Lajmi i vdekjes se Akademik Mark Krasniqit u prit me idhnim te thelle nga vatranet, te cilet kane pase nderin ta kene pase mysafir ne Shtetet e Bashkueme t’Amerikes ma se nji here dhe te ndigjojne me kenaqsi ligjerimet e tij mbi historine dhe luften e drejte per liri te kombit shqiptar dhe sidomos te popullit te Kosoves, fjalen e urte pajtuese dhe kuvendimet e ngrohta ne ndejet shoqnore me miq e dashamire.
Ne Vater do t’a kujtojme gjithmone me admirim, si nji intelektual gjithmone objektiv, krejt i lire nga pesha e interesit vetjak e partiak, i kjarte dhe i sinqerte ne qendrimet e veta te cilat i ka shpehe me guxim si ne rrethana te sundimit diskriminues e shtypes (jugo)sllav, ashtu ne liri.
Shuemja e tij asht humbje e rande jo vetem per te bijen dhe per familjaret e tjere ne vendin e lindjes ne Gllavicice qe tash thirret shqip Shengjon, por edhe per miqt e dashamiret dhe admiruesat e shumte, per farefisin e origjines ne Nikaj te Alpevet shqiptare qe shpesh u masakruen por kurre s’u perkulen, si dhe per Akademite e Shkencave dhe te Arteve te Kosoves e te Shqipnise, per popullin e Kosoves qe e dashti me zemer dhe per mbare kombin te cilit i sherbeu me perkushtim.
Te gjithevet u shkojne ngushllimet tona te sinqerta!