• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bill de Blasio:Tolerancën zero ndaj kercenimeve dhe ekstremizmit!

December 12, 2016 by dgreca

De Blasio dhe drejtuesit e policisë së Nju Jorkut morën pjesë në festimin e ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s, ne Qendren Kulturore Islame shqiptare ne Staten Island, NY/1-deblaiso-ok
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio flet në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare, për sulmet ndaj myslimanve në qytet -premtuar pasojat për ata që kryejnë krime me paragjykim/
Nga Beqir SINA – New York/3-de-blasio3
STATEN ISLAND, N.Y- Një vizitë nga kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio në Qendrën Islamike Shqiptare Kulturore (AICC) të dielën, është pritur mirë nga komuniteti musliman në këtë pjesë të qytetit, pas ngjarjeve që ndodhën ditët e fundit, – ato të sulmeve ndaj pjestarëve të komunitetit musliman.
Për këtë qëllim De Blasio, zgjodhi këtë viztë që të flasë natën e së dielës në xhamin shqiptare, në Victory Boulevard në Tompkinsville, Saten Island, kur ai ishte pjesë e festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamedit a.s.
unnamed“Çdo kërcënim, apo gjuha e urrejtjes ose dhunës, do të ballafaqohen me tolerancën zero… dhe do të ketë pasoja për të gjithë ata që shkelin ligjet tona ose nëse kryejn një krim të njëanshëm”, tha de Blasio, gjatë fjalës së tij në këtë xhami e cila ishte e mbushur plot me besimtar mysliman.Në mesin e të pranishmëve për të dëgjuar fjalën e kryetarit të bashkisë ishin dhe Imamët e kësaj qendre, si dhe Imam Tahir Kukaj  jeta e të cilit u kërcënua në Tompkinsville, disa muaj më parë, dhe një 12-vjeçarë, i cili ka thënë se nuk mund të ndryshojë fenë e tij, sepse është kërcënuar.
2-policiaImam Tahir Kukiqi, lider i komunitetit i cili ishte viktimë e një krimi të urrejtjes, u ul pranë kryetarit dhe përshëndeti atë personalisht. Jeta e tij u kërcënua në qershor nga një njeri jashtë xhamisë para një turme njerëzish.
De Blasio gjatë fjalës së tij duke iu referuar incidentit në këtë xhami, gjatë fjalës së tij, vuri në pah se kryesi i atij kërcënimi është arrestuar.
Vetë Dr. Kukaj, ka  folur më pas për frikën e anëtarëve AICC në muajt e fundit.”Kohët e fundit, pas kësaj retorike që është shfaqur disa her, edhe fëmijët filluan të ndiejnë se ka diçka të gabuar me të qenit mysliman, në këtë qytet” tha Kukaj. “Sulmet ndaj myslimanëve kanë përfshirë NYC, dhe janë bërë më shpesh dhe shumë e rrezikshme”,tha ai.
De Blasio, gjithashtu duke iu referuar një konferencë të kohëve të fundit për shtyp me oficerët NYPD, tregojë edhe për rastin kur “Një oficere policie e mbuluar me shami, vetëm se ishte myslimane ishte kërcënuar në Brooklyn, dhe kërkojë nga ajo të kthehet në vendin e saj të punës”.
Familja e një besimtareje të vogël Selma Vela nga Queensi, tha se ata ndihen më të sigurt në qytetin e Nju Jorkut, se sa në qytete të tjera, për shkak të oficerëve NYPD, ku në rradhët e unifromave blu, këtu shërbejnë më shumë se 900 oficerë policie të cilët janë musliman.
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar fenë tonë”, ka thënë 12-vjeçaria Selma Vela.
Në mbyllje të fjalës së tij, de Blasio ka ofruar një mësim mbi historinë e SHBA-së.
“Njerëzit ardhur këtu tha ai janë të të gjitha besimeve të ndryshme, duke ikur persekutimit, dhe duke kërkuar liri … dhe ushtrimin e lirë të fesë së tyre”, tha ai.
Qendra Islame Kulturore Shqiptare, festoj  ditëlindjen e Pejgamberit Muhamed ( as) dhe këtë celebrim  madhështore e bëri shumë të rëndësishëm pjesmarrja e Majorit  të Neë York City, i nderuari Bill DeBlasio, i cili është mirëpritur mjaft ngrohtë nga antarët e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare. 
 Dy nxënes nga  Miraj Islamic School – Saline Bedrolli ( 6 Grade) dhe Adem Kukaj ( 5 Grade) i uruan Major Bill DeBlasio mirëseardhje me një bukë lule, simbas ritit mysliman.
Major Bill DeBlasio,  më pas i shoqëruar nga drjetuesit e kësaj qëndre vizitoj edhe Shkollën Islame Shqiptare, e cila është e vetmja shkollë Shqiptare e rregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë në sistemin arsimorë amerikan , ku ai është njohur për së afërmi me aktivitetet e Qëndrës dhe me të arriturat e shkollës Islame Miraxh. 
Më pastaj DeBlasio, mori pjesë në ceremonin fetare në Xhamin shqiptare, e cila është edhe Xhamia Shqiptare ne Staten island, një ndër Xhamiat më të mëdha në shtetin e Neë Yorkut.
Në fillim Major DeBlasio, u takua se pari me antarët e këshillit të Qendrës Islame Kulturore Shqiptare,  me ç’rast u njoftua me punën dhe aktivitetet si dhe me planet dhe objektivat e Qëndrës. 
Dr. Zurkani Vardar, presidenti i kësaj qendre, i dhuroj Kryebashkiakut të Nju Jorkut, zotit DeBlasio, një dhurat të çmuar, një kopje nga Kur’ani, fisnik,  në gjuhën angleze me ç’rast kryetari i Bashkisë – DeBlasio, tha se kjo është një ndër dhhuratat më të çmuara, teksa faleminderit mikëpritësit.
Ceremonia fetare filloj me leximin nga Kur’ani Madhështore,  nga studentët e kësaj qëndre,  me në krye Abdurrahim Vardarin. 
Fjalimin e rastit dhe mirëseardhjen  kryetarit të bashkisë dhe disa autoriteteve të larta të qytetit, përfshirë edhe drejtuesit e policisë, ua drejtojë Dr. Zurkani Vardari, Presidenti i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare. 
Dr. Vardari, i cili pas fjalës së mirëseardhjes, së kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, urojë atë për suksese të metutjeshme në qeverisjen shembullore.
Më pasë Dr. Vardari, u përqëndrua në vyrtytet e larta të Pejgamberit Muhamed as.: “Mission i Pejgamberit Muhammed ishte mëshirë, paqe dhe dashuri”, tha ai duke shtuar se: “Këto, cilësi janë përgjegjje ndaj sfidave që bota sot ballafaqohet me to”. 
Kurse, Dr. Tahir Kukaj, i prezentoj Kryetarit të Bashkisë të arriturat fetare, akademike, sociale dhe profesionale të Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare dhe të Shkollës Islame Miraxh.
Nga ana e tij zoti DeBlasio uroj pjesëmarresit festën fetare të Mevludit të Pejgamberit, teksa përgëzoj lidershipin e AICC për rolin konstruktive ne qytetin e Neë Yorkut, duke vlersuar me këtë rast lartë edhe rolin e lidershipit të kësaj qëndre, sidomos atë të Dr. Tahir Kukaj, në qytetin e Nju Jorkut, i cili është njëhereshit  antar i këshillit konsultativ të Kryetarit të Bshkisë së qytetit të Nju Jorkut për lidhjet ndërfetare.
Në fjalimin e tij Kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, i siguroj të gjithë Muslimanët e këtij qyteti, se liria fetare është e shenjtë dhe ne, tha ai në Nju Jork, nuk do të tolerojm urrejtjen dhe fobinë anti-islame” 
Neë Yorku, tha DeBlasio, është një qytet ku shëmbullon më së miri bashkëjetesa fetare, racore dhe nacionale”. 
Ndërkaq, përfaqëuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, Konsulli Fatmir Zajmi i cili përshendeti këtë event të rëndësishëm, vleresoi lartë kontributin e drejtuesve të kësaj qendre fetare per komunitetin shqiptarë dhe qytetarëve  te Staten Island në përgjithsi.  
Konsulli Zajmi, theksoi se Qendra në Staten Island reflekton tolerancën fetare shqiptare,  e cila koincidon me vlerat Amerikane  dhe karakterin tradicional  të lirisë fetare te qytetiti të Nju Jorkut.
Ndërkohë, shtoi ai :”Duke vleresuar angazhimin e Dr. Kukaj, Dr. Vardarit, dhe Bedrolli, kohë më parë  në këtë qendër është festuar edhe solidariteti  i Shqiptarëve me Hebrejt, gjate Luftës së Dytë Botërore, mbrojta dhe shpëtimi që u bën shqiptarët hebrenjëve në Shqipëri e Kosovë,  miqësia Shqiptaro – Hebraike, kurse në shtator të këtij  viti, kur Shqiptarët dhe mbarë bota kanë festuar shenjtërimin e Nënë Terezes – Shën Terezes, edhe kjo qender ishte pjesëmarrëse dhe e shënoi këtë ditë, me çka vertetohet bashkëjetesa shëmbullore fetare e rrenjosur thellë në qenjen shqiptare. “
Vlen të theksohet se celebrimi i Mevludit të Pejgamberit (as), është përcjellur nga media lokale në Staten island gazeta më e madhe në këtë ishull – “Staten Island Advance”,  e përditëshmja njujorkeze “Daily News,” kanali televizivë Neë York1, kanal televizë  Pixell, TV21 me Halil Mula.

