Nga Fahri Xharra/
“Sipas tij, aksioni ishte njëjtë i ekzagjeruar ashtu qysh kishte ndodhur në Shqipëri kohë më parë.“Më ngjason me një version të ekzagjeruar të atij që u krye në Shqipëri para disa kohësh ku akuza ndaj të arrestuarve pak a shumë ishte për rekrutim njerëzish për të shkuar në Irak. Mirëpo nuk di se sa mund të jetë përgjegjës ligjërisht dikush për atë se i mbush mendjen një të rrituri që të shkojë në Siri të luftojë kundër Asadit. Mua kjo më kujton nenin e Agjitacionit dhe Propagandës në kohën e regjimit diktatorial”, thotë ai. Sipas tij, arrestimet mbajnë erë “luftë parandaluese” dhe lehtë mund të konsiderohet se Shteti i Kosovës po ushtron terror ndaj komunitetit mysliman në interes të amerikanëve” ( pjesë nga intervista me F. Lubonjën)
Mos he burrë! Mos he burr` i dheut , mos ndjell antiamrikanizëm , se boll po mbjellin fqinjët tanë . Ki mendjen , ne kemi për çka të shkruajmë, të analizojmë apo të kritikojmë !
“Edhe kjo ndikon që unë ta kem të vështirë të kuptoj se çfarë quani ju “ekstremizëm islamik” në Kosovë për të mundur të ndaj pastaj atë që mund të quhet rritje e fundamentalizmit islamik në Kosovë nga një vepër penale siç është krimi terrorit. Sepse sapo jam kthyer nga një udhëtim pesë ditor në një pjesë të Kosovës dhe nuk mu duk se ndjeva aty ndonjë fundamentalizëm apo ekstremizëm islamik në veprim.” po thua ti .Pse ore nuk e thua të vërtetën ?
Eh mjerë ne që mbesim , të na analizoj një kritik dhe shkatërrues i ndjenjës kombëtare.
Të njofim më herët me qendrimet tua , antiNëna Terezë, antiSkënderbe, anti Kadare dhe anti , e anti,gjithmonë antishqiptare .
“Ç’besë munt të ketë Shqipëria prej atdhetarësh nga interesi, atdhetarë sot, armiq e tradhëtorë e gjakspirës nesër? Ç’fitim do të ketë Kombi prej njerëzsh të blerë, e gati kurdoherë të shiten te kush do japë më tepër? “F.K. – “Albania”, dhjetor 1902. “ e thoshte Faik Konica dikur , që moti dikur . Po ,pse sot na e thot përseri ai nga bota e amshuar ?
Çele gojën aty ku i bën nderë kombit , dhe jo kur ti do !
E ke lexuar këtë: “Ramiz LUSHAJ – Doli i Gucisë i çon një Kartolinë lutje Papa Franceskut para vizitës në Shqipëri
Doli është një fshat i vogël shqiptar tokëngjit qytetit të Gucisë, i shtrirë në fushë, i kapet edhe malit. Një pozicion gjeo-strategjik i lakmueshëm. Vendi i bollekut për tokë buke e mbajtje të blegtorisë. Në rregjistrimin shtetëror malazez të vitit 2011 i figurojnë 102 banesa. Popullsia e tij është ma e madhe në emigracion se sa në trojet e veta etnike. Një rast i ngjashëm, dukuri gangrenë e përgjithshme, për krejt krahinën etno-historike të Plavë-Gucisë, e cila ka rreth 3.000 banorë në dykomunshin, e po të kthehet tanësisht mërgata shqiptare bahen 13.000 banorë shqiptarë, sa ç’asht krejt popullsia e sotme e saj me shqiptarë, boshnjakë, malazezë, serbë, etj.
Doli ka mbet i vetmi fshat me popullsi katolike në krejt krahinën e madhe etno-historike të Plavë-Gucisë. E ka edhe kishën e vet. Prej hejcekurit thirret “Kisha katolike e Dolit”. Këta qëndrestarë të rrallë të mos asimilimit etnik e fetar përngjajnë si një “oaz”, pasi ortodoksit malazezë e serbë dhe muslimanët boshnjakë iu thonë: “shqiptarët katolikë të Dolit”. Gjithmonë dyert e Dolit kanë nxjerrë burra të mirë, të meçëm, luftëtarë, dijetar, të cilët ia kanë mbajt lart emrin e veprat visit të vet etnik shqiptar…..
Dolit të vogël, sivjet, në kit’ gusht 2014, i ka ra një hall i madh, për të cilin po ia çon një kartolinë publike Shkelqësisë së Tij, Papa Franceskut, para vizitës në Shqipëri, tue iu lut për ndihmë direkte, për ndërhyrje të shpejtë, pasi shteti i Malit të Zi të Gjukanoviçit po ua grabit tokat e të parëve të vet, po ua shtetëzon me të padrejtë ato, po kryhet një akt i ri neokolonial, po synohet asimilimi fetar e etnik i popullsisë e tokës së tyre etnike…. “
Pse nuk flet për këtë rast ? E ke zërin dhe namin e madh . Çele gojën për shumë e shumë raste të ngjajshme !
Me shkas : “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse. “ E ke ndëgjuar këtë lajm.? Ju e dini fort mire qëllimin sllav dhe lojën e tyre me shqiptarët , ju e dini që “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. “ (Vesnik Srpske Crkve”) se me muslimanët shqiptarë e kanë më lehtë.
Nuk të ha palla për Plavë e Guci , për Hot e Grudë? Po Vuthajt athua si janë ? Po Kosova si vete?
”Po unë si shqiptar që rastësisht i kam takuar besimit musliman , apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht edhe ti i ke takuar besimit ortodoks :ne pranojmë që bashkëkombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë , dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjeseje të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë. ? Jo. Unë jo. Por as Ti ,jo!
Përshendetje Zoti Lubonja , ruaju dhe mos fol va e pa va !
Kol Shkodrani says
Fatos he burre…je i zgjuar por ndonje here duke i besuar vetes me shume se duhet i meshon trurit te vogel qe rrjedh sa mendja te behet havale…behesh ne i zi se ata islamiket terrorist, prandaj kur nuk ke gje te hajrit per te thene mbylle ate vrime. Nderkohe mund te hapesh vrimen tjeter poshte e te shfrysh mllefet e tua qe i ke te medha, po te medha fare….
Mark Gjonaj says
Nuk mund te shkruaje gje pa e lexuar shkrimin e Fatosit, por me shkrimin e Fahri Xharres jam dakort. Fatosi i perket njeriut te shoqerise demokratike “moderne” te imagjinuar dhe harron se asnjeri nuk mund te ngrihet me lart se niveli i edukimit kombetare; pra as nuk behet fjale per shoqeri moderne ne Shqiperi sepse dhe ai qe e manifeston, si imitues, nuk e lejon tjetri qe eshte akoma primitiv. Mund te shofish Jozofine Topallin me qene perdore, po cfare do te thone shkodranet shumica?! Dhe, nje njeri i tille deri me sot s’ka dale, sepse do ta dergonte shoqerine shqiptare nje hop te madh perpara! Edhe per emblemat e kombit tone, shqiptaret historikisht vetem i kane perbuzur, kane hedhe balte mbi to; jane te huajt qe na vene ne shine me percaktimet dhe konkluzionet e tyre per to! Dhe te mos shkojme me larg, provo nje grup intelektualesh te pikpamjeve te ndryshem ne mer te thenjeve, mendimeve ndryshe, kur u ve perpara nje figure intelektuale sikur u hedhe kocka zagarve turren ne te; madje keta qe luajne me teuri e nje sere pikpamjesh amalgame qendrimesh, shkojne ne diskutime pa u pergaditur dhe u “besojne” njohurive te grumbulluara si sasi dhe jo cilesi!
Fritz Radovani says
I nderuem z. Xharra! Fatos Lubonja asht djali i nje qeni ujk qe ka punue gjithe jeten me shkatrrue Rinine Shqiptare. Cka ka lind nga qejte ujq vazhdon me mendue me shkye dhe me hape vorre per Shqiptare! Pjella e terroristeve nuk ndryshon kurre, detyra e tyne asht PERCAMJA e shkatrrimi i Atdheut.
Me respek per Ju, FRadovani.