Edhe më parë, në territorin shqiptar ishin gjetur edhe mjetet e vjedhura të futbollistëve Gattuso e Beckham dhe më e fundit ishte ajo që i ishte vjedhur John Terryt, kapiten i ekipit të Chelsea, klubit të Premier League/
Nga BEQIR SINA, New York/
NAPOLI – ITALI : Portali i shqiptarëve të zvicrës Albiinfo shkruan sot se :” Mesfushorit zviceran, Valon Behrami, i është vjedhur makina. Futbollisti i Napolit, e ka bërë vet publik lajmin në rrjetin social Twitter. Aty ai ka shprehur pakënaqësinë e tij, por mediat italiane kanë njoftuar se vetura e tipit Smart ishte marrë me qira nga Behrami.”Sipas saj “Smarti” i Behramit, u “avullua” nga parkingu, derisa ai me gruan e tij ishin në shopping. Behrami ishte dukshëm i shqetësuar për shkak se dy vjet më parë në Napoli i ishte vjedhur dhe një orë, duke e parë si pjesë e një serie grabitjesh të lidhura me futbollistin e Napolit,
E djaloshi nga Mitrovica ka shkruar në Twitter: se “një herë orën, tash edhe veturën. Me të vërtetë jam nervoz” transmeton Albinfo.
Në rrjetet sociale po shkruhet se “Makina e vjedhur futbollisitit shqiptarë me pashaportë zvicerane është vjedhur nga Shqiptarët, por për arsye të hetimeve policia italiane, nuk po jep detajet e vejdhjes deri sa të kap hajdutët” .
Ky lloj tipi autoveture është i vogël dhe dy-vendësh është nga llojet e automjeteve që harxhojnë pak gaz dhe shumë të manovrueshem për në punë dhe janë të lehtë për të parkur. Qasja në kabinën është shumë e lehtë, dhe vendet janë të rehatshme. Ajo kushton nga 20 mijë deri në 30 mijë Euro
Edhe më parë, në territorin shqiptar ishin gjetur edhe mjetet e vjedhura të futbollistëve Gattuso e Beckham dhe më e fundit ishte ajo që i ishte vjedhur John Terryt, kapiten i ekipit të Chelsea, klubit të Premier League
Vitin e kaluar ishte policia e shetit shqiptarë që njoftoi se kishin konfiskuar në Tiranë makinën e tipit “Range Rover”, që i ishte vjedhur John Terry, kapiten i ekipit të Chelsea, klubit të Premier League. Mjeti luksoz i Terryt, që ishte vjedhur në vitin 2008, ishte gjetur i parkuar në një nga rrugicat e zonës së ish-Bllokut, pasi disa banorë të zonës, të shqetësuar se mjeti nuk kishte lëvizur prej disa ditësh, kishin lajmëruar policinë. E pas verifikimeve kishte rezultuar se ajo me të vërtet ishte makina e mbrojtësit anglez.
Policia, e shtetit shqiptar pati deklaruar se” nuk e dinte ekzaktësisht se kur mund të kishte hyrë në Shqipëri, mjeti i pajisur me GPS. Gjithashtu, policia pati thënë se targa ka qenë po ajo e lojtarit të Chelsea, LT 55 EUO.
Policia deklaroi se “Ajo që dihej ishte me siguri se makina kishte mundur të mbërrijë në Shqipëri, përmes një emigranti shqiptar, që banon në Angli dhe që është me origjinë nga Burreli, por poliicia s’mundi të thoj atëhere nëse ai ka qenë vjedhësi i “Range Roverit”. Megjithëse, policia kishte nisur hetimet për të gjetur autorin e vjedhjes, ndërkohë që pas verifikimeve Policia e shetit shqiptarë thuhet se automjetin ia dorëzojë policisë britanike.
Po kjo nuk është hear e parë që mjeti i një futbollisti evropian gjendet brenda kufijve Shqipërisë. Të njëjtin fat të grabitjes nga shqiptarët pësuan edhe dy fotbollist të tjerë. Në shkurt të 2009, po ashtu u gjet në Shqipëri “Range Rover” që në 2006-n i ishte vjedhur lojtarit të Milanit, Gennaro Gattuso. Makinës, që iu kap një të riu shqiptar, i ishte ndryshuar numri i shasisë dhe targa.
Kurse në vitin 2005, autoritetet maqedonase pikasën në kufirin me Shqipërinë, në Qafë Thanë një makinë të vjedhur në Madrid, që i përkiste futbollistit anglez David Beckham