Shkruan: Eugen SHEHU/Bern-Zvicër/
Zemrat e ushtarëve të vjetër janë si diejt.Ato perendojnë në muzg për tiu rikthyer ditës që vjen. Për tiu falur kësisoj përjetësisë.Kjo sentencë e ardhur prej qindra vitesh largë do të bashkohej me imazhin e nacionalistit Faik Quku,jo vetëm për ta dëshmuar atë,por tek e mbramja për ripërcaktimin e dimensioneve të veprës së tij.Në këtë ripërcaktimin mendoj se askurrë nuk vlejnë gradat,dëshmitë,dëftesat e notave dhe shërbimeve që mijëra shqiptarë në historinë tonë u bënë të huajve duke i shpërblyer me para e letra.Vlerat e personalitetit të Faik Qukut marrin vlerat e tyre reale vetëm e vetëm pse ato maten me ato ç’ka bëri ky birë i Shkodrës për lirinë pamvarsinë dhe bashkimin e krejt Shqipërisë Etnike.Në gjakun shqiptar të pastër,që në fëmijërinë e parë i ka gurgulluar tok me shpirtin trimërorë edhe geni i atit për pushkën.Shaqiri,babai i Faikut,ka qenë i njohur si oficer artilerie i aftë jo vetëm profesionalisht por edhe në ndërthurjen e kësaj arme mbrenda teatrit të veprimeve luftarake.Edhe pse historiografia jonë ushtarake ka mbetur tepër e vobegët në idelogjizmin e saj mjeran nuk mund të mohohet shkolla e artilerisë shqiptare e nisur që prej asaj shkëmbore e deri në fund të LDB.Pikërisht një përvojë qindravjeçare krejt autentike e artilerisë shqiptare,mpleksur me tezat akademike të shkollimit osamn,u ngjizën mjaft efektshëm n¨r arsimimin e Shaqirit duke plazmuar veç të tjerash edhe vetëdijen kombëtare,duke shërbyer nga grada më e ulër e der tek ajo të kapitenit të dytë në dy kalatë kryesore shqiptare të shekullit të kaluar ( në Shkodër e Podgoricë).Shaqir Quku përpos aftësive ushtarake do të dëshmonte edhe atdhedashurinë e tij.Përkundër mjaft shqiptarëve që për të përfituar grada e benificione nga Perandoria luftuan dhe jashtë Shqipërisë,por Shaqiri do të preferonte tokën e vet duke u kujdesuar njëherësh edhe për edukimin atdhetar dhe arsimor të fëmijëve të vet.Për Faikun bashkëkohësit e vet e kujtojnë se si ai mezi priste në krye të rrugicës me kalldërm në lagjen Parrucë,për të parë të jatin kur kthehej nga detyra,i hidhej vrullshëm në gjoks e përqafonte duke i thënë gjithmonë se edhe ai ëndëronte dhe deshte të uniformohej.
Pra rrekur të spjegojmë etimologjinë e fjalës fortesa shqiptare nëpër shekuj,jo vetëm që grishën fantazinë fëminore për qiellin e pastërt dhe zogjtë,por ate që ata edukuan tek ta ndjenjat e lirisë,edukuan ate patos pa të cilin zjarri në vatrat shqiptare do të ishte shuar prej kohësh.Vitet që rrodhën më pas treguan se dashuria e Faikut për uniformëm ushtarake dhe kalatë nuk u ngjanina aspak atyre dashurive fluturake të lëna në mes të rrugës.Ai është tepër kurioz në shkollë me notat e larta,dallon kurdoherë ndër shokët,merr notat e shkëlqyeshme madje edhe në seminarin Papanorë të Shkodrës në vitin 1911-1912të.Mëpas rruga a tij arësimore do të ishte besnike e ëndrës së tijë.Regjistrohet në Staboll në Shkollën e Lartë Ushtarake për të ndjekur ate plot 6-vite duke i kaluar pothuajse të gjitha shkallët e kualifikimeve me rrezulltate mjaft të larta.Po edhe pse larg Shkodrës që e donte aq shumë,Faikun e ri do ta shihje aso kohe në rrethet më përparimtare të Stambollit,ku së bashku me dhjetra intelektual të tjerë shqiptarë do të ndiqnin jo pa shqetsim të gjitha ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri e përreth saj.Veçanërisht copëtimi i Shqipërisë,ndarja e Camërisë dhe e Kosovës nga trungu i atdheut do të ishin kryetema e këtyre bisedave ku në disa raste Faiku theksonte se „vetëm bashkimi i zemrave dhe mendjeve tona mund t’a arrijnë këtë sepse Europa na bëri copë-copë dhe ajo s’ka për t’u kujtuar kurrëpër këtë“.Këto mendime të tija sot askush s’mund ti kuptojë si fluturime romantike.
