LIBRI ME “POEZI TË ZGJEDHURA” I POETIT FASLLI HALITI, BOTOHET NË ROMË NGA SHTËPIA BOTUESE «EdilLet»NË PËRKTHIMIN DHE REDAKTIMIN E POETIT TE SHQUAR/
NGA GËZIM HAJDARI-ROME*/
Poeti Faslli Haliti besonte ashtu si Majakovski dhe Esenini në një socializëm me fytyrë njerëzore. Dy poetët e Rusisë sovjetike kënduan dhe sublimuan me zjarr të madh, ndonëse për një kohë të shkurtër, revolucionin bollshevik dhe shokun Lenin.
Në gjurmët e majakovskit dhe Eseninit filloi rrugën e vet poetike edhe poeti i ri shqiptar i Lushnjes. Ishin vitet 60-të kur Haliti shkruante: «Per voi ,(Partito ed Enver Hoxha), noi dormiamo anche sul ghiaccio / Per voi noi ci copriamo con lenzuola di neve». (Ne për ju flemë/ Edhe në dyshekë akujsh/,Ne për ju flemë/ Edhe nën çarçafë dëborërash mbuluar!
Poeti i Lushnjës ka dashur shumë në rininë e vet këngëtarët e nënës Rusi dhe, pas fundit tragjik të komunizmit në Shqipërinë e tij, Haliti ia hodhi fajin pikërisht mjeshtërve të vet sovjetikë se kishte besuar verbërisht tek ta,. Ashtu si Majakovski dhe Esenini edhe poeti Haliti, ndonëse në një përmasë mjaft të ndryshme u bë “viktimë” e utopisë marksiste që solli dhjetramijëra të vdekur në Shqipëri duke mbjellë në tërë vendin tmerr, të vdekur, gjak dhe shkatërrim masiv.
Faslliu shfaqet në panoramën poetike shqiptare në fund të viteve 60-të. Tamam më 1969 botohet përmbledhja e tij e parë «Sot». Vargjet e tij sjellin një frymëmarrje të re poetike në panoramën e realizmit socialist, origjinalitetin, karakterin sintetik të mendimit dhe gjithashtu një ndjenjë të fuqishme kritike në marrëdhënie me burokracinë e regjimit. Gjuha e tij është lapidare dhe e mprehtë.
Forca e fjalës dhe veçantia e stilit tërhoqën vëmendjen e lexuesve dhe kritikës zyrtare. Kjo përmbledhje me vargje fitoi çmimin e dytë kombëtar për poezinë. Haliti është me origjinë bujk i mesëm dhe, si i tillë, sillte në tekstet e veta muzikalitetin e fshatit, zërat e jetës dhe ankthin ekzistencial të un-it të tij poetik si sfidë për retorikën e kulturës zyrtare të regjimit. Qëndresa dhe rebelimi bashkëjetojnë në mesazhin e tij poetik.
Shumë tekste të tij kanë qenë “manifeste” të vërteta që godisnin pa mëshirë zemrën e burokracisë së regjimit komunist. Mund të thuhet se pjesa më interesante e krijimtarisë së tij si për shumicën e poetëve të bllokut sovjetik, mbetet ajo e shkruar nën diktaturën komuniste dhe kjo s’është e rastit. Do të mjaftonte , «Njeriu me kobure», për të kuptuar forcën e vargjeve të tij dhe ndikimin që ky tekst pati mbi lexuesit në vitet 70-të. Këto vargje: Ai pret të fryjë era /Jo që të zhvishen pemët,/Jo që të shkunden gjethet e verdha, / Por që t’i ngrihet cepi i xhaketës, / Të duket pas brezit koburja./Ai pret të vijë pranvera,/Jo që të mbjellë e të korrë,/Por që të zhveshë xhaketën,/T’i duket pas brezit / Koburja/.(1972) Ky tekst u quajt kryengritës dhe revizionist dhe u kritikua ashpër gjatë plenumit famëkeq IV të Partisë së Punës së Shqipërisë, më 1973 që dënoi me burg me dhjetëra intelektualë dhe shkrimtarë duke i akuzuar se ishin ndikuar nga arti borgjez i Perëndimit.
