18-vjetori i Epopesë të UÇK-së, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, veprimtar të komunitetit bënë homazhe pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyqit, dhe vendosën kurora me lule /
Nga Beqir SINA/
YONKERS NY : Manifestimi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, këtë të dielë nën organizimin e ish luftëtarve të Batalionit Atlantiku nga SHBA, u shënua edhe në Yonkers New York, me një ceremoni përkujtimore në varrezat e tre vëllezërve Bytyqi, Agron, Ylli e Mehmet.
Më datën 6 Mars 2016, ditën e dielë, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, veprimtar të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfaqësues të Republikës së Kosovës, në Washington dhe New York, u mblodhën së bashku – për të përmbyllur aktivitetet tre ditore 5-6-7, Marsin, në nderim, të Epopesë së UÇK-së.
Shoqata “Atlantiku” me bashkësponzorët e këtij manifestimi nderues, babai dhe nëna, vëllezërit, dhe anëtarët e tjerë, të Tre Vëllezërve Bytyqi, të vrarë 18 vjetë më parë , barbarisht nga forcat serbe, ambasada e Kosovës në Washington, dhe Konsullata e saj në New York, vendosën kurora me lule të freskta, dhe folën duke sjell kujtim të tyre, dhe përkujtuar me këtë rast rënjen heroike të Dëshmorëve Bytyqi, tre vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit,
Në këtë manifestim morën pjesë dhjetra vetë, Asambleisti i New Yorkut zoti Mark Gjonaj, Kryetari i Shoqatës Atlantiku, Gani Shehu, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, Ambasadoria Vlora Çitaku, Atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës Gjeneral Xhavit Gashi – Konsulli i Kosovës në New York, Ylber Kryeziu, dhe Fatmir Zajmi,Ish-i burgosuri politik, dhe ish ushtarë i UÇK-së, Ali Lajçi, Kryetari i ASHASH, profesor Skënder Kodra, si dhe veprimtarë të tjer të komunitetit, mbështetës të pa kursyer të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Kenektiket dhe New Jersey, dhe anëtar të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Aktiviteti në shënimin e 18-vjetorit të Epopesë të UÇK-së, vazhdojë me homazhet pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyqit .
Manifestimi për Epopenë e UÇK-së, që konsiderohet ngjarja më e ndritur e historisë sonë më të re, u mbyllë me një koktejl në mjediset e Hotelit Royal Regency, vendin ku 17 vjetë më parë, do të nisej për të luftuar në Kosovë, për lirinë dhe çlirimin e saj Batalioni Atlantiku, me luftëtarët shqiptarë nga Amerika
Ish komandanti i UÇK-së në Junik dhe më vonë komandant i Batalionit Atlantiku, z. Gani Shehu, me rastin e Epopesë së UÇK-së, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të Shoqatës Atlantiku, dhe ish luftëtarin e Batalionit Atlantiku, Adrian Grajçevci ishi organizatorët e kësaj veprimtarie, foli në emër të organizatorit.
“Ne jemi tubuar këtu para 3 lapidarve të tre dëshmorve, tre vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, për të nderuar veprën e tyre, sakrificën dhe gjakun e tyre” tha ai ndërsa shtoi se “ ne sot po ashtu nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithë çka që patën, pra edhe jetën e tyre, për lirinë e Kosovës”.
Ndërsa, ai kujtojë 5,6,7 marsin e vitit 1998, Shehu, tha se ai ishte muaji i atij viti, i cili ndryshoi edhe historinë e Kosovës dhe shqiptarëve me daljen në skenë të UÇK-së, të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, dhe Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, sepse pikërisht ato ditë, në Prekaz të Drenicës, ndodhi edhe kthesa e madhe historike, kujtojë Shehu..
“Me rënjen e Komandatit legjendar, të UÇK-ës, dhe familjes së tij, rradhët e UÇK-së, tha Shehu, po shtoheshin ditat ditës, mijëra djem dhe vajza, nga Kosova, Shqipëria, dhe gjitha tokat shqiptare, dhe, diaspora, iu bashkuan radhëve të saj për të luftuar për lirinë e Kosovës. Radhëve të ushtrisë së lavdishme çlirimtare, të Kosovës, ju bashkua edhe Batalioni Atlantiku nga SHBA, që dha edhe këta tre dëshmorë , tre vëllezërit Bytyçi, për të mos vdekur kurrë dhe ne i kujtojmë sot”
Ne ishim ata që bemë diçka, tha në fjalën e saj Ambasadoria e Republikës së Kosovës në Washington – Vlora Çitaku, ndërsa, për një moment, një pikë loti i rrëshqiti, ajo shtoi por ju ishit ata që dhatë gjithçka, dhatë tre fëmijë – tre dëshmorë të Kosovës.
“Me shpirt dhe me mendje çdo ditë, tha ajo ky vend është vend nga ku ne të gjithë frymëzohemi për të punuar edhe më shumë dhe për të jetësuar Kosovën, atë për të cilën, djemtë e juaj kan ra dëshmor. Amaneti i tyre dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nuk është realizuar plotësisht, por ne të gjallët i sigurojmë do të punojmë pa u kursyer që të realizojmë edhe amanetin e të gjithë të rënëve”.
Ish gazetari Zerit të Amerikës, Gjekë Gjonleka, njeri prej atyre, që ka mbajtur fjalimin kryesorë në këtë vend,18 vjetë më parë, prej ku u nisën ushtarët e Batalionit Atlantiku, përfshirë këta tre dëshmor, tre vëllezër , Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, tha se “Kur, kujtojmë këtë familje, natyrishtë se kujtojmë edhe ato çfarë kjo familja na dha, për çlirimin e Kosovës. Pra, këta tre dëshmor, të cilët na drithëruan zemrën – kur u sollën tre arkivolat me trupat e tyre, të cilët ranë mekanisht në dhe, në këto tre varre në këtë vend, që duhet të kthehen në një vend pelegrinazhi, për të gjithë ne shqiptarët. Mbasi tani këto tre varre, janë varret më të nderuara, janë varre heroike, janë legjendare, se janë në tokën e SHBA e tre shtetasve amerikanē”
Duke paralelizuar vrasjen e tre vëllezërve ushtarë amerikanë në Luftën e Parë Botërore, Gjonlekaj, e quajti këtë rastin e dytë në historinë e SHBA, këtë të tre vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë të ekzekutuar në Serbi, si rastet më te veçanta dhe që ngelen në histori.
“Historia e kësaj familje, tha Gjonlekaj, është shumë më shumë se sa e dimë ne. Ajo është një nga historitë më të shkëlqyeshme të shqiptarëve të Amerikës. Sepse, me shkue tre vëllazër të lindur në Amerikë, dhe për të luftuar për vendin e tyre, dhe, të vriten për Kosovën, është histori. Andaj kjo familje, sot është familja më e nderuar, kurdo herë, nga ne të gjithë shqiptarët ” tha ai.
Aktori Shaban Lajçi dhe rapsodi popullor Tom Gjergji, recituan, një poezi, të përshtatura për luftën e Kosovës, dhe tre vellëzërit Bytyçi, Agron Ylli dhe Mehmet Bytyçi, duke vendosur nga një plisë të bardhë në tre lapidarët.
Në fund në emër të familjes Bytyçi, babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi falenderoi në emër të familjes së tij të gjithë të pranishmit.
Kole Juncaj says
I MADHI GJEKE GJONLEKAJ,dakord! me fjale te ashpra e BOMBASTIKE del,kure asht fjala per Serbine, por nese dikush e pyet per malazezet qe jane jataket e Gjekes, e Gjeka “kuriri” i tyre, atehere Gjeka nuk e hap llapen….por e mbyll qyqen. Turp per Gjeke Gjonlekfilomalazezin e LAVDI PER VELLEZERIT DHE FAMILEN, BYTYQI.