Shqipëria është sot në Paris me një delegacion të lartë të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, dy ministra dhe krerët e komuniteteve fetare: atë mysliman, ortodoks dhe katolik, si dhe të komunitetit bektashian.
Kryeministri, Edi Rama, ka postuar dy foto të pjesëmarrjes së delegacionit shqiptar dhe një të kurorës së ho,mazheve në nderim të viktimave të masakrës ndaj gazetarëve të Charlie Hebdo.
Në një postim në twitter, Kryeministri Rama thekson: “Në Paris bashkë me Ditmir Bushatin dhe Erion Veliajn dhe klerikë të lartë të katër besimeve fetare dhe gazetarë nga Tirana #JeSuisCharlie” Në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare e në shenjë nderimi ndaj të vrarëve të atentatit kundër medias së lirë, që do të organizohet sot në Francë, Shqipëria do të çojë shembullin unikal të harmonisë së saj fetare.
Më pas, përfaqësuesit shqiptarë do të marrin pjesë edhe në pritjen e presidentit të Republikës Franceze, François Hollande e do të zhvillojnë homazhe pranë redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”.
JU LUMT ZOTI RAMA KIGJEST JET UNIK I BOTES.BRAVO