PRISHTINË, 6 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka votuar sot për president të ri Agim Ademin, me mandat katërvjeçar.
Agim Ademi u votua me unanimitet të plotë nga 58 delegatët e Kuvendit të FFK-së dhe në këtë post do ta pasojë presidentin legjendar, Fadil Vokrri, i cili muajin e kaluar papritmas ndërroi jetë.Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor për president të ri të FFK-së nisi me një minutë heshtje në nderim të legjendës dhe ish-presidentit Fadil Vokrri, derisa u mbyll me një minutë duartrokitje frenetike nga të gjithë të pranishmit për veprën e tij dhe për gjithçka që ai bëri për futbollin e Kosovës./b.j/