënyrë:

”Ky qytet do të veshë kombinezonin proletar,

s’ do të gogësijë duke pirë caj,

i futur në pizhame.”

Duke shkruar për dashurinë, ai shprehet kështu:

”Do të kujtoj 

mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,

dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim,

si dëborë e pashkundshme…”.

Po të njejtat ngjyrime gjejmë edhe në poezinë erotike të  Fatos Arapit , i cili  shkruan:

”Miliona dashuri u nisën në takime,

Po ecin përmbi taka të holla, të shpejta.

Dëgjoni trokëllimën e rrëmbyer të tyre,

Nën trokëllimën ritmike të këmbëve të lehta,

Me gëzim të kthjellët, drejt dashurisë rend jeta…”

Pikërisht kjo mënyrë e re, ky stil poetik që befasoi lexuesit në fillim të viteve 60-të , nuk u pëlqeu poetëve të brezit të vjetër, të cilët shihnin në këto dukuri, shkarje të dukshme nga traditat e poezisë shqiptare të deriathershme.

Kurse  në të vërtetë duhet të themi se në këtë rast kemi të bëjmë me vazhdimin e traditave më të mira të të poezisë shqipe, duke filluar nga Noli,Poradeci e sidomos Migjeni.

Eshtë pikërisht kjo arsyeja që e shtynte aso kohe kritikun dhe poetin Drago Siliqi të botonte në fillim të  vitit 1960 një artikull me interes “ Në kërkim të së resë”,ku ai, duke trajtuar probleme të poezisë bashkëkohore, shkruante:

“Formën në poezi e përbën, në radhë të parë,i gjithë sistemi i sintezës figurative që përdor poeti për të përgjithësuar tiparet kryesore të fenomenit që pasqyron.Forma,pra, me fjalë të tjera, është mënyra e të shprehurit të përmbajtjes dhe këto dy nocione gjenden gjithmonë të gërsheturara me njera-tjetrën .Në nocionin e formës hyjnë pastaj edhe gjuha,ritmi,rima,dhe vecoritë tjera stilistike të poetit.”

Ky pohim i  drejtorit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” në atë kohë ishte dhe një afirmim i rrugës që po ndiqnin poetët poetët Kadare, Agolli,Arapi dhe disa të tjerë,dhe, ndonëse jo hapur,një kundërvënie ndaj poetëve të vjetër,të cilët nuk pajtoheshin me këto kahje  të reja të poezisë sonë..

Pikërisht në këto rrethana zhvillohej edhe takimi i 11 korrikut të vitit 1961.Kishte ardhur koha e një ballafaqimi të madh midis poetëvë të vjetër dhe poetëvë te rinj.

Tani mbi ta si gjyqtar vihej Partia.Ajo dërgonte atje  shefin e ideologjisë në Komitetin Qendror, Ramiz Alinë.E nuk mjaftonte kjo, por në atë sallë ku do të bëhej ky takim, shfaqej si papritur e pakujtuar edhe vetë Enver Hoxha.

Sulmi i poetëvë të vjetër

Varfi,Siliqi,Qafëzezi

Si prolog i takimit ishte “Diskutim  rreth vendimit të KQ të PPSH-së. mbi letërsinë dhe artet”,( 7 qershor 1961), botuar në shtypin tonë.Në këtë diskutim, midis të tjerash shkruhej:”Trajtimi i heronjve pozitivë…shkrimtarët të rrrojnë sa më afër me popullin..Për këtë qëllim të përdoren sa m gjerë e me vend lejet krijuese, të shftytëzohe koha e punës fizike…pjesëmarrja në ekipet me afat të gjatë, bashkëpunimi me organet e shtypit…është e domosdoshme të shumëfishohen përpjekjet e vetë shkrimtarëve dhe artistëve që të lidhem  sa më ngushtë me popullin…të shkrihen me jetën e popullit”.

Këto ishin pak a shumë disa nga tezat kryesore që pëmend Fatos Arapi në librin e tij me mjaft interes, “Kujtohem që jam,(faqe 63, 1997), të cilit do t’i referohemi disa herë gjatë këtij cikli.

Takimi i 11 korrikut të vitit 1961 u hap me referatin e Ramiz Alisë ,sekretar i KQ të PPSH-së.Duke ritrajtuar tezat e mësipërme , ai u ndal në dukuritë e reja që viheshin re në poezinë shqiptare.”Theksi i referatit, -nenvizon Fatos Arapi në librin e tij,godiste më tepërtë rinjtë”.(faqe 71).

Dhe kur pas këtij referati nisën diskutimet, të parët që e morën fjalën qenë përfaqësuesit më  në zë të poetëvë të vjetër, midis të cilëvë edhe komunistë.Kishin marrë edhe më shumë zemër, sepse referati në fjalë u hapte shtigje te reja .Kurse për poetët e rinj krijohej një atmosferë e rëndë , aq më tepër kur në sallë ndodhej vëte Enver Hoxha dhe shumica e anëtarëve të Byrosë Politike të KQ.

Gjjithnjë duke u mbështetur të veprën e Fatos Arapit, “Kur kujtohem që jam”,po paraqes disa fragmente nga diskutimet.

Andrea Varfi:”

Të jesh artist i realizmit socialist,dhe të ndjekësh në të njejtën kohë novatorizmin për hir të novatorizmit, është krejt pa kuptim dhe punë e dështuar që në fillim…

Cilësia dhe vetëm cilësia artistike të bën  novator dhe original dhe aspak akrobacitë dhe majmunizimet  e të huajve.Futuristët, me shokë,deshën të varrosnin cdo gjë të trashëgimit kultural dhe artistik të së kaluarës.Edhe sot,izmat e ndryshme që pjell borgjezia imperialiste në kalbëzim, nuk lë gur pa luajtur në kët drejtim…”

Sic shihet, diskutimi mbarte  nota shumë të ashpra dhe kuptohet mirëfilli se i drejtohej vetëm poetëvë të rinj, që me prirjet e tyre, sipas Varfit, po vazhdonin madje edhe rrugën e futuristëve.

Llazar Siliqi:

”Unë jam i mendimit se ne e kemi një letërsi dhe art novator dhe nuk ka mbetë puna që atë ta fillojmë me e krijue sot, pa mohue përpjekjet e matejshme që ne të gjithë duhet të bajmë për ta cue edhe ma përpara letërsinë dhe artin tonë novator…

Karakteri novator kuptohet disa herë, nga njena, anë si ndryshim, ose ma saktë si thyemje e  formës dhe, nga ana tjetër,novatorizmi dhe fryma e kohës kontestohet atje ku  ka fjalë të reja si asfalt,najlon dhe tematikë ndërkombëtare.Mendoj se edhe  kërkimi  i tepruem i figurave dhe ngarkimi me figura , kur kjo shndërrohet në një kërkesë të domosdoshme  për cdo varg,mund të cojë në rrugë jo të drejtë si dhe mund ta bajë  të vështirë kuptimin e njërshëm nga lexuesi”.

Por shumë më i ashpër qe në diskutimin e tij poeti Luan Qafëzezi, i cili, ndër të tjera theksoi:

”Në vitet 1960-61,vargjet e lira filluan të duken përsëri në shtypin tonë të përditshëm dhë periodik, por këtë herë me një formë të re, më me pretendime , duke dashur të thyejnë të gjitha normat tradicionale të metrikës sonë nën preteksin e një farë “ novatorizmi”…

Përdorimi i vargjeve të lira nga disa poetë nuk duhet shikuar si një ceshtje thjeshtësisht formale, si një cështje teknike dhe pa rëndësi.Përkundrazi,kur përdoret pa kriter , duhet parë si fenomen negativ dhe, në qoftës e nuk frenohet me kohë,mund t’i sjellë dëme poezisë sonë.Edhe disa dëme ia ka sjellë që tani.Ne prapa këtij “modernizimi”shikojmë një një goditje që i bëhet esencës kombëtare të poezisë sonë.Thjesht, në këtë lloj poezie gjen mjegullime,paqartësira,përcartje dhe figura ekstravagante.Tema e saj kryesore është tema  ndërkombëtare,shekulli i 20-të,kozmosi e të tjera, duke u  larguar kështu nga jeta shqiptare e përdidtshme, nga problemet që preokupojnë Partinë në mënyrë direkte.(F.Arapi,vepër e cituar , faqe 73-74-75).

Pa qenë nevoja të zgjatemi, shihet qartë se diskutimet e poetëvë të mësipërm qenë tendencioze, madje edhe të mveshura me një farë  ligësie.Me një fjalë, ata mohonin tërëesisht poezinë e kolegëve të tyre të rinj.Për më tepër, këtë e bënin para vetë Enver Hoxhës, të bindur që ai do t’u jepte plotësisht të drejtë.

Tani e kishin radhën poetët e rinj.Duhej tëjo vetëm të mbroheshin, por edhe të kundërsulmonin, sepse, në fakt, mbrojtja  më e mirë në të tilla raste, është sulmi.Ishte e rrezikshme,por  edhe e domosdoshme.

Dhe kështu ndodhi…

Flasin Kadare, Arapi, mungon Agolli

“Seanca e paraditës mbaroi.Salla u boshatis dhe unë po rrija i vetëm dhe i dëshpëruar ende në karrige.Parandieva rrezikun që u kërcënohej të rinjve.Andrea,Llazari,Luani kishin thënë aq, por ishte e natyrshme që nenteksti dhe cfarë lexohej midis radhëve të shkruara, ishte akoma shumë i rëndë.”

Kështu shkruan Fatos Arapi në librin e tij “Kur kujtohem që jam”(faqe 75). Më tutje vazhdon::

“E mori dreqi këtë punë”,-mallkova veten nëpër dhëmbë dhe u cova të dal jashtë.Në krye të sallës bisedonin midis tyre më zë të ulët Nexhmia Hoxha dhe Fiqrete Shehu…Ateherë Nexhmia më tha:”A do të diskutosh,Fatos?” “Jo,-iu përgjigja i dëshpëruar.” “Pse?-pyeti Nexhmia.-Partia ka nevojë të dëgjojë fjalën tuaj”(Kështu tha”tuaj”,që nënkuptonte:”Partia ka nevojë të dëgjojë fjalën e të rinjve” ,(faqe 76).

Më pas Arapi rrëfen se si u takua me Ismail Kadarenë dhe Dhori Qiriazin dhe se si duke ngrënë drekë në një restorant  të Tiranës,vendosën që dy të parët  të diskutonin në seancën e pasdites të kësaj mbledhjeje, që ishte edhe seanca e fundit.Fatos Arapi,kujton se Agolli nuk ishte në mbledhje.Flitej se kishte shkuar në Durrës.Megjithatë, sic do ta shohim,do të thoshte fjalën e tij në artikullin “Traditë, natyrisht,por jo shtampë”,(Drita”,27 gusht 1961).

Po rendis  më poshtë disa fragmemte nga diskutimet e poetëvë në fjalë , që, ndonëse të rinj në moshë, ditën, jo vetëm të mbronin veten, por të hidhnin poshtë me argumente të matura dhe të zgjuara akuzat pa vend të poetëve të  brezit të vjetër.

Ismail Kadare:

”Problemi i ngritur kohët e fundit në diskutime dhe në faqet e gazetës “Drita”,në esencë të tij është problem fiktiv, i fryrë me qëllim nga disa njerëz.Bile,me sa duket, këta njerëz nuk e kanë hallin te vargjet e lira,por te poezia e disa poetëve të rinj, të cilën poezi nuk e pranojnë dhe duan ta hedhin poshtë në cdo mënyrë…Vargu i lirë lidhet pa tjetër te ne nga disa me emri e modernizmit .Po sikur të ngriheshim e të thoshim,po të të niseshim nga poezia formaliste,se vargjet më të rregullt kanë qenë të lidhur më monarkitë dhe kanë lulëzuar me tërë akademizmin e tyre,sidomos pranë oborreve mbretërore?Këto përfundime,kur nisesh nga formalizmi,të cojmë në qorrsokak…

Unë mendoj se në kohën tonë nuk është bërë te ne asnjë shpikje forme.Te ne permbajtja e re ka sjellë gjetjen e disa mënyrave të reja shprehjeje., disa herë me sukses e disa herë pas sukses.Asgjë tragjike nuk ka ndodhur, asnjë traditë s’është mohuar,asnjë klasik s’është përbuzur.

 Në qoftë se arti është i  vërtetë, ai do të ketë pa tjetër të renë , novatoren.Novatorja mund të jetë edhe brenda strofave të rregullta,ashtu sic mund të jetë konseravatorja  në mes të vargjevetë lira.”(Revista “Nëntori”,11,1961).

