-Juristë nga diaspora, Kosova e Shqipëria në konferencë për bashkëpunimin.
-Ministri Murati: Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me komunat dhe partnerët e tjerë, i ka bërë të gjitha përgatitjet për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë gjatë verës, me moton “Ti je pjesë e atdheut”/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Qershor 2016/ Në Prishtinë, për herë të parë, sot në Ditën e Avokatisë së Odës së Avokatëve të Kosovës, organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Odën e Avokatëve të Kosovës, po mbahet konferenca “Mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe juristëve të diasporës”. Me këtë konferencë po fillojnë edhe zyrtarisht “Ditët e diasporës”.Konferenca ka për qëllim të vihen kontakte mes avokatëve e juristëve nga diaspora dhe atyre nga Kosova, si dhe të krijohen mundësi për bashkëpunim me institucionet e Kosovës.
Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe zëvendësministri i parë, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili tha se ndihet i nderuar që sot merr pjesë në shënimin e Ditës së Avokatisë së Kosovës.
“Më vjen që mirë që kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me juristët dhe avokatët që janë jashtë. Ky është një sinjal i mirë i shkëmbimit të mendimeve tona, është rritje e konkurrencës. Konkurrenca nuk e dobëson sistemin juridik, por e forcon atë. Është jashtëzakonisht me rëndësi që të jeni konkurrentë në ndihmë vendit tonë”, tha Kuçi . Ai theksoi se të gjithë avokatët dhe gjyqtarët e kanë një bazë juridike dhe ajo është ligji.
Ministri i Diasporës, Valon Murati, pasi uroi Ditën e Avokatisë, duke u dëshiruar mirëseardhje edhe juristëve nga diaspora, përçoi mesazhin e bashkëpunimit jo vetëm mes juristëve, por edhe me institucionet e Republikës së Kosovës në sfidat që vijnë.
“Atdheu ynë i përbashkët ka ende shume sfida, të cilat mund të kalohen me një vullnet të përbashkët dhe duke i shfrytëzuar potencialet reciproke. Pra, atdheu dhe dashuria e përkushtimi për të janë pika kyç që na lidhin dhe na shtyjnë të gjejmë modalitete të bashkëpunimit në këto ditë sa do të mbahet konferenca”, tha ministri Murati.
Ai edhe njëherë kërkoi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që vendimin për themelimin e Dhomës së Posaçme për investitorët e huaj, ku futet drejtpërdrejt edhe pjesa e madhe e investitorëve të diasporës, të funksionalizohet, meqë rëndësia e këtij mekanizmi është tejet e madhe për të ardhmen socio-ekonomike të atdheut.
Ministri Murati i njohu të pranishmit se Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me komunat dhe partnerët e tjerë, i ka bërë të gjitha përgatitjet për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë gjatë verës, me moton “Ti je pjesë e atdheut”.
Konferencën “Mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe juristëve të diasporës” e hapi Osman Havolli, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, cili i vlerësoi lart përpjekjet dhe kontributin e shumë avokatëve në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Ai tha se Oda e Avokatëve të Kosovës, e monitoruar nga institucionet ndërkombëtare, qëndron e para në relacion me shtetet e tjera në rajon për aktivitetet dhe mekanizmat që i ka zhvilluar.
Në këtë konferencë u bë edhe betimi i avokatëve të rinj dhe i praktikantëve.
Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër, ku do të mbahen panel-diskutime dhe do të nxirren konkluzionet dhe rekomandimet nga çështjet e trajtuara juridike.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.