• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA- DITA E DIELLIT- 6 PRILL

March 21, 2019 by dgreca

KONFERENCA SHKENCORE-6 PRILL, ORA 11.00 A.M.

Më datën 6 PRILL 2019, ORA 11.00 A.M. NE 3 WEST CLUB NE MANHATTAN MBAHET KONFERENCË SHKENCORE PËR 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI-  NËN MODERIMIN E GAZETARIT FRANK SHKRELI, ISH DREJTOR I DIVIZIONIT TE EURO-AZISË NË ZËRIN E AMERIKËS DHE GAZETARES RAFAELA PRIFTI.

LIGJËRUES:

PROF. NIKOLLA PANO, DR. ELEZ BIBERAJ, MR. GRANT HARRIS, PROF. DR. MUHARREM DEZHGIU, AMBASADOR MAL BERISHA, NEKA DOKO, ANTON CEFA, DR. ARJETA FERLUSHKAJ,ERNESTINA HALILAJ, IDRIZ LAMAJ, LORETA LOLI, AGRON ALIBALI, RAFAELA PRIFTI, DALIP GRECA….

PËR TË PARËN HERË STUDIUESI ILIR IKONOMI SJELL INTERVISTËN E FAIK KONICËS NË KOHËPUSHTIMIN FASHIST TË SHQIPËRISË…

– 6 PRILL 2019, ORA 6.00 P.M. NE 3 WEST CLUB, DARKA SOLEMNE KUSHTUAR 110 VJETORIT TË GAZETËS ”DIELLI”…

NJË DARKË PLOT TË PAPRITURA, TIPIKE AMERIKANE

POR, MOS U VONONI VENDET PER DARKEN JANE TE LIMITUARA. REZERVO TANI!

Filed Under: Emigracion Tagged With: Gazeta Dielli

URIM NGA PRISHTINA GAZETËS DIELLI PER 110 VJETORIN: I BËFTË 1000…!

February 15, 2019 by dgreca

1 Urime nga Behlul

 Në këtë ditë të Jubileut të 110 vjetorit uroj Gazetën DIELLI i bëftë 1000 dhe shumë të tjera!1 Behluli agimi

E njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar.  Në Ditën e Lirisë së Kosovës, në 12 Qershor 2015 nisa t’i shkruajë si korrespondent në Kosovë, ndërkohë që edhe viteve më parë merrte e botonte shkrime të miat nga media shqiptare.

E në këtë Ditëlindje i shkruajë edhe: Shumë urime edhe për shumë suksese. Dhe, do i shkruajë…

Me shumë respekt e vlerësim për gazetën më të herëshme shqiptare, të themeluar nga personalitetet e shquara të kombit Fan Noli e Faik Konica, organ i Federatës Mbarë-Shqiptare të Amerikës VATRA, për të gjithë shqiptarët në SHBA që aq shumë kontribuan për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike, e që vazhdojnë me mbështetjen e madhe, lidhjen, afrinë e dashurinë e përjetëshme.

Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme.

Uroj Kryetarin e VATRËS Dritan Mishto, Kryesinë, Këshillin dhe të gjithë VATRANËT.

Urime… Në këtë kartolinë urimi në foto Agim Rexhaj, Nënkryetar i VATRËS, organi i saj Gazeta DIELLI dhe korrespondenti në Prishtinë në qendër të kryeqytetit të Kosovës shtet që pas dy ditësh feston 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Urime dhe falënderime e vlerësime Editorit të DIELLIT, Dalip Greca dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesëve të gazetës sonë.

Urojmë nga Kosova që në 2019-tën ka edhe festën e Jubileut të 20 vjetorit të Lirisë – të hyrjes në Qershorin 1999 të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

 Me shumë respekt,

Behlul Jashari

Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë

 

Prishtinë, 15 Shkurt 2019

Filed Under: Opinion Tagged With: Bell Jashari, Gazeta Dielli, urime 110 vjetorin

Shekulli i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

July 4, 2018 by dgreca

35533780_397924304039879_513555497350070272_n

Edhe gazeta “Dielli” pati rol në njohjen e çështjes shqiptare/

Duke marrë parasysh kohën dhe rrethanat në të cilat u formua federata pan-shqiptare “Vatra”, mund të thuhet se ajo dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e çështjes shqiptare, jashtë kufijve të Shqipërisë, në përgjithësi e në veçanti, në Konferencën e Paqes në Paris (1919). Falë angazhimit të Federatës pan-shqiptare “Vatra” dhe gazetës “Dielli” u lidhën miqësi të reja dhe çështja shqiptare u bë e njohur edhe përtej oqeaneve.