Fatos Arapi në diskutimin e tij shkoi ,sic do të shohim edhe më tutje duke zbuluar se te poetët e vjetër fshihej synimi që t’i zhvendosnin poetët e rinj  gati në opozitë:

”Shpesh herë na qortojnë se gjoja jemi mosmirënjohës, nëncmojmë gjithcka që është krijuar te ne dhe në mënyrë të vecantë gjithcka që është krijuar te ne pas Clirimit e këndej.Akuza, sic shihet, është e rëndë.Ta themi hapur, ajo i nxjerr poetët e rinj në pozita antimarksiste.

Në qoftë se se dikush kë bërë traditë të tij “personale” të shkruajë vjersha të dobëta, dhe këtë traditë kërkon të na e shesë si traditë kombëtare, këtë ne nuk e pranojmë kurrë.Tjetër punë pastaj në qoftë se mendon që respekti kundrejt tij tregohet duke shkruar vjersha  edhe më të dobëta…Por mua më duket se problemi i vargut të lirë nuk ngrihet drejt…lihet përshtypja sikur është ky varg i lirë që i ndan tradicionalistët  nga jo tradicionalistët,klasikët nga jo klasikët, të ashtuquajturit modernë…

Nuk e ka fajin vargu.Dhe nëqoftëse dikush, duke bërë poezi të këqia ka diskretdituar veten e tij,ai nuk ka diskredituar tetërrokëshin  tonë të mrekullueshëm.Ky poet duhet të kuptojë se vargu i thyer nuk i ka rrëmbyer atij lavdinë poetike që s’e ka pasur…Shyqyr që na doli vargu i lirë , sepse disa kështu kanë rreth kujt të bëjnë zhurmë dhë të tregojnë se ekzitojnë, janë gjallë…(Revista “Nëntori”,11, 1961).

Eshtë e kuptueshme se pas këtyre dy diskutimeve që dukeshin se ishin vazhdimi logjik i njeri-tjetrit, me argumente të qarta, ku mbrohej ajo që ishte për t’u mbrojtur,tradita, fjalë me të cilën poetët e vjetër kishin spekuluar  në diskutimet e tyre, duke u rrekur t’i vinin poetët e rinj në bankën e të akuzurve, u krijua një mjedis i tendosur.

Për më tepër, kur në presidium ndodhej vëtë Enver Hoxha dhe referatmbajtësi, Ramiz Alia, për të mos përmendur,sic thamë, dhe anatërë të tjerë të Byrosë Politike.

Ishte hera e parë që  në një takinm letrar të bëheshin diskutime krejtësisht të kundërta me njeri -tjetrin., të cilat  dëshmonin se problemet ishin shumë të mprehta.Mund ta kishte marrë fjalën Ramiz Alia për të bërë  konkluzionet.Por kjo ashtu, sic kishi rrjedhur ngjarjet, u bë e vështirë për të, aq më tepër që  Ismail Kadareja dhe Fatos Arapi me diskutimet e tyre, në një mënyrë a në  një tjetër, i ishin kudërvënë edhe vetë  shefit të ideologjisë në Komiteti Qendror.

Ja përse në fund të takimit u ngrit vetë Enver Hoxha.Më këtë veprim ai dëshmoi se nuk kishte ardhur  në këtë takim thjesht për të përshndetur, por për  të gjetur një rrugë të mesme paqëtuese. Shkurt, për t’u bërë, sic do të shohim në pjesën e tretë, gjykatës midis poetëv të vjetër e poetëve të rinj.

Nuk është problem ceshtja “të rinj” dhe “të vjetër”

Flet diktatori  Hoxha

Kjo është një nga shprehjet ku e vuri menjëherë theksin Enver Hoxha, që atë ditë ishte veshur me një kostum të bardhë,si të dëshmontë se kërkonte të vendoste mirëkuptim në këtë mjedis që po bëhej i ndezur.

Dhe kështu ishte.Që ai të kishte lexuar  referatin e Ramiz Alisë, mbajtur në këtë takim, ku do të diskutohej  vendimi i  KQ të PPSH-së “Mbi letërsisnë dhe artet”,(7 qershor 1961) dhe ta kishte aprovuar atë , as që vihet në dyshim.Pra,që ai të kishte miratuar, gjithshtu, edhe kritikat që Ramiz Alia do t’i drejtonte poetëvë te rinj, edhe kjo nuk vihet në dyshim.

Si pasojë, ai edhe mund të mos kishte ardhur në këtë mbledhje.Por ja,pra ,që erdhi, se kështu e pa të arsyeshme, pikërisht  disa caste para fillimit të takimit,kur askush nuk e priste.

“Shoku Andrea Varfi,- nisi të fliste pa letër  Enver Hoxha,-kur zuri të diskutonte,- theksoi se atij i pëlqen tetërrokëshi.Edhe mua më pëlqen tëtërokëshi , edhe dhjetërrokëshi.Dhe kur dëgjova diskutimin e e shokut Andrea,i thashë në pushim e unë jam dakord me pikëpamjen e tij.Atëherë Andrea iu kthye shokëve dhe u tha me shaka:”Flisni tani po të  doni”.Por në fakt u gabua.Dhe e verteta është se dolën shokë e folën, diskutuan,dhe mbrojtën me zjarr pikëpamje të kundërta…

Të them të drejtën, vec për një gjë nuk më erdhi mirë, që doli sikur ceshtja shtrohet “ të vjetër” e” të rinj”.Të rinjtë, me dinamizmin dhe gjallërinë e tyre, bëjnë mirë që na shkundin ne, të vjetrëve.Prandaj, unë nuk besoj kurrë që shkrimtarët e artistët e vjetër duan të pengojnë krijimtarinë e më të rinjve, vecse ata ,duke patur kaluar më parë nëpër këto shtigje , kanë frikë se mos nga hovi i madh, ju shkisni  nga rruga…Por unë jam i bindur se ju, shokë të rinj …nuk do të ecni kurrë në rrugë të gabur…..

Unë kam lexuar disa vjersha të Ismail Kadaresë.Kam lexuar   p.sh.. atë që ai  i ka kushtuar kalasë së Gjirokastës, (“Princeshës Argjiro”),dhe mua më ka pëlqyer.Kam lexur edhe vjersha të tjera të Kadaresë, të cilat më kanë pëlqyer dhe kam përshtypjen se ai është një i ri me talent.

Mendimi im personal është se gjersa vjershat tuaja të kenë përmbajtje marksiste,me të vërtetë patriotike, mobilizuese, edukative dhe formë të bukur, terheqëse, të qartë, ato s’ kanë sepse të mos pëlqehen…Afirmohuni me vargun tuaj dhe në rast se ju do populli,ai varg është i mirë.(Revista “Nentori”,11,1961).

Me fjalë të tjera, EnverHoxha, duke u vënë parballë poetëve të rinj dhe poetëvë të vjetër, kërkonte të vendoste paqe.U jepte të drejtë të dyja palëve.Pra, nga një anë këshillonte të vjetërit të mos sulmonin të rinjtë, por, nga ana tjetër, u vinte një farë kushti këtyre të fundit që, nëse poezia e tyre do të pëlqehej nga lexuesi , të cilin ai e quante populli, ajo poezi ishte e vlefshme.

“Në këtë mënyrë ai “kërkonte unitet”-,vë në dukje Fatos Arapi në librin e tij”Kur kujtohem që jam”.

Të mos harrojmë jemi në korrrik të viti 1961,kur  nëntë muaj më parë ishte zhvilluar Mbledhja e Moskës e 81 partive komuniste, në të cilën Enver Hoxha kishte dalë kundër vijës politike të revizionistëve sovjetikë  dhe disa muaj më pas, në në tetor  të atij viti, kur kundërshtitë ideologjike midis partive komuniste të të dy vendeve, do të bëheshin të njohura botërisht nga vetë Hrushovi në Kongresin e 22-të të PK të Bashkimit Sovjetik. 

“Në një farë kuptimi,-vazhdon Fatos Arapi,-fjala e Enver Hoxhës linte në hije raportin e Ramiz Alisë, i cili ishte disi i ashpër më  të rinjtë.I papritur duhet të ketë qenë qendrimi i tij për drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve.Dhimitër Shuteriqi nuk diskutoi fare.Në fund të mbledhjes ai dukej në presidium shumë i lodhur dhe i shqeteësuar.Më vonë nga gojë të këqia u tha se ai kishte ardhur në mbledhje me dy referate  në xhep.Do të mbante atë nga ana e të cilit anonte peshorja.(Faqe 82).

Lind vetevetiu pyetja:”Përse Enver Hoxha mbajti një qendrim të tillë, pra, përse u dha dorën të rinjve?

Logjikisht,duke miratuar referatin e Ramiz Alisë, do të mjaftonte që në fund të takimit të theksonte se poetët e rinj duhet të të kenë parasysh këshillat e poetëve të vjetër, që të mos thellojnë gabimet e tyre, që po i  shpien drejt  një krijimtarie poetike të mbarsur me ndikime moderniste, ashtu sic vunë në dukje me  Andrea Varfi, Llazar Siliqi e   Luan Qafzezi… e kuptohet që poetëve të rinj do t’u mbyllej rruga për një kohë të gjatë.

Dhe, duke marrë parasysh se c’ndodhi disa vite më pas kur nisi i ashtuquajturi revolucionarizim i jetës së vendit,me qarkullimin e kuadrit dhe të shkrimtarëve e artistëve për të njohur nga afër jetën e vendit  dhe më 1973 pas Plenumit të 4-t të KQ të PPSH-së,kundër ndikimeve borgjezo-revizioniste, është e kuptueshme se nuk dihet se kur ne do të kishim  pasur në dorë ato vepra aq të njohura të Ismail Kadaresë, Fatos Arapit e shumë e shumë poetëve të tjerë që u shfaqën më pas në lëtërsinë tonë.

Enver Hoxha në këtë takim përkrahu poetët e rinj, kryesisht se ai e shihte se ata ishin shumë më të talentuar se poetët e vjetër.Kjo nuk ishte shumë e vështirë për t’u kuptuar,aq më tepër nga ai vetë.Vërtet kishte shkuar për studime në Francë, ku nuk kishte mundur të jepte asnjë provim, por të mos harrojmë se kishte mbaruar Liceun  francez të Korcës, ku ishte njohur jo vetëm me krijimtarinë e poetëvë më të mirë të Rilindjes Kombëtare shqiptare, por, mbi të gjitha, me letërsinë dhe poezinë franceze dhe evropiane.

Si pasojë, nuk e kishte të vështirë  të dallonte se c’ndryshim të madh artistik kishin krijimet  e poetëvë të vjetër me krijimet  e poetëve të të rinj, qoftë edhe nga ato pak shembuj që sollëm në pjesën e parë të këtij cikli.

Ai kishte nevojë për talentin e rë rinjve, packa se të shprehur në mënyrë moderniste.Ata do t’i duheshin atij që të thurnin vargje  për Partinë,vepra që do të mbeteshin, pikërisht falë  talentit të tyre.

Dhe në fakt kështu ndodhi.Poetët tanë të rinj, krahas poezive lirike intime dhe erotike do të detyroheshintë shkruanin edhe vepra ku t’i këndohej “rrugës heroike të Partisë sonë të lavdishme për ndërtimin e socializmi, luftës së saj madhështore dhe të guximshme  kundër revizionizmit modern, për ruajtjen e fitoreve të popullit tonë të arritura  nën drejtimin e saj dhe, mbi të gjitha, të atij vetë, si krijuesi i kësaj partie, i këtyre fitoreve”.

Nuk gabonte:ishin më pas poemat “Përse mendohen këto male,”Shqiponjat fluturonjnë lart”, të Kadaresë, “Devoll,Devoll!”, “Baballarët”, të Dritëro Agollit, “I përkasim komunizmit”, të Fatos Arapit, ndonësë në të nuk përmendet gjëkundi fjala “parti”, e më pas poetëve të tjerë të rinj që iu kushtuan Partisë dhe atij vetë, të cilat edhe sot mbeten në historinë e letërsisë shqipe si ndër më të mirat,pavarësisht nga fryma politike së cilës poetë e mësipërm nuk mund t’i shmangeshin kurrsesi.Këta poetë ishin të detyruar në një mënyrë, a në një tjetër të paguanin këtë harac.

Jo më kot në librin e tij “Alternativa letrare shqiptare” poeti dhe kritiku  njohur kosovar,Agim Vinca shkruan kështu rreth kësaj cështjeje:

”Këtë përkrahje shkrimtarëve të rinj,Kadareja e shpjegon si një manovër për t’i përvetësuar ata(poetët e rinj,shënimi im- S.K.) , si një karrem që u hidhej atyre në mënyrë që prej talentit të tyre të përfitonte pastaj regjimi dhe vetë diktatori.Pavarësisht nga paraqitja, sipas Kadaresë,djallëzore që kishte,këtë qëndrim  të shefit të Partisë dhe të shtetit sikurse edhe me klimën liberale që u krijua në fund të viteve 50-të dhenë fillim të viteve 60-të,…shkrimtarët shqiptarë e shfrytëzuan për t’ia ndërruar dukshëm fizionominë deri atëherë tejet uniforme letersisë shqipe dhe vecanërisht krijimtarisë poetike”.(Vepër e cituar, faqe 71).

