Shkruan: Sokol PAJA/
Shtypi i shkruar komunist përgjatë viteve 1945-1965 ishte një instrument i përqëndruar forcërisht në duart e partisë-shtet që kontrollonte gjithçka. Faqet e shtypit mbushen me gjyqe të zbardhura të kundërshtarëve të regjimit komunist. Shtypi, me qëllim forcimin e pushtetit dhe përgatitjen e publikut për forcën dhe egërsinë e regjimit, i bënte jehonë të madhe goditjes së kundërshtarëve politik të sistemit monist. Të njëjtin fat pati edhe Lef Nosi, firmëtari i pavarësisë, i cili u akuzua nga komunistët si tradhëtar dhe bashkëpunëtor i nazifashizmit. Në këtë punim do të zbardhim dhe do të analizojmë paraqitjen e figurës së Lef Nosit në faqet e shtypit të shkruar komunist. Do të merren në shqyrtim artikujt e botuar si në gazetën “Bashkimi”, “Zëri i Popullit”, “Zëri i Rinisë”, etj të cilat ishin më afër partisë-shtet. Në regjimin totalitar shqiptar media kontrollohej totalisht nga shteti dhe “propaganda ishte si një drogë e detyruar për të gjithë kombin”. Media ishte aktori kryesor në lidhjen mes pushtetit dhe masave. Propaganda sistemit komunist shqiptar bazohej në zbatimin sistematik të mendimit marksist-leninist i cili nëpërmjet mediave depërtonte në çdo qelizë shoqërore dhe shtetërore.
Lef Nosi në faqet e gazetës “Bashkimi”
Shtetet totalitare median e kanë një ndër partnerët më të fuqishëm për konsolidimin e diktaturave. Regjimi komunist në Shqipëri përgjatë 45 viteve të sundimit, median e kishte një aleat të fortë sidomos kur bëhej fjala për dënimin e kundërshtarëve të regjimit. Gjyqet ndaj “tradhtarëve” tëregjimit, mbushnin me porosinë e Komiteteit Qëndror dhe drejtuesve të propagandës, faqet kryesore të shtypit të shkruar. Në faqen e parë dhe kryetitull hapeshin gazetat e kohës ku titujt mbititujt e nëntitujr pompozë i bënin jehohë “kriminelit” të radhës që po likujdohej nga regjimi. Në regjimin totalitar shqiptar “shtypi, mediat në përgjithësi, sikurse dhe sektorë të tjerë, si arsimi e kultura, konsiderohen si pjesë përbërëse e sistemit të propagandës së Partisë në fuqi dhe vendosen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Partisë”[1]. Përgjatë monitorimit të shtypit të shkruar komunist në periudhën 1945-1965, në gazetën Bashkimi si organi më zyrtar i qeverisë për kohën, Lef Nosi paraqitet si: Fytyrë e poshtër tradhëtie, kriminel lufte i dorës së parë, bashkëpunëtor i nazi-fashizmit, gjakpirës dhe mashtrues i popullit, trashëgimtar i institucioneve antikombëtare, trashëgimtar i gjakpirësve feudalë, përgjegjës për luftën vëllavrasëse, shkaktar i robërisë kombëtare dhe mjerimit të popullit, tradhtar i popullit, përkrahës i politikës së aventurës me qëllim nënshtrimin e Shqipërisë, sabotator, njeri dhelprak e djallëzor, pjesëmarrës në mbledhjet ku është vendosur atentat ndaj njerëzve të frontit, dhunues të rendit popullor nëpërmjet bashkëpuimin me reaksionin ndërkombëtar, propagandues i parullave helmatonjëse te “ballit” etj. Akuza në shtyp përgjatë zbardhjes së procesit gjyqësor ndaj Lef Nosit në kuadër tëgjyqit kundër Këshillit të Lartë të Regjencës, Nosi akuzohet: “Ke inspiruar, urdhëruar, ndihmuar, okupatorin në vepra kriminale si : vrasje, tortura, arrestime dhe burgime në masë, internime dhe shpërngulje masive të popullsisë në masë drejtë kampeve të shfarosjes në Gjermani, Prishtinë etj, për grabitje, djegjie, plaçkitje, rrënime pasurish të shtetit e privatëve”[2]. Ndër faqet e shtypit Nosi paraqitet si publicist dhe propagandist i vënë në shërbim të nazizmit. Nosi fajësohet dhe akuzohet në shtyp se kishte ndihmuar në përhapjen e Legalitetit dhe Ballit kombëtar. Nosi akuzohet edhe si bashkëpunëtor në tradhtinë e klerit katolik, dhe pjesëmarrës e miratues i pushtimit italian të Shqipërisë. Ashpërisia e sistemit në gjyqin ndaj regjentëve, justifikohet si një hakmarje e drejtë e popullit ndaj tradhëtarëve që shitën atdheun, që shitën interesat e popullit dhe sabotuan ndërtimin e shtetit komunist. Referuar dosjesgjyqësore tëzhvilluar më 1 shkurt 1946, rezulton në faqet e gazetës Bashkimi se Lef Nosi akuzohej se: gjatë okupacionit italian, në bashkëpunim me Mustafa Krujën, ka qenë kryetar i komisionit të Elbasanit për mbledhjen e ndihmave të leshit, për ushtarët e Italisë fashiste; ka qenë kryetar i Komitetit Qarkor të Ballit për Elbasanin; përgjegjës për krijimin e çetave bashibozuke të Ballit, në prefekturë, ka qenë nisiator, pas kapitullimit të Italisë fashiste, për krijimin e Komitetit Ekzekutiv Provizor Kuisling, për krijimin