xhi

Shkruan: Xhylije IBRAHIMI

Para gati një shekulli, kur zënë fill marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, një superfuqie botërore dhe një shteti të vogël në Ballkan, por të rëndësishëm në pikëpamje gjeostrategjike dhe mbi të gjitha mik besnik i Amerikës. Për njohjen e realitetit shqiptar në SHBA, asokohe kishin kontribuar aq sa kishin mundur emigrantët  si dhe përfaqësuesit diplomatikë amerikanë të vendosur në shtetet fqinje të Shqipërisë. Kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e popullit amerikan për trojet shqiptare, popullin shqiptar, jetën dhe ngjarjet që lidheshin me shqiptarët e Shqipërinë, dha edhe gazeta më e madhe për nga tirazhi “The New York Times”, që botohej në New-York. 1919-ta merret si vit që ndryshoi botën, që ndryshoi bërjen e politikave, shtrirjen e politikave, që më nuk do të përfshinin vetëm vendet dhe popujt e mëdhenj, por edhe ato vende të vogla dhe popuj të vegjël, siç ishte populli shqiptar. Që në janar të vitit 1919 ndizet një dritë e gjelbër për popullin shqiptar, një dritë në fund të tunelit, për të ardhmen e këtij populli të vogël, të përvuajtur, të ndarë e të copëtuar. Por, si u zhvilluan këto marrëdhënie mes këtyre dy vendeve, gjatë periudhës 1919-1939 dhe cili ishte qëndrimi i SHBA-së për çështjen shqiptare ?

                                   Apetitet e fqinjëve

Në Konferencën e Paqes së Parisit (1919), Fuqitë e Mëdha, me aleatët e tyre ballkanikë për çështjen shqiptare si dhe në zgjidhjen e problemit të kufijve, zbatuan politikën e kompromisit, duke përdorur Shqipërinë si monedhë këmbimi për të shpërblyer aleancat e luftës. Në negociatat për zgjidhjen e ,,Çështjes së Adriatikut”, çështja shqiptare u diskutua pa marrë pëlqimin e shqiptarëve. Fqinjët ishin të interesuar që nga Shqipëria të marrin sa më shumë pjesë që të jetë e mundur, deri në ndarjen e saj. Delegatët britanikë dhe ata francezë përkrahën pretendimet greke për Vorio-Epirin, me qëllim të forcimit të Greqisë për t’i konkurruar Italinë në Mesdhe. Nga ana tjetër, Italia insistonte për rikonfirmimin e kufijve të përcaktuar me Konferencën e Londrës (1913), me qëllim që të kundërshtonte marrjen e vijës bregdetare përball Korfuzit nga Greqia, e cila shërbente si portë hyrje në Adriatik. Fuqitë e mëdha, për të ruajtur ekuilibrin e forcës, përdorën diplomacinë e kompromisit në kurriz të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Shqipërisë. Memorandumi anglo-franko-italian i 14 janarit 1920 parashikonte copëtimin e Shqipërisë, për të plotësuar interesat e kundërta të Italisë, Jugosllavisë dhe të Greqisë. Falë ndërhyrjes së presidentit W.Willson, problemi shqiptar u shkëput nga ,,Çështjes së Adriatikut”. Marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri në vitet 1922-1928 rezultuan me njohjen e Shqipërisë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në gusht 1922. Shqiptarët, të zhgënjyer nga lëkundjet e diplomacisë evropiane ndaj çështjes shqiptare dhe duke qenë të pafuqishëm përballë apetitet imperialiste të shteteve fqinje, vendosin t`i drejtohen Amerikës, me kërkesë që të pengojë përpjekjet për copëtimin e Shqipërisë. Zyrtarët amerikanë e arsyetonin nevojën për njohje të Shqipërisë nga qeveria e tyre edhe me faktin se Shqipëria, edhe në ato kushte, ishte vend pa borxhe të jashtme, posedonte rezerva të mëdha nafte dhe ofronte mundësi të mira për investime në hekurudha, rrugë dhe industrinë e drurit. Gjithashtu, ata insistonin që interesat amerikane të trajtohen sipas rregullave për kombin më të favorizuar, kusht ky që u pranua nga qeveria shqiptare, pas njohjes de jure, bashkë me dy kushtet tjera të marrëveshjes. Njëra prej tyre kishte të bënte me angazhimin e qeverisë shqiptare që të respektonte natyralizimin e shtetasve të huaj në SHBA, kurse tjetra – me një hua të madhe nga bankat amerikane, që do të përdorej për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, nën kontrollin e ekspertëve amerikanë.