Jehonë e këtij takimi nga Ernest Koliqi e Martin Camaj.

Duhet të vemë në dukje se zhvillimet e letërsë shqipe ndiqeshin me vemendje dhe nga shkrimtarë e studiues shqiptarë që ishin detyruar të linin atdheun me uzurpimin e pushtetitnga regjimi komunist.Të tillë ishin, p.sh.,. Ernest Koliqi e Martin Camaj.Në revistën “Shejzat’,(Viti VII, 1963), që botohej në Itali, shkruhet  një artikull i gjatë kushtuar takimit të Enver Hoxhës me poetët e vjetër dhe poetët e rinj, të cilin Fatos  Arapi e përfshin  të plotë në librin e tij “Kur kujtohen që jam”, ku jepen vlerësime të tyre për këtë takim.

Po citojmë disa fragmenete nga ky artikull:

“Në letërsinë shqipe kanë pasë qenë ba hapat e parë të mbarë dhe kanë qenë vu gurët e themelit të gjinive letrare përpara ardhjes  së komunistëve në fuqi.Kjo asht kaq e vertetë sa edhe sod-mbas zhbimjes,sharrimit e shartimit të shkrimtarëve ma të mirë, që gjetën të kuqt,përpjestimi i të rinjve me te vjetrit në Shqipni qindron ende afërsisht tre me dy në fitim të të rijve.

E tash,për të pa se qysh i ve në hulli e shtrumë Enveri pendëtarët  e Shqipnisë sod, le t’i hudhim nji sy premtimit të tij patetik në mbledhjen e gjanë me shkrimtarët (Revista “Nëntori’,nr 8,gusht 1961), mbas vendimeve të Kongresit të 4-t të PPSH-së,(Partis Komuniste Shqiptare):

“Prandej këtë dashuri, këtë besnikëri dhe patriotizëm, që ushqeni për popullin dhe atdheun,(lexo partinë),partia do t’ua shpërblejë dhjetë, dhe njëqind herë më shumë me kujdesin e saj.Partia është me ju, partia është cdo cast me të renë dhe ju për cdo hap tuajin do të kini kurdoherë ndihmën e parkrahjen e paakufishme të Parisë dhe  Komitetit Qendror.”

Më poshtë në këtë artikull theksohet:

“Duhet shënue këtu se kjo mbledhje ngjet mbas vendimeve të Kongresit të 4-t të Partis mbajtë për shkak t’akrobacisë politike qi bani udhëheqsia e kuqe e Tiranës tue shqelmue Moskën dhe tue u lëshue në prehën të Pekinit.Mandej duhet vërejtë se bari kryesuer qi Enveri i kon turmës së privilegjueme të shkrimtarëve të hutuem e të friksuem se mos binë në kurthe befas , asht temjani dehës “superhipokrit” i nacionalizmit….

Hec e thuej tash se këta shkrimtarë e artista nuk janë… “ushtarë që dalin prej kazermës simbas buris së burizanit për në paraqitjen e forcës në resht e gërthasin me sa za kanë-“nji dy,këtu, këtu,këtu..!”

I gjitha halli qi e shtrëngon partinë me u lëshue penin…  asht frika  se mos e “mprehin pendën , dhe krijojnë nji kundërrevolucion, si atë të tetorit të 1956-ës në Hungari..”

Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, ndonse larg artdheut,  bënin një analizë të drejtë të gjendjes së krijuar pas  mbledhjes së 11 korrikut..Poetët e rinj e të vjetër,edhe po të  mos  donin,  ishin të detyruar të bëheshin ushtarë të bindur të Partisë.Sidomos të rinjtë, talenti i të cilëve i duhej diktatorit më shumë se kurrë.

Megjithtë, debati vazhdon në shtyp

Guarakuqi kundër Agollit

Fillimi i viteve 60-të duhet vënë në dukje  ka qenë  periudha e një farë  lirie shtypi nëpermjet debatesh në shtypin letrar, ku shfaqeshin edhe mendime të kundërta, (natyrisht, jo kundër Partisë).Eshtë për t’u habitur se si nga Kupola e kuqe nuk erdhi ndonjë sinjalizim,për t’i ndërprerë këto debate që lexoheshin me kurreshtje dhe interes dhe në një farë mënyre të kujtonin debate dhe rrahje mendimesh të intelektualëve tanë   që ishin parë në shtypin tonë gjatë viteve ’30.Por duhet shtuar se aso kohe frynte një farë liberalizmi, që u shfaq sidomos në krijimtarnë letrare dhe vecanërssht në poezi.

Them kështu, sepse pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik më 1961,dhe sidomos në vitet 1963 -64,censura hyri në veprim.Kjo solli si pasojë që ne një plenum të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të kritikoheshin ashpër dy drama,përkatësisht të Fatos Arapit dhe Qamil Buxhelit,”Drama e partizanit pa emër” dhe”Dueli”,të cilat nuk panë kurrë dritën e skenave.Më keq,sic përmenda më sipër, ndodhi me dramën “Rrethimi i bardhë”, të Naum Priftit,që u shfaq në në Teatrin e Korcës më 1964.

I ndodhur për vizita në këtë këtë rreth, atë e pa vete Enver Hoxha dhe po vetë dha urdhër që ajo të mo shfaqej më për gabime të rënda ideore. 

Po të kthehemi të debatet në shtyp për poezinë. Kam ruajtur që atëhërë disa artikuj që u botuan menjëherë pas takimit të 11 korrikut, të cilat pasqyrojmë  një diskutim të gjerë , sido që jo rrallë përsëri  të ashpër,por, megjithatë  konsrtuktiv, që, sic e cilëson poeti dhe kritiku Agim Vinca, “mund të cilësohet një polemikë me të vërtetë letrare.((“Alternativa letrare shqipatare”,faqe 59).

Edhe pse diktatori Hoxha, u dha pasaportën poetëvë të rinj, prapaseprapë ata mbetën nën shënjestrën e poetëve të vjetër.Do të përpiqem ta rindërtoj këtë debat edhe nëpërmjet  studimit të Agim Vincës, botuar në librin e mësipërm.

Ato që kritiku dhe poeti Mark Gurakuqi nuk kishte arritur,me sa duket , t’i shprehte në takimin e 11 korrikut, gjeti rast t’i trajtonte në një artikull të gjatë, me titull “Traditë dhe novatorizëm,(“Drita”,13 dhe 20 gusht 1961), ku, ndër të tjera, shkruante:

”Në këto vitet e fundit, kryesisht disa poetë të rinj kanë fillue të shkruejnë në një mënyrë tjetër nga c’shkruhej ma parë.Hapin e parë e bani Ismail Kadareja e mandej disa të tjerë si Fatos Arapi,Dritëero Agolli,Halil Qendro,e madje edhe Dhori Qiriazi e Sander Gera, që zakonisht shkruenin simbas modeleve klasike.Nuk po përmend  disa emna fillestarësh”.

Më pas gjuha e Mark Gurakuqit nuk ka asnjë ndryshim nga gjuha që përdorën Andrea Varfi e Luan Qafëzezi në diskutimet e tyre para Enver Hoxhës.Madje ai tregohet i ashpër kur nis e analizon poezinë e Kadaresë:

“Për mue,-shkruan ai,-kjo asht në një  pjesë të mirë të saj,një poezi e diskutueshmne për disa arsye, sic asht ajo e reduktimit të figurës si mjet më vetë e,në disa raste,e shmangjes së saj nga tradita e  poezisë sonë…”

Për ta ilustruar mendimin e tij, ai merr si shembull poezinë “Lac” dhe ndalet te vargjet:”Shoh se si një mbrëmje vere,/do të zbresë nga mali një malsor ,/si kompas mbi këmbët e gjata.” Më tutje vecon vargjet :”Ky qytet do të veshë kombinezonin proletar,/s’do të gogësijë duke pirë caj,/i futur në pizhame…”.

“Sa i ruejnë tiparet e një poezie kombëtare disa vjersha të  Kadaresë?”-shtron pastaj ai pyetjen.

Mirëpo, të shtrosh këtë pyetje dhe  në këtë mënyrë ,do të thotë ta ngushtosh shumë konceptimin e kombëtares, për të mos thënë se nuk e kupton këtë konceptim të ri, ose, për më keq, se nuk do që  ta përceptosh..Dhe kjo sepse ai nuk duron figura të tilla, të cilat për herë të parë e më guxim po përdoreshin nga poeti i ri, që thyente tabunë vendosur me një ligj të pashkruar nga poetë e vjetër, duke përfshirë  edhe vetë Mark Gurakuqin..

Të njejtin qendrim mban ai edhe ndaj poezisë së Dritëro Agollit dhe Fatos Arapit.Duke e vlerësuar Agollin si “ndër poetët ma të talentuem”,qysh në vëllimin e  tij të parë “Në rrugë dola”, Gurakuqi, papritur vëren se “edhe ai ka fillue të kapet pas kërkimit të figurës”.Dhe si shembull për këtë merr vargjet:”Citjanet mjegulla i ngriti e bredh,/ashtu si plakë,/kur lumin hedh…”.

Dhe më poshtë:”Dhe fletët e trishta i hodhi zabeli,/si fjalë idili. /si fjalë gazeli..”.Të gjithja  këto gjetje edhe sot të goditura, Mark Gurakuqi i quan si figura “të kërkueme të papërceptueshme e alogjike , sepse “c’punë ka mjegulla me citjanet e plakës”(Po aty).

Më poshtë në artikullin e tij ai nuk kursen as Fatos Arapin, i cili duhet thënë se deri në atë  kohë ende nuk kishte botuar vëllimin e e tij të parë poetik, por kishte tërhequr vëmëndjen e kritikës dhe lexuesit me poezitë e godituar   në shtypin letrar.

Mark Gurakuqi e cilëson Arapin poet “që nuk parakuptohet e nuk shijohet shumë”,për shkak se në të hasen “gjurmë të një përceptimi të mjegullt poetik, ku figura nuk asht në funksiontë idesë.”(Po aty).

Eshtë për të ardhur keq, por duhet thënë se  në këtë artikull të gjatë studimor shprehej  një farë zilie, sic më thoshte më pas një miku im që u bë edhe përgjegjës i redaksisë së poezisë ne Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë. Gurakuqi, sipas tij, dhe të tjerë poetë të vjetër, i kishin  zili poetët e  rinj,  jo sepse përdornin figura, që shpinin në “shfaqje manierizmi”,por sepse ata vetë nuk ishin më gjendje të krijonin poezi me të tilla figura.

Natyrisht ,sic thekson Agim Vinca- “audatur et altera pars”,(shprehje latine:”Të dëgjohet edhe pala tjetër.”)

Dhe pala tjetër nuk vonon të përgjigjet

Agolli kundër Gurakuqit

Ishte Dritëro Agolli  ai që iu  pëgjigj Mark Gurakuqit në nëj artikull me titull shumë kuptimplotë”Traditë, natyrisht, por jo shtampë”,botuar në gazetën “Drita”, më 27 gusht 1961.

Ky ishte i pari artikull serioz kritik që botonte poeti ynë i ri, aso kohe gazetar  i “Zërit të Popullit”.Dhe, c’është më intreresante, në këtë artikull ai më shumë se sa mbron poetët e rinj, duke përfshire edhe veten, kritikon krijimtarinë e poetëve të  vjetër , duke shpallur kështu hapur luftën kundër konservatorizmit dhe dogmatizmit  që kishte mbërthyer deri atëherë poezinë shqipe.

Në këtë artikull Agolli nënvizon se poezia e deriathershnme e poetëve të vjetër vuante nga skematizmi,nga varfëria e mjeteve shprehëse, përsëritja,trajtimi i zbehtë i dukurive  jetësore, imitimi i verbër i traditës që përmblidhej në atë që ai e përcaktonte si shtampa poetike, të cilat qarkullonin “si monedha nga një poet tek tjetri e jo rrallë përsëriteshin edhe tek e njejta vepër”,(po aty).