e Asamblesë Kombëtare, akuza për të cilat sipas ropagandës në shtypine kohës, vdekja ishte pak. Nosi akuzohej si “anëtar i regjencës gjakatare, përkrahës i reaksionit ndërkombëtar, spiun i kuislingëve, njeri me ndërgjegje naziste” dhe regjimi i ri nuk mund të kishte në gjirine tij tradhtarë të këtillë. Reagimi i regjimit komunist mbështetet si një dëshirë e pakompromis e popullit, pra paraqitet sikur këto po i dënon populli jo pushteti dhe shteti ishte idetyruar të përmbushte deshirën e popullit. Partija pushteti e populli ishin një. Lef Nosi përmendet sëbashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Lartë të Regjencës si Maliq Bushatin, Pater Anton Harapin. Në vitin 1946 që përkon dhe me dënimin me vdekje te Lef Nosit dhe qeverisë së regjencës, shtypi shfaqet shum i ashpër dhe kthehet totalisht si një tabelë ku vareshin vendimet e gjykatave që dënonin kundërshtarët e regjimit. Regjimi nuk pranonte kundërshtarë.
Specifikat e regjimit komunist në Shqipëri 1945-1965
Regjimi politik që qeverisi Shqipërinë 1945-1990 ishte totalitarizëm stalinist. Totalitarizmi është regjim politik ku kavetëm një parti politikedhe icilinuk pranon asnjë kundërshtimtë organizuar. Shteti kontrollon, menaxhon dhe orkestron totalitetin e aktiviteteve të shoqërisë. Shtetet totalitare kontrollojnë dhe përcaktojnëçdo aspekt të jetës dhe aktiviteteve njerzore. Totalitarizmi është sistem unik që nëesencë, është model qeverisës ku, një parti ka të gjitha pushtetet: ekonomike, politike, ushtarake dhe juridike. Shteti totalitar shqiptar përgjatë 45 viteve kishte në themel nje ideologji të imponuar për të gjithë; një partie vetme që kontrolloi tërë aparatin shtetëror, një aparat të tmerrshëm policor që ushtroi terror, dhunë, frikë e përndjekje; një autoritet qendror për ekonomi, një monopol të mjeteve të komunikimit masiv dhe një monopol të forcës ushtarake. Sistemi komunist në themel të ndërtimit të shtetit totalitar kishte si qëllim eleminimin e kundërshtarëve, eleminimin e fesë dhe një propagandë ekstreme në media për të përgatitur orkestruar dhe manipuluar opinionin e median që i kontrollonte totalisht. Me qëllim frikësimin e popullit ndaj pakënaqësive apo ndoj revolte të mundshme, regjimi komunist përdori torturat fizike dhe psikologjike që gjatë 45- vjetëve të diktaturës ishin nga më të pashembulltat në Shqipëri dhe më gjërë. “Diktatori paranojak Enver Hoxha e bëri Shqipërinë një skenë ku luajti teatrin më gjigand të absurdit, ai që për ironi ish kundër artit moder, vetë ish autori, regjizori dhe aktori më i pamëshirshëm i aplikimit të terrorit absurd në jetë”[3]. Propaganda në shtypin e shkruar komunist në fillimet e vendosjes së regjimit totalitar është e tipit parapërgatitës ku ngulmohet dhe jepet ideja mbi rëndësinë që kishte lufta ndaj gjithçkaje që binte ndesh me sistein e ri që po instalohej. Feja dhe tradhtarët si Lef Nosi e kundërshtarë të tjerë të regjimit, mbushnin faqet e shtypit të përditshëm. Komunistët në shtyp propagandonin për një shoqëri të unifikuar dhe pa ndarje fetare se në këtë mënyrë ndarja dhe lufta e klasave do të ishte e dobët.Me anë të propagandës antifetare po përgatitej njeriu i ri komunist antifetar. Ideologjia fetare zëvendësohet me ideologji komuniste. Në çdo punë apo në çdo vendodhje të komunistit, “ai duhet të japë shembull organizimi, ideologjie, të marrë pjesë aktive në jetën shoqërore, të tregojë iniciativën, të jetë novator dhe luftëtar për një prodhimtari të lartë në punë. Komunisti është organizatori, është edukonjësi dhe prijësi politik i masave”. Të dënuarit dhe të persekutuarit e regjimit komunist akuzoheshin si kriminelë lufte, grabitës, shkatërrim e plaçkitje të pasurisë së popullit, bashkëpunëtorë të shtypësve dhe okupatorëve të huaj. Të burgosurit në regjimin komunist “liheshin për ditë radhazi pa bukë e pa ujë, hera herë lidhur kokëposhtë, hera herë nga duart. Rriheshin egërsisht me grushte, me shkelma, me shufra hekuri”[4]. Regjimi totalitar në Shqipëri bëri që të kishim ateizmin si ideologji shtetërore dhe praktikimi dhe ekzistenca e institucioneve fetare ndalohej me ligj. Totalitarizmi shqiptar kishte nën zotërim gjithçka ndodhte në këtë vend. Vërehej roli udhëheqës i Partisë së Punës në të gjithë jetën e vendit, politizimi i pushtetit Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqësor, parimi i unitetit të pushtetit, planifikimi i përgjithshëm i administrimit të punëve shtetërore, ideologjizimi i plotë i krejt shoqërisë.
