Auckland, 17 shkurt 2018/Në sallën e stolisur me flamurin kombëtar e të shtetit të Kosovës u tubuan tok së bashku shqiptaro-zelandezët për të festuar Ditën e Pavarësisë. Ditën më të rëndësishme të krejt historisë së Dardanisë, siç tha Sefedin Zeka me rastin e hapjes së manifestimit.


Nën tingujt e këngës shqipe të tubuarit kokë më kokë evokuan kujtimet e së kaluarës, drekuan me gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare, vallëzuan e kënduan deri në orët e vona të ditës. Vlen përmendur punën e Flamur Sejdiut i cili bëri organizimin si është më së miri për mirëvajtjen e manifestimi.