Këto gjykime ai i përcillte me shembuj nga poezitë e vetë Mark Gurakuqit dhe potëve të tjerë konservatorë, Luan Qafëzezit. Kolë Jakovës,Aleksandër Banushit, Llazar Siliqit, të cilët, vec të tjerash, kishin një konceptim jorealist të jetës, ndërtuar me personazhe të stolisur me epitete stereotipe që i kemi përmendur dhe në pjesën e parë të këtij cikli, si “kreshnikë,syshqiponjë,trima me fletë,zemërshkëmb, etj.,kurse sjelljet dhe reagimet e tyre ideoemocionale të kujtojnë heronjtë e baladave të shekullit XV.”(“Traditë , natyrisht, por jo shtampë’, “Drita”,27 gusht 1961).

Dritero Agolli theksonte më tej se, të kënaqur me krijime të nivelit mesatar,nën preteksin e ruajtjes së traditës,që s’është vecse një iluzion i bukur,e frenojnë procesin e rinovimit  të poezisë ,  ngushtojnë përmbajtjen e tematikës…varfërojnë teknikën e mjetet shprehëse dhe, për pasojë, e ftohin lexuesin prej poezisë.”(Po aty).

Ky artikull shkruar me profesionalizëm dhe zgjuarsi, ishte vazhdimi  jo vetëm i diskutimeve të Ismail Kadaresë dhe Fatos Arapit në takimi e 11 korrikut, ku ai kishte munguar,por dhe vazhdimi një artikulli tjetër të rëndësishëm të poetit dhe kritikut, Drago Siliqi, i cili do të humbiste jetën tragjikisht në një katastrofë ajrore më 1963, me titull “Në kërkim të së resë”,që ishte botuar po në gazetën “Drita’, më 18 ,25 qershor dhe 2 korrik,artikull  cituar  në pjesën e parë të këtij cikli.

 Sic thekson Agim Vinca, Drago Siliqi në këtë artikull”…merret  me shpjegimin dhe intrepretimin e e këtij fenomeni, duke e shikuar atë në lidhje të ngushtë me procesin letrar të kohës, në kohën kur ai, kërkimi i së resë, ishte bërë “cështje dite”.(“Alternativa letrare…”faqe 68).

Triumfi i së resë dhe… haraci i saj

Në këtë betëjë të gjatë poetët e rinj fituan.Natyrisht, në radhë të parë nga mbështetja që u dha vëtë Enver Hoxha për arsyet që kemi përmendur më lart.Si cdo diktator,  ai do t’i shfrytëzonte poetët e rinj,  që t’i thurnin himne partisë e, doemos dhe udhëheqësit të saj gjenial, pra,vetë atij, detyrë prej skllavi që poetët e rinj, sic e kemi vënë në dukje, ishin të detyruar ta zbatonin..Ja sepse redaktorët, “për të qenë brenda”, ishin,edhe ata, të detyruar t’u kërkonin poetëve që vëllimet e tyre të nisnin  pa tjetër me poezi kushtuar Partisë dhe shokut Enver.

Po jap një shembull tipik që ma ka treguar miku im,kritiku i njohur letrar,Adriatik Kallulli:”Kur Bilal Xhaferi;-kujton ai,- më solli vëllimin e tij poetik, “Lirishtja e kuqe”, vura re se nuk kishte përfshirë në të as edhe një poezi për Partinë.E këshillova që të shkrunte një të tillë.Dhe pas disa ditësh ai më solli një poezi që fillonte me këtovargje.:”Parti,/emrin tënd të shkruar e kam,/në pëllëmbën e dorës sime.”.Thikë me dy presa.Pra:” E dua kaq shuëmë partinë, sa e kam me vete kudo në dorë,”por edhe:”Dua,s’dua, partia nuk më ndahet, përderisa shkronjat e saj  më janë ngulur në dorë.”

Megjithatë, poetët tanë më të mirë vazhduan rrugën e tyre drejt  krijimit të një poezie  që shtronte kërkesa të reja duke kapërcyer madje  edhe kufijtë që kishte shpallur  vetë diktatori.

Dhe e paguan rëndë.Më 1965 në gazetën  “Drita” botohej poema “Baballarët”  e Dritëro Agollit.”Pati pëshpëritje dhe pakënaqësi për një farë “patriarkalizmi” në poemë,- vë në dukje Fatos Arapi në librin e tij “Kur kujtohem që jam”, (Faqe 150).Dhe vazhdon:”Para një gote konjaku Agolli pinte i vetëm.Ishte i dëshpëruar.Shkova drejt tij…Në cast Dritëroi tha :”Kështu i duan këta? Unë i bëj më të mira”.(Po aty).

Më pas, me sa dihet, ai e ripunoi poemën, që më 1969 fitoi madje edhe cmim të parë në konkursin letrar me rastin e 25-vjetorit të Clirimit.

Po në ato vite do të pësonte goditje edhe në prozë.Vëllimi i tij me tregime”Zhurma e erëravë të dikurshme”, që u prit mirë nga lexuesit, do të kritikohej.Duke u ndalur përsëri në një bisëdë më Dritëroin, Fatos Arapi përshkruan një takim me të: “Si nëpër ajër, me cigare në buzë, nervozizëm të brendshëm, ai më tha:”Edhe mua ma ndaluan librin…Nexhmia”.Ky vëllim do të kritikohej edhe në Plenumin e 15 – të KQ të PPSh-së e madje edhe në Kongresin e Dytë të LSHA -së, më 1969.

 Vëllimi poetik “Më jepni një emër”,i Fatos Arapit, jo vetëm nuk do të qarkullonte, për gabime të rënda ideore, por ai  vetë, nga pedagog i letërsisë në UT, do të përfundonte mësues në një shkolle mbrëmjeje.Kjo ndodhte pas Plenumit të 4-t famëkeq të  vitit 1973.
Ismail Kadareja, pasi ishte kritikuar rëndë më 1969 për botimin në faqet e “Nëntorit “ të novelës “Përbindëshi”,që do të hiqej edhe ajo nga qarkullimi, më 1975 , me urdhër të drejtperdrejt të diktatorit, do të dënohej të shkonte fshatrave të Myzëqesë pas botimit të poemës “Pashallarët  e kuq”.

Vini re:Pikërisht ata poetë që u kritikuan më 1961 nga poetët e vjetër për “izmat” e tyre dhe u morën në mbrojtja nga Enver Hoxha.!..E kishin kapërcyer kufirin e caktuar nga ai!…

Do ta pësonin edhe shumë poetë të rinj për të cilët Kadareja, Agolli e Arapi ishin shembujt më të mirë se si mund të shkruhej poezi me frymë bashkëkohore .Të tillë ishin B. Xhaferi, vëllimi poetik i të cilit, “Lirishtja e kuqe” dhe romani “Krasta Kraus”, u ndaluan dhe ai  u detyrua të arratisej në Greqi e që andej në SHBA., ku u gjend i vdekur në një spital në rrethana misterioze.(Hamendësohet të ketë pasur dorë Sigurimi i Shtetit). H. Qendro, redaktori i vëllimit me tregime “Zhurma e erëravë të dikurshme”,të Agollit  dhe poet me talent,u internua për vite e vite  në fshatrat e Progonatit, F. Haliti,u  degdis në humbëtirat e  Lushnjës,Xh. Spahiu, dy herë i kritikuar nga vetë Enver Hoxha  për poezi surealiste, shpëtoi cuditërisht pa u dënuar.  H.Mece u dërgua me dënim në Vlorë,M. Zeqo u hoq nga gazeta “Drita”.Të dy për dukuri   hermetike në poezitë e tyre, kurse një tjetër, Frederik Reshpja, poet i talentuar,përfundoi madje në burg dhe pas tij edhe poetët J.Bllaci.Z.Morava.P.Taci.

Në  përpjekje për t’u arratisur më 1963, fat tragjik pësoi poeti ushtarak,Trifon Xhagjika,i cili u dënua me pushkatim.Këtë fat pësuan edhe  poetët e rinj V.Blloshmi dhe G. Leka, që u pushkatuan mizorisht më 1978 nga diktatura.

”Afirmohuni me vargun tuaj dhe, në rast se ju do populli, ai varg është i mirë:,” u bënte thirrje Enver Hoxha poetëve të rinj në takimin e 11 korrikut të vitit 1961.

Mashtronte.Populli i kishte afirmuar poetët e rinj.Por jo  ky diktator.Ja sepse, herë pas here, sic e pamë, kur shihte edhe shkarjen  më të vogël nga kanunet e tij, vringëllonte pa mëshirë, kosoren mbi kokat e tyre.

Sidoqoftë, poetët, atëherë të rinj, Kadare,Arapi,Agolli, e pas tyre të tjerë që u frymëzuan nga krijimtaria e tyre, ngadhënjyen..Këtë e dëshmon edhe veprat që krijuan në atë periudhë të plumbtë,e cila, me gjithë censurën e fortë, tingëllon  e freskët, e gjallë,kumbuese edhe në ditët tona.

Filed Under: ESSE Tagged With: Skifter Kellici

PERJETIMET E MIA PER TRAGJEDINE E 11 SHTATORIT 2011

September 11, 2021 by s p

(Me rastin e 20-vjetorit)

Nga Skifter Këlliçi, Boston

Shkrimtari Skifter Këllici, i vendosur në Boston që në vitin 1999, ka qenë dëshmitar i një pjese e ngjarjeve që sollën tragjedinë 11 shtatorit tëvitit 2001 në Nju Jork,  ku, si pasojë e akteve terroriste të fondmentalistëve islamikë në kullat binjske të Nju Jorkut, humbën jetën rreth 3000 njerëz, nga të cilët edhe tre shqiptarë.Ai i i ka përshkruar  ato në romanin “Shtatori i gjëmës së madhe”,(2011), ribotuar me ripunime këto dite nën ti tullin e ri “Shtatori i zi” dhe në shkrime të tjera. Po botojmë dosierin e mëposhtëm, në të cilin  lexuesi do të njihet  me  kronikën  e disa prej aspekteve kryesore të kësaj tragjedie,  më e madhja në këtë fillim shekulli në botë.

Atë të martë të zezë të 11 shtatorit 2001…

Ishte një mëngjes i kthjelltë dhe i ngrohtë, ashtu sic janë shpesh të tilla mëngjeset e para të shtatorit në rrethinat bregdetare të Bostonit. Dha ja,sapo u futa në apartamentin ku banoja, mbeta i tmerruar, kur nga ekrani i televizorit pashë se nga njëra prej kullave binjake të Nju Jorkut po dilnin flakë, ndërsa shtëllunga tymi të zi ngriheshin në qiellin e kaltërt. Zëri i dridhur i  telekomentatorit të CNN-së kumtonte se një avion kishte goditur këtë kullë. Si, mos ndoshta gabimisht? Dhe kur unë hamendësoja kështu, një tjetër avion goditi kullën e dytë binjake. Ora shënonte të cast 9.03. 

Kush i bënte këto sulme, në emër të kujt i bënte?.. 

 Më pas, po nga lajmet që pasonin njera- tjetrën në televizor, mësuva se një avion tjetër, i nisur nga Nju Xhersi, kishte goditur Pentagonin, pra, Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-s, që ndodhet në Uashington. Dhe, oh, sa tmerr! Kulla që ishte goditur pas së parës, ashtu si të ishte gërryer nga brenda, zuri të përpihej në vetevete në sytë e mi, duke lëshuar tashmë re të murrme tymi, pastaj zjarri e zhurmë shpërthimesh të llahtarshme. 

Si u shkaktua kjo tragjedi?

Në orën 13.00, sapo u futa në Terminalin A, të Aeroportit “Logan” të Bostonit,  ku punoja, shokët e mi shqiptarë, amerikanë dhe të kombësive të tjera, që kishin mbaruar ndërresën e parë, na shpjeguan menjëherë se tashmë ishtë bërë e qartë që atentatet ishin kryer nga terroristë fondametalistë islamikë, të cilët kishin kaluar në terminalin B, që nuk ndodhej larg terminalit tonë. 

  E vetmja mundësi ishte që terroristët të kishin kaluar nga pika e kontrollitt të Sigurimit, (Sekjyriti), me brisqe të vogla. Më saktë, me brisqe më të vogla se fotodokumenti që është i detyruar të mbajë në gjoks, ose në krah, $do punonjës i aeroportit, ose i $do institucioni të rëndësishëm këtu në Amerikë dhe në vende të tjera, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Sidoqoftë, në ato $aste të ankthshme, duke qëndruar para brenda pikës së kontrollit, përfytyroja se si kishin kaluar aty terroristët. Kishin lënë në rripin për$ues, $antat, ose bagazhet e tjera, rripat e brezit, të cilat duhej të kalonin nëpër ekran, kishin lënë dhe $do send metalike,  ($elësa, brisqe, gërshërë, të holla…), të nxjerra nga xhepat, për t’i lënë në  enë të vogkla plastike dhe kishin kaluar nëpër atë që quhet derë, (door në anglisht). Na rast se ajo do të kishte lëshuar një tingull të mprehtë pak a shumë “bip”, si$ e quajnë amerikanët, ata do të ishin prapësuar.Do të kishin nxjerrë atëherë edhe ndonjë send tjetër metalik të harruar prapë nëpër xhepa dhe pasi duke kaluar dera, nuk do të ishte dëgjur sërishmi tingulli në fjalë, do të kishin bërë përpara.

