Sopranoja e famshme Ermonela Jaho tund Uashington DC me aktrimin dhe zerin e mrekullueshem/Nga Merita Bajraktari-McCormack*-Uashington DC/“Madama Baterflaj” eshte opera mjaft e njohur e kompositorit Italian Xhakomo Pucini dhe nuk eshte hera e pare qe vihet ne skene ne Teatrin Kombetar te Operas ne Qendren Artistike Xhon Kenedi ne kryeqytetin Amerikan.Por kesaj here Qendra Kenedi duket sikur po pushtohet nga shqiptare te kesaj zone sepse ka lidhje me Shqiperine J ! Ne kete opera , historia e mirenjohur e vajzes japoneze qe eshte shnderruar ne nje gejsha per aresye financiare, por qe ka nje sinqeritet te pakrahasueshem dhe nje besim te patundur ne burrin qe ajo e konsideron jo vetem bashkeshort legjitim por pothuajse Zot te saj , duke perfunduar tragjikisht ne vetevrasje, u soll ne skene me nje talent te jashtezakonshem nga nje trupe e perzgjedhur artistike,ku rolin kryesor e luan shqiptarja shume e talentuar Ermonela Jaho.Ndersa kritikat profesionale le ti bejne ata qe enjohin artin muzikor si duhet, mendoj se ne shqiptaret e ketushem kemi shume per te thene gjithashtu. Jam e sigurt qe ashtu si u ndjeva une mbreme , me 15 maj, 2017, ashtu jane ndier te gjithe spektatoret e tjere, por me perjashtimin qe ne shqiptaret sikur kemi nje ndjesi me shume. Meritueshem keshtu! Ne shihnim historine e dhimbshme te Co Co Sanit , vajzes qe kishte emrin Baterflaj (flutur) dhe duke shijuar zerin e bukur te Ermoneles, qe here tingellon si kanarine, here si bilbil, here si thellenxe, here si shqiponje e here si luaneshe, ne perloteshim dhe buzeqeshnim. Sepse dritherimat qe sjell talenti i saj pershkonin gjithe sallen, sepse aktrimi I saj percon thelle ne shpirt ndjesine e personazhit, hapesira zanore e ermoneles ehste e papare, nga nota me e ulet ne ate me te larte, por dhe ne perloteshim e buzeqeshnim sepse ne mendjen tone e ne shpirtin tone na trokiste e na ngazellente mendimi : Ajo eshte shqiptare, ne dejet e saj vlon gjak shqiptari, ne shpirtin e saj ka emocione qe jane zhvilluar e pjekur me mekimin e nje familjeje shqiptare . Nuk besoj se ka ndonje shqiptar qe ka pare shfaqjen dhe nuk eshte ndjere ne kete menyre, kreanr per Ermonelen. Dhe ne pushim te shfaqjes ne e gjenim njeri –tjetrin, reagoninm, reflektoninm, gezonim. Sa bukur!Ermonela zbukuroi vendin e perseri shpertheu edhe ne aktin e dyte. Dhe ne fshinim lotet e mundoheshim te vidhnim ndonje skene per fotografi megjithese na qortonin ata qe ruajne rendin ne salle . Shfaqja mbaron, publiku nuk iken, publiku duartroket si kurre ndonjehere. Publiku duartroket e uron, ne shqiptaret therresim Bravo Ermonela, te Lumte, ngrejme duart , bejme simbolin e shqiponjes, te sigurt qe Ermonela na ndien, dhe na di , sepse nuk na sheh per shkak te ndricimeve, por ne perseri mblidhemi, gjendemi e drejtohemi tek vendi ku dalin aktoret, duam ti themi Ermoneles na ke mahnitur moj vajze dhe te falenderojme.Dhe ecim, e gjejme vendin dhe presim derisa dikush na thote, ju nese jeni miq te Ermoneles jeni te ftuar poshte, afer dhomes se veshjes se artisteve. Habitemi nga zemergjeresia, zbresim me vrap, dhe aty na del fluturza shqiptare, Ermonela, e qeshur, e bukur, sikur ska punuar hic per tre ore mushekerite e saj, e fresket dhe na perqafon, na falenderon e nap yet nje me je si jemi, si kalojme dhe na falenderon. E ne mbesim, jemi te gjithe si te shokuar nga madheshtia e talentit por me shume nga thjeshtesia e ciltersia e saj. Dhe keshtu tek bejme foto e ajo na trajton te gjitheve sikur te ishim motrat e vellezerit e saj te vertete ne ikim te mrekulluar sepse nje shqiptare jo vetem ka talent por ka shpirt te madh e na dhuroi nga miresia e saj. Dhe sic do mburrej me te drejte mikja ime kaninote Bona, “po eshte mbese nga Vlora ajo.. “ ne te gjithe themi edhe ne jemi pak Vlonjate sot, sepse te gjithe ishim aty pak si nena e saj, pak si familjaret e shoqeria e saj e afert, por me se shumti, si bashkepatriotet e saj nga te kater anet e trojeve amtare qe te gezojme me te e ta falenderojme e ti themi : “Ermonela faleminderit dhe suksese gjithmone! Dhe deri ne shfaqjen tjeter….Mirupafshim!
*Merita B. McCormack , eshte Vatrane nga Dega e Uashington DC , eshte autore e disa vellimeve me tregime dhe me poezi dhe kontriuese e reegullt ne median shqiptare te diaspores ne USA dhe ne trojet amtare