Me mbarimin e shkollës së lartë ushtarake në Stamboll.Faikut iu afruan detyra të randësishme për një ushtarak si Faiku,me vullnet të çuditshëm,kurajo dhe karakter të çeliktë,shkallët e karierës së lartë do të ishin jo shum të vështira.Madje mprehtësia e tij në logjikën e situatave do të mund të kapërcente njëherë disa shkallë të hierarkisë ushtarake.Por një tdhetar të kalibrit Quku,karriera në Perandorinë do të thërmohej përpara ëndrës së tij për një Shqipëri të lirë,të mosvarme prej askujt,për një atdhe etnik.Bën për vete me thellësinë e gjykimit edhe disa shqiptarë të tjerë të shkolluar në Akademinë e Lartë të Stabollit dhe vihet në krye të tyre duke u kthyer në Shqipërinë e vitit 1920-të.
Shkodrën e gjeti të varfër,Shqipërinë të mjerë,në bukuritë e luginave dhe trojeve etnike shqiptare luhej tragjedia ballkanase e këtij shekulli,e cila çuditërisht rezonon edhe sot me fatin dhe jetën e një mileniumi të ri.Ushtria e parë shqiptare u themelua prej kabinetit të Ismail Qemal bej Vlorës me krykomandantin gjeneral Mehmet Pashë Derallën në krye.Edhe pse nuk mund të flitet për një doktrinë moderne,për armë e paisje të tilla siç i kishin fqinjët grabitçarë,përsëri mendohet se të paktën fryma kombëtare e morale e kësaj ushtrie ishte në nivel,Gjenerali Mehmet pashë Deralla i cili pos aftësive ushtarake tregoi edhe aftësi në organizimin dhe bashkëpunimin e krejt kombit shqiptarë duke i bashkuar foecat për një të ardhme etnike të përbashkët.Pikërisht në përparimin e kësaj mendësie,veçanërisht pas Kongresit të Lushnjës,Faik Quku dha kontributin e tij të vyer.Më pas ai i çaset prapë studimeve tanimë në Universitetit të San Sirit të Parisit si edhe në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Torino të Italisë. Kultura e tij ushtarakew ngrihet në nivele të larte dhe të reja.Rrezaton kurdoherë aftësi dhe guxim, ndërkohë aktivizohet edhe si organizatorë i jetës së mbrendshme të reparteve shqiptare fut novacione të përshtatura gjithsesi me varfërinë ekonomike dhe mentalitetin e ushtarëve kanë si përmasë të tretë të tyre(veç trimërisë e guximit) edhe zgjuarsinë e veprimit luftarak të projektuar nga Faiku. Bashkëpuntor më i afërt i Mit’hat Frashërit,edhe pse i shkolluar në disa Akademi Ushtarake,Faiku do të shprehej për birin dhe nipërin e Frashërllinjëve të mëdhenj se „prej tij mëson sa prej dhjetra shkollave“.Në aspektin intelektual,Faiku mësoi natyrisht shumë prej shpirtit demokrato-liberal dhe erudicionit të Mit’hat Frashërit.Është e çuditshme heshtja që i bëhet heshtja misterioze Faik Qukut lidhur me ngjarjen e Mukjes.Nëse thuhet se ende sot plagët e Mukjes rrjedhin gjak,un mendoj se duhet thënë zëshëm se ishin pikërisht komunistët shqiptarë ata që me anë të jugosllavëve inicuan këtë gjakderdhje.Po sidoqoftë Mikja ka patur një parathënje.Në ato kohëra aq të turbullta politikisht ajo nuk mund të shfajësoi vetëtimthi në një fshat të humbur në lindje të Tiranës.Kështu më 26.korrik të vitit 1943 mblidheshin në Tapizë të Tiranës,forcat nacionaliste me ato komunite,jo vetëm për të përgaditur Mukjen,por edhe për mundësinë e bashkimit të këtyre forcave shqiptare në luftën e përbashkët kundër fashizmit.Faik Quku së bashku me Mit’hat Frashërin dhe Hasan Dostin në të gjitha bisedimet e zhvilluara me komunistët i bindën ata jo vetëm për bashkimin e forcave por edhe ndërmuarën hapat e para në „ndërtimin“ e kërkesës për një Shqipëri të pamvarur dhe Etnike.Mënyra se si është trajtuar Tapiza nga historiografia komuniste dhe „goditja“ që i është dhënë personalitetit të Faik Qukut,flet pikërisht për forcën e fjalës dhe të veprës së këtij Nacionalisti anëtarë i naltë në drejtimin e Ballit Kombëtar.