Përfundime
Në regjimin diktatorial, shtypi ishte mjet i fuqishëm i propagandës në shërbim të konsolidimit të pushtetit monist. Në likujdimin e armiqve të pushtetit, mediat shfrytëzoheshin masivisht nga shteti për të bindur publikun dhe frikësuar masat. Përgjatë monitorimit të shtypit të shkruar komunist në periudhën 1945-1965, në gazetën Bashkimi si organi më zyrtar i qeverisë për kohën, Lef Nosi paraqitet si: Fytyrë e poshtër tradhëtie, kriminel lufte i dorës së parë, bashkëpunëtor i nazi-fashizmit, gjakpirës dhe mahstrues i popullit, trashëgimtar i institucioneve antikombëtare, trashëgimtar i gjakpirësve feudalë, përgjegjës për luftën vëllavrasëse, shkaktar i robërisë kombëtare dhe mjerimit të popullit, tradhtar i popullit, përkrahës i politikës së aventurës me qëllim nënshtrimin e Shqipërisë, sabotatorë, njeri dhelprak e djallëzor, pjesëmarrës në mbledhjet ku është vendosur atentat ndaj njerëzve të frontit, dhunues të rendit popullor nëpërmjet bahskëpuimin me reaksionin ndërkombëtar, propagandues i parullave helmatonjëse te “balli” etj. Akuza në shtyp përgjatë zbardhjes së procesit gjyqësor ndaj Lef Nosit në kuadër të gjyqit kundër Këshillit të Lartë të Regjencës, Nosi akuzohet: “Ke inspiruar, urdhëruar, ndihmuar, okupatorin në vepra kriminale si : vrasje, tortura, arrestime dhe burgime në masë, internime dhe shpërngulje masive të popullsisë në masë drjetë kampeve të shfarosjes në gjermani, prishtinë etj, për grabitje, djegjie, plackitje, rrënime pasurish të shtetit e privatëve”. Ndër faqet e shtypit Nosi paraqitet si publicist dhe propagandist i vënë në shërbim të nazizmit. Nosi fajësohet dhe akuzohet në shtyp se kishte ndihmuar në përhapjen e Legalitetit dhe Ballit kombëtar. Nosi akuzohet edhe si bashkëpunëtor në tradhtinë e klerit katolik, dhe pjesëmarrës e miratues i pushtimit italian të Shqipërisë.
Bibliografia
Cenaj, Adelajda, Lef Nosi filolog, Naimi, Tiranë 2015
Fuga, Artan, Monolog,Dudaj, Tiranë, 2010
Gazeta “Bashkimi” 1945-1965
Gazeta “Në Shërbim të Popullit” 1945-1965
Gazeta “Zëri i Popullit” 1945-1965
Gazeta “ Zëri i Rinisë” 1945-1965
Kasoruho, Amik, Shqipëria, ankthi dhe ëndrra, UET Press, Tiranë 2012
Velo,
Maks, Esse për Diktaturën Komunistë, 55, Tiranë 2003
[1] Fuga, Artan, Monolog, faqe 80, Dudaj, Tiranë, 2010
[2] Gazeta Bashkimi, 2 Freur 1946, “Krerët e tradhtisë japin llogari. Lef Nosi në bangon e të akuzuarit”, faqe 1.
[3] Velo, Maks, Esse për Diktaturën Komunistë, faqe 13, 55, Tiranë 2003
[4] Kasoruho, Amik, Shqipëria, ankthi dhe ëndrra, faqe 23, UET Press, Tiranë 2012