Kongresisti Engel: Çmimi nga Shqipëria është një nder për mua. Ndjehem mire që e ndaj këtë çmim me të gjithë miqtë e mi Shqiptaro – Amerikanë, të cilët vazhdimisht dhe me sukses kanë luftuar për demokracinë në Shqipëri, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Pa mbështetjen e tyre të palodhur , kontributin e shqiptarëve të Amerikës, rrugët për në Europë për këto vende do të kishin qenë shumë më të vështira/
WASHINGTON DC: Në një intervistë me gazetarin Beqir Sina nga Uashingtoni, Kongresmeni democrat i Nju Jorkut Eliot Engel – Bashkë-kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan foli për nderimin që i bëriPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.Presidenti i Shqipërisë dekoroi Grupin e Çështjeve Shqiptare me Medaljen e Flamurit Kombëtar, kurse Kongresmeni Robert Adelholt u nderua me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Siç dihet Grupi i Çështjeve Shqiptare, i kryesuar nga Kongresisti Eliot Engel është njëri prej disa organizimeve të tilla që funksionojnë në Kongresin amerikan dhe ka si qëllim të nxisë institucionet demokratike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, me besimin se një Ballkan i qëndrueshëm është në interes të të gjithëve. Grupi interesohet gjithashtu për përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Kogresisti Engel foli në këtë intervistë edhe për integrimin evropian të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe ka vlerësuar si shumë të miramarrëdhëniet midis SHBA, Shqipërisë dhe Kosovës.
Në një ceremoni që u mbajt dje pasdite në selinë e Kongresit, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel tha se:“Shqipëria ka qendruar përkrah Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe në çështje të tjera. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar përkrah Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe mezi pres ditën kur ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Puna që të gjithë ne kemi bërë së bashku ka ndihmuar për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona,”
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me kongresistin Eliot Engel me gazetarin Beqir Sina,
Beqir Sina: Zoti Engel si do ta vlerësoni ju pjesëmarrjen e shqiptarëve në takimin Mëngjesin Kombëtarë të Lutjeve ?
Engel : Unë jam gjithmonë i lumtur për të parë miqtë e mi shqiptarë nga i gjithë rajoni që kan ardhur në Uashington DC , për të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve . Shumë shqiptarë kanë qenë tradicionalisht pjesë e kësaj ngjarje dhe është një kënaqësi që për çdo vit miqt e mi shqiptarë t’i presë në zyrën time në Capitol Hill.
Beqir Sina: Kongresmen gjatë karjerës suaj ju keni marrë disa çmime dhe nderime, por si vlerëson çmimin e marrë nga Shqipëria, çfarë do të thotë ky Çmim i dhënë nga Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani – për ju ?
Engel : Si Bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongres , unë jam i nderuar për të marrë çmimin e Presidentit Nishani në emër të Komitetit për Çështjet Shqiptare në Kongres. Unë jam një mik i vjetër i popullit shqiptar , dhe kam mbështetur pa u ndal çështjen shqiptare dhe kam qenë aty pranë komunitetit shqiptaro-amerikan , si me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, por dhe me çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe me ecurinë e çështjes shqiptare në të gjithë Ballkanin . Më vjen mirë kur shikojë kombin shqiptarë që ka prosperuar dhe i shikojë shqiptarët sot duke shkuar drejt një të ardhme më të mirë drejt Europës .
Beqir Sina: Nëse do t’ia kushtoje dikujt tjetër këtë çmim , kush do të jetë ai ?
Engel : Do të ishte një nder për mua për të ndarë këtë çmim me të gjithë miqtë e mi Shqiptaro – Amerikanë, të cilët vazhdimisht dhe me sukses kanë luftuar për demokarcinë në Shqipëri dhe lirinë, çlirimin e pavarësisë për Kosovën . Sepse edhe pa mbështetjen e tyre të palodhur , kontributin e shqiptarëve të Amerikës, rrugët për ato çfarë sipërcitove për këto dy vende do të kishin qenë shumë më të vështira . Beqir Sina: Shqipëria dhe Kosova a janë duke marrë atë që ata meritojnë në rrugën e tyre për integrimin e tyre në BE ?
Engel : Unë besoj se të dy vendet janë duke shkuar në drejtimin e duhur , por unë do të doja të shoh se gjërat do të lëvizinin edhe më shpejt . Në një përpjekje për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian (BE) , në Shqipëri, unë i inkurajoj të dyja palët – qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në çështjet që i bashkojnë të gjithë shqiptarët . Tani që Shqipëria, ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme , unë shpresoj se i është hapur një shteg për anëtarësimin e saj në BE, që do të jetë i shpejtë dhe i qartë . Për Kosovën , ka pasur progres , edhe pse i ngadalshëm . Kosova përballet me pengesa të ndryshme nga ndonjë prej fqinjëve të saj . Unë ndjehem i sigurt se është koha që Kosovës, duhet ofruar hyrja në NATO-s, Partneritet për Paqe ( PfP ) dhe besoj se edhe në BE-. Porse ajo duhet të përqendrohet më shumë, dhe të shpenzojë energji për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të saj me BE , si dhe liberalizimin e vizave . Të dyja janë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe të Evropës në përgjithësi . Beqir Sina: A mendoni se edhe serbët e veriut të Kosovës do të integrohen me Kosovën drejt rrugës në BE-, apo do të qëndrojnë të ndarë, ashtu si po ndodh në veri të Kosovës, me Mitrovicën ?
Engel : Shumica e serbëve të Kosovës dihet se jetojnë në jug të lumit Ibër . Integrimi i tyre është tashmë në udhë të mbarë. Serbët, po shërbejnë sot në pozita të larta në qeverin e Kosovës . Ata janë duke drejtuar komunat e tyre dhe kanë marrë pjesë gjerësisht në zgjedhje . Ky është vetëm fillimi , por unë besoj se në të ardhmen , serbët në veri të Kosovës, do të ken më shumë avantazhe për një pjesëmarrje aktive në Kosovë dhe do të ndjekin shembullin e shumicës së serbëve që jetojnë në jug .
Beqir Sina: Kur ne flasim për integrimin evropian të shqiptarëve , ju edhe në dy termat e ish kryeministrit Berisha keni përmendur shpesh se SHBA e kan ndihmuar Shqipërinë, për të marrë statusin e kandidatit për BE . Por në dhjetor edhe me ardhjen e qeverisë së re, Shqipërisë, nuk iu dha statusi i kandidatit të BE-së . Cili është komenti juaj ?
Engel : Unë jam duke parë se ka një përparim të pabesueshm që Shqipëria ka bërë në ndërtimin e një demokracie të fortë që nga rënia e komunizmit. Megjithatë, Shqipëria, ende përballet me sfida të mëdha që kërkojnë bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjitha partitë në vend : “Qeveri, pozitë opozitë” . Për të dërguar një mesazh të qartë në BE-në, se Shqipëria, është gati për statusin e kandidatit , do të inkurajoja të gjithë shqiptarët që të punojnë së bashku për të përmirësuar klimën e tyre politike dhe ekonomike .
Beqir Sina: Së fundi , çfarë mesazhi do të donit të përcjellëni për gazetën tonë nga Uashingtoni ?
Engel : SHBA është dhe do të mbetet një mik i përjetshëm i popullit Shqipëtar në tërë Ballkanin , dhe unë dua t’ju siguroj se vendi ynë do të qëndrojë në mënyrë të vendosur me Shqipërinë dhe Kosovën në mënyrë që shqiptarët të vazhdojnë të zhvillojnë dhe të lulëzojnë si demokraci dhe më tej të integrohen në strukturat Euro-Atlantike .(Intervistoi:Beqir SINA)