
Kristo Çipa/
(Post edicioni i pestë i fest” Netët e Bejkës bardhë”)
Ndodhi edhe madhështia kulmore me prezencën e kreut të shtetit shkëlqesisë së tij zotit Bajram Begaj.
Këtu nuk bëhet fjalë për një ardhje kortezie por për një vlerësim real që i bëhet këngës shumëzërëshe shqiptare fosforinës labe. Nderim dhe mirënjohje nga Piluri dhe gjithë polifonët shqiptarë zoti President!
Në edicionin e pestë morrën pjesë rreth 200 festivalistë ku 45 përqind ishin të rinj dhe mjaft të talentuar.
Konkuruan në dy netë dhe niveli artistik ishte shumë i lartë sa e detyroi jurinë shumë profesionale që të vlerësoi edhe jashtë programimit klasik të çmimeve dhe të bëjë të pamundurën që të gjithë elementët të përfshihen në këtë lartësim.
Duke mos dashur të bëjmë një analizë të hollësishme të festivalit, më lejoni të falënderoj një për një grupet dhe drejtuesit e tyre.
Përshëndetësit dhe veçanërisht asamblin e valleve” Krahu i shqiponjës” deputetët, kryetarët e bashkive, kryetarin e Qarkut Vlorë, kryetarin e dhomës së tregëtisë, kryetarët e shoqatave, banorët e fshatit Pilur, anëtarët e këshillit bashkiak të Himarës, kryetarin e këshillit dhe kryetarin e sapo zgjedhur të Himarës, kryetaren e këshillit bashkiak të Vlorës( bijën tonë) Jurinë profesionale ( Sejmenin, Tomorrin, Vasillon) sekretaren e jurisë Adelinën, prezantuesen ekselente Shqiponjën, këngëtaren e talentuar që erdhi nga Tirana posaçërisht për Pilurin, Persën, këngëtaren Juli Çenko dhe shpirtrat e atyre që i dhanë shumë polifonisë por nuk janë më fizikisht nes neve por sigurisht zëri i tyre ndodhet prezent në çdo çast Një falënderim edhe familjes time që më mbështesin në çdo çast!