Ishin vitet kur kritika zyrtare këmbëngulte që në art të pasqyroheshin edhe më shumë mësimet dhe idetë e Partisë; vitet e planifikimit të estetikës së re shtetërore dhe të afirmimit të njeriut të ri të socializmit, të mbrujtur nga Partia dhe të farkëtuar nën kudhrën e klasës punëtore dhe fshatare: “njeriu muskuloz dhe stakanovist” që vigjëllon ditë e natë për të mbrojtur fitoret dhe atdheun nga armiqtë. Në veprat letrare temat ekzistenciale dhe metafizike si, bie fjala, ndjenja e shtypjes dhe e pasigurisë së përditshme ishin të ndaluara. Madje edhe fjalët “dashuri”, “vdekje”, “errësirë”, “ngricë”, “ankth” quheshin si të rrezikshme. Ata që guxuan të thyenin “heshtjen e rëndë” që kishte shuar kujtesën dhe ëndrrat për liri, e paguan shtrenjtë. Vlera e një vepre matej me forcën e saj për t’i shërbyer partisë, masave dhe socializmit real. Parulla e “realizmit socialist” ishte “Poeti duhet të jetë syri, veshi dhe zëri i klasës”, parullë kjo që s’do mend, buronte nga letërsia mëmë e Bashkimit Sovjetik.
Terrori i vazhdueshëm dhe sistematik i regjimit lidhur me njerëzit e kulturës mbyti hapësirat dhe energjinë e Fjalës. Mbi skenën e përgjakur të poezisë shqiptare luhej tragjedia më e zymtë e kohës. Para kësaj tragjedie njerëzore, kësaj shtypjeje të vazhdueshme, për të mbijetuar shpirtërisht dhe artistikisht poetët e kthyen vështrimin nga traditat dhe poezia e së kaluarës. Kështu limfa e frymëzimit të tyre u bë tradita gojore dhe epika. Për t’i shpëtuar censurës, Haliti i drejtohet mitit dhe alegorisë për t’u shprehur. Fjala e tij i fundos rrënjët në mitin klasik greko-latin për ta rilexuar realitetin; poezia e tij u bë gati një lojë përrallash ku ndërthuren realja dhe surealja. Po censorët e regjimit vigjëllojnë, nuk lejojnë që t’i kapësh në befasi dhe e ndalin në kohë poetin kryengritës.
Makina inkuizitore e Hoxhës praktikonte me mijëra forma të ndryshme për të shqyer “armiqtë e kombit” dhe të komunizmit. Syrit vigjëllues të rojtarëve të regjimit s’u shpëtonte asgjë. Me dhjetëra poetë dhe shkrimtarë u larguan, u dërguan në periferi apo në fshat për riedukimin ideor. Disa u burgosën dhe librat e tyre u ndaluan. Lista e poetëve të persekutuar nga regjimi është e gjatë dhe tragjike.
Milicitë e Enver Hoxhës kontrollonin çdo qoshe të jetës kulturore të vendit. Për diktatorin, shkrimtari ishte thjesht një vegël në dorë të partisë për edukimin komunist të popullit, dora e djathtë e pushtetit; për këtë pohohej se në Shqipëri, letërsia kishte lindur më 1941 me themelimin e Partisë Komuniste. Marksizmi u bë parimi i vetëm estetik i poezisë dhe i artit.
Poetit Haliti iu hoq e drejta për të botuar për 15 vjet me radhë: e dërguan në fshat për t’u riedukuar si njeri i padëshiruar nga Partia.
Vite me radhë, ndonëse është profesori i italishtes dhe i frëngjishtes, punon pas qerres së tërhequr nga qetë në kooperativën bujqësore shtetërore në Fiershegan, provincë e Lushnjes. Askush nga punëtorët dhe fshatarët s’mund t’ia drejtonte fjalën se Partia e quante “reaksionar”.