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Sina, Bill de Blasio, Brooklyn, ne Qendren Islame, shqiptare

U përurua Statuja e Nënë Tereses në Brooklyn – New York

September 25, 2016 by dgreca

* Organizata jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – me Marko Kepin, senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh – vendosën shtatoren e Nëna Terezes në një nga lagjet më të banuara me shqiptarë Brokklyn  të New Yorkut. 
*Merr pjesë dhe zbulon shtatoren Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani
Nga Beqir SINA New York/
2-gjoni

1-nene-tereza

BROOKLYN NY : Në platon e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York,  ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, sot me një ceremoni madhështore, është përuruar shtatorja e të shenjtores e të Shejtës Nënë Tereza – Saint Tersesa of Calcuta.
Shtatorja në në qytetin e Brooklyniit, është vendosur me iniciativë të, Organizatës jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – Marko Kepi,  me senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh të cilit janë edhe donator për ndërtimin e shtatores.
Ndërsa puna për vendosjen e shtatores, per afro dy javë, është e kryer vullnatarisht  nga kompani të biznesmenve të suksesshem shqiptare ne Amerikë.
Shtatorja e Nënë Terezës, është përuruar në njërin nga sheshet kryesore të këtij qyteti, vetëm dy javë mbasi kreu i Kishës katolike Papa Françesku, në Vatikan më 4 Shtator 2016 e shpalli të Shejtë Nëna Terezen.
Shtatorja është rreth 2 metra e lartë , është e derdhur në bronz dhe peshon rreth 300 kg dhe në bazamentin e saj ka të shkruar një citat të Nënë Tereza, në  anglisht, si dhe emrin e saj të plotë, rethuar nga nja “kopësht” me lule të freskta.
Ceremoninë e udhëhoqi me shumë ekulencë duke krijuar emocione të mëdha , tek qytetarët e shumtë, gazetarja e njohur Kozeta Turishta, ndërsa e prezantojë atë dhe e përshëndeti presidenti i Albanian Roots z. Marko Kepi, duke faleminderuar donatorët , dhe dhënë nga një mirënjohje për secilin prej tyre.
Shtatoren e zbuluan Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani, Imam Tahir Kukaj që zbulojë mbulesen, dhe Pastor Nathan Preston, senator Mary Golden dhe Rabai i Brooklynit.
Master of Ceremonies Pledge of Allegiance Boy Scout Troop, – kurse, Himnin e SHBA dhe atë të Shqipërisë i këndojë Lola Mezini. Valentina Ivezaj- kendoje “I’m a Flower”
Lutja fetare u hap nga Msgr. David L. Cassato, Pastor i Kishës St. Athanasius, ndërsa luajti në violincel Gilberta Luca.
Kreu i Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, Msgr. David L. Cassato, tha në fillim të ceremonisë së përurimit se statuja e  të Shenjtes Tereza, në sheshin para Kishës ka një domethënie, e kjo është se mirësia qe asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të gjithë qytetaret.
Senatori republikan i shtetit të Nju Jorkut, zoti Martin J. Golden me anë të një deklerate, ka njoftuar se Senati i New Yorkut – ka nderuar me Prokalmatë Presidentin e Republikes se Shqiperise zotin Bujar Nishani.
Gjithashtu ai i dorezoje Presidetit te Shqiperisë Dekleraten e  miratuar unanimisht, e cila e ka shpallur 4 shtatorin 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute, të paraqitur në Senatin e Shtetit të New Yorkut.
Në Rezolutën e senatorit Golden thuhej se : ”Në emër të një jete të jetuar mirë në shërbim ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve, unë jam krenar të prezantoj këtë rezolutë që në mënyrë të përshtatshme do të nderojë të Shejtën Terezën në shtetin e Nju Jorkut, për të përkuar me kanonizimin e saj si një Shën e Kishës Katolike Romake më 4 Shtator 2016 në Selinë e Shejtë.
Për vite të tëra, e Shenjta Tereza, përmes themelimit të saj të Shtëpisë dhe Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve “, thote senatori Golden, nderkohë që kërkohej që 4 shtatori 2016, të shpallet “Dita e Nënë Terezas” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute në Senatin e Shtetit.