Prej kuvendit të Tapizës,Faiku merr setyrë të shkojë në Milot për të biseduar me ushtarakët e regjimrntit aty lidhur me një ofenzivë të mundshme në drejtim të Tiranës.E vërteta është se gjuha e komunikimit, aftësitë e tija organizuese e drejtuese bindën mjaft ushtarakë shqiptarë të cilët u shprehën për besnikëri ndaj idealeve nacionaliste njëherazi dhe ndaj tijë.Besa që ushtarakët e garnizonit të Milotit i dhanë Faikut jo vetë që le në hije banalitetet e koalemixhijëve komunist të llojit Shefqet Musaraj,por flasin në një kuptim tjetër më të gjërë se ushtarakët tanë kanë qenë dhe janë kundra çdo lloj shtypjeje qoftë fashiste apo ajo komuniste.Mukja edhe pse u dënuar prej ortodoksizmit ruso-jugosllav dhe servilëve kriminale shqipfolës të tyre,sidoqoftë mban një ngjarje madhore në analet e historisë shqiptaretë shekullit të kaluar. Nëse ajo u dhunua prej internacionalizmit proletar të ardhur prej stepave ruse,kjo nuk përbën aspak zhdukje të saj (Mukjes) nga shpirtin nacionalist të shqiptarëve.Së bashku me Mid’hat Frashërin, Faikun do ta shohim në Malësitë e Shkodrës dhe ate të Lurës,në krye të mjaft aksioneve si kundër fashistëve ashtu dhe komunistëve.Këta të fundit të njohur për goditje pas shpine nuk hezitojnë të godasin pa fije ndjenjeje mbi figura të shquara nacionalistësh madje duke deklaruar nëpër traktet e tyre paçavure për bashkëpunim të tyre me pushtuesit.
Një rikthim në traditën e lashtë shqiptare të besëlidhjes,u përpoqën ta kryenin edhe Mid’hat Frashëri,prof Vasil Andoni dhe Faik Quku në Shkodrën e marsit 1944.Duke qenë si bastion i antikomunizmit dhe duke rrezatuar frymën idealizmit për Shqipërinë Etnike dhe të lirisë së plotë,Shkodra u zgjodh prej liderëve të Ballit Kombëtar,jo vetëm si udhëkryq politik por edhe si udhëzgjidhje e problemeve kombëtare.“Besëlidhja e Shkodrës“ e themeluar prej këtyre tre liderëve mblodhi në gjirin e saj dhjetra e qindra nacionalistë të pamposhtur e të vendosur deri në fund për të luftuar me pushkë e penë çdo rrezik që u kanosej trojeve shqiptare.Një shikim i shpejtë i rpogramit të kësaj besëlidhjeje të bind për dimensionin e gjërë politik dhe human të kësaj Organizate.Në themel të parimeve kryesore të sajë janë liria dhe të drejtat e shqiptarëve të para në mënyrë krejt të ndërlidhura në universin ballkanik të përplasjeve.Thuajse të gjitha veprimet luftarake të „Besëlidhjes Shkodrane“ ruajnë identitetin krijues dhe vizionin atdhetar të Faikut,po aq sa i nderuar ndër rrethet intelektuale ushtarake të asaj kohe, figura e Qukut ishte edhe popullore me ushtarët e thjeshtë që mbushnin radhët e ushtrisë nacionaliste dhe që ishin të gatshëm deri në sakrificën sublime kur fjala ishte për Atdheun. Ripërsëris, se nëse historiografia shqiptare e sotme veçanërisht ajo ushtarake i ka shumë borxhe nacionalistëve shqiptarë,vlen të ulet koka me droje përpara veprës së Faik Qukut.Kjo historiografi do të dëshmonte të paktën pendesën e dëshiruar teksa të niste të hidhte dritë mbi nacionalizmin shqiptar dhe idealistë trima të sajë.Por nëntorin e vitit 1944-të në Shqipërinë e çfilitur do të sillte një ndjenjë shnjerzore të nacionalistëve prej kapelmbajtësve me yllin e kuq.Ani se ky yllë nuk kish qenë në flanurin e shtrenjtë shekullorë të shqiptarëve, komunistët brenda pak muajve harruan baballarët e kombit të tyre ata të rrethuar rreth zjarit i këndonin „baba stalinit“.Fjala nuk është për një vijë të hollë demarkacioni të thjeshtë midis komunistëve dhe nacionalistëve,por për një luftë frontale të zhdukjes fizike e morale të të dytëve prej të parëve.Në këto kushte ndërsa në Hotel „Dajtin“ e Tiranës krimineli komunist