                                     Zemërimi amerikan me Shqipërinë

Periudha 1923-1925 karakterizohet me një ftohje të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, pas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit, që ishte një goditje e rëndë në përpjekjet e forcave demokratike, për të çrrënjosur mbeturinat e feudalizmit në Shqipëri dhe për ta orientuar vendin në rrugën e demokracisë perëndimore. Me ndihmën e huaj, Ahmet Zogu rikthehet në pushtet në vitin 1924, duke shtypur me dhunë revolucioni demokratik. Favorizimi i interesave ekonomike të Italisë dhe Anglisë, bëri që marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë të ftohen dukshëm. Amerikanët mendonin se SHBA meritonte së paku një trajtim të barabartë, duke pasur parasysh shërbimet që i kishin bërë Shqipërisë përmes presidentit Uillson dhe Kryqit të Kuq. Në këtë mënyrë, Shqipëria kishte shkelur tri pikat e marrëveshjes në raport me SHBA-të. Pas në periudhe ftohje, në prill të vitit 1926, fillon të përmirësohet qëndrimi ndaj Amerikës, falë Faik Konicës, i shkolluar pjesërisht në Harvard, që ishte emëruar ambasador në Uashington. Në vitet 1928-1939, periudhën e Monarkisë në Shqipëri, Qeveria e SHBA-së, duke njohur Mbretërinë e Shqipërisë kishte parasysh marrëveshjen e lidhur nëpërmjet shkëmbimit të notave në qershor të vitit 1922, midis Maksvell Bllejkut dhe qeverisë shqiptare, e cila mbetej në fuqi. Ndryshimi ishte cilësuar “i rregullt” dhe që garantonte stabilitet për faktin se kreu i shtetit nuk ishte ndërruar. Njohja amerikane, edhe këtë herë lidhej me interesa ekonomike. Por, SHBA-ja nuk ndërmori asgjë, në vitin 1939, për të penguar pushtimin e Shqipërisë nga Italia, edhe pse Faik Konica, si përfaqësues diplomatik i Qeverisë Mbretërore të Shqipërisë në SHBA, kishte njoftuar Departamentin e Shtetit se Shqipëria gjendej para greminës dhe se së shpejti do të pushtohej nga Italia fashiste. Fajtore për këtë mos reagim të SHBA-së konsiderohet të ishte politika e Zogut. Më 10.06.1939, me udhëzim të Departamentit të Shtetit, mbyllet ambasada amerikane në Tiranë dhe marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ndërpriten.

Një shekull më vonë, miqësia SHBA-Shqipëri, përfshirë tani edhe Kosovën, që falë përkrahjes amerikane, në rend të parë, u çlirua në vitin 1999, ndërsa shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, është në pikën e saj më të mirë.

…………………..

(Autorja është master i diplomacisë dhe dërgoi enkas për Gazetën “DIELLI”)

 

Filed Under: Politike Tagged With: Gazeta Dielli, Shekulli i marrëdhënieve, Shqipëri- SHBA, Xhylije Ibrahimi

Sportistë shqiptarë të mundjes në Amerikë në vitin 1925

August 4, 2017 by dgreca

1-Gezim-Llojdia-240x3001 foto

DIELLI-Sportistë  shqiptarë të  mundjes në Amerikë në vitin 1925/

Nga Gëzim Llojdia/

 Në gazetën Dielli të Bostonit ditë e martë  të 6 janarit të vitit 1925 gjejmë një artikull interesantë mbi sportistët shqiptarë të mundjes në Amerikën e atyre viteve. Charlers Mitrua ,champion shkruhet në dy kolona. Gazetari i Diellit më poshtë shkruan:Në mundjen  që u bë njëditëzaj të enjten ditën motit të ri ,midis të dëgjuarve mundës shqiptarë Charles Metro dhe Peter Snirgis, i pari dolli  i fituar dhe u deklarua kampion i mundësve shqiptarë të SHBA.Mundja ishte një nga më të pastërta që janë bërë në Boston,sikundër dëshmuan me një zë të gjithë spektatorët amerikanë dhe shqiptarë. Të dy mundësit herë në gjakftohtësi të plote herë me një ashpërsi të disiplinuar vazhduan mundjen gjer në fund pa dalë as njëri as tjetri nga rregullat e mundjes dhe pa i dhënë kur shkak mësuesit referent që ti qortonte. Kjo ishte një gjë e jashtëzakonshme për ne shqiptarët dmth që të hahemi ose në bisedim ose me duar dhe të mos humbasim kontrollin mbi ndenjat. Po edhe kjo disiplinë është një pemë e lodrës e atletikës dhe ushtrisë. Kjo është një tjetër arsye përse duhet ta  zhvillojmë dashurinë tonë për lodrat dhe atletikën. Që të kthehemi në mëndje. Opinioni im personal ishte që Strugi është shuam i fortë. Është për të çuditur lehtësia më të cilën i shpëtonte Mitros,nga zaptimet që nga këmbët  e lartë. Mitrua si një mundës i vjetër e dinte pikën  e dobët të Strugit dhe ju vu ta mundte kundërshtarin në atë mënyrë. Në një mundje sipas stilit greko-romak i cili është më i bukur dhe më human s’mund të gjendet shok i Strugit në peshën e tij. Po është puna këtu Mitro fitoi dhe duhet ti japim krediten që meriton. Ai është sot kampion i klasit të mesëm në mes të mundësve shqiptarë të Amerikës. Strugi fitoi të parën ne 32 minuta me zaptimin e quajtur ,Mitrua fitoi të dytën dhe të tretin sic thamë më sipër në 20 min të dytën dhe 30 min të tretën.

Duke përmendur mundësit e organizmit të këtij evenimenti për shqiptarët emigrantë në tokën  e largët autori shprehet se:Financialisht mundja ishte një humbje madhe për garantonin Z,Koli Panche i cili për të mbushur këtë dëshirë të shqiptarëve harxhoi sic marrim vesh 1000dollarë nga të cilat mblodhi në mundje një shumë që është për të zënë në gojë fare 300 dollarë.

 Brezi nuk u bë gati që ti jepej fitimtarit në mundje edhe nga shkaku që nuk kishte kohë dhe se të ardhurat  ishin më pak se të prishurat. U hap një listë ndihmash në mes të  spektatorëve c brezi me të vërtet një dhurate  popullore dhe u mblodhën 47 dollarë dhe ca senca. Të hollat janë në duar të editorit të Diellit i cili do të vazhdojë fushatën me anë të gazetës deri  sa të mbushën 100 dollar që t blihet brezi dhe ti dhurohet Mitros një ditë të caktuar. Ata që kanë dëshirë të ndihmojnë le të dërgojnë shuma të vogla të adresuara te Dielli. Z. Tom Pappas (Nasi Prifti)një mundës i vjetër shqiptar nga Ëorcester kërkojë fitimtarin  në mundje për chempioshipin edhe brezin. Z. Ëaino Ketonen, campioni i botes në klasin emesme nuk mundi të ndodhet në mbledhje  sikundër ishte zotuar Zoti Tomas S. Anastas,promotorin e mundjes  në një letër në të cilën i shkruante se do ti jap rast fitmitarit që të mundet me të për chempioshipin  e botës

Në mundjen e pare, Z. Tommv Record  dhe ai vajtën  barabar.   Mundja qe e kufizuar në 15 minuta.  Ne mundjen e dyte, Z. Nick Bozinis dhe  Jack Ibrighit u deklaruan dhe këta barabar.   Mundja qe e kufizuar në 30 minuta

Filed Under: Histori Tagged With: Gazeta Dielli, Gezim Llojdia, ne Amerike viti 1925, Sportistet shqiptar

Kosovë-Rinumërohen edhe 115 kuti të votimeve

June 17, 2017 by dgreca

-Të premten pasdite është përmbyllur procesi i rinumërimit të 30 kutive të votimit, për të cilat KQZ kishte vendosur të rinumëroheshin/
1 Runmerimi KosovePRISHTINË, 17  Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë në mbledhjen e sotme kryesuar nga kryetarja Valdete Daka mori vendim për rinumërimin edhe të 115 kutive të votimeve të 11 qershorit, pasi janë vërejtur mospërputhje të votave të kandidatëve dhe subjekteve politike.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj bëri të ditur se të premten pasdite është përmbyllur procesi i rinumërimit të 30 kutive të votimit, për të cilat KQZ kishte vendosur të rinumëroheshin.
Në vazhdim të mbledhjes u paraqit edhe një analizë preleminare lidhur me pavlefshmërinë e fletëvotimeve. Analiza është bërë në QNR gjatë rinumërimit të 30 kutive të votimit, të premten (16 qershor). Nga studimi i rasteve të fletëvotimeve të pavlefshme (518 në total) në vendvotimet e rinumëruara, është gjetur se kanë pasur të bëjnë me gabime në votim. Në 205 raste është shënjuar më shumë se një subjekt politik, e në 250 të tjera votuesit kanë shënjuar vetëm kandidatët, por jo edhe subjektin politik. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm me qëllim (62 raste) dhe në 1 rast fletëvotimi nuk ka qenë i vulosur.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës, dhe as përfundimtaret që priten, nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm të formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës./b.j/ 

Filed Under: Kronike Tagged With: Gazeta Dielli, kosova, rinumerim 115 kuti

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT