….KUJTESË DEPUTETEVE TE KUVENDIT TE SHQIPËRISË PËR LIGJIN E PRONAVE/
NGA LORO STAJKA/SHBA/
I nderuar zoti President, të nderuar zotëri deputetë,
Quhem Loro Stajka, jetoj në SHBA prej disa dekadsh por ndjek çdo ditë zhvillimet e politikës në Shqipëri, veçanërisht problemin e pa zhgjidhur të pronave që pas vitit 1991 rëndon edhe mbi familjen time si dhe për shumë familje të tjera shqiptare.
Dshiroj ta falenderoj publikisht nga zemra Presidentin e Republikës z. Bujar Nishani, për dekretin e datës 20.12.2015 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Refuzimi nga ana e Presidentit e ligjit për pronat është veprimi i parë efektiv për dekriminalizimin e Kuvendit dhe të Shtetit, që ka nevojë për veprime të tjera.
Për sa kohë Kuvendi nuk bën një ligj me të cilin prona e grabitur të kthehet fizikisht tek i zoti dhe pronarit të keqtrajtuat prej vitit 1945 e deri sot, shteti ti kthejë fizikisht pronën dhe ai të kompensohet vetëm për pronat që janë tjetërsuar për nevoja publike, drejtuesit e politikës shqiptare nuk meritojnë fjalë të mira, ata janë shkatërrues të shtetit por jo vetëm kaq. Pavarësisht se çfarë justifikimesh dhe akrobacirash mund të përdoren, në këto 25 vjet sistemi sllavokumunist ka ndryshuar fasadën por jo thelbin.
Nga 1945-1990 Shteti Shqiptar u drejtua me grush të hekurt nga një parti, që deklaronte diktaturë të proletarëve. Kjo ishte Partia e Punës së Shqipërisë, që miratoi ligje me të cilat grabiti dhe i shpalli të shtetit pronat e qytetarëve, por dokumentat i ruajti dhe pronat i vuri në shërbim të komunitetit. Dihet se ai sistem çnjerëzor që mohoi pronën private dhe besimin fetar pas 45 vjetësh falimentoi. Pas 1991 u shpallën shumë parti, por nën kujdesin e “dorës së padukshme”, u bënë ligje që pronat ti përvetësojnë politikanët. Sa për pronarët kleptokarcia në pushtet mendoi që prona e grabitur t’u kthehet me pikatore por të mos ti kthehet ajo tokë që ju është marrë nga diktatura edhe kur mundësitë e kthimit ishin 100%. Këtë linjë kleprokratike e kompleton ligji i fundit që është kritikuar nga ndërkombëtarët dhe me shumë të drejtë u refuzua nga Presidenti. Unë, mundem ta komentoj por nuk kam çfarë të shtoj analizës së bërë nga Presidenti. Dëshiroj t’ju them hartuesve të këtij ligji dhe komisionit Parlamentar të ligjeve se kanë njëllosur emrin e tyre. Ky nuk është gabim, se gabime bëjnë të gjthë kur punojnë. Ai grup pune ka vepruar në mënyrë të ngjashme me këshilltarët djllëzorë që erdhën nga Beogradi pas vitit 1945, që erdhën ta ndihmonin ekonominë Shqiptare, por me udhëzimet që ata jepnin e vodhën dhe sabotuan. Kështu më duken ata që e projektuan këtë ligj antipronar dhe antishqiptar por nuk mund të kuptoj deputetët që e votuan këtë ligj.
Ananliza juridike e Presidentit Nishani, për ligjin e Pronave që lexova në gazete dhe në faqen e internetit të Shoqatës së Pronarëve, me bindi se gjërat po ndryshojnë. Asht here e parë në këto 25 vjet pluralizëm që Presidenti, në ndryshim nga presidentët e maparshëm i del zot Kushtetutës. Uroj që presidenti Nishani, të vazhdojë pa u lodhun për dekriminalizimin e ligjeve dhe të Kuvendit ku deputetët komandohen të miratojnë ligje që e shkelin kushtetën.
Për fat të mirë, tash që ligja u kthye në Kuvend, është rradha e Kryeministrit z. Edi Rama, rradha e Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta por dhe e deputetëve të maxhorancës që edhe pse gabuan të tregojnë vetveten, të veprojnë si shqiptarë dhe jo antikombëtarë. Ata e dinë shumë mirë se ligjet e shumta dhe kontradiktore për pronat të miratuara nga 1991 e deri sot, janë produkt i shkeljes së parimeve kushtetuese, morale dhe zakonore, që kanë fut në vëllavrasje familjet shqiptare.
Eshtë turp të pretendohet se është interes publik dhe barazi para ligjit, kjo që është abuzim me pushtetin dhe të drejtat e njeriut. Nuk mund të ketë demokraci në një shtet ku ligji favorizon vjedhesin dhe shkelësin e ligjit. Mua dhe çdo shqiptaroamerikan na çudit fakti që për 25 vjet kjo demagogji vazhdon ta mashtrojë opinionin ndërkombëtar. Është absurde që Kuvendi të shkeli Kushtetutën, duke miratuar ligje që përkundrejt disa formulave mashtruese në vend të kthimit fizik të pronës së grabitur, pronarit të ligjshëm ti jepet ndonjë para ose maksimumi atij ti kthehet fizikisht ndonjë pjesë brenda pronës së tij të njohur , ndërsa pronën e tij ta trajtojnë ata që u futën në politikë për tu pasuruar, duke sharë n diktaturën dhe diktatorin Enver Hoxha. Burim i të gjitha të këqijave për popullin janë ligjet e pronave të miratuara prej Kuvendit pas vitit 1991. Ato ligje për atë pjesë që nuk ja kthejnë pronën të zotit, vazhdojnë edhe sot të kultivojnë njerëz që vjedhin e përvetësojnë pronën e tjetrit sepse ligji i justifikon. Prona është burimi i korrupsionit në të gjitha nivelet e shtetit dhe jo vetëm në drejtësi. Komisioneri I BE zoti Fleckenshtein duhet ti ndajë mirë lakrat, siç I thomi ne ne popull. Qëndrimet e derisotme të kuvendit me ligjet që kanë miratuar për pronat dhe qëndrimet e komisionerëve ndaj këtij problem me kujtojnë thanjen e Aesopit:”We hang the petty thieves and appoint the great ones to public office.
Veç shkrimeve që kam botuar në media, kam pasur letër këmbim dhe me Ambasadorin e SHBA ne Tiranë që e konsideron pronën problem të rëndësisë së parë. Unë e falenderoj Ambasadorin e SHBA dhe Ambasadoren e BE për reagimin aktiv në drejtim të mbrojtjes së parimeve të demokracisë dhe të të drejtave të njeriur, por me këtë ligj Kuvendi i Shqipërisë tregoi se po vazhdon ti shkeli brutalisht parimet. Kompensimi siç janë rastet e gjykuara nga Gjykata e Strasburgut duhet të jenë mjaft të rralla por problemin duhet ta zgjidhi ligji I brendëshmëm. Kuvendi ka gabuar rendë me këto ligje që nuk përputhen me menin 41 të Kushtetutës, ligje që kanë krijuar një klimë pasigurie juridike për pronësinë e tokës, ku investimet e huaja nuk mund të vijnë, buxheti shtetëror dhe ekonomia shkon në shkatërrim dhe falimentim dhe borxhi i Shtetit ka kaluar çdo kufi. Pasojat e këtyre ligjeve bien mbi popullin. Mjaft e rëndë është ana sociale pasi shqiptarët janë në konflikt me njëri tjetrin dhe vriten me njëri tjetrin. Moralisht kjo është turp i deputetëve pasi historikisht asnjë pushtues nuk e ka dëmtuar kaq shumë popullin shqiptar.
Lutem Zotit që me këtë shkrim të kem mundur të zgjoj pjesën morale dhe patriotike të koshiencës tuaj.
Me respekt
LORO STAJKA/ SHBA
Viktori says
Kerkush nuk mund te zgjedhin se ku do te lindin dhe ne cillen familje. Njeri lind ne vendin e me prindet qe ja cakton Zoti. Trashigimi qe e ka dhan Zoti nuk mund ta ndrushoin as ta mohoin njeri qe beson ne Zotin, ne Kombin dhe beson ne historine kombetare te vertet. Neve, njerzit qe tan kemi me vdek dikur, na takon me rrespektue nderen, pronisne, jeten dhe emnin e ati tjetrit si kur se dishrojm te kemi te njaitin rrespekt edhe per veten. Vetem ne ket menyre mund te ndahemi prej kesaj bote me ndere. Asht nji krim kundra Kombit me shtrembendue historine, me mohue te verteten me perlloq njerzit te pa fajshem, me mohue te drejtat e njeriut tue mbrrit edhe ne kulmin qe asht veq nji shkall ma posht se me ja marr jeten: ME MOHUE DREJTEN E TRASHIGIMISE.
Ekziston vetem nji lloj shteti: Shteti i Drejtesis. Format te thera maroin ne koshin e plehit te historise.