Faik Konica:Ju tregoj si e mora drejtimin e gazetes “Dielli” dhe si u inspirua Vatra dhe Kanunorja e saj nga dy shoqerite irlandeze The Gaelic League edhe Sinn Fein/
Para se të vij në Amerikë kisha rrojtur disa vjet n’Ingli, dhe atje kisha vënë re analogjin’ e madhe që kish Irlanda kundër Inglisë me Shqipërinë kundrejt Turqisë- me ndryshimin që Irlandasit të frymëzuar nga një idealism të pa vdekur, po lëftojin qindra vjet për clirimine tyre. Nisa pra të studjoj organizatat e këtij populli të cuditshëm dhe vecan dy:- the Gaelic League edhe Sinn Fein, e para për të përhapur kulturën me anë të gjihës nacionale, e dyta për të ndarë Irlandën nga Inglia. Organizimi dhe Kanunorja e Vatrës u inspiruan gjer në një pikë nga të dy shoqëritë irishe dhe prandaj “Vatra” ka pasur dhe ka në gji të saj dy tendenca që rrjedhin nga inspirata e parë e tyre:tendenca kulturale dhe tendenca politike, nga të cilat e fundmia ka mbretëruar shumë vjet dhe tani del në shesh edhe e para; e penguar aq kohë me padrejtësi dhe për dëm të popullit.
Më 9 të vjeshtës së Mesme 1909 arita në Boston nga vapori Ivernia(që është një tjatër emër I I Rllandës) dhe mora në dorë redaksinë e Diellit, të cilën gjer atëherë (numër 29) e kish shkruar me talent At Fan S. Noli. Diellin e zotronte dhe e mbante shoqëria Besa-Besën e cila qëndrimin e ksihte në Boston, po anëtarët I kishte më të shumtët në rrethet; Natick, në Cocshitude, në Brocton, në Freminghem, në Malboro, në Lynn, në Ëorvester, në Southbridge etj., dhe ca të pakët anëtarë shumë më larg. Përvec shoqërisë Besa-Besën kish n’Amerikë edhe disa shoqëri të tjera, ca për interesat e një fshati ose ët një qyteti, ca edhe me qëllim të përgjithshëm. Po Shoqëria Besa-Besën, si propprietare dhe botonjëse e “diellit” cquante përmi të gjitha dhe kish një rëndësi të vecantë.
Si u vendosa në Boston edhe u njoha me patriotët që merrnin pjesë në lëvizjen kombëtare, nisa të përhap’ iden’ e bashkimit ët shoqërive, po ndonëse e pëlqejin ët gjithë, asnjë s’dukej gati të bënte capin e duhur. Me shoqërin’ e Jamestoën-it ish bërë fjalë edhe më parë, por s’ksih dalë gjë shoqëria korcare.”Arësimi” ish ajo që cfaqte dëshirën më të madhe për bashkim, dhe pata shumë herë fjalime të pëlqyera për këtë cështje me kryetarin e athershëm, Z. Nik Dishnica. Po edhe këto fjalime kanë humbur. Dheu nuk ish edhe I gatitur mjaft për lulëzimin e mendimit.
Disa javë pas ardhjes sime këtu, këshillova të mbahet një mbledhje e shoqërisë Besa-Besën, për të biseduar vetëm këtë cështje, edhe atje cfaqa idenë që shkaku i mosbashkimit të shoqërive ish se shoqëritë s’dojin të humbisjin qënien e tyre duke u cdukur në gji të njerësve vetëm të shoqërisë Besa-Besën, dhe proponova një zgjidhje të pëlqyer:Jo bashkimin, po federimin.
“Dielli” , 31 mars 1922