
Skënder Karaçica/
Diaspora shqiptare në Amerikë nuk ka tjetër atdhe, pos tokës së shqiptarizmës! Në faqet e gazettes “Dielli”, e kemi më afër tokën, diellin, gjuhën, flamurin shqiptar
Sot,populli shqiptar dhe diaspora në Amerikë ka festë të gëzimit, të kujtesës historike,në betejat e shekujve të përgjakur në kërkim të frymës së lirë në tokën tonë. Festa e Nëntorit për Pavarësinë e Shqipërisë-Dita e Flamurit po hedhë dritë në faqet e gazetës,,Dielli,, më e vjetra e fjalës dhe të lajmit shqip,këndej detit në Amerikën e largët.
Popull im i dashur Shqiptar! E keni ruajtur ndër shekuj tokën, diellin, gjuhën, flamurin të prëgjakur për Ty Shqipëria jonë…!Të duam e bukura e dheut,me emrin Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria tjetër Kosovë(term Dritëro Agolli) Dhe, diaspora shqiptare këndej detit në Amerikë, bënë thirrje me dritën e diellit, ne nuk kemi tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës…!
Thirrje para diellit për Tiranën dhe Prishtinën, merrni frymë bashkë dhe nisuni në udhën e demokracisë e të shtetit ligjor, që në shekullin e ri,mos të vonohemi në histori, tashti me fajin tonë! Me flamurin kuqezi do të participojmë tipare të vlerave kombëtare të kombit shqiptar me popujt e lirë të Evropës dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën!
Gëzuar Festa e Nëntorit -Dita e Flamurit Shqiptar!
Me gazetën “Dielli” festa bëhet më mashështore!