IKEA – kërkoi falje publike për shfrytëzimin e punës së të burgosurve politikë në ish Gjermaninë Lindore/
NGA BEQIR SINA, New York/
Ndërmarrja suedeze e mobiljeve IKEA kërkoi falje publike për shfrytëzimin e punës së të ish burgosurve politik në ish Gjermanin Lindore dhe se do të dëmëshpërblejë dhe se IKEA duhet të kompensojë “qindarkë për qindarkë ” ata – në bazët të vlerës së atëherëshme në pagesë ” kundrejt pagësë për çdo ditë pune për punën e bërë vetëm për supergjigantin e prodhimeve të moblijeve IKEA nga Suedia , shton gazeta e Suedisë Aftonbladet..
STOCKHOLM – SWEDEN : Media Gjermane dhe ato nga Suedia kanë raportuar për një skandal – i cili ka ndodhur në kohën e monizimit me disa nga prodhimet e bëra në tre dekadat e fundit për gjigantin e moblijeve në botë superkompaninë suedeze IKEA.
Sipas, një investigimi të bërë disa muaj më parë rezulton se mobiljet e këtij gjiganti të cilat u prodhuan 25-27 vjet më parë në Gjermaninë Lindore janë bërë në kampet e të burgosurve politik – burgjet politike nga të burgosurit politikë( me djersën e mundin e tyre të pa paguar dhe të pa shpërblyer) në ish Gjermaninë Lindore dhe që i përkasin epokës së Luftës së Ftohtë .
Sot, mbas afro tre dekadash IKEA e pranoi se raportet janë të vërteta dhe se disa prej “përfaqësuesve” të saj ishin në dijeni të asaj që po ndodhte, por në saj të “marrveshjeve sekrete” të asaj kohe – nuk ishin në gjendje të flisnin se nga po vinin këto mobilje – mjafton që etiketa e tyre të shkruante “Made in Sweden”.
Megjithatë, sot pas 27 vjetëve që gjiganti mobilier suedez IKEA, e cila edhe sot njihet si prodhuesi numër 1 në botë për mobiljet në të gjithë botën – kërkoi falje për shfrytëzimin e punës së të burgosurve politikë në Gjermaninë Lindore, dhe mos vlesrimin e punës së tyre – gjë të cilën u detyrua të bëjë më shumë se dy dekada më parë, thuhet në një raport të kompanisë të lëshuar ditën e premte.
Sipas të dhënave të raportit, në prodhimin e mobiljeve të IKEA-s, në kampet e të burgoserve politik në ish -GDR – Deutsche Demokratische Republik – ata merreshin të detyruar, dhe me “forcë” prej rojeve të burgut – pavarësisht se cila ishte gjendja e tyre, në disa raste edhe shëndetësore apo mosha në mesin e të cilëve kishte shumë disidentë dhe të burgosur për bindjet e tyre politike dhe kundërshtar të regjimit komunist.
Ajo që po trondit nga themelet këtë skandal është se nga dokumentet e gjetura dëshmohet gjithashtu se bordi drejtues i kompanisë, ka qenë në dijeni të përfshirjes së të burgosurve politikë me forcë policore në prodhimin e mobiljeve, por nuk e parandaloi atë dhe e fshehu megjithatë këtë gjë, jo vetëm para 27 vjetëve por deri tani.
“Ne jemi sot jemi të njderë thellësisht keq që kjo mund të ndodhë”, ka thënë Jeanette Skjelmose, kreu iqëndrueshmërisë në IKEA duke folur për gazetën e Suedisë, për Aftonbladet, e cila botohet edhe në gjuhën anglezelokale.
Pas raporteve të lajmeve, IKEA pyeti të rinjët suedes në një sondazh kombëtarë se “A është IKEA për të hetuar nga ky skandal !?. Thuhet se më shumë se 85 përqind e tyre janë që të hetohet dhe të zbardhet mirë ky skandal të cilin disa prej tyre e kan quajtur dhe “turpi” i epokës së sundimit komunistë në Gjermaninë Lindore dhe pjesmarrjes së superkompanisë Suedese në këtë marrveshje të asaj kohe. Si dhe mbajtjen fshehur deri tani të kësaj gjëje.
Mbas kësaj, kompania IKEA tha se:
“Hetimi tregon se burgosurit politike dhe një pjesë e atyre për veprime kriminale janë të përfshirë në disa pjesë tënjësive përbërëse të këtyre prodhimeve të saj të cilat janë orendi mobilerie dhe që furnizonte në atë kohë shitoret e supermarketet e IKEA-së nëpër më shumë se 25-30 vende të botës tre dekada më parë.
Ajo që po trondit nga “themelet” skandalin e IKEA-s, mbas nxjerrjes së këtij lajmi thonë ata është se hetimi tregon gjithashtu se ka pasur edhe përfaqësues të Grupit të IKEA-së, të cilët në atë kohë ishin të vetëdijshëm për përdorimin e mundshëm e të burgosurve politikë në prodhimin e këtyre moblijeve në ish – Republikën Demokratike Gjermane.Edhe pse Grupi i zyrtarve të IKEA-së, në atë kohë mori hapa për të siguruar që të burgosurit nuk duheshin përdorur në prodhimin, mirëpo ajo tani është e qartë se këto masa nuk ishin mjaft të efektshme, për të mbrojtur të drejtat e të borugusurve politik në atë kohë në Gjermaninë Lindore. ”
IKEA shton se ajo ka depozituar një ndjesi dhe është duke përgatitur një dekleratë publike për të kërkuar falje të gjithë atyre të burgosurve politik dhe familjeve të tyre – në konsultim me Bashkimin Organizative dhe të Shoqatës Mbarëkombëtare së Viktimave të Despotizmit Komunist, ‘UOKG’ në Gjermani.
Gjtihashtu IKEA vendosi të bëjë një kontribut financiar për projektin e tyre kërkimore shkencore për punë të detyruarnë RDGJ në gjithë ish – Republikën Demokratike Gjermane dhe të dëmëshpërblejë të gjithë ata të burgosur politik që me forcën e gardianëve u shfrytëzuan për prodhimin e moblijeve të IKEA-s, prodhim që vinte nga Gjermania Lindore.
Gazeta më e madhe e Suedisë Aftonbladet raporton se të burgosurit politik u paguan tre dekada më parë me rreth40 marka gjermane në muaj ( gjithmonë me vlerën e markës së atëhershme në Gjermaninë Lindore) për punën e tyre,dhe që në atë kohë një “rrogë mujore normale” në Gjermaninë Lindore ishte rreth 1.000 marka gjermane të quajtura Markat e Lindjes.
“Sot shumë nga të burgosurit të cilët kan mbetur gjallë dhe por dhe familjet e tyre, mendojnë se IKEA duhet të kompensojë “qindarkë për qindarkë ” ata – në bazët të vlerës së atëherëshme në pagesë ” kundrejt pagësë për çdo ditë pune për punën e bërë vetëm për supergjigantin e prodhimeve të moblijeve IKEA nga Suedia , shton gazeta e Suedisë Aftonbladet.
Rainer Wagner, kryetar i UOKG e cila përfaqëson viktimat e komunizmit, dhe Federal Komisionerë i Institutit të Përndjekurve Politik – ish anëtari i gazetës së kontrolluar prej qeverisë dhe intiligjencës(Sigurimit të Shtetit) në ish-Gjermaninë Lindore, Roland Jahn, dhe Peter Betzel, kreu i IKEA-s, në Gjermani, nga e majta, duke folur për fillimin enjë ndërmarrje të përbashkët në “skandalin” e tre dekadave më parë, dje në konferencë për shtyp në Berlin, Gjermani,e premte, nëntor 16, 2012. Gjigandi suedez i mobiljeve IKEA shprehur keqardhjen të premten se ajo përfituar nga përdorimi i punës së detyruar e burgjeve politike nga disa prej furnizuesve të saj në ish Gjermaninë Lindore, gjermaninë komuniste në më shumë se dy dekada më parë Rainer Wagner, kryetar i UOKG e cila përfaqëson viktimat e komunizmit, dhe Federal Komisionerë i Institutit të Përndjekurve Politik – ish anëtari i gazetës së kontrolluar prej qeverisë dhe intiligjencës(Sigurimit të Shtetit) në ish-Gjermaninë Lindore, Roland Jahn, dhe Peter Betzel, kreu i IKEA-s, në Gjermani, nga e majta, duke folur për fillimin enjë ndërmarrje të përbashkët në “skandalin” e tre dekadave më parë, dje në konferencë për shtyp në Berlin, Gjermani,e premte, nëntor 16, 2012. Gjigandi suedez i mobiljeve IKEA shprehur keqardhjen të premten se ajo përfituar nga përdorimi i punës së detyruar e burgjeve politike nga disa prej furnizuesve të saj në ish Gjermaninë Lindore, gjermaninëkomuniste në më shumë se dy dekada më parë
shpendi says
Kur do të kërkoji falje dhe do t’ja paguaji SHBA, Anglia dhe Rusia qindarkë për qindarkë të gjithë të burgosurve, të torturuarve, të masakruarve dhe të përndjekur shqiptar për Lejen që i dhanë Komunizmit sovjetik të instalohej dhe të lejohej ta shndrronte Shqiprinë në një bunker gjenocidi me Firmën e 11 shkurtit të 1945 në Krime, në Konferencën e Jaltës nga Stalini-Ruzvelti dhe hebrei Uinston Çurçilli??????
Fritz Radovani says
Besoj ju kujtohet…
Edhe Ramiz Alia ka kerkue “falje” publike ne 1991…
Ai tha: “Ne Shkoder veprojne shume agjentura…prandej ‘te rrisim vigjilencen…”. Nuk i mjaftonin gjyse miljoni te masakruem, donte edhe gjyse tjeter miljoni bujqrob….
Po te njajtim “nderim” ndaj te persekutuemeve politik po e vazhdojne edhe pasuesit.