![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2022/03/Kolona.jpeg)
Nga Rafael Floqi/
Bazuar në burimet mediatike perëndimore
Ndërsa dita e tetë e pushtimit rus të Ukrainës filloi të enjten në mëngjes, forcat ruse dukej se kishin fituar kontrollin taktik të qytetit të tyre të parë, qytetit port jugor të Khersonit, por Ukraina ende po qëndron në Mariupol, Kharkiv dhe Chernihiv, pavarësisht granatimeve të rënda. Vdekjet po shtohen nga të dyja anët.
Shpërthime të mëdha u dëgjuan në Kiev gjatë natës, por sipas përditësimit të mëngjesit të së enjtes të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, trupi kryesor i kolonës ushtarake ruse 40 milje të gjatë që përparon drejt kryeqytetit, ka ngecur gati 20 milje nga qendra e qytetit, “duke u vonuar nga Rezistenca e fortë ukrainase, prishje mekanike dhe mbingarkesa. Kolona ka bërë pak përparim të dukshëm në më shumë se tre ditë.”
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby dha një prognozë të ngjashme të mërkurën, se kolona “e ngecur”, “nga vlerësimet tona më të mira, nuk ka bërë ndonjë përparim të dukshëm në 24-36 orët e fundit”, ndoshta, sepse rusët “po rigrupohen dhe po rivlerësojnë veten”, progresin që ata nuk kanë bërë dhe si të kompensojnë kohën e humbur”, por ndoshta edhe për shkak të “sfidave logjistike dhe të qëndrueshme” dhe të “rezistencës nga ukrainasit”.
Tetë ditë pas luftës, avancimi i kamionëve të furnizimit, trupave dhe armëve ruse është rrënuar nga mungesa e karburantit dhe ushqimit dhe sfidat logjistike, duke përfshirë motin dhe baltën. Trupat ukrainase kanë arritur të sulmojnë dhe të pamundësojnë disa automjete në pjesën e përparme, duke krijuar bllokim trafiku, por rusët e kanë mbrojtur kryesisht kolonën nga sulmet nga ajri, sipas zyrtarëve dhe analistëve perëndimorë.
Mungesa e progresit të matshëm të kolonës ka shkaktuar pyetje në lidhje me implikimet afatshkurtra dhe afatgjata për planifikimin e luftës të Rusisë. Por a do të ndikojë kjo në rezultatin e luftës?
Mason Clark, një analist rus në Institutin për Studimet e Luftës, thotë se saga e kolonës mund të jetë emblematike e mangësive në ushtrinë ruse, e cila është relativisht e papërvojë në ekzekutimin e operacioneve në shkallë të gjerë që kombinojnë forcat ajrore, tokësore dhe detare. Por nuk ka gjasa ta parandalojnë Rusinë që të mbizotërojë kundër mbrojtësve ukrainas të paarmatosur edhe pse më të shumtë.
KU ËSHTË DHE ÇFARË KA NDODHUR?
Kolona, e cila shtrihet për më shumë se 65 kilometra (40 milje) nga afër Prybisk në veri në skajin jugor pranë aeroportit Antonov, po lëvizte në mënyrë të qëndrueshme në jug në fillim të luftës. Por këtë javë, përparimi sic u duk për të gjithë, u ndal.
Raportet u përqëndruan menjëherë në mungesën e karburantit dhe ushqimit. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i SHBA-së tha se trupat ukrainase kanë shënjestruar autokolonën me zjarr tokësor, duke përfshirë raketat antitank Javelin të ofruara nga vendet perëndimore. Ndikimi më domethënës i këtyre sulmeve është se ata goditën automjetet në pjesën e përparme të kolonës, duke krijuar në thelb një bllokim rrugësh.
Përveç kësaj, toka me baltë e ka bërë të vështirë për rusët daljen jashtë rrugës për të bërë më shumë përparim përgjatë rrugëve të tjera. Fotot dhe videot tregojnë automjete të ngecura në baltë.
John Kirby, sekretari i shtypit i Pentagonit, tha se zyrtarët amerikanë vlerësojnë se autokolona, si dhe shtytja më e gjerë ruse drejt Kievit nga veriu, është përgjithësisht bllokuar. Ai tha se rusët duket se po rigrupohen dhe po rivlerësojnë arsyet për përparimin e tyre të ngadaltë, “dhe si të kompensojnë kohën e humbur”. Ai tha se ata me siguri ata nuk i kishin parashikuar probleme të tilla apo shtrirjen masisve të rezistencës ukrainase.
A KA PROBLEME SERIOZE PËR OFENSIVEN E RUSISË?
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë kundër çdo përfundimi gjithëpërfshirës se problemi i kolonës sinjalizon një pengesë dobësuese për rusët. Ndërsa qartazi e ka ngecur sulmin rus në Kiev për momentin, zyrtarët besojnë se Rusia ka aq shumë fuqi luftarake ushtarake në Ukrainë sa do të përshtatet, kompensojë dhe kapërcejë pengesa të tilla. Vëzhguesit thonë se Rusia ka qenë e frustruar qartë nga problemet e vazhdueshme logjistike të furnizimit të trupave me ushqim dhe të automjetet me karburant.
Clark tha se një pjesë e segmentit të kamionëve me karburant të autokolonës kishte pak karburant, për ironi, “gjë që ju tregon gjendjen e logjistikës ruse në këtë linjë sulmi”.
Është gjithashtu e mundur, thonë zyrtarët, që një pjesë e arsyes për ngecjen e përparimit është se komandantët rusë po ndalojnë qëllimisht për të rivlerësuar dhe rivendosur, duke lënë kohë për të marrë më shumë furnizime përpara fillimit të një avancimi të mëtejshëm drejt Kievit.
Vëzhguesit vërejnë gjithashtu se në vende të tjera – kryesisht në jug – trupat ruse po kanë më shumë sukses. Ata njoftuan kapjen e qytetit jugor të Khersonit, një port vital i Detit të Zi prej 280,000 banorësh dhe zyrtarët lokalë ukrainas konfirmuan marrjen e selisë së qeverisë atje. Dhe ata po fitojnë terren në përpjekjet e tyre për t’u zhvendosur në Mariupol një port strategjik në detin Azov që do të lidhte me vijë tokësore Krimenë dhe Donbassin. Sipas analistëve forcat jugore ruse vijnë nga Krimea dhe janë stërvitur bashkë trupat tokësore me ato detare dhe aviacionin, kurse trupat e veriut janë kryesisht ushtarë rekrutë pa përvojë.
KOLONA KA NGECUR NGA GOMAT E LIRA
Trent Telenko, një specialist i pensionuar i stafit të Pentagonit dhe bloger i historisë ushtarake, sugjeron se një arsye tjetër e madhe mund të jenë gomat e Rusisë, siç shpjegoi ai në një temë të gjatë, të ilustruar në Tëitter, bazuar në fotot e sistemeve të braktisura të raketave me rrota ruse Pantsir-S1 dhe përvojës së tij. si auditor i automjeteve të ushtrisë amerikane. “Kur i lini gomat e kamionëve ushtarakë në një vend për muaj të tërë,” llokmat bëhen të brishta në diell dhe prishen si gomat e Pantsir-SR, shkroi ai. Askush nuk e ka ngarër atë mjet për një vit”. Karl Muth, një ekonomist, këshilltar qeveritar dhe i vetë-përshkruar “ekspert i gomave”, duke rënë dakord me Telenkon, shtoi disa detaje rreth gomave.
“Ka një implikim të madh të nivelit operacional në këtë,” tha Telenko. “Nëse ushtria ruse ishte shumë e korruptuar për të ushtruar një Pantsir-S1, ata ishin shumë të korruptuar për t’u stërvitur me kamionët dhe [automjetet luftarake të blinduara] me rrota tani në Ukrainë”, që do të thotë “rusët thjesht nuk mund t’i rrezikojnë ata jashtë rrugës gjatë Rasputitsa nw zezonin e baltës”. Ky është një problem për kolonën në veri, shtoi ai. “Krimea është një shkretëtirë dhe zonat bregdetare të Ukrainës Jugore janë më të thata. Kështu që ne nuk po e shohim këtë atje. Por diku tjetër rusët kanë një problem të madh për 4 deri në 6 javët e ardhshme.”
Megjithatë, shtrirja – dhe kohëzgjatja prej disa ditësh – e problemeve të kolonës ngrenë çështje më të mëdha, nëse rusët u përgatitën në mënyrë adekuate për sulmin, pavarësisht se i pozicionuan trupat rreth Ukrainës për muaj të tërë përpara se të hynin në të vërtetë. Shumë do të thoshin jo. Parimi për çdo fushatë tokësore është që të sigurohet që trupat të kenë furnizimet, armët dhe gjërat bazë si ushqimi, uji dhe karburanti, që u nevojiten për të ecur përpara drejt objektivit të tyre.
Të enjten, presidenti francez Emmanuel Macron foli për 90 minuta me presidentin rus Vladimir Putin, i cili i tha atij se operacionet ushtarake në Ukrainë “po shkojnë sipas planit”, tha një zyrtar në zyrën e presidentit francez.
Por, paaftësia e Rusisë për të mbajtur trupat e saj të furnizuara ka ngritur vetullat në Pentagon, ku zyrtarët theksojnë se kanë vite që ushtria e Moskës është përfshirë në këtë lloj lufte tokësore. Dhe ata thonë se është e vështirë të thuhet nëse ky ishte një dështim për të planifikuar siç duhet sulmin apo një kolaps në ekzekutimin e planit nga ushtria ruse.
SI ROSA TE ULURA?
Pyetja më e shpeshtë ka qenë pse ushtria ukrainase nuk e shkatërron kolonën, pasi janë ulur në autostradë. Një varg kaq i gjatë automjetesh ushtarake në terren relativisht të hapur do të ishte normalisht i prekshëm nga sulmet ajrore. Por çdo sulm ukrainas mbi kolonën mund të jetë i kufizuar, sepse zyrtarët besojnë se ai përmban sisteme të mbrojtjes ajrore dhe mund të mbrohet nga forcat kontrolluese për të shmangur sulmuesit tokësorë.
Një kolonel ukrainas tha se trupavet ruse po u mbaronin furnizimet dhe morali. Koloneli ukrainas i tha Wall Street Journal: “Rusët menduan se mund të depërtonin dhe të ishin në Kiev brenda dy ditësh. Ata nuk e kuptuan se ne kemi mësuar se si të bëjmë luftë në tetë vitet e fundit.”
“Tani ata ulen atje, të uritur, pa karburant, të demoralizuar, dhe ne hyjmë çdo pak kohë dhe i nxjerrim. Dhe çdo ditë, ne po i shtyjmë prapa.”
Ndërsa ushtria ukrainase ka goditur automjetet në pjesën e përparme dhe në vende të tjera sporadike, ka të ngjarë të jetë shumë e rrezikshme të vendosësh avionë me pilot në zonë për ta nxjerrë atë me armë më të mëdha, të cilat gjithashtu mund të përballen me sulme mbrojtëse. Dhe ushtria e Ukrainës ka qenë e përqendruar në mbrojtjen e qyteteve kryesore që janë nën rrethim dhe në rrezik për t’u kapërcyer.
Bllokimi i përparimit të kolonës mund të krijojë probleme të shumta strategjike për Rusinë.
Së pari, si linja kryesore e furnizimit rus për çdo sulm të madh në Kiev, është një objektiv shumë i madh për forcat ukrainase që luftojnë kundër pushtimit.
Së dyti, qëndrimi në një bllokim trafiku 40 milje të gjatë për ditë të tëra mund të ndikojë në moralin dhe disiplinën e ushtarëve rusë përpara një operacioni të madh ushtarak.
Martti Cari, i cili më parë ka shërbyer si ndihmës shefi i inteligjencës së mbrojtjes të Finlandës, i tha CNN se të ngecesh në këtë mënyrë është e keqe për moralin për dy arsye. “Së pari, ukrainasit kanë dronë dhe avionë që mund të sulmojnë kolonën. Së dyti, kur ulesh në të njëjtin vend qarkullojnë thashetheme që ndikojnë në mentalitetin tënd. Kështu që bëhesh nervoz dhe i lodhur, gjë që nuk është një kombinim i mirë.”