• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dr. Rugova, simbol i pavarësisë së Kosovës e i Dardanisë Antike

August 27, 2016 by dgreca

Fjala e akademik Mark Krasniqit, kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, në mbledhjen komemorative, më 25 janar 2006, me rastin e vdekjes së Presidentit të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës./

Presidenti Rugova, symbol i pavarësisë së Kosovës e i Dardanisë Antike/

Falë meritave të dr.Ibrahim Rugovës, ne sot kemi mikun më të fortë, fuqinë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe  aleatët e saj të  Bashkimit Evropian./

Priashtinë 24 janar 2006/

Presidenti i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova i cili ndërroi jetë më 21 janar të këtij viti, gjatë 16 vjetëve ka qenë prijës dhe udhëheqës i popullit shqiptar në Kosovë në rrugën e të drejtës së vetëvendosjes, përkatësisht drejt Pavarësisë së shtetit të lirë e Sovran të Kosovës që është e drejtë historike, etnike e politike e shqiptarëve të kësaj treve.

Kjo rrugë ka qenë shumë e vështirë në kushtet e okupacionit serb i cili gjatë shekujve, e sidomos më vitet 1998-99, bëri gjenocid e pastrim etnik të popullsisë shqiptare  nga vatrat e tij shekullore të Dardanisë antike.

Presidenti Rugova këtë rrugë të gjatë e të veshtirë e bëri para se gjithash duke e senzibilizuar problemin e Kosovës në botën euroatlantike e cila për Kosovën nuk kishte njohuri e aq më pak mirëkuptim për t’i realizuar edhe ne aktet dhe qëndrimet ndërkombëtare për vetëvendosje. Mirëpo me këmbënguljen dhe me qëndrimin e zgjuarësinë intelektuale e politike të dr.Ibahim Rugovës, filloi faktori ndërkombëtar ta kuptojë të drejtën tonë dhe përpjekejt tona për të qenë të lirë e të pavarur në shtetin Sovran të Kosovës.

Me meritat e dr.Ibrahim Rugovës, ne sot kemi mikun më të fortë, fuqinë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe  aleatët e saj të  Bashkimit Evropian. Në saje të veprimtarisë politike të Presidentit Rugova dhe në saje të përpjekjeve të gjithë popullit shqiptar në Kosovë dhe të gjitha strukturave paqësore e ushtarake të tij, forcat e NATO-s, bombarduan 72 ditë pa ndërprerë okupatorin serb të cilin e detyruan të gjunjëzohet e të tërhiqet nga Kosova më 12 qershor të vitit 1999.

Falë angazhimit dhe suksesit të tillë, dr. Ibrahim Rugova fitoi simpatinë dhe përkrahjen e gjithë shqiptarëve të Kosovës e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë si dhe të botës demokratike ndërkombëtare.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës gjatë 15 vjetëve të kaluara ka qenë krahu i djathtë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj dr.Ibrahim Rugovës. Në këtë rrugë të interesit kombëtar, edhe partia jonë, e cila gjatë kohë ka qenë forca e dytë politike në Kosovë, ka dhënë kontributin e vet në Kosovë e në diasporë duke marrë pjesë në Institucionet paralele në kohëne e okupacionit serb dhe në vepritmaritë e tjera të nevojshme të asaj kohe.

Dr.Ibrahim Rugova, me qëndrimet e tij demokratike e paqësore ka fituar simpati e përkrahje të autoriteteve politike përëndimore.

Dr. Ibrahim Rugovën, kushdo që e ka njoftë dhe që ka dashur të jetë objektiv, e ka rrespektuar si njeri shumë të ndershëm, të dashur, të afërt, intelektual i madh, demokrat, tolerant e paqëdashës. Të gjitha këto veti pozitive morale janë traditë e kulturës tradicionale shqiptare. Prandaj shtresat më të gjëra të popullit shqiptar, Ibrahim Rugovën e kanë çmuar si shembull i njeriut të madh, të mençur dhe të guximshëm, i cili meriton të jetë në ballë të këtij populli, ta ketë përkrahjen e besimin e pjesës më të madhe të tij,

Me vdekjen e presidentit të Kosovës, d.Ibrahim Rugova, është shkaktuar një boshllëk i madh në jetën institucionale e politike, në momentet më të vështira për Kosovën, e cila gjendet në udhëkryq për vendosjen e fatit të saj përfundimtar. Në këtë moment personaliteti i dr.Ibrahim Rugovës ka qenë i domosdoshëm.

Mirëpo, Ibrahim Rugova me sakrificën e tij, me guximin e mendjen e tij të holë e vizionare ka qenë dhe ka mbetur arkitekti dhe babai i Pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës, pa marrë parasysh kush do ta nënshkruajë aktin final të saj, është meritë e gjithë popullit shqiptar, por merita kryesiore

Dhe e pamohueshme i takon atij i cili gjatë dy decenieve e trasoi këtë rrugë të vështirë kombëtare, e ky personalitet është vetëm dr.Ibraim Rugova.

Presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova është i pazëvendësueshëm. Por me humbjen e tij fizike nuk do të humb rruga e idealit të cilin e ka ndjekur me përkushtim gjatë gjithë jetës së tij. Në këtë rrugë, siç e ka përcjellë deri tash PSHDK-ja, do të qëndrojë e paluhatshme edhe më tutje së bashku me partinë e tij, aleatën e natyrshme të saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbarë popullin e Kosovës i cili e ndjek këtë rrugë kombëtare.

Me këtë rast, Partia Shqiptare Demokrstikane e Kosovës dhe unë personalisht, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar të dr.Ibrahim Rugovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: dr. Rugova, Mark Krasniqi, simbol i pavaresise

AKDEMIK MARK KRASNIQI: “KURRË MOS HIQNI DORË NGA BASHKIMI KOMBËTAR”

August 26, 2016 by dgreca

Në një vjetorin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit/

 

2 KrisniqiNGA HARRY BAJRAKTARI*/

Sot në një vjetorin e ndarjes nga jeta të akademik Mark Krasniqit, dua ta përkujtoj atë si intelektual e shkencëtar, si figurë të shquar të kombit, si veprimtar dhe mik timin personal, me të cilin pata shumë takime si në Kosovë, ashtu edhe në SHBA. Ishte mik i familjes sime, i babait tim, i gjyshit dhe i Bajraktarëve të tjerë në Vranoc. Na lidhte edhe një gjë emocionale se të dy i përkisnim fisit te Krasniqeve. Familjet tona historikisht mbanin lidhje miqësore dhe ishim bashkë në kohët më të vështira, të pandashëm dhe këmbëngules në çështjen kombëtare, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

U lind në  Gllavoçicë të Pejës, jo larg vendlindjes sime. Njihte jashtëzakonisht mirë historinë, gjeografinë dhe etnologjinë e Lugut të  Baranit. Ishte shumë i sinqertë dhe i hareshëm në bisedë, komunikativ dhe i hapët, i dashur dhe i gjallë për të gjithë. Sa herë që ka ardhur në New York është kthyer në shtëpinë time. Ka qenë edhe në vitet e 90-ta kur u bë pajtimi i gjaqeve në SHBA. Ishte me Anton Çettën, Ramiz Kelmendin, Bajram e Nekibe Kelmendin, Azem Shkrelin, Riza Llukën e të tjerë. Për nder të këtij aksioni kombëtar bashkë me babain tim shtruam një darkë, ku akademik Mark Krasniqi foli për rëndësinë e këtyre pajtimeve edhe në diasporë. Gjatë kësaj periudhe kam mësuar shumëçka prej tij.

Ishte koha e Lëvizjes masive në Kosovë, ku edhe komuniteti ynë në SHBA, ishte pjesë e saj. Disa herë kam qenë me të në Washington për çështje të Kosovës, ashtu edhe në New York. Ka qenë shumë i dhënë pas kombit dhe bashkimit kombëtar. Thoshte, një komb i ndarë, perspektivën e ka vetëm në bashkimin e tij.

Në qershor të vitin 1991, kur doli numri i parë i gazetës Illyria, akademik Mark Krasniqi shkroi eskluzivisht  për këtë gazetë një punim shkencor që trajtonte shtrirjen e ilirëve në Ballkan. Ai vazhdoi të jetë një prej bashkëpunëtorëve më të afërt me ne.

Të rrallë janë njerëzit e tillë që me aq dashuri iu përkushtua bashkimit kombëtar që, pushtuesit në të kalurën, na copëtuan territorin tonë etnik. Amaneti i tij, para se të jepte shpirt, kishte kuptimin e një thirrje të përgjithshme: “Kurrë mos hiqni dorë nga bashkimi kombëtar”. Kjo ishte edhe ëndrra dhe kërkesa e Rilindasëve që nga Lidhja e Prizrenit e më herët, që Shqipëria jonë të ngrihej në këmbë të veta.

Akademik Mark Krasniqi ishte shkencëtar, etnograf, shkrimtar, gazetar, publicist dhe ka ushtruar disa funksione në institucionet e arsimit, kulturës dhe shkencës në Kosovë, e mbi të gjitha ishte nacionalist, njeri me kulturë të lartë dhe civilizim evropian.

Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik, nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.  Pas vetes la mbi 25 vepra të kategorive të ndryshme, shkencëtore e letrare.

Akademik Krasniqi ishte nderi i kombit dhe do të përkujtohet gjithnjë si njeri, veprimtar dhe shkencëtar. Me shkrimet e tij ngriti tema jetike për arsimimin e popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, fill pas Luftës së Dytë Botërore. Nepërmjet publikimeve shkencore si akademik u angazhua t’ i rrëzonte tezat hegjemoniste e nacionaliste të akademikëve serbë, të cilët Kosovën pretendonin ta nxirrnin si “Serbi të Vjetër”.

Kur në Fakultetin Juridiko-Ekonomik në Prishtinë, Akademik Krasniqi iu kundërvu përpjekjeve serbe që Kosovën ta përvetësonin si rajon të Serbisë, atë e larguan nga vendi i punës si profesor, duke shpallur nacionalist dhe, mund të thuhet se, nëse dikujt do t’ i përkiste epitetit disident në atë kohë, ky ishte Akademik Krasniqi.

Në shumë shkrime të tij ka afirmuar tolerancën fetare dhe ishte njëri prej atyre që kudo e ka theksuar këtë element të rëndësishëm për bashkimin e shqiptarëve. Ai përsëriste se shqiptarët janë një popull me një traditë dhe kulturë të vjetër ndërfetare në rajon.

Duke qenë i lidhur ngusht me të, kur vdiq, nga New York-u shkova të mirrja pjesë në ceremoninë e varrimit të këtij njeriu të madh të dijes në Kosovë, të cilit konsideroja se i kisha mbetur borxh. Gjok Geci dhe familja Krasniqi në shënjë falenderimi ma dhuruan flamurin kombëtar me të cilin ishte i mbështjellë arkivoli i tij. Këtë flamur të nderit do ta ruaj si kujtim për mikun tim të paharruar, akademik Mark Krasniqin.

Në pamundësi apo më mirë të themi në mungesë të një buçeti lulesh mbi varr nga dora ime, nga këtu ku jam në New York, e përkujtova me këto fjalë mikun tim, akademik Mark Krasniqin, vepra e të cilit do të mbetet kurorë e kombit.

New York, Gusht 2016

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në SHBA.

Filed Under: ESSE, Featured Tagged With: e vdekjes, Harri Bajraktari, Mark Krasniqi, ne 1 vjetorin

AKADEMIK MARK KRASNIQI, RILINDASI I FUNDIT

October 2, 2015 by dgreca

Nga Gjevalin Gega*/

Për Prof. Mark Krasniqin di që nga fëminija, por pata rastin ta njof për së afërmi me ardhjen e ti në kryesi të PDSH-rë. Për mendimin tim është personi i cili pas Presidenti të ndjer Rugovës ka dhënë mas shumti për çështjen kombëtare, si në politikë, shkencë dhe kulturë. I pa luhatshëm në bindjet e tija djathtiste, politike dhe kombëtare. Personi i cili treçerek shekulli ia kushtoj kombit

Lindi në fshatin Gllaviqicë (Shëngjon) afër Pejës më 19 tetor 1920.  Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizeren.  Prej vitit 1941-1943 ka studiu gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Padovës (Itali), prej 1946-1950 ka studiju gjeografi

etnografi në Universitetin e Beogradit, kurse më 1960 ka doktoru në Universitetin e Lublanës.  Prej 1961-1981 ka qene professor në Universitetin e Prishtinës.  Ka qene nënkryatar dhe kryetar I Akeademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Kryetar i parë I Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Kryatar i Partisë Shiptare Demokristiane të Kosovës.  Ka botu ma se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthy disa romane, përmledhje poezish nga sërbokroatishtja, sllovenishtja, italishtja dhe maqedonishtja.

Ka marrë po ashtu dhe shumë mirënjohje dhe dekorata.Po i cekim vetëm disa nga ato.Nga presidenti i ShqipërisDr.Bujar Nishani “Nderi Kombit”.”Medaljen e Artë” nga presidenti i Kosovës DR.Ibrahim Rugova.Nga ish Presidenti i Shiprisë Dr.Sali Berisha “Naim Frasheri”,nga Universitati i Prishtinës “Profesor Emeritus”.Kurse më 28 Nëndore 2001 e solli nga Shipëria në Kosovë monumentin e heroit tonë Kombëtar,Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.

Lajmi i hidhur për sëmundjn e tij të pashërushme më shqetësoi shumë, e në veçanti kur nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët z.Gjergj Dodaj kishte shpreh dëshirën që mundësisht të shihemi dhe një herë më shqetsoi shumë. Shkova.Takimi ishte aq sa i gëzushëm dhe shumë prekës, pas sa minutash çmalljeje me lot filluam bisedimet. Për 4 ditë me radhë kemi biseduar për shumë gjëra, fëmininë e tij, jetën e tij e në veçanti çështjen shiptare dhe Kosovën. Ishte i lumtur që po e len Kosovën shtet të lirë, Shqiperinë demokratike, por s’ishte i kënaqur me këtë elitë politike, thoshte se Kosovës i mungon shumë Rugova. Siç dihet tash porosia e fundit e Prof. Krasniqit është: Mos hiqni dorë kurrë nga bashkimi kombëtar!

Mendoj se shumë njerëz kanë kalu nëpër Kosovën tonë të dashur që prej krijimit, dhe çdo njeri prej tyre ka qenë i pashoq në nji mënyrë ose tjetër, por të rrallë janë ata të cilët e kanë tejkalu jetën dhe kanë ngelë të pavdekshëm. Prof.Marku ka tejkalu jetën dhe për Kosovën dhe kombin tonë shqiptar do të jetë i pavdekshëm. Për mendimin tim Kosova dhe kombi shqiptar humbi rilindasin e fundit. Lavdi i qoftë!

Shfrytëzoj rastin ta falenderoj familjen Krasniqi, dhe familjen Gecaj, e në veçanti vajzën e tij z.Drita Mark Krasniqin për dhuratat që na i ndanë në shenjë mirënjohje për miqësinë e përhershme mu dhe mikut tyre dhe timin z.Harry Bajraktari të cilit i dhanë flamurin me të cilin ishte mbuluar arkivoli i tij, kurse me fotografine e cila ishte prane arkivolit. Një mirënjohje e veçantë për Akademinë e Shkencave të Kosovës, kryetarin e saj Prof. Hifzi Islami dhe Prof. Jusuf Bajraktari. Falenderoj dhe ansamblin e këngeve dhe valleve Shota për nderimet gjatë funeralit,dhe z.Salih Cacaj.

*Botoi Dielli, Shtator 2015

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Gjevalin Gegaj, Mark Krasniqi, Rilindasi i fundit

Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA per shuemjen e Akademik Mark Krasniqit

August 29, 2015 by

Lajmi i vdekjes se Akademik Mark Krasniqit u prit me idhnim te thelle nga vatranet, te cilet kane pase nderin ta kene pase mysafir ne Shtetet e Bashkueme t’Amerikes ma se nji here dhe te ndigjojne me kenaqsi  ligjerimet e tij mbi historine dhe luften e drejte per liri te kombit shqiptar dhe sidomos te popullit te Kosoves, fjalen e urte pajtuese dhe kuvendimet e ngrohta ne ndejet shoqnore me miq e dashamire.
Ne Vater do t’a kujtojme gjithmone me admirim, si nji intelektual gjithmone objektiv, krejt i lire nga pesha e interesit vetjak e partiak, i kjarte  dhe i sinqerte ne qendrimet e veta te cilat i ka shpehe me guxim si ne rrethana te sundimit diskriminues e shtypes (jugo)sllav, ashtu ne liri.
Shuemja e tij asht humbje e rande jo vetem per te bijen dhe per familjaret e tjere ne vendin e lindjes ne Gllavicice qe tash thirret shqip Shengjon, por edhe per miqt e dashamiret dhe admiruesat e shumte, per farefisin e origjines ne Nikaj te Alpevet shqiptare qe shpesh u masakruen por kurre s’u perkulen, si dhe per Akademite e Shkencave dhe te Arteve te Kosoves e te Shqipnise, per popullin e Kosoves qe e dashti me zemer dhe per mbare kombin te cilit i sherbeu me perkushtim.
Te gjithevet u shkojne ngushllimet tona te sinqerta!

Filed Under: Featured Tagged With: Lajmi i vdekjes, Mark Krasniqi, Njoftim nga Vatra

Artikujt e fundit

  • DIELLI ME SHQIPTARËT E ITALISË / SHKOLLA SHQIPE “DORA E PAJTIMIT”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË ITALI
  • 2023 A Consequential Year for Cybersecurity – Albania, Example of What Can Happen
  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT