
Prof.Dr.Muhamet Racaj/
Metodat,mjetet dhe instrumentet Ruse për rikthimin si faktorë kryesorë ekonomik dhe ushtarako – politik në botë.
Kriza në Ukrainë që filloi kah fundi i vitit 2013 me të ashtuquajturën revolucioni i brendshëm – e inspiruar dhe ndihmuar nga BE-ja dhe SHBA-ja kundër Qeverisë jodemokratike dhe jopopullore të ish Presidentit Janukoviq dhe politikës së tij proruse në Ukrainë e hapi lojën gjeopolitike me fund të pasigurt.
Ukraina e cila varionte mes integrimit evropian dhe ndikimit të fuqishëm politik dhe ekonomik të Rusisë e filloi efektin domino që e çoi Rusinë në konflikt të hapur me BE-në dhe SHBA-në përmes vetë Ukrainës. Në fakt kjo është konfrontimi i ri-vjetër të interesave themelore kombëtare Ruse me objektivat e BE-së dhe SHBA-së,si edhe me konceptin e sigurisë kombëtare të Rusisë. Duke pasur këtë parasyshë dhe tendencat e NATO-s të kufizojë Rusinë me vendet anëtare të NATO-s ishte e qartë se orientimi i ndodhur politik në mardhëniet gjeostrategjike Rusi-NATO e kyçi alarmin e doktrinave politike ruse që në fazën fillestare të krizës në Ukrainë. Ishte krejtësishtë e qartë se Rusia nuk do ti vëzhgojë qetë ngjarjet në Kiev dhe ndryshimin e qeverisë në krye me ish presidentin Janukoviq, veçanërishtë që Krimeja dhe Ukraina lindore janë të populluar me pakicë ruse dhe në Krime.
Nga pikëpamja politike Rusia ne krye me Vladimir Putin deklarojnë “se ndjen kërcënime serioze për sigurinë e saj kombëtare”. Kjo është kryesishtë siq deklaruan para agresioni mbi Ukrainen për shkak të qeverisë së re jostabile dhe pavendosur në Kiev në krye me Zelenskin dhe shfaqjen e nacionalizmit (Ukrainas) në Ukrainë. Duke shfrytëzuar popullatën Ruse në Krime, e cila natyrisht është pro-ruse e përcaktuar, Rusia e lëvizi efektin domino të cilin asnjë në Perëndim nuk mundeshte konkretisht ta parashikojë – planin e Putinit. Pra, përmes aneksimit të Krimesë drejt Rusisë, ngadalë por sigurt hap pas hapi u përgadit edhe për aneksimi e Ukrainës Lindore (rajoni Donetck) drejt Rusisë, me të cilën është mundësuar edhe formimi i teritorit mbrojtës Rus Kalingard i ri në jugperendim të Ukrainës dhe Moldavisë lindore në Transdnistria (ish Republika Sovjetike Pridenstrovska, sot shtet që ndodhet mes Moldavisë dhe Ukrainës, e njohur vetëm nga Rusia, Abkhazia dhe Osetia Jugore) dhe realizimin e qëllimit përfundimtar zgjerimin e mburojës mbrojtëse të kufijve perendimor Ruse. Është e vërejtur se në të gjithë këtë situatë, Putin shfrytëzon plotësishtë precedentët në politikën ndërkombëtare të shekullit të kaluar (rasti i Kosovës) si “mbrojtës të pakicës kombëtare” në Ukrainë, duke përdorur taktikën e territorit, fuqisë politike, ekonomike dhe mbi të gjitha fuqisë ushtarake. Në këtë mënyrë Putin përpiqet ti korrigjoj “gabimet” (siç i shikon ai) të paraardhësve të tij në mardhëniet ndërkombëtare që nga koha e Jelcinit. Njëkohësishtë Rusia mundet në këtë situat të destabilizojë në më shumë rajone të ish BRSS-së, para se gjithash në Abkhazi në Gjorgji, Osetinë Jugore, Nagorno Karabah në Azerbejxhan, rajone të cilat ekzistojnë si shtete të pavarura të njohura nga Rusia, me qëllim largimin e ndikimit nga Ukraina dhe bashkimin e “qetë” të rajonit të Donetsk drejt Rusisë. Rusia nuk është e shqetësuar për destabilizimin e më shumë rajoneve në të njejtën kohë siq janë ish shtete e Bashkimit Sovjetik anëtre të BE-s, dhe shtetet e Ballkanit përëndimor siq janë: Mali i zi, Bosna dhe Hercegonina dhe Kosova nëpërmes Serbis kryesishtë përmes presionëve politike (me bllokimin e intitucioneve shtetrore), diplomatike dhe akteve terroriste dhe në fundë edhe me presion ushtarak.
Metodat se si Rusia do ti arijë këto objektiva, janë të panjohura për Evropën dhe SHBA-të. Megjithatë ekzistojnë numër të madh të mjeteve – instrumenteve që sigurisht do të përdoren nga Rusia në të ardhmen e afërt për shkak të aritjes të këtyre objektivave, këto i përfshijnë:
- Pakicat ruse në vendet e ish BRSS-së,
- Kapacitetin ushtarak dhe sistemet konvencionale të ushtrisë Ruse,
- Përvojën luftuese të fituar në luftën në Ҫeçeni Nagorno Karabah, Transdinstria, Osetia Jugore, Gjeorgji dhe aktualisht në Ukrain dhe rajonet tjera,
- Jostabilitet në rajonet e lartëpërmendura,
- Prania e forcave të armatosura ruse në rajonet e lartëpërmendura dhe mundësia për shkaktimin e jostabilitetit në Gjeorgji, Ermeni (si pjesë e Komunitetit të shteteve të pavarura me bazë ushtarake ruse në territorin e vet “për preventim” të konfliktit, konflikt në Nagorno Karabah), Azerbejxhan dhe Moldavi. (kur flasim për vendet e ish BRSS-së nën ndikimin Rus, duhet të shikojmë secilin vend veç e veç, sepse situata në secilin vend është e ndryshme),
- Kapaciteti bërthamor – në aspektin e parandalimit bërthamor,
- Rusia vepron si shpëtimtar ekonomik,
- Lidhja me vendet e Bashkimit Evropian dhe në Ballkanni përëndimor që janë të varur prej resurseve energjetike ruse,
- Ndërprerjen e furnizimit me resurse energjetike në Ukrainë dhe vendet e BE-së,
- Nënshkrimin e marveshjeve për furnizimin me resurse energjetike Kinës, Indisë dhe pjesës të vendeve Aziatike të cilat nuk janë nën ndikimin e SHBA-së,
- Ndikimi global politik ndaj politikës ruse në OKB dhe organizatave tjera ndërkombëtare.
Këto instrumente mund të përdoren në çdo moment veç e veç ose të kombinuara me qëllim realizimin e gjeopolitikës tradicionale ruse për formimin e zonës së sigurisë minimale (zona tampon) ose brez i shteteve neutrale, të cilat janë nën ndikimin e politikës ruse, duke e shmangur me këtë drejtëpërsëdrejti kontakt mes Rusisë dhe NATO-n dhe vendet anëtare të BE-së.
Zhvillimi i krizës në Ukrainë na konfirmoi gatishmërinë e Rusisë, dhe praktikisht janë përdorur disa prej instrumenteve të lartëpërmendura dhe gatishmëria e saj të kryej destabilizim të kontrolluar të shteteve në të cilat jetojnë pakicë ruse. Kurse në Ballkanin përëndimor të kryej deszabilizim të kontrolluar të shteteve në të cilat jetojnë pakicë Serbe.Te gjitha këto veprime Rusia ne krye me Vladimir Putin i bënë për realizimin e objektivave të saja gjeopolitike dhe kthimin e Rusisë si një prej faktorëve kryesorë ekonomik dhe ushtarako – politik në botë.
Megjithatë BE-ja është shumë e shqetësuar për këtë fenomen.