“Një simbol ndërkombëtar i shpresës, emri i saj i dashur Nënë Tereza e lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, me prejardhje nga një familje shqiptare, tej mase, ka bërë një ndryshim të vyer në të gjithë botën, përfshirë edhe qytetin tonë New Yorkun.
Kështu ajo do të kujtohet gjithmonë, me Shtëpinë dhe degën e Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Harlem, të cilat kan qenë të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve, në këtë mënyrë ne do të nderojmë dhe kujtojmë atë, edhe ne qytetarët e New Yorkut”, tha senatori Marty Golden.
Rezoluta e senatorit Golden, pas miratimit, thuhej se kishte autorizuar automatikisht Senatin e Shetit të New Yorkut, për emërimin e 4 shtatorit 2016 një Ditë e shënuar në nder të Nënë Terezës, mbasi ajo tashmë është edhe data që Shenjta Tereze e Kalkutes, e cila është shpallur një e Shenjt në një ceremoni shenjtore,  të mbajtur në Vatician në Romë, Itali me 4 Shtator.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani – i cili mori pjesë edhe në Meshen për të Shenjten Nëna Tereze, si e quajm ne shqiptarët,  u pritë me duartrokitje dhe entuziasëm të madhe, të qytetarve shqiptarë në këtë lagje të New Yorkut.
Ai  e quajti vendosjen e shtatorja së të Shenjtes Tereze, në Brooklyn “një dhuratë për qytetin e Brooklynit në New York , qytetin që nuk fle kurrr, dhe qytetin e Frenk Sinatrës”.
“Ky është mesazhi më i mirë, që Nëna Shqiptare – e Shejta Nënë Tereza, tani vjen dy javë mbas Shejtërimit të saj nga Papa Francesku, si mesazh për të gjithë qytetarëve e Bruklinit, pa dallim feje dhe kombësie”, tha sot në përurimin solemn Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani.
Ai shtoi se Nënë Tereza ishte modeste, tërë jetën e saj i është përkushtuar mirëqenies së njerëzve, ishte pranë të gjithë njerëzve, pa dallim feje apo kombësije, dhe për këtë arsye, siç theksoi, ai tani e Shenjta Nënë Tereza, nuk është vetëm nëna e shqiptarëve, ku ajo ishte lindur, por nëna e të gjithë njerëzve në botë, dhe është një Shenjëtëresh”.
Në përurimin e shtatores së Shenjëtës Terezës, para Kishës Anathasius, ishin të pranishëm qytetarë të shumtë të Bruklinit , si dhe numri i madh shqiptarësh nga New Yorku. Shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë çast për t’u fotografuar pranë shtatores, edhe me Presidentin e Shqipërisë.
Në këtë ceremoni morën pjese edhe Asambaleisti i parë shqiptarë i New Yorkut, zoti Mark Gjonaj me bashkeshorten Roberta, Ambasadorija e Shqipërisë pranë OKB znj Besiana  Kadare, konuslli i Kosovë zoti Fatmir  Zajmi, diplomat të Indian të akredituar në New York, e të tjer.
Përfshirë edhe disa lider të komunitetit shqipatrë si : Kryetari i Vatrës zoti Gjon Buçaj me bashkëshorten Nikoletën, nen / kryetari Asllan Bushati , anetari kryesise zoti Zef Balaj, ish Kryetarja e Bashkise Shqiptare ne Kanada Ruki Kondaj, kryetari i Shoqates Atdhetare Dibra Dashi Miftari, kryetari i Akademise Shqiptaro Amerikane dr Skender Kodra , këngtari i njohur Frederik Ndoci, Gëzim Nika, Alberie Hajdargjonaj , Kryetrai i Keshillit Kombetra Shqiptar Haxhi Dauti, poeti dhe shkrimtari Pierr Simsia, ish gazetari Zerit te Amerikes Gjek Gjonleka, nxënës të shkollave në Bruklin, studentë, artistë dhe biznesmen dhe veprimtare.
Me pasë pati edhe një koncert me kengetaret Gezim Nika , Alberie Hadergjonaj, Grupi Rozafati, grupi i femijeve Albalife, Valentina Ivezaj dhe kengetarja e njohur Ledi Vokshi
Monumenti i të Shenjtes Nënë Tereza në  Brooklyn  do të jetë i 5-ti në qytetin e New Yorkut. Monumente të ngjashme të saj, janë ngritur , ndër të tjera , jo vetëm në New York por edhe dhe në Detroit, Ohaio,  në Shtetet e Bashkuara, e tjerë.
 Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910, kur ai ishte pjesë e Perandorisë Otomane, ndërsa vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, në Indi.
Në vitin 1928 u largua nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Ajo më pas u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare
Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën.

Filed Under: Featured Tagged With: Brooklyn, Marko Kepi, Nene Tereza, presidenti Nishani, Shtatorja

Devollinjtë së bashku festuan Ditën e shenjtë të Flamurit në Brooklyn, NY

November 30, 2015 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Nju Jorku ndriti dhe më shumë në disa lagje si në Staten Island, Brooklyn etj, nga ngjyrat e Flamurit kuq e zi që valëviteshin në disa rrugë të saj si për festë. Shqiptarëve në Amerikë iu afrua dhe më shumë Atdheu i tyre, Atdheun që e kanë mal malli në zemrën e zhuritur nga largimi.  Kjo bukuri kuq e zi i magjeps shqiptarët, po më shumë në Ditën e shenjtë të Flamurit.  Aq i magjeps sa një miku ynë shqiptar na tha se kur po voziste me makinë në Staten Island dhe befas pa Flamujt kuq e zi që valëviteshin krahas flamurit amerikan në Hylan Bulevard, nga emocioni që e kaploi, pa kuptuar kaloi me drita të kuqe…

Në Brooklyn, në një nga qytetet më të populluara të Nju Jorkut, që ka një popullsi rreth 2 milion e 700 mijë gati sa Shqipëria jonë para 20 vjetësh, jetojnë edhe mjaft shqiptarë devollinj.  Për çdo 28 Nëntor shoqata “Devolli” feston me madhështi Ditën e Flamurit.

Familjet e bukura devollite viin grupe grupe me fëmijët për dore duke mbajtur nga një flamur të vogël shqiptar për të qenë së bashku në këtë ditë të shenjtë.  Veshja e tyre kuq e zi i jepte dhe më shumë pamje festive mjedisit ku do të zhvillohej mbrëmja.

Mbrëmjen e ka hapur kryetari i shoqatës së Devollit një aktivist i palodhur me shpirt artisti z.Odise Salillari.  Z.Salillari iu ka uruar gjithë pjesëmarrësve: “Gëzuar Ditën e Flamurit” dhe ka ftuar gjithë pjesëmarrësit për të kënduar Himnin shqiptar dhe atë amerikan.

Ai i falënderoi të gjithë shqiptarët që ishin mbledhur së bashku për të festuar 28 Nëntorin dhe nderoi të gjtihë ata burra patriotë që së bashku me plakun e urtë Ismail Bej Vlora ngritën Flamurin në Vlorë dhe shpallën Shqipërinë të pavarur nga perandoria e zezë turke e cila na sundoi për 500 vjet.

Në fjalën e tij z.Salillari ka përshëndetur kryetarin e shoqatës Devolli për Amerikën z.Xhevdet Myteberi, ish kryetarin e saj intelektualin dhe aktivistin patriot që ka dhënë një kontribut të çmuar z.Neritan Bejleri i cili banon në Kanada, si dhe kryetarin e shoqatës “Devolli” për Tiranën z.Guri Seferi.

Ndërkohë z.Salillari përmendi dhe për strukturat dhe përbërjen e shoqatës që janë në Amerikë, New Jersey dhe Connecticut.

Në këtë festë përshëndeti sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Devolli” ish ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes z.Robert Metolli i cili me plot përzemërsi iu uroi të pranishmëve të kalonin një mbrëmje sa më të gëzuar në këtë ditë historike.  Një vëmendje të posaçme i kushtoi dhe shkollave shqipe “Alba Life” që fëmijë devollinj shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe dhe i frymëzoi ata për të vazhduar më tej, po ashtu shprehu mirënjohje dhe për TV Alba Life që e ka mbështetur shoqatën “Devolli” me aktivitetet që ka organizuar.

Në shoqatën “Devolli” gjithmonë ndihesh si në shtëpinë tënde ku ata të ftojnë në sofrën bujare të tyre plot mirësi dhe bujari shqiptare.  Alegria, këngët dhe vallet karakteristike të rrëmbejnë magjishëm në botën e tyre devolliçe.

Tekstet e bukura, lirizmi i ngrohtë, forca patriotike jane metafora e devollit që gurgullon ndër zemra shqiptarësh.

Të gjithë burra e gra dorë për dore u ngritën dhe vallëzuan nën argëtimin e muzikantit dhe klarinetistit të talentuar Dashnor Cene, këngëtarit zë ëmbël Edi Duro, luajtur në organo nga Dashnor Hoxha.  Por ajo që të bën më shumë përshtypje është se vetë kryetari i shoqatës z.Odise Salillari jo vetëm që është një organizator i mirë, por është dhe një këngëtar që tërheq me interpretimin e tij veçanërisht me këngët e trevës devolliçe.

Ushtonte kënga dhe vallja dhe nën ritmin e tyre kërcenin të gjithë, dëgjohej kënga që prek çdo zemër emirgranti si: Më vjen mall për vendin tim/ Vendin ku linda u rrita/ Më vjen mall për shoqerinë/ Për gurin që lëshon çika.

Pas një intervali muzikor në skenë është ngjitur dhe miku i shoqatës “Devolli” me origjinë nga Poliçani muzikant i vjetër z.Sefer Hoxha i cili foli me konsideratë të veçantë për devollinjtë dhe iu uroi atyre Festën e Flamurit.

Z.Salillari ka ftuar në skenë z.Qemal Zylo për të përshëndetur shoqatën “Devolli” i cili pasi iu uroi devollinjve për Ditën e Flamurit midis të tjerash tha se është kënaqësi bashkëpunimi ynë prej vitesh të tëra dhe jam i sigurtë se ky bashkëpunim do të vazhdojë përgjithmonë.

Festën e bënin dhe më të bukur fëmijët si drita që vallëzonin, qeshnin dhe luanin të gëzuar me njeri-tjetrin.  Kush e kush të vinte më parë pranë kamerave dhe të bënte shqiponjën dy krenore me duartë e tyre të vogla dhe të gëzoheshin për këtë ditë të shenjtë.  Pse ta fsheh, midis tyre më mungonte Dea Bejleri, personazhi i dashur i librit tim që gjithmonë më befasonte me moshën e saj aq të vogël dhe që dinte të komunikonte bukur shqip dhe të interpretonte poezi të ndryshme, veçanërisht në ditën e Flamurit!

Prindërit devollinj dinë t’jua transmetojnë dhe t’jua ngjizin në shpirt brezave traditën e mrekullueshme shqiptare dhe njëkohësisht të çojnë më tej traditën, çka të kujton Winston Çurcill i cili ka thënë se: “Pa tradita, arti është një tufë delesh pa bari. Pa risi, arti është një kufomë”.

Me plot dashuri për traditën, për edukimin e fëmijëve folën nënat simpatike si Mimoza Salillari, Zhuljeta Ktona, Pranvera Kulla, Elida Kaso etj të cilat thanë se Flamuri është një nga ditët më të bukura që i mbledh shqiptarët kudo ku janë për ta festuar me madhështi.

Jehonin vallet dhe këngët si: Shqipëri O nëna ime, Valle e kënduar e Rugovës. -Më vjen mall për vendin tim, Vallja e Gajdes, Kajtushka, Çobankat që shkojnë zallit, Baba Tomori etj.

Sipas traditës së pasur devolliçe mbrëmja u mbyll me vallen e Devollit një valle autoktone shqiptare, një valle e rëndë burrash.  Fluturonte shamia e mbajtur nga valltari i apasionuar devolli z.Almir Kaso i cili udhëhiqte vallen që e shoqëronin burrat e tjerë kërcimtarë devollinj.

Shkrap e shkrup kërcisnin aparatet, filmimi me telefonat dhe të gjithë pjesëmarrësit të ngritur në këmbë shoqëronin valltaret devollinj.

Ç’valle magjepsëse, ç’dashuri ngjall tek të gjithë shqiptarët, ndërsa i shikon se në sytë e tyre ka ardhur si vizitore shkëlqimi i Hënës devollite nga qielli i bukur shqiptar për të larguar mallin e emigrantit…

Ishte një natë e bukur devolliçe kuq e zi.

Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtori i TV Alba Life, Redi dhe do të transmetohet sëshpejti në kanalet televizive.

 

28 Nëntor, 2015

Brooklyn, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Brooklyn, Devollinjte, festuan Pavaresine, Keze Zylo

FESTA E NËNAVE U FESTUA NË BROOKLYN

May 12, 2014 by dgreca

Të gjitha nënave dhe grave pjesëmarrëse, nga një buqet me trandafila të kuq, një kartolinë me plot urime dhe një pako me çokollata, si dhe një çertifikatë mirënjohje me motivacion :”Nëna !- është më e mira e botës”
Nga BEQIR SINA/
BROOKLYN NEW YORK : Dita e Nënës – (Mother’s Day), një festë e cila nderon nënat dhe gratë dhe që shënohet me mënyra të ndryshme në mbarë botën – u festua edhe në lokalin Orion Palazz në Brooklyn, nën kujdesin e Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve.
Mbrëmja argëtuese, u mbajtë me moton:”Festojmë së bashku festën e NENAVE” , duke mbledhur rreth vetes dhjetra nëna dhe gra shqiptare, së bashku me familjet e tyre.
Për argëtimin muzikor të kësaj mbrëmje të bukur festive, u kujdes me mjaft profesionalizëm Grupi Egnatia me këngëtaren e talentuar Elglantina Toska, nga Shqipëria, drejtuar nga violinisti virtuoz profesor Zeqir Sulkuqi – të ardhur posaqërisht në SHBA, për këtë festë dhe koncerte të tjera në disa qytete amerikane.
Ndërsa e drejtuan këtë festë të nënave dhe garve shqiptare, zonjusha Theodhora Rexhepi së bashku me professor Mentor Mata. Kurse, sponsorizues i festës ishte kompania e pijeve energjike Black Eagle, në SHBA, me pronar shqiptarë.
Në hapje të mbrëmjes u intonuan dy Hymnet kombëtare, i SHBA dhe Shqiëprisë. Kurse me një fjalim të shkurtër mirëseardhës në lidhje me evenimentin, një përshëndetje të pranishmeve, ua drejtojë kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve, professor Skënder Kodra.
Duke ju falenderuar për pjesemarrjen dhe duke ju uruar mireseardhejn professor Kodra, ju uroja të gjitha nënave dhe motrave tona shqiptare, dhe gjithë nenave te botes : “Gëzuar festën e Nënës, happy Mother’s day! –
“Jemi mbledhur sot në ketë festë të bukur, të organizuar nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve me motivacionin “Të fesojmë së bashku dashurinë për gjënë më të çmuar në botë Nënën” ku mirënjohja dhe dhuratat do të jenë të pranishme për të nderuar duke festuar së bashku Ditën e Nënës” tha Kodra.
Më pasë, një përshëndetje për këtë festë me rastin e Ditës së Nënës, pjesëmarrësve ua drejtoi edhe Shqiptaro Amerikani i parë, i cili kandidon zyrtarisht për në Kongresin Amerikan, distrikti 26-të në Bufallo, Emin Eddie Egriu, sikurse në emër të nënave dhe grave pjesëmarrëse, përshëndeti me një poezi për nënën, poetja dhe shkrimtarja Ilirjana Sulkuqi.
Drjetuesja e kësaj feste, zonjusha Theodhora Rexhepi, lexoi përshëndetjen e kësaj feste, ku thuhej se kjo ditë mbart vetëm respekt, dashuri të pafund,dhe mall për ato që na dhanë gjithçka në këtë jetë, duke e marrë nga jeta e tyre.
“Për ato që natën e bënë ditë, thuhej në përshëndetjen e festës, dhe na mekuan me qumësht nga gjiri i tyre. Për ato që gjenden pranë – sado larg që të jemi , sa herë zemrat tona dëshpërohen, sa herë zemrat tanë miklojnë apo rënkojnë. Për atë krijesë të Zotit, mbushur me kaq dashuri, me kaq mirësi. Ndaj, sot në këtë ditë të shënuar – po mbështes kokën dhe mendimet e mija në prehrin e nënës , gjirin e saj, në trupin e saj – të ëmbël dhe të ngrohtë, ku edhe loti thahet si me magji, dhe brengat dhe trishtimet largohen. Aty ku në zmerën dhe shpirtin e saj – ka vetëm diell, dritë, paqe, lumturi, dhe gëzime, që qofshin përherë tek nënat tona.”
Duke uruar festën zonjusha Rexhepi, tha se le të thërrasëm së bashku fuqishëm në këtë festë – së bashku edhe me zërin tuaj – nëna dhe gra pjesëmarrëse:” Gëzuar festën e Nëna (Mother’s day) ! Gëzuar Nenat tona – Gëzuar të gjitha nënat e botes, ju më të dashurat dhe më të dhembëshurat, më të mirat, dhe me të shtrenjtat e kësaj bote. Zemra e urimeve është e madhe dhe e hapur, sa zemra e saj!
Ngaqë, këto fjalë dalin nga zemra e çdo njerit nga ne ngaqë Ju duam shumë ju Nena – Ju jeni ma të mirat dhe më të dashurat! jeni krijesa e gjithçkaje, Jeni të mrekullueshme ! Zoti ju dhëntë ditë më të bukura dhe më të lumtura, Zoti i bekoftë të gjitha Nënat – Gëzuar Dita e juaj Nëna” u shpreh prezantuesja e kësaj feste duke folur në emër të organizatorit të Ditës së Nënës – Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve .
Dita e Nënës, për të nderuar nënat dhe gra pjesëmarrëse në këtë festë, u shënua me një mënyrë krejt të veçantë, për të cilën ishte kujdesur mjaft mirë organizatori i saj – duke i dhënë kësaj feste më shumë vlera shpirtërore, argëtimi dhe nderime të veçanta për çdo nënë dhe grua pjesëmarrëse.
Në këtë mbrëmje të bukur festive Akademia Shqiptare – Amerikane u dhurojë, gjithashtu, të gjitha nënave dhe grave pjesëmarrëse, nga një buqet me trandafila të kuq, një kartolinë me plot urime dhe një pako me çokollata, si dhe një çertifikatë mirënjohje me motivacion :”Nëna !- është më e mira e botës”.
Ndërsa, ajo që mund të quhet surprisë e këndëshme e kësaj mbrëmje festive kushtuar Ditës së Nënës , ishte për koncidencë, edhe ditëlindja e kryetarit të Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve, professor Skënder Kodra, ideatorit dhe themeluesit të Akademisë Shqiptare Amerkane në SHBA.
Ku në mesin e shumë urimeve dhe një ceremonie tradicionale ditëlindje, nga Prof. Dr. Agron Fico nga Tirana, për Ditën e Nënës ishte bashkëngjitur si një “suprizë” edhe mesazhi përshëndetës për ditëlindjen e kryetarit të Akademisë Shqiptaro Amerikane, Dr. Skënder Kodra
Grupi Egnatia me këngëtare Eglantina Toska dhe udhëheqës artistik violinistin Zeqir Sulkuqi, i cili do të ketë edhe një trune me moton “Udhëtim me muzikë shqiptare në Amerikë”, ishte një model i shfaqjeve dhe veprimtarive, në komunitet. Grupi muzikor Egnatia – pothuajse se çdo pjesë muzikore me shume prefosionalizëm ia kushtojë Nënës, me këngët e kënduar nga këngëtaria e njohur Eglantina Toska, e shoqëruar në violinë nga vilonisti virtuozë Proff Zeqir Sulkuqi.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Brooklyn, festa e nenave

Filloi viti i ri shkollor në gjuhën shqipe në Brooklyn

October 2, 2013 by dgreca

Shkruan: Afërdita Kaçubaj/

Më datën 28 shtator ishte dita e parë e vitit shkollor 2013- 2014 për shkollën shqipe “Alba Life” në Brooklyn në shkollën publike amerikane në PS.205. Dyert u hapën dykanatësh për fëmijët që vraponin të lumtur drejt mësueseve dhe njeri-tjetrit!  Dukej sikur muajt e verës i kishin mbushur zemrat e tyre të vogla me mall për shoqërinë dhe ato orë të numëruara që kalojnë aq shpejt, sepse është mrekullisht bukur të jesh në një klasë me moshatarë, bashkatdhetarë që u kërkohet të flasin dy gjuhë, të ndjekin zakone dhe tradita të dy shteteve, të antaresohen në jetën e përditshme të vendit të cilit ia këndojnë me dorë në zemër himnin çdo mëngjes, por që flenë me zërin e nënave që u këndojnë ninullat në shqip cdo mbrëmje.

Dita e parë ishte më shumë njohje e nxënësve dhe e prindërve me njeri-tjetrin, shpërndarja e librave etj.  Ishte bukur teksa i shikoje ata fëmijë të shkruanin emrat e tyre në tabelë dhe pastaj t’i shqiptonin shkronjat një nga një në gjuhën e bukur shqipe për klasën qëPresidentit Nishani iu dhurua një pllakë nga botuesi Bajrami me këtë motivacion: Si simbol i bashkimit të kombit dhe një zë i arsyes dhe durimit në kohë të vështira politike të cinizmit dhe papërgjegjshmërisë partiake”. t’i dëgjonte.  Nxënësit që ndjekin shkollën shqipe për të dytin vit radhazi u grupuan menjëherë sikur zogjtë që cicërijnë në çerdhe, por mësuese Dita u afroi edhe nxënësit e rinj të cilët shikonin përreth të gëzuar me një dritë të ndezur për të mësuar gjuhën e bukur shqipe që u shkëlqente në sy.

Oresti, Brian, Lejla, Gabriela, Aaron, Griselda, Angie, Elio, Elisa, Kevin etj, filluan menjëherë bashkëbisedimin në shqip e anglisht dhe dukej sikur kishin formuar një botë të tyren më vete ku askush tjetër nuk egzistonte. Mungonin në atë grup Sabrina, Aldini, Sara dhe Alba të cilët do të jenë të pranishëm të premten e ardhshme!

Themeluesi i shkollave shqipe dhe i TV “Alba Life” z. Qemal Zylo po merrej me shpërndarjen e abetareve dhe fletoreve të punës, kurse mësuese Dita lëvizte sa te një nxënës tek tjetri që t’i bënte të ndiheshin sa më mirë në mjedisin e ri duke u folur në të dy gjuhët dhe duke i prezantuar me njeri- tjetrin.  Nxënësit e rinj Adison, Emili, Amber, Rafael, Irsa, Andri, Liza, Klarisa etj, u miqësuan shumë shpejt dhe nuk vonoi që gjithë klasa të gumëzhinte si në një koshere bletësh plot fjalë me zë të lartë e të qeshura.

Pastaj mësuese Dita shkroi në tabelë tekstin e këngës Hapa- dollapa dhe nën drejtimin e nxënësve të vjetshëm që e dinin këngën e gjithë klasa e filloi të këndonte së bashku dhe nuk vonuan ta mësonin këngën të gjithë!

Dita e parë në shkollën shqipe përfundoi me udhëzimet përkatëse për mjetet e punës që fëmijët duhet të kenë më vete të premten e ardhshme, dhe me disa foto në oborrin e shkollës për ta kujtuar këtë ditë!

Shtator, 2013

Brooklyn, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Aferdita Kacubaj, Brooklyn, filloi, viti shkollr

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”
  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT