Të gjitha nënave dhe grave pjesëmarrëse, nga një buqet me trandafila të kuq, një kartolinë me plot urime dhe një pako me çokollata, si dhe një çertifikatë mirënjohje me motivacion :”Nëna !- është më e mira e botës”
Nga BEQIR SINA/
BROOKLYN NEW YORK : Dita e Nënës – (Mother’s Day), një festë e cila nderon nënat dhe gratë dhe që shënohet me mënyra të ndryshme në mbarë botën – u festua edhe në lokalin Orion Palazz në Brooklyn, nën kujdesin e Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve.
Mbrëmja argëtuese, u mbajtë me moton:”Festojmë së bashku festën e NENAVE” , duke mbledhur rreth vetes dhjetra nëna dhe gra shqiptare, së bashku me familjet e tyre.
Për argëtimin muzikor të kësaj mbrëmje të bukur festive, u kujdes me mjaft profesionalizëm Grupi Egnatia me këngëtaren e talentuar Elglantina Toska, nga Shqipëria, drejtuar nga violinisti virtuoz profesor Zeqir Sulkuqi – të ardhur posaqërisht në SHBA, për këtë festë dhe koncerte të tjera në disa qytete amerikane.
Ndërsa e drejtuan këtë festë të nënave dhe garve shqiptare, zonjusha Theodhora Rexhepi së bashku me professor Mentor Mata. Kurse, sponsorizues i festës ishte kompania e pijeve energjike Black Eagle, në SHBA, me pronar shqiptarë.
Në hapje të mbrëmjes u intonuan dy Hymnet kombëtare, i SHBA dhe Shqiëprisë. Kurse me një fjalim të shkurtër mirëseardhës në lidhje me evenimentin, një përshëndetje të pranishmeve, ua drejtojë kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve, professor Skënder Kodra.
Duke ju falenderuar për pjesemarrjen dhe duke ju uruar mireseardhejn professor Kodra, ju uroja të gjitha nënave dhe motrave tona shqiptare, dhe gjithë nenave te botes : “Gëzuar festën e Nënës, happy Mother’s day! –
“Jemi mbledhur sot në ketë festë të bukur, të organizuar nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve me motivacionin “Të fesojmë së bashku dashurinë për gjënë më të çmuar në botë Nënën” ku mirënjohja dhe dhuratat do të jenë të pranishme për të nderuar duke festuar së bashku Ditën e Nënës” tha Kodra.
Më pasë, një përshëndetje për këtë festë me rastin e Ditës së Nënës, pjesëmarrësve ua drejtoi edhe Shqiptaro Amerikani i parë, i cili kandidon zyrtarisht për në Kongresin Amerikan, distrikti 26-të në Bufallo, Emin Eddie Egriu, sikurse në emër të nënave dhe grave pjesëmarrëse, përshëndeti me një poezi për nënën, poetja dhe shkrimtarja Ilirjana Sulkuqi.
Drjetuesja e kësaj feste, zonjusha Theodhora Rexhepi, lexoi përshëndetjen e kësaj feste, ku thuhej se kjo ditë mbart vetëm respekt, dashuri të pafund,dhe mall për ato që na dhanë gjithçka në këtë jetë, duke e marrë nga jeta e tyre.
“Për ato që natën e bënë ditë, thuhej në përshëndetjen e festës, dhe na mekuan me qumësht nga gjiri i tyre. Për ato që gjenden pranë – sado larg që të jemi , sa herë zemrat tona dëshpërohen, sa herë zemrat tanë miklojnë apo rënkojnë. Për atë krijesë të Zotit, mbushur me kaq dashuri, me kaq mirësi. Ndaj, sot në këtë ditë të shënuar – po mbështes kokën dhe mendimet e mija në prehrin e nënës , gjirin e saj, në trupin e saj – të ëmbël dhe të ngrohtë, ku edhe loti thahet si me magji, dhe brengat dhe trishtimet largohen. Aty ku në zmerën dhe shpirtin e saj – ka vetëm diell, dritë, paqe, lumturi, dhe gëzime, që qofshin përherë tek nënat tona.”
Duke uruar festën zonjusha Rexhepi, tha se le të thërrasëm së bashku fuqishëm në këtë festë – së bashku edhe me zërin tuaj – nëna dhe gra pjesëmarrëse:” Gëzuar festën e Nëna (Mother’s day) ! Gëzuar Nenat tona – Gëzuar të gjitha nënat e botes, ju më të dashurat dhe më të dhembëshurat, më të mirat, dhe me të shtrenjtat e kësaj bote. Zemra e urimeve është e madhe dhe e hapur, sa zemra e saj!
Ngaqë, këto fjalë dalin nga zemra e çdo njerit nga ne ngaqë Ju duam shumë ju Nena – Ju jeni ma të mirat dhe më të dashurat! jeni krijesa e gjithçkaje, Jeni të mrekullueshme ! Zoti ju dhëntë ditë më të bukura dhe më të lumtura, Zoti i bekoftë të gjitha Nënat – Gëzuar Dita e juaj Nëna” u shpreh prezantuesja e kësaj feste duke folur në emër të organizatorit të Ditës së Nënës – Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve .
Dita e Nënës, për të nderuar nënat dhe gra pjesëmarrëse në këtë festë, u shënua me një mënyrë krejt të veçantë, për të cilën ishte kujdesur mjaft mirë organizatori i saj – duke i dhënë kësaj feste më shumë vlera shpirtërore, argëtimi dhe nderime të veçanta për çdo nënë dhe grua pjesëmarrëse.
Në këtë mbrëmje të bukur festive Akademia Shqiptare – Amerikane u dhurojë, gjithashtu, të gjitha nënave dhe grave pjesëmarrëse, nga një buqet me trandafila të kuq, një kartolinë me plot urime dhe një pako me çokollata, si dhe një çertifikatë mirënjohje me motivacion :”Nëna !- është më e mira e botës”.
Ndërsa, ajo që mund të quhet surprisë e këndëshme e kësaj mbrëmje festive kushtuar Ditës së Nënës , ishte për koncidencë, edhe ditëlindja e kryetarit të Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve, professor Skënder Kodra, ideatorit dhe themeluesit të Akademisë Shqiptare Amerkane në SHBA.
Ku në mesin e shumë urimeve dhe një ceremonie tradicionale ditëlindje, nga Prof. Dr. Agron Fico nga Tirana, për Ditën e Nënës ishte bashkëngjitur si një “suprizë” edhe mesazhi përshëndetës për ditëlindjen e kryetarit të Akademisë Shqiptaro Amerikane, Dr. Skënder Kodra
Grupi Egnatia me këngëtare Eglantina Toska dhe udhëheqës artistik violinistin Zeqir Sulkuqi, i cili do të ketë edhe një trune me moton “Udhëtim me muzikë shqiptare në Amerikë”, ishte një model i shfaqjeve dhe veprimtarive, në komunitet. Grupi muzikor Egnatia – pothuajse se çdo pjesë muzikore me shume prefosionalizëm ia kushtojë Nënës, me këngët e kënduar nga këngëtaria e njohur Eglantina Toska, e shoqëruar në violinë nga vilonisti virtuozë Proff Zeqir Sulkuqi.