Atëherë  punonjësi i sekjyritisë, do të kishte marrë sipas rregullores briskun e lënë në enë, do ta kishte matur me fotodokumentin e tij, gjatësia e të cilit nuk i kalon 9 centimetrat, dhe me një buzëqeshje të mirakandsme, do t’i kishte thënë “You all set” pra:” Ju jeni në rregull”.
Kështu do të kishte ndodhur edhe me udhëtarët e tjerë terroristë. Pastaj, me këto brisqe ata kishin kërcënuar ekipazhin, kishin shtënë në dorë avionët, i kishin drejtuar nga kullat, duke kryer kështu një nga tragjeditë më të mëdha të këtij fillimshekulli.

Kështu  terroristët,  pa qenë nevoja, pra, të futeshin në territorin e brendshëm të aeroportit me revolverë, a thika, të cilat mund t’i kalonin vetëm po të përfitonin nga syleshëria e punonjësve të sekjyritisë, kishin hyrë qetësisht në pikën e kontrollit. Si pasojë, përgjegjësia binte tërësisht mbi FAA-në, (Admistrata Federale e Aviacionit). Do të ishte mjaftuar që punonjësit e saj të na urdhëronin që $do brisk, sado i vogël që të ishte, të mos lejohej të kalonte në pikën e kontrollit dhe dhe kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur kurrën e kurrës.

Zhvillime të reja…

 Në këto e sipër, komentatorët nga ekrani televiziv, zunë të jepnin hollësi të reja, që plotësonin edhe më mirë kuadrin e këtyre ngarjeve tragjike, ë cilat po i paraqes më poshtë sipas renditjes kohore:

8.45 – Avioni Amerikan Fllajt 11, i nisur nga Bostoni, godet kullën e veriut, (të parën), në Nju Jork;  9.03 – Avioni Junaited Eirllajns Fllajt 175, edhe ky i nisur nga Bostoni, godet kullën e jugut, ( të dytën);
9.17 – FAA-ja mbyll aeroportin e Nju Jorkut;
9.40 – FAA-ja, për herë të parë në historinë e Amerikës mbyll tërë aeroportet;
9.43 – Avioni Amerikan Eir Fllajt 77, i nisur nga Nju Xhersi, godet Pentagonin;
9.45 – Boshatiset Shtëpia e Bardhë. Presidenti Bush flet në TV nga Florida, ku ndodhet për vizitë pune;
10.05 – Bie Kulla e Jugut; 10.10 – Bie një pjesë e godinave të Pentagonit;
10.12 -Avioni Junaited Eirllajn Fllajt 93, i nisur nga Uashingtoni, rrëzohet në Samerset Kauntri, në afërsi të Pitsburgut , (Pensilvani);
10.28 – Bie Kulla e Veriut;
10.45 – Zbrazen të gjitha godinat zyrtare të Uashigtonit.

Të gjitha këto kishin ndodhur brenda dy orësh dhe kishin tronditur tmerrësisht Amerikën. Që e tëra kjo ishte vepër e Osama Bin Ladenit, për këtë cilido nuk kishte më të voglin ngurrim. Por, sidoqoftë, $do hamendësim, a dyshim tjetër, u shua, kur ky kriminal gjakësor, pohoi në një radiokasetë të dhënë rrjetit Radioteleviziv Al Xhazira dhe pas disa ditësh para kamerave të po këtij rrjeti duke buqëqeshur skërmitshëm,  pohoi sërishmi se atentatet e kryera me anë të katër avionëve, ishin drejtuar nga ai vetë, ndaj po i jepte këto lajme të mira tërë botës.


Kur e kishte përgatitur  Bin Ladeni planin djallëzor të sulmit ndaj kullave binjake në Nju Jork? Jemi në mesin e vitit 1999, kur zë e skicohet ky plan.  Një plan  është zbatuar në vjeshtë të vitit 1993, me vendosje bombash që shpërthyen në katet e nëndheshme të njerës kullë, në të cilat, ve$ dëmeve materiale, pati disa të vrarë e të plagosur. Por këtë radhë Bin Ladeni kërkon që atentatet kundër kullave binjake të kenë sa më shumë viktima. Dhe ja që këtu, si$ zbulohet më pas, i vjen në ndihmë një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: Khalid Mohamed Sheiku, nga Pakistani.

“Jo, kullat do të goditen me predha”, – thotë ai. – “Ne, si herë të tjera, duhet të rrëmbejmë avionë dhe ata do t’i shndërrojmë kështu në predha, për të goditur kullat. Dhe jo vetëm ato…”.
Kështu nga kjo mendje satanike sendërtohet plani i goditjes së kullave.Të ketë sa më shumë të vdekur. Nuk ka rëndësi se janë të pafajëshëm. Janë kaurrë, janë  amerikanë!…


Disa nga autorët e atentateve të 11 shtatorit  2001

Ata ishin 19, të shpërndarë në të katër avionët, dy nga të cilët u nisën nga Terminali B i aeroportit të Bostonit. Të tërë të rinj,  jo më shumë se 22-25 vje$. Në avionin e parë, Amerikan Eir Flljat 11, që kishte goditur kullën e pare, ndodhet Muhamed Ata, egjiptian, 22-vje$ar, lindur në Kairo, ku kishte mbaruar universitetin dhe ishte diplomuar per arkitekturë. Që andej, më 1999 kishte shkuar në Hamburg, për të ndjekur një kurs specializimi, gjithnjë për arkitekturë. Atje njihet me Ramzi Binashbilin, ndër kokat e grupeve fondamentaliste që pastaj do të kryenin aktet terroriste në Amerikë. Ja përse në fund të vitit 1999, niset në Afganistan, ja përse fillon atje të stërvitet aq ashpërsisht në kampet ushtarake. Njihet gjithashtu atje dhe me Bin Ladenin.. 

Pastaj Abdulazim Al Omari, 25 vje$, nga Arabia Saudite, me origjinë fshatare, i martuar. Në fillim të viti 2000, braktis pa lajmëruar gruan dhe fëmjën dyvjecar, shkon në Afganistan dhe bashkohet me grupet e Al Kaedës.Satam Al Sukami, 25 vje$, nga Arabia Saudite, student ne fakultetin e drejtësissë së Universitetit Mbretëror në Riad. I pamartuar. Vail Al Shahri, 24 vje$, nga Arabia Saudite, mësues i kulturës fizike. I pamartuar.Valid Al Shahri, vëllai i Vailit, pa profesion, i pamartuar. Të dy shkojnë në Afganistan dhe bashkohen atje me forcat ushtarake të Al Kaedës.

Pak a shumë, të përafërta janë edhe të dhënat jetëshkrimore të pjesëtarëve të tri grupeve që u vendosën në avionët e tjerë. Pra, të tërë të rinj, jo më shumë se 25 vje$, një pjesë me arsim të lartë,t ë tjerë fshatarë, pa profesion, por të tërë fondamentalistë islamikë, të vendosur që të japin jetën në luftën e shenjtë, xhihadin , kundër Amerikës, për të këqiat që ajo u ka sjellë vendeve islamike.

Nga veprimet e terroristëve …

11 shtator 2001…Kalimi në pikën e kotrollit të terminalit  bëhet pa më të voglën pengesë, se brisqet që do të jenë armët e tyre themelore për rrrëmbimin e avionëve, kanë madhësi që lejon rregullorja e FAA-së. Janë më të vogla se fotodokumenti i punonjësve të sigurimit të aeroportit. Pas një qëndrimi të shkurtër në fronat ku udhëtarët janë në pritje, ata, së bashu me 92 udhëtarët e tjerë, futen në avionin e parë. Në të njejtën kohë po kështu,pa asnjë shqetësim, në avionin e dytë futen të pesë terroristët e tjerë. Ndërkohë, në aeropoportet e Uashingtonit dhe të Nju Xhersit, po këto veprime të ndërlidhura mirë bëjnë edhe dy grupe të tjera terroriste.

Avionët nisen njeri pas tjetrit pas orës 8.00 të mëngjesit. Dhe ndodhin ato që dihen: avioni i parë në orën 8.45 godet Kullën e Veriut. Në orën 9.03 avioni i dytë përsërit të njetin veprim: godet Kullën e Jugut. Pastaj, në orën 9.43 avioni i trëtë godet një pjesë të të Pentagonit. Aktet terroriste mbyllen me rrëzimin e aviont të katërt në afërsi të Pitsburgut në Pensilvani. Pasojat tashmë dihen. Janë më shumë se katastrofike.

Misioni “i shenjtë” i 19 terroristëve, i drejtuar nga kryekrimineli Bin Laden, ka mbaruar. Ata janë të vdekur, janë martirë të islamit. Ata, si$  u ka predikuar ky udhehqësis i tyre shpirtëror, kanë shkuar  në… Parajsë.

Si arritën terroristët të rrëmbejnë avionët dhe të godasin me to kullat? #’ndodhi në të katër avionët?

Të gjykojmë me gjakftohësi se $’ndodh në avionin e parë, ku grupi i terroristëve drejtohet nga Muhamed Ata. Janë vetëm pesë dhe ndodhen përballë  92 udhëtarve dhe 11 pjesëtarëvëe të ekipazhit të avionit Amerikan Eir Fllajt 11. Avioni niset për fluturim nga Bostoni. E vetmja dëshmi që ka arritur nga avioni, është se në orën 8.15 në zyrat e FAA-s dëgjohet një zë, që më pas vërtetohet se është i Muhamed Atas, sepse ishte i vetmi nga terroristët që dinte të drejtonte avionin.

“Kemi pushtuar avionin. Rrini të qetë. Gjith$ka do të kalojë mirë. Po kthehemi aeroport.”
Pas njëzetë sekondash përsëri ky zë shqipton:
”Askush të mos lëvizë. Gjith$ka do të kalojë më së miri. Nëse kërkoni të veproni, do të rrezikoni veten dhe avionin. Mos u shqetësoni”.
Kaq dihet nga ngjarjet që ndodhën në këtë avion.Natyrisht që pasi u dëgjuan këto këshilla në formë ultimatumi, forcat e ushtrisë, policies dhe  FBI-së rrethuan aeroportin e Bostonit dhe fushën e tij, në pritje të avionit që normalisht do të ulej  pas jo më shumë se gjysmë ore në pistë.

Po si e shtinë terroristët në dorë këtë avion?

Versioni me të cilin ne,punonjësit e aeroportit, u njohëm gjatë 11 shtatorit dhe ditëve të tjera, e përsëris, ishte se ata kishin përdorur… brisqet. Jo! Ve$ brisqeve ata duhej të kishin përdorur edhe mjete të tjera. Për shembull, shishe qelqi, me pije alkoolike, lëndë lotësjellëse me spërkatje a stërpikje (sprai), të futuara në shishe aromatizuese, metalike që u lejohej udhëtarëve t’i mbanin me vetë në avionë.Për të mos thënë shishka me lëndë djegëse që $do njeri mund t’i blejë në dyqane dhe t’i përdorë për vetembrojtje kundër vjedhësve, ose atyre që e sulmojnë.

Pra, avioni niset.Tre nga terroristët janë ulur në klasën e parë dhe dy të tjerët tjerë në kabinën e klasës  së dytë. Puna nuk pret: fluturimi nga Bostoni në Nju Jork nuk zgjat më shumë se një orë. Kësisoj, disa minuta pasi avoni ngrihet, dy nga terroristët e klasës së parë u sulen dy stjuartesave duke përdorur brisqet dhe lëndët stërpikëse. (Në vend të brisqeve mund të kenë përdorur edhe gryka të thyera shishesh, që shkatojnë të njejtat pasoja).
Stjuartesat $oroditen, tmerrohen dhe dorëzohen. Duke u vënë brisqet në fyt, terroristët kërcënojnë udhëtarët se, po lëvizi dikush prej tyre nga vendet ku janë ulur, ata do t’i therin stjuartesat si bagëti dha pa më të voglën mëshirë. Dhe udhëtarët binden, duke gjykuar se tani kanë të bëjnë më një rrëmbim avioni.

