Nga Mimoza Dajçi/Assamblyman Z. Mark Gjonaj, si gjithmonë në krye të shumë organizatave jo qeveritare në New York e më gjerë organizoi 8 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në “Maestros’s” Restorant në Bronx. Të ftuar nderi ishin Konsulli i Kosovës Z. Ylber Kryeziu, Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Jeff Klein, Kontrollori i New York-ut Scott Stringer, Miss New York-u Zonjusha Serena Buçaj, etj.
Në krye të sallës pranë flamujve të Shqipërisë, Kosovës dhe flamurit Amerikan ndodhej edhe një pankartë e bardhë ku shkruhej me gërma të mëdha: “Kur ti bashkojmë kokat, do ti bashkojmë edhe tokat”. Shprehje shumë domethënëse kjo, që tërheq vëmendjen e kujtdo që mendon për të mirën e vendit, paqes e demokracisë.
Përshëndetja kryesore u mbajt nga Assamblyman Z. Mark Gjonaj, më pas e mori fjalën Konsulli i Republikës së Kosovës Z. Ylber Kryeziu, gjithashtu në shenjë respekti e konsiderate për Pavarësinë e Kosovës e për shqiptarët folën Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Jeff Klein, Z. Scott Stringer etj.
Z. Mark Gjonaj ndau edhe disa Medalje Mirënjohje për disa organizata jo qeveritare që veprojnë në New York e më gjerë për çështjen shqiptare dhe në mbështetje të jetës sociale në SHBA, si dhe falenderoi pjesëmarrësit e të gjithe ata individë që u angazhuan në mbarëvajtjen e kësaj feste mbarëshqiptare.
Duke qenë ulur në këtë festë pranë poetes e humanistes së njohur Znj. Rita Saliu, e cila kishte ardhur nga Roud Island së bashku me bashkëshortin e saj inxhinierin nuklear Z. Adem Saliu, të cilët janë kurdoherë të kudo ndodhur nëpër veprimtaritë shqiptaro – amerikane, patëm rast ti mernin një prononcim të shkurtër me rastin e kësaj feste madhështore mbarë shqiptare: “Ndihem shumë e lumtur dhe e emocinuar sot – tha ajo – që ndodhem mes bashkatdhetarëve të mi për të festuar 8 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kjo është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Eshtë një sukses e një fitore për të cilën populli ynë vuajti shumë gjatë, u derdh shumë gjak e u deshën shumë sakrifica që të arrinim deri këtu. Por më në fund fituam, shpresoj që edhe përkrahja që na dhanë bota veçanerisht SHBA dhe Anglia mos të ja shpërblejmë më me kësi ngjarjesh të hidhura e të shëmtuara që po ndodhin këto ditë në Kosovë, ngjarje që po ma trondisin shumë shpirtin e zemrën për atë popull të vrarë e të coptuar. Mjaft më me vrasje, sherre dhe intriga, mendoj se s’ka vend më për gjakderdhje, por vetëm për paqe dhe harmoni, sepse vetëm në këtë mënyrë ecën vendi përpara dhe botës i tregojmë se sa tolerantë e mirënjohës jemi për të gjithë ju”.
Astrit Tota, Piktor – Skenograf New York: “Ndër vite andërruam të ishte e bashkuar me trojet e Ilirisë, Dardania – Iliriane. Sot, shqiptar i madh e i vogël brohoret në trojet shqiptare e kudo nëpër botë, me këngë valle në përvjetorin e 8 të lirisë së vëllezërve tanë në Kosovën Shtet më vete. Kosova është pjellore me vajza e djem plot energji si rubin të shëndritshëm! Me trima e trimëresha që vuajtën fort por s’ja ktyhen kurrë shpinën armikut shekullor. Kosova s’ka për t’ju nënshtuar asnjëherë kriminelëve të serbisë së shkurmoqur. Do të lulëzojë ndër shekuj gjithmonë e më bukur si askush mbi dhe! Nga gjaku i derdhun dhe që nuk u kursye kurrë që nga trima si Shote e Azem Galica, dijetarë dhe të paçarmatosur si Isa Boletini trim e me shokë, Hasan Prishtina e gjer te ushtarët e rinj të UÇK. Së shpejti do të bashkohemi në Europën e Bashkuar dhe gjithë shqiptarët së bashku me trojet e veta do të gëzojnë jetën e tyre të lirë e të begatshme. Gëzuar Kosovë Lirinë!”
Këngëtarët e njohur Gëzim Nikaj, Hajro Cekaj dhe Albërie Hadërgjonaj pasuruan në mënyrë fantastike mbrëmjen festive, e gjithë salla në këmbë duke hedhur valle nën repertorin e tyre të zgjedhur, e nën zërat e tyre të mrekullueshëm. Gëzim, hare, kërcime e muzikë nga të gjtha trevat shqiptare. Krenarë për vendin tonë, për festën e Pavarësisë së Kosovës, për bijtë e shqipes që dhanë jetën për paqen që gëzojme sot. Respekt për gjakun e bijve e bijave që dhanë jetën për liri i pavarësi, shumë mund, sakrifica e gjak duhej të derdhte padrejtësisht populli ynë, por më në fund fituam. Fituam lirinë e pavarësinë e ëndërruar në trojet e arbërit. Për Kosovën Dardane që e duam e na do aq shumë.
Mbrëmja kaloi gëzueshëm deri në orët e vona të mbasdites, ushqimi ishte i shijshëm shoqëruar me pije e frutat e stinës. Të gjithë të pranishmit u larguan me përshtypjet më të mira nga kjo festë e bukur që bashkoi shqiptarët e të gjtha trevave tona si dhe amerikanë e të huaj të tjerë.