….GANGRENA E SISTEMIT DHE VLERAVE DEMOKRATIKE!/
Nga Besim NDREGJONI/
Shoqeria shqiptare po perballet cdo dite me helmimin ideologjik te diktatures komuniste dhe me mashtrimin dhe dejvijimin e vertetes ne mes krimeneleve qe shkaktuan mijera viktima dhe Viktimave te pafajshem. Sot mbas 26 vitesh ato perbalten nga Enverizmi politik dhe mediatik. Presidenti i Republikes Bujar Nishani ne perputhje me kushtetuten e vendit dhe ne nderim te jeteve te pafajshem që i ekzekutuan kriminelet e diktatures Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Qemal Klosi etj. ndaj atyre shqiptareve qe nuk pranuan diktatin komuniste ne Shqiperi ne 71 vjetorin e vrasjeve te tyre i nderoi medaljen “Martir te Lirise “ 67 qytetar të Krahines së Lushnjes të vrare pa asnje faj nga krimineli Mehmet Shehu. Veprimi i Presidentit ishte kushtetues, një nderim ndaj jetëve të tyre, një nderim njerzor dhe kombëtar. Por ky nderim tmerroi ideologët dhe historianët e diktaturës, Paskal Milon, Pëllumb Xhufin, Moikom Zeqon , Vito Kapon, e deri tek Zv ministri i Mbrotjes Petro Kocin, dhe disa të ashtuquajtur veteran që jane pjesmarres në krimet ndaj qytetareve të Lushnjes dhe të Shqipërise, denuan nderimin e Presidentit dhe kërkuan në kor që ketyre qytetareve shqiptare të u hiqej dekorata se këta ishin bashkepuntore të fashizmit etj perralla me dediktiv te ketyre qe kan mbi 70 vite qe manipulojne deformojne te verteten. Po cili dokument arkivor shqiptar dhe I huaj verteton qënjen e ketyre martirve me fashizmin e aq me pak se keto dhe para pushkatimit deklaruan se ne “derra bëhemi e kamunista jo”.
KRIMINELET ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU.
Ky kor kukuvajkash ideolloge që në ndërgjegjen e tyre rëndon indokrinimi ideologjik dhe mashtrimi me te vërteten. Ky kor liliputesh hulmutimi i tyre ndaj ekzekutimeve , burgjeve torturave vrasjeve pa gjygj grabitjeve , përdhunimeve dosjeve teë hetusisë të sigurimit të shtetit është inekzistente. Ju kujtojme këtyre liliputeve të diktaturës se e vërteta e shkatron manipulimin tuaj gjysëm shekullor. Ju në vend që të skuqeni nga krimet që kan bërë Mehmet Shehu, Hysni Kapo e Klosët me kompani dhe të ju kërkoni falje atyre familjeve lushnjare , keni kurajo dhe përbaltni të vërteten historike të atij krimi që pë r 50 vite e keni manipuluar dhe keqintpretuar simbas politikes diktatoriale. Është turp dhe papërgjegjësi kombetare që shtypi i shkruar, boton gënjeshtrat dhe shpifjet e mbrotjsve të krimineleve dhe hesht përball jetëve të pafajshëm të viktimave.
Unioni Kombetar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike të Shqipërise I kërkon Kryeministrit Edi Rama dinstancimin nga ky kor helmuesësh ideologjik të diktatures, dhe shkarkimin e menjëhershëm të Zv Ministrit te Mbrotjes Petro Koci për perbaltjen dhe shpifjen , urretjen ndaj lushnjareve që i vrau krimineli komuniste Mehmet Shehu.
Zoti Kryeminister mbani përgjegjesi kushtetuese para kombit nqs prishni ekulibrat e shoqërise, dinstancimi i juaj është detyrim kushtetues dhe kombëtar,
HAMIT MATJANI LUFTETARI ANTIFASHISTE DHE ANTIKOMUNISTE DHE BASHKEPUNTOR I CIA VRARE NGA KOMUNISTAT.
I kërkojme Presidentit të Republikes Bujar Nishanit të nderoi me urdherin e larte ‘
“ Nderi i Kombit ,” Trimin antikomuniste e anti fashiste Lushnjarin Hamit Matjanin duke vne ne vend të vertetën e kontributin e këtij luftetari që ishte ushtar i atdheut të tij të nderuar dhe në shërbim të SH.B.A. për meritat si luftetar ndaj diktatures komuniste. E verteta duhet të shkatroi totalishte enverizmin politik e mediatik që është bëre gangrenë e sistemit dhe vlerave demokratike , që po helmon çdo dite brezin e ri. Është detyrim I çdo shqiptari të denoi ideologjine enveriste që po shkatron vlerat dhe sistemin demokratik ne vendin tone.
Presidenti
Besim NDREGJONI