Ndërkohë, terroristi i tretë, sipas planit, troket në derën e kabinës së pilotimit dhe u kërkon pilotëve ndihmë, sepse ka ndodhur di$ka e rëndë. Pastaj qëndron pas derës duke mbajtur në dorë një shishe një të madhe. Dhe kur njeri nga pilotët del nga kabina, me siguri i alarmuar, terroristi  e qëllon me forcë pas kokës.
Nga goditja e befasishme, piloti bie.Terroristi e qëllon përsëri, derisa e lë të vdekur. Udhëtarët llahtarisen. Piloti i parë, që drejton avionin, kur sheh se shoku i tij po vonohet, i merakosur del edhe ai dhe pëson të njejtin fat.
Në këto e sipër ,e njejta gjë ndodh ne klasën e dytë; të dy terroristët mbërthejnë dy stjujartesat që kanë pranë. Kërcënojnë edhe ata udhëtarët të mos lëvizin, se me brisqe, a me gryka të thyera shishesh, do t’ua presin stjuartesave grykën si të zogjve. Udhëtarët, ashtu si ata të klasës së parë, mbeten të tulatur. Nuk kanë si të bëjnë ndryshe.

  Në këto e sipër , Muhamed Ata ndodhet në timon dhe me aftësitë e fituara në kurset e pilotimit në Florida, i qetëson udhëtarët me këshillat që janë përmendur më sipër, teksa e drejton avionin nga kullat. Udhëtarët në këto $aste, me anë të celularëve kanë kohë të bisedojnë me njërëzit tyre dhe t’u rrëfejnë $’po ndodh në avion.Dhe të tilla telefonime është vërtetuar janë bërë prej tyre. Pastaj vjen akti përmbyllës i kësaj tragjedie: Avioni i drejtohet kullës së parë binjake. Udhëtarët, duke parë fundin e tyre të pashmangshëm, mbase janë ngritur dhe janë sulur terroristëve. Por ka qenë tepër vonë. Avioni, si të ishte predhë gjigade, është përplasur mbi kullë.
Kjo skenë e llahtarshme përsëritet edhe në avionin e dytë, që pas pak godet kullën tjetër. Por tragjedia nuk ka marrë fund me kaq: një avon tjetër godet një pjesë të kompleksit të ndërtesave të Pentagonit. Dhe, së fundi, avioni i katërt rrëzohet në afërsi të Pitsbutgut në Pensilvani, pa goditur asnjë objekt.

PJESA E DYTE

Rritet numri i viktimave në kullat binjakë, tashmë të shkrumbëzuara

Nga qindra e qindra të munguar në ditët e para, numri i tyre arriti në njëmjijë, dy mijë dhe, nga njoftimet që jepeshin ng stacionet radiotelevizive dhe në shtyp, po i afrohej shifrës 3000. Madje “Nju Jork Taimsi”,  duke u bazuar në shifrat, tashmë të sakta të të humburve, zuri  të botonte edhe listat emërore të tyre. Krejtësisht të zhdukur ishin natyrisht ata që në $astin e goditjeve të të dy avionëve, u ndodhën në katet e sipërme të të dy kullave. Një pjesë u shkrumbëzua nga shpërthimi i zjarrit të krijuar nga rreth 100 tonë karburant të serbatorëve në krahët e secilit prej të dy avionëve, “Boing”. Ky shpërthim, që sipas specialistëve, kishte forcën e dy bombave të vogla atomike, nga nxehtësia e krijuar, që i kalonte të 1000 mijë gradët, shkriu strukturat e $elikta të kullave, të cilat pastaj filluan të binin.

Pjesa tjetër e njerëzve mbeti në katet e sipërme, pa pasur asnjë mundësi shpëtimi, sepse asensorët u bllokuam nga mungesa e energjisë elektrike, që u ndërpre në $ast, si dhe ngaqë shkallët e sigurimit u shkatërruan plotësisht. Por, edhe sikur ato të mos ishin prishur, ishte e pamundur që ata të shpëtonin, sepse, që të zbrisje që andej, deri në katet e poshtme e që atje të dilje jashte kullave që po rrëzoheshin, duheshin më shumë se katër orë, kur dihet se ato u shëmbën brenda një periudhe më pak se dy orësh.
Sidoqoftë, njerëzit që ndodheshin në këto kate, punonjës të kompanive, a turistë, edhe në ato $aste të tmerrshme, nuk i humbën shpresat.

  Dëshmtarët pamorë të këtyre skenave ngjethëse, të cilët ndodheshin larg rrugëve që të shpinin tek kullat, patën  shquar nëpër dritare burra, gra që lëkundin në ajër pëlhura të bardha, me siguri edhe mbulesa të tryezave të restoranteve, që bënin shenja të dëshpëruara me duar, telefononin e kërkonin ndihmë. Dhe pastaj, më e llahtarshmja: Ata patën  parë edhe njerëz që hidheshin nga dritaret, duke parapëlqyer kështu që më mirë të vdisnin menjëherë, se sa të përcëlloheshin plot dhëmbje e tortura sfilitëse nga flakët e zjarreve që kishin përpirë katet e sipërme të kullave.

Më të lehtë për të zbritur nga shkallët dhe për t’u larguar nga kullat, e patën ata që u ndodhën në katet e poshtme, në hollet ose, për arsye të ndryshme, për rreth kullave, të cilët arritën të shpëtonin, si$ thamë, edhe falë ndërhyrjeve të shpejta dhe heroike të reparteve të zjarrfikësve dhe policisë.

Megjithatë, pati edhe nga ata që, ndonëse arritën të dilnin nga kullat dhe vrapuan për të shpëtuar në sheshet, para,  ose pas tyre, u përfshinë nga gjuhët e flakëve që u përhapën në një sipërfaqe të madhe përreth kullave e bashkë me to, tymrat, pluhurat dhe avujt mbytës, të shkaktuar nga shembja e tyre e kështu vdiqën pak hapa larg shpresës së shpëtimit, jetës, lumturisë e bashkë me ta edhe shumë nga zjarrfikësit. 

Pas disa ditësh “Nju Jork Tajmsi” njoftoi përfundimisht se numri i atyre që kishin humbur jetën në të dy kullat binjake të Uordll Tred Centrit, (Qendrës Tregtare Botërore), arrinte shifrën 2987 njerëz. Midis tyre ishin edhe tre shqiptarë.

Rrok Camaj, Mon Gjonbaba dhe Simon Dedvulaj, shqiptarët e shuar në kullat binjake.

Ata ishin nga trojet shqiptare të Malit të Zi. Njeri,Rrok Camaj, që nga viti 1975 punonte pastrues i qelqeve të jashtme të dritareve të mëdha në katet më të larta të kullës ku ndodhehim. Punë shumë e vështirë, ku atij i duhej që në një kosh të madh, që vihej në lëvizje me energji elektrike, të zbriste nga lart-poshtë, qoftë edhe ditë të ftohta me erëra cingëruese, që e lëkundin koshin sa një një krah, në tjetrin. Intuita e gazetarit më shtyu që të njihesha me këtë bashkatdhetar, por ai, mjerisht, nuk punonte atë ditë. Për këtë punë  kaq të guximshe të Rrok Camajt, kishin shkruar edhe gazeta amerikane, si “Nju Jork Tajms”, “Deili Njuz” dhe  gazeta shqiptare “Illyria”, që botohet prej vitesh në Nju Jork. Madje, edhe dy gazetarë të tjerë amerikanë kishin botuar një libër të vogël, shoqëruar me foto, që ia kushtonin Rrokut.

Tjetri ishte Mon Gjonbalaj, që punonte pastrues në një kompani në katet e larta të kullës së parë. Edhe ai si Rroku kishte vite që punonte atje. Madje, megjithëse kishte mbushur moshën e pensionit, vazhdonte të punën, që kështu, pas disa vitesh të kthehej në viset ku ishte lindur dhe ku kishte dëshirë të varrosej. I treti, Simon Dedvulaj, punonte mbikëqyrës në një kompani që i kishte zyrat në kullën e dytë binjake. Ishte i ri, i porsamatuar dhe ndjehej shumë i gëzuar. 

Eshtë interesant të theksojmë se një nga tri reportazhet, atë kushtuar Rrok Camajt, publicisti Vehbi Bajrami e ka botuar para kësaj tragjedie në gazetën “Illyria”. Aty njihemi me emocionet që kishte përjetuar ai gjatë atentatit që u bë në njerën nga kullat më 1993, kur, si zakonisht, i ndodhur brenda në kosh, po pastronte dritaret e kateve të sipërme të kullës së parë. 

“Ishte mesditë e 26 shkurit të vitit 1993, – shkruan autori, – kur Rroku dëgjoi dëgjoi një dridhje të lehtë të ndërtesës, që u pasua me fikjen e dritave. “Mund të jetë ndonjë ndonjë defekt në katin e sipërm”, kishte menduar. Më vonë dalloi tymin që vinte nga poshtë e futej si gjarpër në të gjitha pjesët e ndërtesës. Pastaj klithmat e njerëzve, thirrjet për ndihmë. “Nuk shpresova se do të shpëtoja gjallë”,-vazhdoi Rroku, i cili zbriti poshtë, përmes shkallëve pas tri orë e gjysmë, me frymëmarrje të vështirësuar nga gazrat që kishin shpërthyer”. (V.Bajrami,”Shqiptarët e Amerikës”, faqe 592).

Kurse në shënimin që është bërë nga autori pas botimit të këtij libri më 2004, ku përfshihet ky reportazh, shkruhet kështu për Rrok Camajn: “Në ditën tragjike ai shkoi në punë si zakonisht, në orën 9.15 minuta, të mëngjesit. Pasi ndërtesa ku punonte, u godit nga aeroplani, ai kishte telefonuar në shtëpi nga kati 105-të dhe kishte biseduar me të shoqen, Katrinën:”Jam shëndoshë e mirë. Në dorë të zotit jemi e $’ka bahet, le të bahet. Pa marrë parasysh se $do të ndodhë, mos i shqetëso fëmijët,” – ishin fjalët e fundit të Rrokut.

Në shkrimin tjetër për Mon Gjonbalajn, Vehbi Bajrami shkruan: “Disa minuta pasi terroristët sulmuan ndërtesën e parë, Moni telefonoi në shtëpi dhe bisedoi më të vëllanë, Bekimin, i cili atë cast po ndiqte kanali televiziv CNN, – tregon i biri i tij, Salihu. “Një bombë ka shpërthyer në ndërtesën tjetër. – ishin fjalët e Monit. “Nuk është bombë, por aeroplan”, – ia ktheu i biri”. Aeroplan?…- e pyetI  Moni. Në orën 9.09 minuta Moni telefonoi sërish në shtëpi dhe bisedoi me Albanën, të shoqen e Bekimit: “Gjendem në katin e e 86-të. Jemi bllokuar të gjithë. Nuk shohim gjë tjetër, ve$se tym. Nuk di a do të shihemi më. Të keni kujdes veten dhe fëmijët.”(Po aty, faqe 593).

Në rrethana pak a shumë të njejta humbi jetën edhe Simon Dedvukaj, që punonte atë ditë në katin e 27-të të kullës së dytë. Xhaxhai i tij, Deda, dëshmon se Simoni telefonoi në orën 8.30 e pastaj zëri i tij nuk dëgjua më. Një vit më pas, me anë të analizave shkencore u arrit të identifikoheshin disa nga eshtrat e tij dhe ai u varros më 2 shtator të vitit 2002, pas një ceremonie, ku morën pjesë rreth 3500 shqiptarë, të krishterë e myslimanë, të ardhur edhe nga qytete të tjera amerikane, ku banonin shqiptarë. Jo vetëm kaq, por shumë biznemenë shqiptarë e njerëz të thjeshtë, dhanë ndihma për familjet e sipërpërmendura që pësuan këtë fatkeqësi të kobshme.

Në faqet e këtij libri u njoha edhe me pjesëtarët e një familjeje shqiptare, që punonin në kullën e dytë binjake dhe të cilët kishin shpëtuar mrekullisht. Një ndër pjesëtarët e kasëj familjeje ishte Bardhyl Quku, prindërit e të cilit, kur ai ishte vetëm pesë vjec, ishin larguar nga Shqipëria para vendosjes së regjimit komunist, më 1944 dhe pastaj kishin mërguar në Amerikë. Bardhyli ishte nënpresident i një kompanie investimesh dhe vajzat e tij, Lori dhe Daniela, punonin së bashku më të.

“Bardhyli, – shkruan Vehbi Bajrami në librin e tij, – nuk ishte  në ndërtesë kur ndodhi tragjedia. Shpesh herë ai e kishte zakon që të shkonte në punë pas orës 10.00 .Edhe vajzat e tij qenë më fat. E para, atë ditë kishte shkuar te dentisti; e dyta, kur mori vesh për sulmin në ndërtesën e parë, nga kati i 73-të, sipas një njoftimi,  zbriti shkallët”.