Preteksti për ta goditur poetin e Lushnjës qe poema «Il «Dielli dhe rrëkerrat», botuar për herë të parë më 16 dhjetor 1972 në të përjavshmen «Zëri i rinisë». Dalja e saj në gazetë shkaktoi rrëmujë midis drejtuesve të lartë të partisë së Punës së Shqipërisë. Ata organizuan mbledhje dhe debate publike në të cilat, qoftë poema, qoftë autori, u kritikuan ashpër. Sipas censurës, “Dielli dhe rrëkerat » ishte fryt i një turbullimi ideologjik dhe politik i poetit që shtrembëronte realitetin socialist dhe rolin e partisë duke prishur kështu unitetin e saj me popullin. Vargjet e para të poemës «Dielli dhe rrëkerat», «Ndërsa qielli i atdheut tim /është i kaltër, optimist / Çatia e shtëpisë sime është qaraman», u bënë një pretekst për të sulmuar dhe denoncuar autoren. Haliti kishte guxuar tepër. Me një guxim të padëgjuar fton popullin t’ia thyejë “dhëmbët buroktacisë”: Citoj:«Urdhër, / me grushtin e klasës punëtore/ thyejani dhëmbët burokracisë!» Komunistët e akuzojnë se është një poet rebel dhe anarkist, ndërsa kritikët shtetërorë afrojnë tekstet e tij me ato të artit të sëmurë dhe dekadent të perëndimit. Haliti bëhet një çështje kombëtare. Në vend organizohen mbledhje për të denoncuar poemën. Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve ndahen në dysh: ata që admirojnë vargjet e poetit dhe ata që nuk i miratojnë. Një grup nxënësish të liceut të qytetit të tij të lindjes, Lushnjes, boton një artikull denoncues mbi gazetën «La scintilla» (Shkëndija), organ i Partisë së Punës së Shqipërisë. Të vetmet studentë që mbrojtën me guxim “Diellin dhe rrëkerat” qenë Fatbardh Rustemi, Tahsin Xh.Demiraj etj. Tahsini, nga 74 në 89-ën qe regjizor pranë teatrit të qytetit të Lushnjes po e pushuan me urdhër të Partisë . 15 vjet me radhë punoi në një ndërmarrje të Durrësit që prodhonte materiale plastike.
Në një letër Rustemi iu drejtua Enver Hoxhës për të protestuar kundër dënimit të poetit Haliti; Xhaferri, për ta mbrojtur poemën e tij, rrezikoi përjashtimin nga gjimnazi. Për ta sulmuar poetin tridhjetegjashtëvjeçar të Lushnjes mobilizohen edhe forcat e rendit publik: kuestori i qytetit Zija Koçiu botoi një artikull mbi gazetën e partisë së diktatorit «Zëri i popullit» ku denonconte «veprën reaksionare» të bashkëqytetarit të vet.
Jehona e kësaj ngjarjeje u shpërnda në tërë vendin. Ranë si rrëke kritika dhe denoncime nga qytete të ndryshme. Për ngjarjen u fol edhe jashtë Shqipërisë.
Në Paris më 1974, revista tremujore “Koha jonë” e botoi poemën “Dielli dhe rrëkerat” dhe, njëkohësisht, e dënoi fushatën denigruese të Partisë Komuniste të Shqipërisë kundrejt poetit Haliti. Një vit më vonë në Romë, Ernest Koliqi, në revistën që drejtonte “Shejzat” pohon se “zëri i Halitit ka qenë mbytur nga Partia”.
Megjithatë poeti rebel i Lushnjës nuk pushon së shkruari. Me po atë guxim boton edhe tekste të tjera kundër burokracisë dhe po aq të egër: «Il figliodel segretario» (Djali i sekretarit), «Io e la burocrazia» (Unë dhe burokracia «Edipio» , (Edipi) e të tjerë.
Tekstet e Halitit bëhen objekt diskutimi, madje edhe në Olimpin e Partisë. Më 1973, Fiqrete Shehu, gruaja e kryeministrit Mehmet Shehu kritikon poezinë Vetëshërbim duke e përkufizuar si “një poezi që s’ka të bëjë fare me artin revolucionar”. Një vit më vonë, në revistën Rruga e Partisë ajo shprehet kundër poezisë «Njeriu me kobure».
Në vitet e ardhshme vepra e Halitit do të censurohet gjithnjë. Partia do t’ia heqë të drejtën e botimit dhe do ta dërgojë të punojë në fusha. Më 1985, pas 15 vjetësh heshtjeje të detyruar, ai shfaqet përsëri në skenën e kulturës me përmbledhjen «Messaggi di campagne» (Mesazhe fushe).