Hoxha festonte me „sivllezërit“ komunist jugosllav,në anën tjetër për mos të thelluar dhe më tej luftën civile të shpallur nga komunistët shqiptarë me dhjetra udhëheqës nacionalistë iu drejtoheshin kufijëve të shteteve fqinjë të tu riorganizuar dhe vazhduar rrezistencën antikomuniste,duke shpresuar se Zoti kish ruajtur diku një ditë të bardhë edhe për Shqipërinë. Kështu që Faiku emigron në Itali,dhe asapak i trembur dhe i penduar për ç’kish bërë për çështjen kombëtare.Këtë e dëshmonte më së miri aktiviteti i tij i gjërë,takimet,letrat,bashkëpunimet me organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtare.Atij i propozojnë detyra të rëndësishme në ushtri por ai refuzon,ai gjithë miqve dhe shokëve u thoshte se dua ti shërbej vetëm Shqipërisë.Përfytyrimi dhe vepra e tij e pjekur drejt një nacionalizmi të kohës,larg dhunimeve dhe betejave pa shkak,duket se e shpërblyen i japin detyrën në UNRA-së për Europën Juglindore,të cilën e mbajti deri në të vitit 1949-të. Më pas shkoi në SH.B.A.dhe aty i ofrojnë detyra të rëndësishme sidomos në forcat e armatosura,ai me mirësjellje i falenderon për besimin që kishin për te dhe fillon jetën qytetare duke u marrë me punë nga më të thjeshta.Merr pjesë në të gjitha takimet të nacionalistëve shqiptarë në Amerikë duke shpresuar gjithmonë e duke folur i sigurtë për rrënien e „perandorisë së komuniste“.Janë të njohura disa ese dhe pbliçistika e një stili sundues me të cilat hapen numrat e „Shenjëzat“ që botohej në Romë.Një studim i imët të kësaj publiçistike dhe në gazetën „BESA“ në Stamboll të çon natyrisht tek merraku i madh i Faikut për fatet e kombit dhe Shqipërisë dhe krejt trojeve etnike shqiptare.
Do të ishte pikërisht gazeta „Shenjëza” dhe “Besa” ato të parat që do të përshkruanin vdekjen në emigracion të Faikut në verën e vitit 1963-të,nën titullin „Kolonel Faik Quku ndërroi jetë“ mes tjerash thuhet…“ Në New Jork ku tallazet e rrepta të mbas luftës e kishin mërgue,vdiq midis verës që shkoi kolonel Faik Quku,një ndër oficerët më të përgaditur të Ushtrisë Kombëtare.Më 20 të korrikut ju banë salikimet në prani të shumicës së shqiptarëvet që e përcollën me nderime për në banesën e fundit.I ndjeri sihte në letërkëmbim të shpeshtë me redaksinë e të përkohshmes sonë,veprimtarinë kulturore të së cilës shumë e çmonte tue e nxitë e tue e përkrahë vazhdimishtë.Rrethi i „Shenjzave“ tue u përulë në shenjë dhimbjeje para Hijes së këtij Kryeushtari Shqiptarë,i paraqet familjes së tij përdhimbshmet ma të sinqerta…“(„Shenjëza“ korrik 1963)
Vdekja e Kryeushtarit gjeti pasqyrim të gjërë edhe në shtypin Amerikan të kohës.“Nju Jorj Tajmsi“ i 20.korrikut.1963 e cilësonte si udhëheqës të nacionalizmit shqiptar e veçmas si ndër udhëheqëit kryesorë të lëvizjes së rezistencës së Ballit Kombëtar.Ndërsa nga qeveria e Tiranës komunistë me dekret të posaqëm së bashku edhe me dhjetra nacionalistë të tjerë e quajti Faikun „tradhëtar“,duke mos lejuar përfundimisht kthimin e tij në Shqipëri. Kolonel Faik Quku së pari mendoj se duhet të ulet në vendin që i takon për gjithë që i dha Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,kombit e Shqipërisë me dijen nga akademitë prestigjioze ndërkombëtare,dhe jo si ushtarët „partizan“ata që në mëngjez ishin togerë dhe në mbrëmje vonë bëheshin gjeneralë.Vlen të meditojmë rreth veprës së kolonel Faik Qukut,vlen të bashkëbisedohet mbi artin luftarak të tijin që e ndërtojë dhe më pas si Komandant i Forcave të Ballit Kombëtar për Veriun. Faik Qukun do ta përkufizoja si ajo vetëtima që nuk parathotë furtuna të reja por gjithsesi ndriçon diçka prej natës ideologjike shqiptare.
Bern-Zvicër