“Kur arrita në katin e 4-të, – vazhdoi ajo, – dëgjova njoftimin tjetër se të gjithë duhej të ktheheshim në vendet e punës , sepse nuk parashikohej ndonjë rrezik. Mirëpo unë sikur e ndjeva se edhe këtu do të ndodhte ajo që ndodhi në ndërtesën e parë. Me shumë mundime dola nga ndërtesa, kur ajo u godit,”. (Po aty,faqe 597).

Dobësi të papërfytyrueshme në sigurimin  e aeroporteve!…

Vërtet ishte hartuar regullorja e FAA-së, vërtet në hyrje të terminaleve ishin vendosur pikat e kontrollit, vërtet ishte krijuar një armatë prej rreth 35 mijë punonjësish të kompanive të sigurimit (Security), që funksiononte në rreth 400 aeroportet civile të cilat  ndodheshin  në tërë Amerikën. Por personeli i këtyre kompanive në shumicën e rasteve nuk ishte i përgatitur ashtu si$ duhet. Në të nuk bënin pjesë elementë gjithnjë të aftë. Shkaku është i thjeshtë: kompanitë e sigurimit të aeroporteve gëlltitnin shuma të konsiderueshme parash nga kompanitë ajrore dhe i paguanin shumë pak punonjësit e tyre.

Kur në nëntor të viti 1999 unë së bashku me të tjerë shqiptarë dhe emigrantë  të huaj filluam të punonim në aeroport, paga fillestare ishte 7.00 $ për orë. Madje, një kompani merrte guximin t’i paguante punonjësit e saj me… 5.75 $ për orë. Shumë ulët!… Si pasojë, ishin tepër të paktë ata amerikanë që pranonin të punonin në këto kompani. Ose, edhe po të ndodhte kjo, punonin vetëm disa javë e pastaj largoheshin, për të gjetur punë me pagë më të madhe.  Kështu, kompanitë private pranonin pa ngurrim emigrantë, si ne, që natyrisht kishin dokumente të rregullta dhe kartën e gjelbër, (green card). Megjithëse ishte e domosdoshme që të njihje deri diku anglishten, këto kompani mbyllnin njerin sy dhe pranonin njerëz,  madje që nuk dinin fare anglisht. Kjo ishte e metë e madhe, sepse në raste të ndryshme lindnin probleme kur duhej të komunikoje jo vetëm me eprorët e kompanisë, por edhe me udhëtarët. Por edhe këtu mbyllej, këtë radhë… syri tjetër.

Memorandumi Feniks

Më 10 korrik të vitit 2001, pra, tre muaj para atentateve  të mësipërme të 11 shtatorit, Keneth Uliamsi, agjent i FBI-së ( Byroja Federale e Investigimit), në qytetin Feniks të Amerikës, u dërgoi eprorëve të tij të Shtabit të Përgjithshëm, me qendër në Nju Jork, një memorandum, (shkurtimisht memo), në të cilin njoftoi se sipas të dhënave që kishte, Bin Ladeni kishte porositur që djem të rinj arabë të ndiqnin kurse për të drejtuar avionë, pra, për t’u bërë pilotë. Dhe, në fakt, sipas njoftimit të tij, këta rioshë kishin filluar kurse të tilla në Florida. Uiliamsi shprehte dyshimin se mos ata po mësonin të drejtonin avionë civilë, në mënyrë që në një të ardhme të merrnin pjesë në atentate të mundshme terroriste.

Dhe është shumë e $uditshme se si zyrtarët e lartë të FBI-së, pasi lexuan këtë memorandum, që ka hyrë tashmë në histori me shprehjen “Feniks Memo”, nuk u shqetësuan për të këto të dhëna kaq të $mueshme të njerit prej vartësve të tyre, me arsyetimin se ato “…nuk përbëjnë ndonjë shkak për të ngritur alarm”. Me fjalë të tjera, ata nuk e gjetën me vend që të merrnin masa, që, në bashkëpunim me CIA-n, (Central Inteligens Agency-Agjensia për Shërbimin e Informacionit Amerikan në Vendet e Huaja), të mbanin në vëzhgim $do veprim të të rinjve arabë që po mësonin në ato kurse.

Po të ndodhte kjo, atëherë FBI-ja, do të zbulonte ato lidhje që janë shpjeguar në kapitujt e parë të këtij cikli. Do të dilte në pah bashkëpunimi i Muhamed Atës me pjesëtarë të tjerë të grupit terrorist që vepronte në Hamburg, lëvizjet e tyre nga Amerika, në vende të tjera, pastaj sërishmi në Amerikë, udhëtimi i Muhamed Atës me Abdulazim Al Bashrin më 10 shtator  2001, në Boston, etj. etj… Me fjalë të tjera, do të zbuloheshin fijet e këtyre atentateve terroriste.

Pas gabimeve të rënda të FAA-së, (Administrata Federale e Aviacionit), ndodhte kështu një gabimi edhe më i rëndë, kësaj radhe i FBI-së. Por pas akteve terroriste të 11shtatorit  FBI-ja   zuri të shqyrtonte cdo të dhënë,ose veprim që mund të ishte i dyshimtë.Në vorbullën e këtyre dyshmeve një ditë do të futesha edhe në. Ja se si ndodhi.

Një agjent i FBI-së në apartamentin tim!…

Më 10 prill të vitit 2009, rreth orës 10.00 të mëngjesit, kur po punoja për të përfunduar romanin “Shtatori i gjëmës së madhe”,  botuar një vit më pas, dëgjova të trokitura në derën e apatamentit tim në Kuinci, (Boston), ku jetoja. E hapa dhe pashë një burrë rreth të pesëdhjetave, me pamje të qetë, fytyrë të bardhë dhe sy të hirtë, i cili, duke më përshëndetur, më paraqiti  distingtivin e FBI-së  dhe hyri drejt e në temën e bisedës që do të bënte: ” A keni qenë ju të shtunën e kaluar në ndërtesën… në rrugën Steit të Bostonit, ku keni bërë dhe disa pyetje?”. Pohova $uditërisht me gjakftohtësi dhe menjëherë i rashë më të se përse kishte ardhur. I shpjegova arsyet e pyetjeve që i kisha bërë dezhurit  të atjeshëm,   i cili  më kishte habitur, kur më ishte përgjigjur  se   në atë ngrehinë mbi 50 – katëshe nuk kishte  kontroll  të sekjuritisë, si  në aeroporte dhe institucione të tjera të rëndësishme, që punonin edhe në atë ngrehinë. Madje, gjatë bisedës  përmenda dhe të  metat të pafalshme FBI-së në atentatet terroriste të 11 shtatorit… I tregova pastaj se kisha punuar në Aeroportin e Bostonit  bash ato ditë kur kishte ndodhur tragjedia, se për mendimin tim FAA-ja, kishte bërë gabim të rëndë që në rregulloren e saj kishte lejuar të futeshin udhëtarë më brisqe, shishe… të cilat tashmë u janë bërë të njohura lexuesve. Për më tepër, edhe rikrijova  skenat e mundshme të rrëmbimit të avionëve, ashtu si$ i kam përshkruar më sipër: Terroristët mbërthejnë stjuartesa, kërcënojnë udhëtarët që të mos bëjnë as gëk as mëk, se atëherë do t’i therin me brisqe të lejuaran në pikat  e kontrollit të aeroportit  … dhe kështu bëhen zotër të avionëve. Theksova  që përgjegjësia kryesore për ngjarjet e 11 shtatorit 2001 binte kështu mbi FAA-në. Përmenda pastaj, por këtë radhë jo me kaq zjarr, që edhe drejtuesit e FBI-së nuk i shpëtonin përgjegjësisë, përderisa nuk kishin përfillur njoftimin e agjentit të tyre, Keneth Uiliams, dërguar nga Feniksi atë ditë korriku të vitit 2001, pra, para tragjedisë.

Gjatë tërë kësaj ligjërate agjenti i FBI-së vazhdoi përsëri të më dëgjonte, pa më ndërprerë as edhe një grime,  dhe  dukej që miratoi me heshtjen e tij ato që kisha rrëfyer, qoftë edhe për hamendësimet e mia rreth sulmeve të terroristëve fondamentalistë nëpër avionë dhe, të them të drejtën, me pasion, dhëmbje dhe rrëmbim. Pastaj nga një $antë të vogël që mbante me vete, nxori një foto të marrë me kamera të fshehtë: njoha veten me pallto, shallin me katrorë, të hedhur pas e flokë të shpupurisur, në hyrjen e këtij rrokaqielli  në rrugën Steit, ku isha ndodhur atë ditë. Jo vetëm kaq, por, këtë radhë, duke buzëqeshur lehtë, më zgjati dhe një fotokopje të nxjerrë nga rrjeti i internetit Gugël (Google), ku pashë të shkruar të dhëna të miat si shkrimtar…

Më këtë, ai sikur donte të më thoshte. “Ne i dimë të tëra.” E përcolla deri jashtë apartamentiti tim, ku u ndamë miqësisht. Ato $aste, nuk pata guxim të shtoja: “Kështu duhej të kishte vepruar FBI-ja pas “Memos se Feniksit” për  arabë që nduqnin në Florida kurse për pilotë. T’i kishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekur, ashtu si$ më paskeni vëzhguar e ndjekur edhe mua…”.

Shënim:
Për të shkruar këtë cikël-dossier autori, veç kujtimeve nga ngjarjet që ka përjetuar si punonjës i Aeroportit Ndërkombëtar Logan, të Bostonit, në shtator të viti 2001, ka shfrytëzuar gazetat amerikane, “Nju Jork Tajms”, “Boston Globe”, “Boston Herald”, “Uashington Post”, “USA Today” etj., të asaj periudhe, si dhe materiale nga interneti që u kushtohen këtyre ngjarjeve tragjike, të cilat tronditën botën.

