• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Devollinjtë së bashku festuan Ditën e shenjtë të Flamurit në Brooklyn, NY

November 30, 2015 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Nju Jorku ndriti dhe më shumë në disa lagje si në Staten Island, Brooklyn etj, nga ngjyrat e Flamurit kuq e zi që valëviteshin në disa rrugë të saj si për festë. Shqiptarëve në Amerikë iu afrua dhe më shumë Atdheu i tyre, Atdheun që e kanë mal malli në zemrën e zhuritur nga largimi.  Kjo bukuri kuq e zi i magjeps shqiptarët, po më shumë në Ditën e shenjtë të Flamurit.  Aq i magjeps sa një miku ynë shqiptar na tha se kur po voziste me makinë në Staten Island dhe befas pa Flamujt kuq e zi që valëviteshin krahas flamurit amerikan në Hylan Bulevard, nga emocioni që e kaploi, pa kuptuar kaloi me drita të kuqe…

Në Brooklyn, në një nga qytetet më të populluara të Nju Jorkut, që ka një popullsi rreth 2 milion e 700 mijë gati sa Shqipëria jonë para 20 vjetësh, jetojnë edhe mjaft shqiptarë devollinj.  Për çdo 28 Nëntor shoqata “Devolli” feston me madhështi Ditën e Flamurit.

Familjet e bukura devollite viin grupe grupe me fëmijët për dore duke mbajtur nga një flamur të vogël shqiptar për të qenë së bashku në këtë ditë të shenjtë.  Veshja e tyre kuq e zi i jepte dhe më shumë pamje festive mjedisit ku do të zhvillohej mbrëmja.

Mbrëmjen e ka hapur kryetari i shoqatës së Devollit një aktivist i palodhur me shpirt artisti z.Odise Salillari.  Z.Salillari iu ka uruar gjithë pjesëmarrësve: “Gëzuar Ditën e Flamurit” dhe ka ftuar gjithë pjesëmarrësit për të kënduar Himnin shqiptar dhe atë amerikan.

Ai i falënderoi të gjithë shqiptarët që ishin mbledhur së bashku për të festuar 28 Nëntorin dhe nderoi të gjtihë ata burra patriotë që së bashku me plakun e urtë Ismail Bej Vlora ngritën Flamurin në Vlorë dhe shpallën Shqipërinë të pavarur nga perandoria e zezë turke e cila na sundoi për 500 vjet.

Në fjalën e tij z.Salillari ka përshëndetur kryetarin e shoqatës Devolli për Amerikën z.Xhevdet Myteberi, ish kryetarin e saj intelektualin dhe aktivistin patriot që ka dhënë një kontribut të çmuar z.Neritan Bejleri i cili banon në Kanada, si dhe kryetarin e shoqatës “Devolli” për Tiranën z.Guri Seferi.

Ndërkohë z.Salillari përmendi dhe për strukturat dhe përbërjen e shoqatës që janë në Amerikë, New Jersey dhe Connecticut.

Në këtë festë përshëndeti sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Devolli” ish ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes z.Robert Metolli i cili me plot përzemërsi iu uroi të pranishmëve të kalonin një mbrëmje sa më të gëzuar në këtë ditë historike.  Një vëmendje të posaçme i kushtoi dhe shkollave shqipe “Alba Life” që fëmijë devollinj shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe dhe i frymëzoi ata për të vazhduar më tej, po ashtu shprehu mirënjohje dhe për TV Alba Life që e ka mbështetur shoqatën “Devolli” me aktivitetet që ka organizuar.

Në shoqatën “Devolli” gjithmonë ndihesh si në shtëpinë tënde ku ata të ftojnë në sofrën bujare të tyre plot mirësi dhe bujari shqiptare.  Alegria, këngët dhe vallet karakteristike të rrëmbejnë magjishëm në botën e tyre devolliçe.

Tekstet e bukura, lirizmi i ngrohtë, forca patriotike jane metafora e devollit që gurgullon ndër zemra shqiptarësh.

Të gjithë burra e gra dorë për dore u ngritën dhe vallëzuan nën argëtimin e muzikantit dhe klarinetistit të talentuar Dashnor Cene, këngëtarit zë ëmbël Edi Duro, luajtur në organo nga Dashnor Hoxha.  Por ajo që të bën më shumë përshtypje është se vetë kryetari i shoqatës z.Odise Salillari jo vetëm që është një organizator i mirë, por është dhe një këngëtar që tërheq me interpretimin e tij veçanërisht me këngët e trevës devolliçe.

Ushtonte kënga dhe vallja dhe nën ritmin e tyre kërcenin të gjithë, dëgjohej kënga që prek çdo zemër emirgranti si: Më vjen mall për vendin tim/ Vendin ku linda u rrita/ Më vjen mall për shoqerinë/ Për gurin që lëshon çika.

Pas një intervali muzikor në skenë është ngjitur dhe miku i shoqatës “Devolli” me origjinë nga Poliçani muzikant i vjetër z.Sefer Hoxha i cili foli me konsideratë të veçantë për devollinjtë dhe iu uroi atyre Festën e Flamurit.

Z.Salillari ka ftuar në skenë z.Qemal Zylo për të përshëndetur shoqatën “Devolli” i cili pasi iu uroi devollinjve për Ditën e Flamurit midis të tjerash tha se është kënaqësi bashkëpunimi ynë prej vitesh të tëra dhe jam i sigurtë se ky bashkëpunim do të vazhdojë përgjithmonë.

Festën e bënin dhe më të bukur fëmijët si drita që vallëzonin, qeshnin dhe luanin të gëzuar me njeri-tjetrin.  Kush e kush të vinte më parë pranë kamerave dhe të bënte shqiponjën dy krenore me duartë e tyre të vogla dhe të gëzoheshin për këtë ditë të shenjtë.  Pse ta fsheh, midis tyre më mungonte Dea Bejleri, personazhi i dashur i librit tim që gjithmonë më befasonte me moshën e saj aq të vogël dhe që dinte të komunikonte bukur shqip dhe të interpretonte poezi të ndryshme, veçanërisht në ditën e Flamurit!

Prindërit devollinj dinë t’jua transmetojnë dhe t’jua ngjizin në shpirt brezave traditën e mrekullueshme shqiptare dhe njëkohësisht të çojnë më tej traditën, çka të kujton Winston Çurcill i cili ka thënë se: “Pa tradita, arti është një tufë delesh pa bari. Pa risi, arti është një kufomë”.

Me plot dashuri për traditën, për edukimin e fëmijëve folën nënat simpatike si Mimoza Salillari, Zhuljeta Ktona, Pranvera Kulla, Elida Kaso etj të cilat thanë se Flamuri është një nga ditët më të bukura që i mbledh shqiptarët kudo ku janë për ta festuar me madhështi.

Jehonin vallet dhe këngët si: Shqipëri O nëna ime, Valle e kënduar e Rugovës. -Më vjen mall për vendin tim, Vallja e Gajdes, Kajtushka, Çobankat që shkojnë zallit, Baba Tomori etj.

Sipas traditës së pasur devolliçe mbrëmja u mbyll me vallen e Devollit një valle autoktone shqiptare, një valle e rëndë burrash.  Fluturonte shamia e mbajtur nga valltari i apasionuar devolli z.Almir Kaso i cili udhëhiqte vallen që e shoqëronin burrat e tjerë kërcimtarë devollinj.

Shkrap e shkrup kërcisnin aparatet, filmimi me telefonat dhe të gjithë pjesëmarrësit të ngritur në këmbë shoqëronin valltaret devollinj.

Ç’valle magjepsëse, ç’dashuri ngjall tek të gjithë shqiptarët, ndërsa i shikon se në sytë e tyre ka ardhur si vizitore shkëlqimi i Hënës devollite nga qielli i bukur shqiptar për të larguar mallin e emigrantit…

Ishte një natë e bukur devolliçe kuq e zi.

Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtori i TV Alba Life, Redi dhe do të transmetohet sëshpejti në kanalet televizive.

 

28 Nëntor, 2015

Brooklyn, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Brooklyn, Devollinjte, festuan Pavaresine, Keze Zylo

Artikujt e fundit

  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm
  • “50 VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT”, HOMAZH DHE NDERIM TE VATRA
  • JU MIRËPRESIM NESËR TE VATRA
  • Shoqatat Shqiptare organizojnë “Piknikun shqiptar” në Staten Island, New York më 28 Maj
  • PAQEJA DHE MBROJTJA, NDESHJA DYFISHE N’EVROPË
  • ME VISARIN…
  • Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së
  • Misioni fisnik i AFC ndërthuret me simbolikën historike të New England Conservatory, Boston në 27 maj
  • Kryeministri Kurti mirëpriti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi
  • SI DEGRADOI POZITA E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI GJATË KOHËS SË PUSHTETIT TË MILLO GJUKANOVIQ-it ?

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT