Nga Fahri Xharra/
Qyqet janë mbrojtëse të armiqve djallzorë, të cilët vrasin e djegin gjithçka që ndeshin në rrugën e tyre. Qyqja, ky zog i llahtarshëm me ngjyra të çelta që e mbështjellin pjesën më të madhe të trupit të saj, me fytyrën e saj në formë zemreje, me sytë e saj të mprehtë gjatë natës, me aftësinë e saj të rrotullimin të kokes për 270 shkallë pa e lëvizur trupin, me krihët e saj pa fishkullimë gjatë fluturimit, gjuan vetëm kur bie muzgu i natës, këto aftësi e bëjnë zogun më të frikshëm të natës. Qyqet e kanë një veti shumë të rrezikshme,ato i lëshojnë vetë në foletë e zogjve tjerë. Të huajt që kaluan mbi ne, i lëshuan vetë e qyqes në foletë e shqiponjave . Kur ata ikën,zogjtë e qyqeve shpëtuan falë jozgjuarësisë së shqiponjave. Një lloj i qyqes është edhe Fatos Lubonja që gjuan në një moment jo fort të volitshëm për popullin tonë.
Ç`farë këqësie do të ndiente Fatos Lubonja, apo thënë ndryshe a do ta shihte misionin e tij të përfunduar sikur:-“ shkencëtarisht të vërtetohej e të pranohej se shqiptaret janë popull pa prejardhje”,-“ të dokumentohej se ilirët ishin fise bredhëse të Balkanit dhe erdhën në të njejtën
kohë me sllavët këtu ku janë “,-“ që autoktonët e parë të Balkanit ishin Grekërit, e civilizimi ka filluar me ta ,atëherë kur ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhëshem që prishnin qetësinë e civilizimeve”,-“ të thuhej e të shkruhej se tokat e banuara nga sllavët u populluan me një race shqiptare ,të cilet i solli turku nga Azia,për baraspeshë për të pushtuarit sllavë”,-“ sikur të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre ,kundër turkut”,- “sikur Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke vetem për t`i kënaqur do apetite falso”,-“ të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i këthejnë tokat e tyre”,-“sikur plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perendimit ,pa qëllime konkrete vetëm për t`iu kundervuar turkut”, -“ sikur Nëna e Madhe Terezë ,të shpallej e të pranohej botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë,apo bijë vllehësh”,- “ që Ismail Kadare të vërtetonte përfundimisht se ishte frikacak dhe se shkruante here për interesa të Rusisë, herë për interesa të perendimit”,
– “ të shpallej nga Parlamenti i Kosovës që gjuha zyrtare e Kosovës është Kosovarishtja,e formuar nga disa nën dialekte të saj”,-“ sikur që lindja e një shteti të ri të shoqërohej me lindjen e një kombi të ri,kombit kosovar ,që ka origjinë shqiptare e që nuk janë shqiptarë”,-“ sikur GJND-ja të thoshte që shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shpallje jolegjitime në tokat e një provinceje serbe”,-“ sikur shteti Kosovës të fillonte haptas armiqësitë ideologjike me Shqipërinë “,-“ sikur Natoja t`i bie pishmnan dhe të terhiqej nga marrëveshja me Shqipërinë,”- “ sikur KFOR-i të tërhiqej e t`iu lëshonte Kosovën forcave serbe të ushtrisë “,_ “sikur shqiptarët të shpalleshin vrasësit më të medhenj të hebrenjve”,- “ sikur shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë t`a pranonin kombësinë turke si të veten”,-“ sikur Jugu i Shqiperise pa dallim feje të regjistrohej grek”,?
Po i ceki vetëm disa çmenduri antikombëtare të Lubonjes. Ai konsideron se Nëna Tereze nuk perfaqëson popullin shqiptar, sepse sipas tij, njeriu është prodhim i kultures, një sistemi vlerash, besimi dhe traditash, që në rastin e Nënës Tereze nuk kanë të bëjnë aspak me vlerat, traditen dhe besimin e popullit shqiptar. Me këtë pozicionim, Lubonja është në përputhje të qartë me pozicionimet Serbe përsa i përket katolikes shqiptare.
Sa i përket Skënderbeut, thotë se shqiptaret e kanë edhe një problem para se të të aftësohen ta ndajnë të vërtetën nga fantazia, të vërtetën nga miti. Serbofobia është origjina e nacionalizmit të shqiptarit të sotëm. Skenderbeu i tradhëtoi turqit në Nish, Skenderbeu preferoi të mos i sulmon serbet dhe u këthye në vendlindje.
Fatos Lubonja i thotë edhe këto:
– “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia,siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb.”
– “ Midis miteve kryesore janë ata që mburrin lashtësinë e popullit shqiptar dhe gjuhen shqipe si një nga me të vjetrat.”
Eshtë shumë e quditshme me ne, se si lejohen këta njerëz të kullosin lirëshëm në livadhet tona duke vjellur vazhdimisht vrerë për identitetin shqiptar.
Me të gjitha këto “ të vërteta shkencore”, athua do të shterrej truri i mbimendësit (superintelektuali) shqiptar? Athua më në fund do të pranonte se “ The mission is over”?
Po,për çka do t`i mbetej pastaj të flas e të shkruaj? Kush do na i mbushte ekranet televizive, çdo mbrëmje?
Për njohtim, për ata që se dijnë Fatos Lubonja i ka mbajtur 17 vjet burg gjatë kohës së diktaturës, dhe është liruar pas `91-shës.
Por tani me të vërtetë po duket se ka ardhë koha që shqiponjat të pastrojnë foletë e tyre. Ne duhet të ndalojmë kukamat e qyqeve ndjellakeqe para se lakuriqët e natës, çakejtë dhe hienat të kërkojnë gjakun dhe tokën e shqiponjave, e kjo ditë duhet të vij pa tjetër.
*(Ky shkrim eshte shkruar ne Prill 2011)
Konfuci says
z. Fahri xhara, ne kete bote azgje s’ka qe mos kete brenda saj te miren dhe te keqen,e ka thene gjeniali KONFU,500 vjet para Krishtit apo vitit 1.
Si Lubonja dhe ti nuk perjashtoheni nga ky ligj absolut.
Nuk pejashtohen as Serbet as Kosovaret per te vertetat e ketij ligji.
Pershendetje z. Fahri xhara.
orzoway says
..po bejme gabimin duke rene ne gracke, sepse po e luftojme me tabu te cuditeshme. Por i themi si lejohen keta njerez. Ky eshte princip diktatorial, nese lejohet apo jo, lere te flase me “teorine” e tij, se duke u sjelle keshtu, i japim rendesine qe i nuk takon, a kemi argumente historike.. plot, atehere kundershtimi akademik shkencor historik mbahet mend, jemi akoma ne gracken e te kaluares, duhen zgjedhur armet..
MUKI says
Ia paska pi sorra ment keti debilli.Fajtor jane at te cilet e ftojn kete ftyre majmuni te jape “mendime” dhe te poshtroj krejt qe eshte shqiptare.
Pase 17 vjet burg,ku me dite se cka i paska ndodh ne birucat e Shqipnis,ndoshta ia kane ba by….kapisell.
Nik Kodra says
Faleminderit Z. Xharra. Kapllan Resuli (tash Resuloviç) pat deklaruar ne nje interviste me nje gazetar Maqedonas, e cila mund te gjendet online, se bash Lubonja i perket shkolles se tij (Resuloviç).
Tung,
Nik