FUSHATA E VATRËS: ÇEZAR NDREU E DHA SHEMBULLIN, DHUROI $ 1,500.00/
Pas rikonstruksionit që iu bë ndërtesës së Vatrës, veçanërisht zyrës dhe sallës së madhe të katit të parë nga biznesmeni dhe aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar, bashkatdhetari nga Kosova, anëtar i këshillit të Vatrës, z. Rrustem Gecaj, Kryesia e Vatrës ka propozuar hapjen e një fushate për mobilimin e zyrave, plotësimin e rafteve të bibiliotekës dhe kornizimin e fotografive historike. Para Kuvendit fushata kishte nisë prej anëtarit të Këshillit të Vatrës, Ahmet Hoti dhe Ndrec Gjergji.
Një dhurim i veçantë ishte ai që u bë të Shtunën e 31 majit 2014 në Vatër nga një nga vatranët e rinj, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Vatrës,i rritur në kampet e internimit të Vlorës,Çezar Ndreu. Çezari i qe lutur editorit të Diellit, që të mos e publikonte dhuruesin, duke dashur që të mbetej anonim.” Nuk po e bëj për t’u dukur, tha atë kohë, thjesht e ndjej se duhet bërë dhe kaq mundësi i kam. Vatra dhe Dielli meritojnë përkrahjen e çdo shqiptari të Amerikës.”
Dhurata e tij ishte një kompjuter i ri, prodhim i fundit dhe një printer, Scaner, fotokopje, me vlerë përmbi $ 1,500.00. E falenderojmë Çezarin dhe i kërkojmë ndjesë që nuk e ruajtëm anonimatin. Le të shërbejë shembulli i tij si nxitje edhe për vatarnët e tjerë. Çezari nuk është i pasur, ai e siguron jetësën me mundim, por ëshët bujar, prandaj nga kursimet e hequra mënjanë dha kontributin e tij pa u ndjerë. Vatra ka nevojë për kontributin e çdo vatrani, kudo ku jeton, e çdo shqipatri të Amerikës! Ta mbajmë gjallë tarditën dhe histporinë tonë në SHBA. Kush do ta ndjekë Çezarin? Dielli do të publikojë emrat e dhuruesëve siç ka bërë për më shumë se një shekull jetë të Vatrës dhe vetë gazetës. Faleminderit Çezar!