Në një deklaratë të lëshuar nga Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në SHBA, mbështetet vizita e Sekretarit të Shtetit, Kerry dhe kërkohet konsensus qeveri – opozitë për reformën në drejtësi. Gjithashtu Federata Vatra vlerëson lart punën e ambasadorit Donald Lu dhe e gjen vehten tërësisht në deklaratat dhe qëndrimet e tij. Lidhur me problemet e rënda të konstatuara gjatë zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, si kriminalizimi i listave të kandidateëve, shitblerja e votës, etj, Vatra shpreh bindjen se kjo temë do të jetë gjithashtu pjesë e bisedimeve me Sekretarin Kerry. Vetëm dekriminalizimi i politikës e institucioneve dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme do të ishin garancia e duhur për stabilitetin në Shqipëri, e më gjerë. Në vlerësimin e Vatrës, kjo vizitë është një mundësi e mirë për politikanët shqiptarë që të përmbushin detyrimet e tyre ndaj qytetarëve dhe të vendosin çështjet e rëndësishme politike mbi interesat partiake dhe personale.
Ja Deklarata e plotë e Vatrës
“Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA përshëndet me mirënjohje të përzemërt vendimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA, John Kerry, për të vizituar Shqipërinë, si një akt që tregon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe synimin e SHBA për rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi. Kjo vizitë zhvillohet në një kohë, kur debati politik përmban një sërë çështjesh të rëndësishme ende të pazgjidhura dhe shqetësuese për partnerët dhe miqtë tanë, por edhe kur shoqëria shqiptare po përjeton një krizë të thellë besimi dhe ekonomike, e pasqyruar qartazi në rritjen e emigrimit të qytetarëve drej vendeve të BE. Kjo vizitë është një mundësi e shkëlqyer për politikanët shqiptarë për të rritur përgjegjshmërinë e tyre ndaj pubikut dhe përmbushjen e detyrave të marra përsipër.
VATRA pret që, në temat, të cilat do të diskutohen me këtë rast, të zërë vend me rëndësi realizimi i një reforme të thellë në sistemin e drejtësisë, duke e parë atë si një rrugëdalje të mirë nga qerthulli i korrupsionit dhe padrejtësive, por edhe që do të ngrinte lart besimin e munguar të publikut tek institucionet e drejtësisë. Reforma në drejtësi do të hapte rrugën për ecje të mëtejshme drejt shkëputjes nga trashëgimia e rëndë e diktaturës së kaluar. Kjo reformë do të ishte jetëgjatë dhe e frytshme vetëm, nëse do të arrihej nëpërmjet një konsensusi mes qeverisë dhe opozitës, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Gjithashtu, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me problemet e rënda të konstatuara në zgjedhjet e fundit vendore 2015, veçanërisht shitblerja e votës dhe kandidimi i personave me rekorde kriminale, shqetësime të konstatuara edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të një rëndësie jetësore për demokracinë dhe garantojnë stabilitetin e Shqipërisë. Çështja e sigurisë në përgjithësi është një temë e rëndësishme me interes për të dy palët, por, për palën shqiptare, përqendrimi i vëmendjes tek siguria në territoret shqiptare, ka një rëndësi të veçantë, duke patur parasysh rritjen e influences së organizatave terroriste dhe manipulimet nga armiqtë tanë shekullorë.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e gjen tërësisht vehten në deklaratat e ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, duke e falënderuar publikisht për punën e tij të shkëlqyer. Duke përfituar nga ky moment diplomatik, VATRA shpreh publikisht respektin më të thellë për punën dhe personalitetin e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, e siguron për ndjenjat më të thella të mirënjohjes për mbështetjen e saj të pakushtëzuar për çdo nismë lidhur me Shqipërinë dhe çështjen shqiptare. Së fundi, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, në traditën e saj më se njëshekullore, rikonfirmon qëndrimin e saj për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e miqësisë mes dy shteteve dhe popujve tanë”.(Botoi: Zeri I Amerikes, Bota Sot, Rilindja Demokratike, Gazeta MINERVA,Gazeta Dita, Gazeta 55, TV Kultura Shqiptare, Gazeta Dielli, Gazeta Illyria, City News, Gazeta Impakt,Koha) Opozita.com etj)
Ilir says
VATRA — jemi krenar me ju dhe SHBA!
Agim Hamiti says
Shën-Valentin molepsës Shqiptaro-Amerikan…
Sot doli në gjyq për krime ndaj njerëzimit një gjerman 94 vjeçar, i cili kishte shërbyer në kampin e Ausviçit gjatë LDB. Ndërsa në Shqipëri nuk u dënua asnjë Kriminel i Kuq, ndonëse në kushte paqeje diktatura komuniste masakroi shumë herë më tepër shqiptarë nga sa humbën jetën gjatë kohës së luftës. Krimet, abuzimet e pamasa me pronat e pasuritë kombëtare dhe aktet mafiozë të shumëllojshëm karakterizojnë edhe neokomunizmin “demokratik” çerekshekullor. Dhe politikanët kriminelë rozë e blu jo vetëm që nuk u dënuan për krimet e tyre prej dhjetra mijëra viktimash, por ruajtën për bukuri edhe pushtetin abuzues. Kjo gjëmë nuk ndodhi vetëm nga indiferenca dhe paaftësia e popullit shqiptar por, kryesisht, nga mbrojtja amerikane për veglat e verbëra të Tiranës, që kanë qenë e janë gati të kryejnë çdo lloj krimi në dëm të popullit e të vendit të tyre vetëm për të mbetur në pushtet. Faji i vërtetë nuk është i politikanëve bastardë (të tillë kanë nxjerrë edhe vende të tjerë), por mungesa e plotë e kurajos së gjithë shqiptarëve për të dalluar një miqësi të rreme nga një miqësi e vërtetë, ndërkohë që miqësia sipas konceptit arkaik shqiptar nuk ekziston në politikë. Po bëhen afro pesë vjet që unë ua kam krijuar publikisht shqiptarëve mundësinë e denoncimit me prova të patundshme të miqësisë false shqiptaro-angloamerikane, duke rrezikuar veten dhe familjen, por reagimi ka qenë zero. Reagimi kurajoz shqiptar do t’i pastronte dhe do t’i forconte marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ndryshe nga ç’mendojnë trutopiturit dhe pseudo-intelektualët. Amerikanët nuk pranojnë kurrë që të kenë miq zvarranikë e bythëlëpirës, se vetë nuk janë të tillë, përkundrazi. Mirëpo kauzat e mëdha nuk mbrohen dot nga njerëz të vegjël.
Sekretari amerikan i Shtetit do ta festojë Shën-Valentinin me rruspitë politike të Tiranës. Pasi të sigurojë pranimin nga qeveria shqiptare të mbi dymijë muhaxhedinëve që nuk i pranon asnjë vend i Evropës, si kompensim ai do t’i japë “OK” reformës në (pa)drejtësi, e cila do të sigurojë marrjen e pushtetit një ditë jo vetëm nga Shkëlzen Berisha, por edhe nga Zaho Rama. Kush e lexon me vëmendje projektin e krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit e kupton pa vështirësi këtë. Rëndësi ka të na rrojë “Miqësia”…