NGJARJE QË MBAN NDEZUR ZJARRIN E SHQIPTARIZMËS/Nga Fuat Memelli/ Boston/
Si çdo vit, edhe në këtë përvjetor të 104 të shpalljes së Pavarësisë, shqiptarët e Bostonit, përkujtuan ditën e shënuar të 28 Nëntorit. Pavarësisht se mijra km larg Atdheut, zjarri i shqiptarizmës, i mban vatrës që i lindi. Ndaj me flamuj në dorë, shalle me simbole shqiptare dhe plist në kokë, përkujtuan këtë ngjarje për dy ditë me rradhë, më 26 dhe 27 Nëntor. Ditën e parë u mblodhën te sheshi para bashkisë së Bostonit, ku do të ngrihej flamuri ynë dhe do të zhvillohej veprimtaria përkujtimore. Në fillim u ekzekutuan dy himnet kombëtare: ai i Amerikës dhe i Shqipërisë. Ngritjen e flamurit, këtë rradhë Shoqata “Mass. Besa” ia kishte besuar ish kryetarit të Shoqatës “Kosova” në Boston, veprimtarit të palodhur, Hafiz Kabashi. Pastaj, kryetari i Mass. Besës, Mark Kosmo, lexoi përshëndetjen që kryetari i Bashkisë së Bostonit, Marty Ëalsh, i kishte dërguar komunitetit shqiptar. Për rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë, ngritjes së flamurit nga plaku Ismail Qemali si dhe ngjarjen tjetër të çlirimit të Atdheut, foli veprimtari i palodhur, i kudondodhuri, Petrit Alibej. Nxënësi i shkollës shqipe, Rajan Pani,I veshur me kostum kombëtar, pasardhës i familjjes patriote Pani, recitoi vargje të poezisë së Nolit: O flamur gjak/ o flamur shkabë/o vend e vatër/ o nënë e babë/ lyer me gjak/ djegur me flakë/ flaur i kuq/ flamur i zi… Përshëndeti në këtë tubim, edhe autori i këtij shkrimi, i cili ndër të tjera theksoi: “Kjo ditë e shënuar e 28 Nëntorit, krahas përkujtimit të saj, duhet të na shërbejë edhe si një apel për mos e harruar vendin tonë, si një thirje për ta dashur edhe më shumë Shqipërinë, për të ruajtur gjallë gjuhën shqipe, këngët e vallet, traditat e zakonet, gjithçka të bukur që lidhet me vendin tonë. Me këtë dashuri, duhet ta duam edhe Amerikën,mikun e madh të Shqipërisë, vendin e lirisë dhe demokracisë, që na hapi dyert e na priti. Krahas kontributit për njerzit tanë , duhet të kontribuojmë më shumë edhe për Shqipërinë, për kopshtet e çerdhet, shkollat, për familjet në nevojë, të cilat janë jo pak në vendin tonë, ashtu siç veprojnë në Shqipëri të rinjtë e grupimit “ E shtuna ndryshe”, thjeksoi gazetari F.M.
Një mbresë të veçantë tek pjesëmarrësit, la recitimi i poezisë nga tepelenasi, Sami Hajdini,poezi të cilën e kishte shkruar vetë, enkas për këtë ditë. Ja disa vargje të saj: Folë moj shqiponjë, folë/aty ngjitur në flamur/ gjithë botës i trego/se ti shqipe, s’plakesh kurë….Në këtë tubim, përshëndeti edhe kryetari i Shoqatës “Kosova”, Agim Sejdiu.
Pastaj sheshi para bashkisë së Bostonit, jehoi nga vallet e këngët shqiptare. Valleve i dha “zjarr” i riu 21 vjeçar, Konti Lumaj, me origjinë nga Malësia e Madhe. I veshur me kostum kombëtar, me flamurin në dorë, ai printe si një shqiponjë vallet e pjesëmarrësve.
Shqiptarët e Bostonit, vazhduan festën edhe të nesërmen më 27 Nëntor. Këtë rradhë u mblodhën në një restorant të bukur. Edhe këtu, himni amerikan dhe ai shqiptar, na mbushën me emocione. Për ditën e shënuar të 28 Nëntorit, foli Arben Kamberi, ish spiker në TVSH. Por, krahas festimit të ditës së Pavarësisë, shqiptarët e Bostonit, përkujtuan edhe tre ngjarje të tjera që lidhen me këtë komunitet: 10 vjetorin e formimit të Shoqatës “Mass. Besa”, 10 vjetorin e shkolllës shqipe si dhe 20 vjetorin e krijimit të grupit të valleve” Bashkimi Dance”. Për rrugën e Shoqatës “Mass. Besa”, foli kryetari i saj, Mark Kosmo. Ndër të tjera ai theksoi se gjatë periudhës 10 vjeçare, shoqata ka organizuar dhjetra veprimtari. Në bashkëpunim me prindërit ka organizuar shkollën shqipe, ka grumbulluar mbi 70 mijë dollarë për të ndihmuar 10 fëmijë me sëmundje të rënda. Ka ndihmuar njerëz në Shqipëri me aftësi të kufizuara, etj. Për rrugën 10 vjeçare të shkollës shqipe, foli mësuesja dhe drejtoresha e kësaj shkolle., Vjollca Avrami. Në këto vite, shkolla ka edukuar qindra fëmijë të lëxojnë, të shkruajnë e të flasin bukur gjuhën shqipe, tha ajo. Shkolla ka patur rreth 30 nxënës në vit, por ky numur mund të rritet, pasi komuniteti shqiptar në Boston, është shumë i madh, theksoi ajo. Pastaj Mark Kosmo, ndau disa dëshmi “Mirënjohjeje” për Albana Orgockën, veprimtare e shquar e “Mass. Besës”; për Stefan Koçin dhe Migen Hasanaj, për kontributin e dhënë për shkollën shqipe; për koreografin , Bashkim Braho, drejtues i grupit të valleve”Bashkimi Dance”, i cili ka kontribuar për 20 vjet për mbajtjen gjallë të valleve tona në shtetin e Massachusetts. Ky grup ka dhënë shfaqje jo vetëm në Boston por edhe në Neë York, Detroit, etj dhe është vlerësuar me çmime. Nga pjesëmarrësit pati sugjerime se mund të ishin dhënë më shumë dëshmi “Mirënjohje”, edhe për veprimtarë tjerë vullnetarë të përkushtuar, jo vetëm për “udhëheqjen” e këtyre grupimeve. Kështu mund të ishte dhënë për valltarin Konti Lumaj, i cili është i kudondodhur në veprimtaritë e shqiptarëve. Mund të ishin dhënë për Shpresa Theodhosin, Petrit Alibej, edhe këta veprimtarë të palodhur, etj.
Por, le të vazhdojmë me festën. Pjesëmarrësit kënduan e kërcyen për orë të tëra. E gjallëruan veçanërisht atmosferën tre vallëtarët, veshur me kostumet kombëtare dhe me flamurin shqiptar përpara: Konti Lumaj, Agron Shahaj dhe Armand Cuni. Me ta u bashkuan edhe përfaqësuesit e Shoqatës “Kosova”, etj.
U fiksuan këto veprimtari në foto e filmime por mbi të gjitha u fiksua në zemrat e pjesëmarrësve. 28 Nëntori, është ngjarje që mban ndezur zjarrin e shqiptarizmës.
Guri Naimit D. says
Peshendetje bashkeatdhetare nga mbare trojet shqiptare ne Boston pr diten e 104 vjetorit te Pavaresise, qe une se ndaj me diten e clirimit nga pushtimi nazifashist.
Dhe ketu ne Tornto ku ndodhemi,ne e festuam me madheshti me pjesmarrje te shumete emigrantesh dhe perfaqesuse nga shteti kanadez, me tre deputete te Ontarios dhe Torontos.Artistet na erdhen nga Tirana. Ju falemindert e gjitheve dhe ju si bashkeatdhetare suksese!.Bostoni eshte i shkelur heret per paraardhesve tane.
Prshendes ne ecanti shoqaten “VATRA ” me aktivitete e saj atdhetare siJu.
Guri Naimit D, Toronto.