Redaksia e Gazetës “Dielli” falenderon të gjithë bashkatdhetarët që patën mirësinë të përcillnin urime të nxehta për Ditëlindjen e 108-të të Gazetës më të vjetër të botës shqiptare, “DIELLIT” të Vatrës, regjistrit më të vjetër dhe më të saktë të historisë së Shqiptarëve të Amerikës, Kandilit të pashuar të Shqiptarizmit.
Falenderim i vecantë u shkon vatranëve, kryesisë së Vatrës,abonentëve, lexuesëve tanë, bashkëpunëtorëve dhe korrespondentëve tanë, pa të cilët do ta kishim të vështirë, ta nxirrnim Diellin.
Në këtë përvjetor falenderim I vecantë shkon për themeluesit e Diellit, editorët, menaxherët, gjthë ata që kontribuan dhe kontribuojnë për Diellin. U ndritë shpirti martirëve të Diellit, që u sakrifikuan për Lirinë e fjalës dhe demokracinë e vërtetë!
Dielli Ju fton, që së bashku të ndërtojmë ura shqiptarie, të hedhim ide bashkuse, jo përcarje. Jemi në një vend të lirë që e ka të shenjtë Lirinë e fjalës! Le të përfitojmë nga kjo liri për të qenë qytetarë model të Amerikës dhe t’i shërbejmë me devocion e vizion cështjes Kombëtare. Dielli do t’ju prijë dhe do të jetë me Ju, si gjatë të gjithë jetës së vet 108 vjecare!.