Ne Foto:Ferdinand Gjyli/
Jeta e Ferdinand Gjylit, lindur dhe rritur në qytetin në qerpik deti Jonian, me madhështinë e gjelbërimit të përhershëm të ullinjve,dhe lartësisë së Kus Babasë, nga ku qyteti i Vlorës,shfaqet si në pëllëmbë të dorës,është një jetë e qetë,me tallaze si deti,i cili në vite mbrujti cilësitë,e respektit dhe dashurisë për njerëzit dhe punën,trashëguar nga prindërit e tij të nderuar,Llazar dhe Gjinovefa Gjyli. I rritur në një mjedis të një familje punëtorësh,zanatçinj dhe njerëz fisnik,Fedinandi rrinte shpesh herë pranë të atit,të cilit i “hanin” duart për punë.Ai krenohej me vlerat njerëzore dhe pasionin për punë të të atit,i cili po injektonte e mishëronte tek i biri dashurinë për profesionin e bukur dhe interesant të elektroudit.Pas përfundimit të shkollës së mesme të përgjithëshme “Ali Demi”, si zambak i bardhë në zemër të qytetit,ku ende nuk i kishte mbushur të 20-tat,krahas pasionit për tu bërë basketbollist i njohur,falë shtatlartësisë,trupit të tij babaxhan, duke fitur përditë fansa të kësaj loje magjike,nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur, Vladimir Mustafaj,shumë shpejt brenda tij,po rritej dhe hidhte shtat dhe dashuria për të mësuar profesionin e elektroudit.Në fillim ai nis punën si motorist në parkun e bonifikimit,duke mësuar shumë shpejt të fshehtat e këtij profesioni,të cilin po e zotëronte mjaftë mirë.Gjithashtu deri në netët e vona,shpesh,Ferdinandi apo Fredi siç e njohin tashmë të gjithë në zonën ku shtrihen qytetet Tampa,Saint Petersburg,Largo, Clearuotër,Nju Port Riç…qëndronte,studionte dhe vinte në praktikë të rejat e profesionit të elektroudit,pranë të atit të tij,Llazarit.duke fituar cilësitë më të mira të tij.”Dardha ,bie nën dardhë”-thotë populli. Aftësitë e këtij profesioni që zotëronte me shumë pasion djaloshi, që po mbushte të 24 vitet e jetës së tij, u bënë të njohur shumë shpejt në mjedisin vlonjat, si të parat rreze të diellit mbi supet e kurrorës së blertë të ullinjve mbi Kaninë, që nisin të ngrohin gjithë qytetin,duke fituar dashamirësinë dhe fjalët më të mira nga banorët e këtij qyteti.Pikërisht në këtë moshë fare të re, Ferdinad Gjyli, njihet si novator i talentuar duke befasuar dhe mjaftë mjeshtra të këtij profesioni. Ai nderohet me titullin,Mjeshtër.Nga duart e tij të arta, prodhohet e para bankoprovë në shqipëri për profesionin e elektroudit. I ati bëhet me krah dhe i lumtur që profesionin e tij,tashmë po e trashëgon i biri. Pas viteve 90-të.si shumë bashkëmoshatarë të tjerë,Fredi, ndërmer tentativë për të shkuar dhe punuar si emigrant në Greqi.Por të ardhurat financiare nuk përballonin dot kushtet e jetesës të familjes së tij, duke bërë që ai të siguroj një vizë pune për të shkuar dhe punuar në SH.B.A. Ishte vjeshtë e vitit 1999,kur ai largohet nga familja,të afërmit,shokët…nga shqipëria,për tu ankoruar përfundimisht,në qytetin Cllearwotër,të shtetit të Floridas,ku më pas integrohet familjarisht në jetën amerikane.Sërish Fredi nis të punoj si mekanik. Puna mjaftë cilësore,përkushtimi dhe korrektësia e treguar ndaj klientëve që shtoheshin përherë e më shumë,bëjnë që ai të hap servisin e tij, madje të punësoj dhe zanatçinj të profesionit të mekanikut dhe shqiptarë. Krahas shqipes, ai zotëron mjaftë mirë gjuhët greqisht,anglisht dhe spanjisht.çka bëjnë që në kumunikim me klientë, që i përkasin mjaftë kombeve dhe vijnë në këtë servis, të jenë të kënaqur me komunikimin dhe kërkesat e tyre.Prej dhjetë vjetësh ai punon në këtë servis duke synuar që cdo klienti të mos I mungoj as “maja e gjilpërës”dhe të jetë i kënaqur me punën që ai kryen.
Ne Fotografi: Ferdinand Gjyli gjate punes ne oficinen e tij ne Clearwater/
Ndërkohë në hapësirat e këtij servisi ku padyshim duart e Fredit llangosen nga punët që kryen në trupin e çdo makine,i mbuluar me bula djerse në fytyrë,të terheqin vëmëndjen dhe siluetat e dy djemve të tij, Mario,i cili po studion në vitin e fundit inxhinjeri elektronike dhe kompjuter dhe Antonio për inxhinjeri elektrike.Të dy ndjejnë pranë këshillat dhe sugjerimet e atit të tyre, duke i qëndruar punës tek koka. Por kurrësesi Fredi nuk harron të thotë fjalë mirënjohje e respekti për bashkëshorten e tij të nderuar Kozeta,e cila jep një ndihmesë të pa kursyer ndaj familjes.Kudo, në rrugë,në kafe Star baks,në vende pune apo në kohën e lirë, kur jo pak shqiptarë mblidhen në mes tyre,padyshim që biseda do të rrok dhe emrin e mekanikut duar artë Ferdinand Gjyli,duke e pagëzuar atë si “doktor”të makinave.Mjaftë klientë nga shqipëria,Mali I Zi,Kosova,Maqedonia,Greqia,Kuba, e vende të tjera, të thonë se makinën për cdo defekt e cojmë tek Fredi,sepse aty kemi siguri,cilësi,korrektësi dhe nuk është i shtrenjtë si në serviset e tjera.Gjithcka për këtë ecuri të sukseshme,Fredi ja dedikon mbi gjithçka trashëgimisë të atit të tij,Llazarit por njëherazi synon që ky profesion të jetë i sukseshëm dhe tek dy djemtë e tij.Vitet ikin duke ndjekur njeri tjetrin…ndoshta tek ai qëndrojnë si prush i ndezur, malli, nostalgjia…Zemra ndjen qytetin ku u rrit dhe hodhi shtat,për tu kthyer një ditë përfundimisht.Për ndjenjat që i trazojnë shpirtin,i gëzuar ai tregon foto nga shtëpia e re që po ndërtohet sapo kalon tunelin e Ujit të Ftohtë,fare buzë bregut..me shikim nga deti.Në qytetin e Cllearwotër,ku prej dymbëdhjetë vjetësh Fredi ka shtëpinë e tij,përherë është mes miqve e shokëve, madje nuk mungon në çdo aktivitet artistik e përvjetor.Ai është i kudo ndodhur në ngjarje dhe probleme që mbart komuniteti shqiptar në Florida,në veçanti Dega e Vatrës në Tampa Bay.Nuk harron të shpreh respekt e fjalë mirënjohje për drejtuesit e kësaj dege nën përkushtimin e të cilëve,u hap e para shkollë shqipe në Florida,si dhe përgatitjet që kanë nisur qysh tani për festat e 28- 29 Nëntorit, ku shqiptarët do festojnë si gjithmonë së bashku këtë evenimet të ndezur nga vallja e kënga shqiptare, të cilën do e pasurojnë edhe më shumë prania e këngëtarëve të njohur Irma Libohova, Ylli Baka e të tjerë.Biseda rrjedh e pastër,e sinqertë si vetë emri që mban qyteti Clearwatër,midis njerëzve,ku padsyshim do të përmëndet dhe emri i njeriut fjalë pak,të ciltër,Ferdinand Gjyli,i cili njihet në veçanti dhe për vlerat e tij bamirësie e humanitare.Kryetari i degës Vatra Tampa Bay,Tasim Ruko,njeri prej të cilëve që këmbënguli që të shkruhej një portret për mekanikun e palodhur dhe veprimtarin e shquar të kësaj dege,të flet me optimizëm për vlerat që mbart Fredi,të cilat me të drejtë e kanë bërë të njohur në mjaftë qytete të shtetit të Floridas.Në çdo kohë ai është i kudo ndodhur si anëtar, aktivist dhe i njohur në mjaftë raste si njeri me zemër të madhe dhe human.Ai kurrë nuk kërkon të dalë dhe të tregoj se është dikush në zgjidhjen e problemeve dhe kërkesave, në mënyrë të veçantë ndaj njerëzve dhe familjeve në nevojë,duke i ndihmuar moralisht dhe financiarisht.Rastet ku ai ka ndihmuar individë dhe familje në rast fatkeqësie apo sëmundje nuk janë të paktë, duke treguar së është një njeri pa zhurmë e bujë.I tillë është Ferdinand Gjyli,vlonjati me duar të arta,njeriu i mirë me vlera humane, bamirësie,aktivisti i palodhur i shoqatës Vatra në Tampa Bay, në Shtetin e Floridas.
Petrit Malushi Tirane says
Fadil, te pershendes pas kaq e kaq vitesh dhe te uroj gjithe te mirat ty dhe te gjithe shqiptareve ne Amerike dhe kudo qe ndodhen. Te uroj qe vazhdon te mbash gjalle pasionin e te shkruarit si dikur kur takoheshim e diskutonim bashke. Miqesisht, i perhershmi shoku yt Petrit Malushi Tirane