Dënimi i gjatë me heshtje ka rënduar shumë mbi të ardhjen e tij dhe fatin e poezisë së tij. Paraqitja e librit të ri ngjet në teatrin e qytetit. Duhet të ishte festë për poetin, përkundrazi qe edhe një herë një proces i vërtetë. Më kujtohet si sot ajo mbasdite. Në paraqitjen merrte pjesë sekretari i Partisë së Punës, Rudi Monari, i cili bashkë me “pseudo-poetin” N.Nezha, e talli mirë e mirë poetin dhe librin e tij të ri. Tekstet që kemi zgjedhur për lexuesin përmbledhin gjithçka më të mirë nga poeti që shkon nga libri i parë “Sot” (Oggi) 1969 deri në përmbledhjen (Se n’è andato) “Iku” 2004.
Zgjedhja për t’ia paraqitur këtë poet lexuesit italian s’është e rastit, po bën pjesë në një mision kulturor të saktë, atë për të ndërtuar kujtesën historike dhe kulturore të Shqipërisë sime, si pjesë integruese të kujtesës së kulturës evropiane.
Faslli Haliti dhe Besnik Mustafaj «Leggenda della mia nascita», (Legjenda e lindjes sime), Edizione Ensemble 2012 nën kujdesin e të nënshkruarit dhe e përkthyer po prej tij) bëjnë pjesë ndër ata poetë që ndonëse jetojnë dhe shkruajnë nën normën e realizmit socialist kanë arritur të krijojnë vlera letrare me rëndësi ndërkombëtare që Qëndruan edhe pas shembjes së diktaturës së Enver Hoxhës, një nga regjimet më gjakatare dhe të pamëshirshme të Europës së shekullit të kaluar.
***
10 KOMENTE
PËR POEZITË E LIBRIT «POEZI TË ZGJEDHURA» TË POETIT FASLLI HALITI BOTUAR NGA SHTEPIA BOTUESE EdilLet, ROME,
1.PAOLO STATUTI (përkthyes)
Duke lexuar poezitë e Faslli Halitit më duket sikur poeti të më vinte fjalët e tij, më ngjan sikur një sufler nga gropa e skenës të më sugjeronte llojin e poezisë që dua më shumë…
2. GEORGINA BUSCA GERNETTI
«Sythi shkrin borën me zjarrin e lules»
Ky varg ilustron imazhet e mrekullueshme të një natyre të afërt me shpirtin e poetit Faslli Haliti, e pikturon në paraqitjen e stinëve në të cilat, ai i përshkruan, pothuajse në lëvizje, shpërthimin e beftë të sythave që çelin lule dhe rritjen e degëzave dhe çdo metamorfoze tjetër të vegjetacionit. Të magjeps e të mallëngjen imazhi e fëmijës që admiron hënën e plotë në qendër të një reje të bardhë e, naivisht, mendon për vezën, me të cilën në atë kohë të vështirë, do të dëshironte të shuante urinë.
Poezi e vërtetë, kjo e Faslli Halitit.
3. MARIANO MENNA
Kam çmuar veçanërisht poezitë e Faslli Haliti dhe, shpresoj të mos jem tepër provokues duke theksuar se poetët shqiptarë që kam pasur mundësinë t’i njoh deri tani (Haliti e Hajdari) më kanë prekur më tepër se shumë poetë italian bashkëkohor.
Një “faleminderit” të përzemërt Giorgio Linguaglossas.
4. GIUSEPPINA DI LEO
Vërtet, unë pyes veten, sa e tmerrshme është kjo censurë mase jona që obligon poetët të shkruajnë dhe të botojnë prodhimet e tyre.”
Shumë të hidhur, Xhorxho, kjo konsideratë jotja, por krejtësisht e vërtetë. Gërshëra ekzistuese midis një prodhimi të madh poetësh të padukshëm dhe kritikës drejtuar zakonisht të shquarve, sigurisht jo të prirur në favor të të parëve.
Po eksperimentojmë një “censurë masive” dhe ti Xhorxho e thua se, në një vend, kushtuar një poeti i cili ka eksperimentuar në veten e tij izolimin, në një regjim totalitar.
Por në fakt do duhej të reflektonim të gjithë për shkallën e manipulimit, zbatuar nga shoqëria jonë e qetë demokratizuese, teknologjikisht e përparuar.
5. LETIZIA LION
Njohja ime, për poetët e shkrimtarët shqiptarë pasurohet me këtë personalitet të rëndësishëm, që të tre, së bashku me Gëzim Hajdarin (dhe në saj të tij) edhe me Ismail Kadarenë. Kjo më bën të mendoj se sa i denjë është projekti i Hajdarit për rikuperimin, dhe përhapjen e kujtesës- historike letrare dhe vlerës së saj të fortë politike duke pasur parasysh se Shqipëria është vrima e zezë në hartën letrare të Evropës.
Po flisnim ditë më parë për aksin Veri-Jug, në poezi dhe atëherë më erdhi në mend sa do të thellohej boshti tjetër, ai lindje-perëndim (Linguaglossa mund të na shkruajë një libër të mirë për këtë); mendoj për konsideratën që ka pasur intelektuali dhe poeti përtej “perdes së hekurt”, për forcën e ndikimit të rolit të tij në shoqëri, pikërisht në çastin në të cilin shtypet dhe detyrohet të heshtë; dhe në të kundërtën për rolin e tij sot, në shoqëritë ultraliberale, për poetët e padukshëm, për «vdekjet e panumërta, «vdekjet e bardha» televizive dhe mediatike të intelektualëve të shfuqizuar deri sa u bënë thashethemexhinj të orës së, «tregues» historish…
Por duke iu kthyer poezisë së vërtetë dhe intensive të Faslli Halitit, kaq e qartë dhe origjinale në metaforat, është tashmë poezi, vetë imazhi i këtij njeriu prapa parmendës, për pesëmbëdhjetë vjet! Prekëse historia e tij.
Të kemi parasysh, gjithashtu faktin, jo të parëndësishëm, se jemi duke lexuar vargje në përkthim dhe të gjymtuara, pra, nga akustika dhe muzikaliteti i tyre (si të shijosh vetëm një solo nga partitura ) kam parë grafinë e bukur të gjuhës shqipe, si dhe thurjen e disa vargjeve ku kuptohet me intuitë një punë prozodike prej shumë fjalëve të tilla që rendin njëra pas tjetrës dhe i thërrasin njëra-tjetrës… një gjuhë që është, pothuaj, një qëndismë, me shkronjat me pika të alfabetit të saj të ndritur.
6. G. LINGUAGLOSSA
Unë mendoj shumë thjesht që nëse pas 15 vjet pune të detyruar, për të shtyrë një plug pas qeve, njeriu arrin të mbijetojë, mirë atëherë, do të thotë se është njeri. Faslli Hliti ka demonstruar se është një njeri për të qenë, dhe një poet i vërtetë (në krahasim me letrarët italianë që bëjnë poezi, profesionalisht korrekte, por dhe profesionalisht të padobishme).
Siç shkruante Osip Mandelstam: «para se të jesh poet duhet të jesh qytetar. Por, le të pyesim, sa prej atyre të cilët, këtu te ne, shkruajnë poezi në revista prestigjioze, mund të përkufizohen «poet»?
7. ANTONIO SAGREDO
Poeti Faslli Haliti – mbase, si i ri entuziast – duhej ta kishte dalluar shpejt poetin-tribun dhe estet, nga poeti fanfarë, të cilin nuk i pëlqente as mikut të tij Pasternak. Nuk e di nëse Haliti ka lexuar se çfarë shkruante Ripellino (i plagosur nga ky poet në rininë e tij të hershme), mbi poetin, si për shembull ) ” Majakovski dhe teatri rus i avant-gardës”; që nga faqja e parë sllavisti (kështu e quanin, atëherë, poetin) hidhet kundër korbit, lepurit, tradhtarit që duan të na bindin se poeti qe «një lloj akademiku i shpëlarë… një prift i realizmit, një seminarist i lodhshëm, pedant, i zbërdhulët…» me qëllim që ta bënin skllav të kauzës së tyre.
Asgjë nga këto! – Por nuk jam unë mësuesi i Halitit: ai e ka bërë dhe e bën atë që di dhe i pëlqen të bëjë apo ndien të bëjë. Mund të them nga sa është publikuar këtu se në vargje dallohen pasazhe majakovskiane, nga ato të Eseninit, por na duhet përulësi studiuesi për ta thënë këtë. Poeti Haliti ka ripershkuar rrugën e shumë poetëve të tjerë që, në shembullin e atyre të dikurshmëve që kanë pësuar ngacmime dhe goditje të pajustifikuara dhe pra, është i vetëdijshëm se ç’duhet pritur! Nderim, pra për këta poetë duke ditur mirë se, rrethana të ngjashme në të ardhmen presin poetë të tjetër… në provë!
Sipas miqve të atëhershëm të sllavistit Ripellino: Asevi, Burljuku, Krucenychi, Kamenskij, Pasternàku…, Majakovskij «konsiderohej nga këta, një nga mjeshtrit e poezi, më bujari dhe më i ndershmi prej kalorësve të luftës sonë poetike» .
Majakovski dhe Esenini pushuan në kohë, në një «socializëm me fytyrë njerëzore» duke- flakur në hithra shumë prej besimit të tyre. E dimë që secili e pagoi me jetë, dhe me farsën e vetëvrasjeve të rreme !
Poeti Majakovskij. në radhë të parë gjatë revolucionit mbrojti me vendosmëri miqtë e cirkut me të cilët punonte, të cilët talleshin me ironi dhe parodi me mikroborgjezët e rinj filistenj sovjetikë, në numrat e tyre të cirkut dhe publiku argëtohej; Policia arriti deri aty sa vrau edhe një kloun gjatë shfaqjes… Publiku pandehu se ishte një nga numrat e shfaqjes … por i vdekuri ishte një aktor që vdiq me të vërtetë!; një paralajmërim ky, për atë që do të ndodhte, pak më pas, me të gjithë poetët, shkrimtarët dhe artistët të cilët nuk u rreshtuan … Kështu u ngjau edhe epigoneve të tyre në dekada, më shumë ose më pak të mëdhenj.
8. SALVATORE MARTINO
Falënderoj revistën l’Ombra që më njohu me këtë poet të jashtëzakonshëm i cili fatkeqësisht ishte i panjohur për mua. E kuptoj druajtjen, terrorin që vargje të tillë mund të zgjojnin në nomenklaturën komuniste shqiptare që ka qenë më e ashpër dhe më e verbrër, madje edhe më e ashpër se ajo Sovjetike. Midis shumë vargjeve të paharrueshëm, dua t’ju kujtoj së paku të mbani mend:
Lojë madhështore midis objekteve të përditshme dhe metafizikes hënë, ngrënë nga nata, kjo përpjekje për të arritur të pamundurën për të mbijetuar në realitetin dhe në ankthin shpirtëror. Madje edhe në përkthim nga një gjuhë, nuk është e ngjashme saktësisht, me tonën, na arri parfumi i padyshimtë i muzikës. Poezi e ëmbël dhe po aq e dhunshme, siç dinë të japin vetëm të Mëdhenjtë. Natyra, fshati, zogjtë, lulet e zeza, të vetmet që natyra nuk i ka, lidhjet e gjakut,fëmijë të cilët i besojnë përrallës së avullit të bukës; flamujt që në një fantazi surreale ndalen në vdekjen e babait të tij. Dhe pastaj kjo hapje e jashtëzakonshme i poezisë s tij: ” Unë mësuesi i fshatit”: ku imazhet dhe mendimi gjenerojnë një qark të shkurtër emocional abstragimesh dhe konkretizimesh, një kommos, ku balta, çizmet dhe, sidomos gjurmët e këmbëve që mbeten prapa, tregojnë një ëndërr të dëshpëruar e cila fshin kujtimin e poetit duke i besuar vetëm impresionin e shenjës në rrugë .
17 prill 2014
9. GIORGIO LINGUAGLOSSA
E pabesueshme vërtetë rezistenca e poetit të fushës me ngacmimet e censurës së regjimit, një shembull i pakrahasueshëm për ne që nuk jemi goditur, nga asnjë censurë, madje, jemi inkurajuar që të botojmë çfarëdo gjëje që na qëllon të shkruajmë, çfarëdo copë letre me disa fjalë të çastit të shkruara sipër, Sa e tmerrshme është vërtetë, pyes veten, kjo censura jonë e masës që detyron poetët të shkruajnë e të botojnë gjërat e veta!
Kur ju lexoni poezitë e një poeti të rangut, për herë të parë, kështu që, papritmas, kapeni si prej një mungesë të lehtë ajri. Por nuk është ajri që mungon, është si të marrësh një goditje nga bombola e oksigjenit dhe thith një gllënjkë ajër: ndjehesh i plotë, i fuqishëm dhe pak i shtangur, i dehur. Ky është efekti i oksigjenit të tepërt, mushkëritë tona dhe truri ynë nuk ishin mësuar me oksigjen të pastër dhe ata e marrin si një kundërgoditje, dehje. Një gjë e ngjashme më ndodh me mua me leximin e poezive të Faslli Haliti, ishte si i dehur me dy shishe verë të kuqe Brunello di Montalcino. Jam ende i habitur nga ajo penallti në trajtimin e imazheve dhe fjalëve, për atë besnikëri pa kompromis ndaj së bukurës dhe zgjuarsisë e thjeshtësisë së çiltër të gjërave, madje edhe të atyre të tmerrshmeve. mjaftojnë këto poezi për të afirmuar se Faslli Haliti është një poet i madh.
18 prill 2014
10. Prof. Dr. KLARA KODRA
Duke përkthyer këto komente të kolegëve italianë më lindi ideja që ta jap edhe vetë mendimin tim.
Unë kam pasur fatin ta njoh poetin Haliti që në vëllimin e tij të parë “Sot” me të cilin ai spikaste me zërin e vet të veçantë, midis korit të poetëve të rinj të pasluftës (të cilët mbetën në hije nga treshja Kadare-Agolli-Arapi), me freskinë e detajeve, muzikalitetin, përdorimin e sinestezive befasuese, me konçizitetin dhe mprehtësinë e realizmit.
Po edhe vetë Kadareja e përshëndeti në atë kohë poetin e ri si origjinal dhe jokonformist.
Ndërsa Agolli ka pohuar tani vonë se “Haliti na ka çuditur dje në socializëm, na çudit edhe sot në kapitalizëm” dhe shton se “poezia e tij nuk ka firo”, kurse M.Zeqo thotë në një shkrim të vetin Faslli Haliti, poezia që nuk vdes.
I uroj poetit që me këtë vëllim të përkthyer rrjedhshëm dhe qartë nga Gëzim Hajdari të komunikojë ndjeshëm me publikun italian.
Përgatiti dhe përktheu: Prof. Dr. Klara Kodra
PLUS
KATER KOMENTE PARA BOTIMIT TE LIBRIT:
Revista “L’Ombra delle Parole” botoi një cikël me poezi të zgjedhura nga krijimtaria ime(FH).
Autorët e 4 komenteve:
Salvatore Martino, Giuseppina Di Leo dhe dy komente nga George Linguaglossa, për poezitë e mia të zgjedhura, përkthyer e redaktuar nga poeti i shquar Gëzim Hajdari
1. Salvatore Martino
Falënderoj revistën l’Ombra që më njohu me këtë poet të jashtëzakonshëm i cili fatkeqësisht ishte i panjohur për mua. E kuptoj druajtjen, terrorin që vargje të tillë mund të zgjojnin në nomenklaturën komuniste shqiptare që ka qenë më e ashpër dhe më e verbrër, madje edhe më e ashpër se ajo Sovjetike. Midis shumë vargjeve të paharrueshëm, dua t’ju kujtoj së paku të mbani mend:
Avevo fame
tendevo le mani per spezzarne un boccone,
ma la luna veniva mangiata dalle notti
ed io non riuscivo ad averla !
Lojë madhështore midis objekteve të përditshme dhe metafizikes hënë, ngrënë nga nata, kjo përpjekje për të arritur të pamundurën për të mbijetuar në realitetin dhe në ankthin shpirtëror. Madje edhe në përkthim nga një gjuhë, nuk është e ngjashme saktësisht, me tonën, na arri parfumi i padyshimtë i muzikës. Poezi e ëmbël dhe po aq e dhunshme, siç dinë të japin vetëm të Mëdhenjtë. Natyra, fshati, zogjtë, lulet e zeza, të vetmet që natyra nuk i ka, lidhjet e gjakut,fëmijë të cilët i besojnë përrallës së avullit të bukës; flamujt që në një fantazi surreale ndalen në vdekjen e babait të tij. Dhe pastaj kjo hapje e jashtëzakonshme i poezisë s tij: ” Unë mësuesi i fshatit”:
Affronto il fango della strada. I miei stivali vi sprofondano. Dietro Restano le mie orme, Impresse nella memoria della strada, Orme di stivali di gomma di Durazzo.
ku imazhet dhe mendimi gjenerojnë një qark të shkurtër emocional abstragimesh dhe konkretizimesh, një kommos, ku balta, çizmet dhe, sidomos gjurmët e këmbëve që mbeten prapa, tregojnë një ëndërr të dëshpëruar e cila fshin kujtimin e poetit duke i besuar vetëm impresionin e shenjës në rrugë .
17 prill 2014
2. Giuseppina Di Leo
Vërtet, unë pyes veten, sa e tmerrshme është kjo censurë mase jona që obligon poetët të shkruajnë dhe të botojnë prodhimet e tyre.”
Shumë të hidhur, Xhorxho, kjo konsideratë jotja, por krejtësisht e vërtetë. Gërshëra ekzistuese midis një prodhimi të madh poetësh të padukshëm dhe kritikës drejtuar zakonisht të shquarve, sigurisht jo të prirur në favor të të parëve.
Po eksperimentojmë një “censurë masive” dhe ti Xhorxho e thua se, në një vend, kushtuar një poeti i cili ka eksperimentuar në veten e tij izolimin, në një regjim totalitar.
Por në fakt do duhej të reflektonim të gjithë për shkallën e manipulimit, zbatuar nga shoqëria jonë e qetë demokratizuese, teknologjikisht e përparuar.
3. George Linguaglossa
(prof. poet dhe një ndër kritikët e mëdhenj të poezisë italiane)
Ju falënderoj, Gëzim Hajdari që bëtë të njohim këtë poet të jashtëzakonshëm, këtë Eesenin shqiptar, me lirikën e tij të pastër dhe të mprehtë si një meteor, të matur dhe të vërtetë, që ngrihet nga fakti i zhveshur i përditshëm i urisë së fëmijëve në metafizikën e ëndrrës.
E pabesueshme vërtetë rezistenca e poetit të fushës me ngacmimet e censurës së regjimit, një shembull i pakrahasueshëm për ne që nuk jemi goditur, nga asnjë censurë, madje, jemi inkurajuar që të botojmë çfarëdo gjëje që na qëllon të shkruajmë, çfarëdo copë letre me disa fjalë të çastit të shkruara sipër,
Sa e tmerrshme është vërtetë, pyes veten, kjo censura jonë e masës që detyron poetët të shkruajnë e të botojnë gjërat e veta!
18 prill 2014
4. George Linguaglossa (7 qershor 2014)
Kur ju lexoni poezitë e një poeti të rangut, për herë të parë, kështu që, papritmas, kapeni si prej një mungesë të lehtë ajri. Por nuk është ajri që mungon, është si të marrësh një goditje nga bombola e oksigjenit dhe thith një gllënjkë ajër: ndjehesh i plotë, i fuqishëm dhe pak i shtangur, i dehur. Ky është efekti i oksigjenit të tepërt, mushkëritë tona dhe truri ynë nuk ishin mësuar me oksigjen të pastër dhe ata e marrin si një kundërgoditje, dehje. Një gjë e ngjashme më ndodh me mua me leximin e poezive të Faslli Haliti, ishte si të isha i dehur me dy shishe verë të kuqe Brunello di Montalcino. Jam ende i habitur nga ajo penallti në trajtimin e imazheve dhe fjalëve, për atë besnikëri pa kompromis ndaj së bukurës dhe zgjuarsisë e thjeshtësisë së çiltër të gjërave, madje edhe të atyre të tmerrshmeve. mjaftojnë këto poezi për të afirmuar se Faslli Haliti është një poet madhe.
Përktheu : Klara KODRA
*
PARATHËNIA
e librit shkruar nga
Gëzim Hajdari
NE FOTO: Nga e djathta: Gezim Hajdari, Faslli Haliti, Jozef Radi che Dine Dine(Foto-Kortezi Jozef Radi)