Nga Sinan KAMBERAJ/ Shpreh keqardhje tê thellë për sulmet fizike që ndodhen kohëve të fundit mbi gazetarët në Kosovē. Siç u njoftua, i fundit ndodhi pardje mbi njērin prej gazetarëve më të mirë e më të guximshëm në Kosovë, Vehbi Kajtazit.
Dhunuesi duhet të ndëshkohet simbas Ligjit. Në të kundërtên, për moszbardhen e krimit, turpi bie mbi pushtetin, duke lënë hapësirë për dyshim se struktura të tij mund të qëndrojnë mbrapa këtij akti barbar.
Kajtazi, gazetar hulumtues, redaktor i Portalit prestigjioz ‘Isajderi’, bashkë me kolegun e tij, Pajtim Olluri, drejtor i Portalit, (i cili kohë më parë u sulmua poashtu mizorisht), kanë kritikuar rreptë kriminalizimin e çdoditshëm të shumë hallkave dhe strukturave të shtetit të Kosovës. Tashmë êshtë shumë e qartë se struktura kriminale nē pushtet, ose të lidhura me pushtetin (me ‘Hymnin’ e tyre -“Pronto” në gojē), po ua nxijnë jetën qytetarëve të pafat shqiptarë, të “zënë peng” brenda kufijve të Kosovës.
Këta hajdutë janë edhe injorantē.
Si analfabetë që janë, ata nuk e dijnē se ‘Lajmësi’(pra gazetari) ishte i mbrojtur me shekuj, edhe me Kodin Moral – Juridik Shqiptar – Kanunin e Lekë Dukagjinit! (“Lajmêsi nuk vritet”, thotë një Nen i Kanunit).
Le të kujtojmë me kētë rast se vetēm në vendet me regjime diktatoriale dhunohen e vriten gazetarët.
Breza të tërë të gazetarëve shqiptarë, përgjatë pesë decenieve, janë vrarë e dhunuar nga ana e regjimit serb në Kosovē.
Është lajm i keq, lajmi i dhunimit të gazetarit në Kosovën e Lirē!