Filed Under: Featured Tagged With: 11 shtator, Skifter Kellici

E ARDHMJA, NË TË KALUARËN

August 15, 2021 by s p

Kujtime të një anglezi për Kosovën

Nga Skifter Këlliçi,

Boston, SHBA

Kur  miku im, studiuesi Xhon Hodgson, që ndër të tjera ka përkthyer nga shqipja  në anglisht romanin e Kadaresë “Ura me tri harqe”, më dërgoi nga Londra librin e tij me titullin e mësipërm, përsijata: ”Ky studiues ka jetuar vite në Kosovë, ku ka shkuar në vitet 70-të të shekulli  të kaluar me dëshirën e tij, kur, siç pohon në faqet e librit, mund të kishte shkuar me subvencionimin e shtetit britanik edhe në vënde të tjera të  Lindjes Komuniste. Por ai zgjodhi Kosovën e vogël  dhe jo  Jugosllavinë, duke qenë   provincë të saj, pa pasur  asnjë lidhje shpirtërore me serbët, ku jetonte , mbi të gjitha, një popull ku flitej një gjuhë nga më të  lashtat në Evropë, zgjodhi Kosovën,që ishte shkëputur në mënyrë mizorë më 1913 nga trungu amë, Shqipëria, pas një një vendimi mizor të marrë më 1913 në Londër  nga diplomatët e Fuqive të Mëdha…”. Ai shkonte atje për t’u dhënë anglishten studentëve kosovarë dhe, në të njejtë kohë, të njihej me kosovarët, të njihej me zakonet traditat historinë e Kosovës dhe, në të njejtën kohë, të mësonte edhe gjuhën e tyre, për të cilën shkruan: “Dëgjova për herë të parë për trajtat e shquara  dhe të pashquara të emrave me disa veçori të çuditshme …si mënyra dëshirore dhe habitore e foljes. Mënyra habitore u perdorka për të treguar veprime të papritura . Si kishte mundësi!..”. Dhe ajo që është më e veçanta dhë e më e papritura, ky libër ishte shkruar në gjuhën shqipe. Dhe është për herë  të parë që një i huaj, duke nisur nga gjermani Arnold fon Harfi  që më 1496  kaloi nëpër Shqipëri, nuk shkroi kujtime për vendin tonë, por hartoi  një fjalorth me fjalë të shqipes, një i huaj pra,si Hodgsoni, që pas kaq shekujsh  nuk I shkruan përshtypjet nga Shqipëria, ku bënte pjesë edhe Kosova, në gjuhën e tij, por në shqip duke  ua drejtuar kosovarëve, por edhe neve, shqiptarëve për ngjarje të viteve 70-të dhe edhe më tutje  për ngjarje tragjike në  Kosovë, më1981 dhe më tutje ,që ne shqiptarët i kemi përjetur nga larg me ankth, kurse autori,  Xhon Hodgson nga afër. Vërtet që ai në hyrje të librit falenderon miq shqiptarë q  i kanë ndrequr  gabime gjuhësore, por ndjehet se aroma  shqiptare që buron nga faqet e librit, sikur ka dalë nga shpirti dhe zemra e një njeriu që shkruan me përmallim, për  Kosovën, si të ishte kosovar, pra dhe shqiptar…që e do,e pret  e mbron mikun si shqiptar, ashtu siç tregohet ne rastin kur autori më 1981 është largur pa leje nga një hotel i  Prishtinës, për të bujtur disa net në shtëpinë e një kolegu në fshatin e tij Carakullë, dhe shpreh shqetësimin se mos do të diktohet nga patrullat e milicisë serbe. Dhe atëherë merr prej kolegut dhe vëllai të të tij përgjigje se nuk duhej të mërzitej, sepse para se të arrestohet prej tyre, ata duhej të vrisnin atë dhe vëllanë e tij”. Unë e përpiva libri e Xhon Hodgsonit edhe për një arsye tjetër që me siguri do  t’i habisë lexuesit. Unë, gazetar dhe shkrimtar, që ka shkruar për Kosovën, siç ndodh në romanin “Shtatori I gjëmës së madhe”,kushtuar tragjedisë së së 11 shtatorit më 2011,ku jam përpjekur të portretizoj sa më mirë personazhin e mërgimtarit kosovar Besim  Istefit, që bëhet bashkë më rreth 3000 të tjerë u bë  viktimë e tërroristëve islamikë, unë që kam përshkruar në çastet para vdekjes së tij , kur njera nga kullat binjake ku punonte  shembet, merr të birin  që ka lindur  në Nju Jork dhe i shpjegon se Kosova, atdheu tij, është vend i rallë për bukuritë natyrore, unë pra deri tani në moshën 83-vjeçare nuk kam qenë në Kosovë!…E çuditshmë, por e vërtetë… Kur klima politike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë në mesin e viteve 70-të të shekullit të kaluar u zbut, kur dërgata shkencore, artistike, sportive  shqiptare vizitonin Kosovën, ashtu sic ndodhte edhe me dërgata të tilla që vizitonin Shqipërinë, unë  nuk punoja si më parë  në RTVSH ,kur në atë periudhë shkuan për vizita pune edhe gazetarë  të këtij institucioni. Për më tepër, atje nuk mund të shkohej  pas vitit 1981 kur shpërthyen demostrat e studentëve kosovarë që u mbytën në gjak nga tanket e ushtrisë sërbe, që kishin dalë rrugëve të Prishtinës…Për arsye të ndryshme nuk  munda të shkoja në   Kosovë edhe pas vitit  990 dhe së fundi, sepse më 1999 mërgova së bashku  bashkë me familjen në SHBA, ku jetoj edhe sot. Megjithatë, mund të them se edhe unë kam qenë në Kosovë se edhe unë jam takuar dhe kam jetuar me vellezër kosovarë, se edhe kam pëjetuar shtypjen mizore   të makinës ushtarake serbomadhe  para edhe pas vitit 1981. Dhe kjo falë këtij libri të të studiuseit dhe mikut të Kosovës dhe Shqipërisë, Xhon Hodgson. Ndonëse kujtimet e tij për Kosovën janë përmbledhur në 130 faqe, ato, falë stilit figurativ dhe konçis   ngërthejnë shumë fakte,  ngjarje   që nisin me përshypjet e tij, kur shkel për herë të parë në Prishtinë, takimet me profesorë dhe studentët shqiptarë,  dëshirën e tyre për të mësuar gjuhën angleze, krahas gjuhës amëtare që për shekuj që e kanëruajtur të pastër ndaj sulemeve të sërbishtes. Autorit ibën përshypje kur një i huaj që jetonte prej vitesh në Prishtinë i thotë se shqiptarët janë agresivë, shprehje të cilën ai e kundërshton, sepse kudo që shqiptarët  e ftojnë, veçanërisht  studentët e Universitetit të Prishtinës, siç ndodh në rastin e një mbrëmeje vallëzimi, ai sheh të kundërtën atij të huaji dhe i mbetet i  pashlyer takimi me shumë studentë që vallëzojnë  nën ritmet e melodive shqiptare, sidomos popullore. Atëherë  kupton se  shqiptarët “janë të ndjeshëm edhe për çdo rast që prek kulturën e tyre”. Ai shkruan se i bënin shumë përshtypje këngët shqiptare, ndër të cilat “Kënga e Kaçanikut’, që u bë më pas himni i studëntve të Prishtinës me vargjet “Hej, Kaçanik me shkëmb e gur,/Vritesh e pritesh për flamur!/Për flamurin e skënderit,/Luftojnë djemtë e Idriz Seferit” . Autori shkruan gjithashtu me ngrohtësi për studentë kosovarë  por edhe për Dhimitrin studentin arbëresh, që kishte ardhur në Prishtinë nga  Kalabria, “për të mësuar gjuhën e të parëve, i cili ,madje arriti shpejt  “ fliste mjaft rrjedhshëm shqip dhe bënte debate gjuhësore edhe me student të tjerë të Universitetit të Prishtinës”. Në libër përshkruhen edhe përshtypjet që kishin studentët kosovarë që vizitonin atëherë Shqipërinë, ku u bënte përshtypje se ’”standarti i jetesës ndoshta nuk ishte i lartë, por lavdëronin”barazinë shoqërore”  të shqiptarëve në kontrast me korrurupsionin  e hapur që zotëronte në Jugosllavi”. Nga studentët Qemajl Murati dhe dhe Gani Molica, që u bënë dhe miq të tij, autori shkruan se mësonte që shqiptarët e Kosovës ishin  të pakënaqur me pozitën e tyre në Jugosllavi, sepse cilësoheshin si kombësi dhe jo si  “komb“. Po të ishin komb, do të të kishin republikën e tyre, por Kosova ishte vetëm krahinë”. Dhe  si pasojë e tiranisë serbomadhe shumë shpejt  shpërthyen demostrata e vitit 1981, të përjetuara  nga autori që, ndër të tjera shkruan: “Te semaforët pashë tankun e parë.  Dukejsi  dinozaur i stërmadh me lëvizje të ngathëta…Sikur mishëronte në vetvete tërë përgjigjen e shtetit jugosllav ndaj protestave në Kosovë”. Për të njohur dhe më mirë shqiptarët, Xhon Hodgsoni, siç shkruan në librin e tij, u kthye në Londër, ku   u njoh me veprat e Edith Durmahit, dhe u thellua kështu në njohjen e historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, po ku  “për  Kosovën,   ishte shkruar shumë pak”. Autori vë në dukje gjithashtu se gjatë kthimit në Londër ishte takuar  edhe me gjuhëtarin e njohur, Stjuart Man, ‘autori i disa fjalorëve dhe librave gramatikorë të gjuhës shqipe si dhe ”autor i  një fjalori krahasues të rrënjëve indo-europiane ‘”jalor që i zuri tërë jetën”, ku e kishte parë të dmosdoshme të merrej dhe   me studimin e shqipes. Autori vë në dukje  se, ndonëse i huaj ai ashtu, siç i kishte ndodhur më parë gjatë një vizite në  Gjermaninë Lindore, i ashtu dhe në Prishtinë, përgjohej  nga sigurimi jugosllav, UDB-ja. Jo rastësisht ai ndalet te takimi  në një rëstorant me një person që i kishte thënë se ishte regjisor teatri, i cili e kishte ndjekur  për për muaj e muaj dhe se një herë kur në një restorant kishte shkuar në tualet “i kishin kontrollur çantë”. Hodgsoni shprehet  se nuk e kishte hallin vetëm për veten e tij, sepse mbante pasaportë të huaj, “por për rrezikun që mund të kishin njerëzit me të cilët flisja”. Kur lexoja këto radhë,  kujtoja një shokun tim që rastësisht në plazhin e Durrësit kishte biseduar  për disa minuta me një të grua të huaj që ishte  turiste nga Bullgaria,ku ai kishte studiuar. Dhe ndonëse bir komunisti pas disaditësh e kishin thirrur në Degen e  Brendshm të Tiranës edhe i kishin qortuar për  “mungesë vigjilence “, se mos kishte qenë ishte agjente., kur në të vërtetë  kishte qenë muzikante e thjeshtë. Libri mbyllet me përshtypjet e autorit, kur vizitoi Prishtinën më 1999, pasi ishte larguar nga Kosova më 1981. “Prej së largu qyteti nuk shkëlqente si dikur….Prishtina dukej e sfilitur…Frynte nje erë e akullt, sikur ndonjë engjëll i  zi dashakeq të kishte fërfëllur krahët e tj mbi qytetin. Ata pak banorë që kishin mbetur deri në fund të luftës, nuk mjaftonin për të ringjallur ritmi e jetës  në bulevardet e gjera…Prishtina kishte mbijetuar mbi vitet e okupimit dhe të luftës, por si gjysmë e ngrirë, me një puls që mezi ndihej. Shkrirja dhe rigjallërimi do të kërkonte kohë”. Ja përse duke lexuar këtë libër të shkruar përmallshëm me një gjuhë të këndshme shqipe nga Xhon Hodgsoni,miku Kosovës dhe Shqipërisë edhe, unë,  që, siç përmenda më lart, nuk kam qenë të Prishtinë, përjetova ato që ai kishte përjëtuar ai në vitet e tij kosovare.

Filed Under: Opinion Tagged With: Skifter Kellici, Xhon Hodgson

Një grua midis dy burrash

August 6, 2021 by s p

Carrie Hooper në korrik të vitit 2021 botoi versionin anglisht të romanit, “Një grua midis dy burrash” në faqen e Internetit, Lulu. Bashkëpunoi me shkrimtarin shqiptar, Skifter Këlliçi me banim në Waltham të Massachusetts në ShBA. Sabije Veseli, një shkrimtare shqiptare e cila jeton në Fountain Lakes, New Jersey, e lidhi me të në tetor të vitit 2018 kur mori pjesë në promovimin e volumit të parë poetik, “Piktura në fjalë” me poezi të cilat i shkruajti në shqip dhe përktheu në anglisht, të organizuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro amerikanë në Bronx të Nju Jorkut. Qëndroi te Sabija dhe familja e saj. Pasi Carrie Hooper dhe Zoti Këlliçi flisnim shumë herë në telefon dhe shkëmbenim shumë emaile, lindi ideja w bashkëpunimit në një roman, “Një grua midis dy burrash”, të cilin Zoti Këlliçi  dëshironte ta botonte në Amerikë. Ai e kishte shkruar në shqip. Carrie Hooper e përktheu në anglisht duke bërë disa ndryshime të vogla. Pastaj, me ndihmën e një shoku, e botoi në Lulu me titullin, “A Woman Between Two Men”. Mund të blihet në Lulu, Amazon, dhe Barnes and Noble dhe kushton 20 dollarë. Libri “Një grua midis dy burrash” tregon historinë e infermierës, Mary Davenport, e cila fejohet me shkencëtarin, Charlie Smith, por ndërkaq dashurohet me Kreshnik Gërmenin, amerikan me origjinë shqiptare, Babai i të cilit vritet kur përpiqet t’i shpëtojë jetën e një police. Pas vdekjes së babait, Lonit, Kreshniku rritet nga James Clement, miku i Lonit. Fatkeqësisht, James është alkoholist dhe Kreshniku bëhet edhe ai alkoholist. Më tej James ka një borxh sepse ka luajtur lojra fati, dhe për ta paguar borxhin e babait, Kreshniku detyhohet të trafikojë droga. Mirëpo kur njihet me Mary, Kreshniku do ta shpëtojë veten nga kjo punë. Me të vërtetë, ka aftësi si poet dhe i pëlqen muzika klasike. Romani tregon anën njerëzore e këtij trafikues droge, i cili nuk është keqbërës sepse e dëshiron, dhe tregon rrugën e ndërlikuar të dashurisë. Është bashkëpunimi i parë letrar midis një amerikane dhe një shqiptari, dhe Carrie Hooper e mban për nder të madh që ka bashkëpunuar me një shkrimtar aq të aftë si Zoti Këlliçi.(Dielli)

Filed Under: LETERSI Tagged With: carrie hooper, dhe Barnes and Noble dhe kushton 20 dollarë. Libri “Një grua midis dy burrash” tregon historinë e infermierës, Skifter Kellici

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lamtumirë kolegu im Inxhinier Paskal Çuko
  • LA RIVISTA ILLUSTRATA DEL POPOLO D’ITALIA (1935) / HOMAZH PËR ALEKSANDËR MOISIUN
  • Kongresistja Grace Meng takohet me botuesin e gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami
  • Sekreti i Mëndjes!
  • Urime muaji i shenjte i Ramadazanit për ju dhe të dashurit tuaj
  • Kosova në mes të “marrëveshjes së keqe” dhe status-quos
  • Fenomeni Luiz…
  • Tokë, yje dhe qiell
  • VATRA URON BESIMTARËT MYSLIMANË PËR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT
  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT