Beqir SINA – New York/
Hebrejtë u mbrojtën me trimëri nga shqiptarët, një akt i pashembullt ky se si shqiptarët mbrojtën të hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
SARASOTA – FLORIDA : Filmi shqiptaro izraelitë “Besa”, i cili flet për shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftë së Dytë Botërore, gjatë rrugëtimit nëpër festivale të ndryshme, në SHBA, pas New Yorkut, Los Angelos, Uashingtonit, Çikagos, Bostonit, Filadelfias, mbrriti këto ditë për të marrë pjesë edhe në festivalin e filmit hebraik :”Jewish Film Festival of Sarasota-Manatee”, të Floridës, i cili nisi më 6 Mars dhe përfundoi ditën e diel më 13 Mars.
Me regji të Rachel Goslin, filmi flet mes të tjerash, për historinë e një shqiptari mysliman, të cilit i duhet të përmbushë premtimin ndaj një familjeje hebraike. Kjo është familja, që i ati e tij e ka strehuar gjatë luftës.
Producenti i filmit, Jason Williams ka thënë se ajo që e shtyu të bëjë një film të till, si filmi BESA- ka qenë rrefen ai një arsye e fortë, për t’u marrë me këtë dokumentar: “Filmi u bë shpjegon Williams, ngaqë ai ka një histori e cila është ndër ato historitë e jashtëzakonshme të cilën e di çdo shqiptar, por pjesa tjetër e botës nuk e ka dëgjuar kurrë. Është një ndër ato histori që duhet treguar, aq më tepër që është një histori e cila po harrohet.”
Një nga protagonistet e këtij filmi e mbijetuara e holokastit Johanna Newmann, tregon se ishte fare e vogël kur familja e saj mori një vizë nga ambasada e Mbretit Zog në Berlin për të ardhur në Shqipëri, kohën kur Mbreti Zog urdhëroi të gjitha mabsadat shqiptare në Europë, të paisnin hebrenjët me pashaporta shqiptare me vizë për tu larguar. Familja, tregon ajo me një kthjelltësi nga mendja megjithse është e moshuar, mendonte se do të mund të udhëtonte nga Shqipëria për në Amerikë, por më 7 prill 1939 vendi u pushtua dhe ata u bllokuan dhe mbetën në Durrës.
Johanna, tregon në film se si familja u mbrojt nga shqiptarët. Por kur vendi u pushtua nga Gjermania, gjendja për hebrejtë në Shqipëri, thotë ajo u bë jashtëzakonisht e rrezikshme.
Personazhet e filmit tregojnë se :“Fakti është se jo vetëm populli shqiptar me bujari dhe trimëri shpëtoi hebrej gjatë luftës, por qeveria e tyre e asaj kohe bashkëpunoi me këta individë, që hebrejtë të mos kishin frikë se mund t’i dorëzonin tek gjermanët kur këta kishin pushtuar Shqipërinë. Pikërisht, ky bashkëpunim bëri të mundur që të gjithë ne të shpëtoheshim në Shqipëri.” tregon filmi Besa me producenti i filmit, Jason Williams dhe regji të Rachel Goslin.
Festivali i Filmit Hebraik, në Florida u zhvillua në bashkëpunim me organizatën e grave shqiptare në Amerikë, “Motrat Qiriazi” dhe Degën e Tampa Bay – Florida e Federatës PanShqiptare të Amerikës,VATRA, në bashkëpunim edhe me një qendër të komunitetit hebre në Sarasota Mantate – Florida.
Në median sociale Facebook, Dega e Tampa Bay – Florida e Federatës PanShqiptare të Amerikës, njofton se Filmi Besa – The Promise, është shfaqur në Festivalin e Filmit të Hebrenjve, dhe aty është prezantua me krenari dhe dinjitet edhe Dr. Anna Kohen, një anëtare e një familje hebre, që ka pasur fatin të merret në mbrojtjen e shqiptarëve, ku ajo u rritë dhe u edukua si shqiptare .
Ky film-dokumentar, i cili përshkron vuajtjet e Hebrenjve gjatë Holocaustit, sikurse dhe mbrojtjen e paparë, që i bëri i gjithë populli Shqiptar pavaresisht besimeve të ndryshme fetare, thuhet se ishte pritur shumë mirë nga komuniteti shqiptarë në Florida.
Ata thonë se “ Kanë qenë shumë krenare për kulturën dhe traditat tona edhe pse një nga vendet më të vuajtura në Evropë , shqiptarët janë njohur për humanizmin dhe dashurinë, kodin e tyre Besën, i cili është nga më njerëzorët, duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik për çdo njeri në nevojë, dhe u kërkon Besë”.
Në njoftim thuhet se spektatorët ishin edhe disa familjarë të atyre që mbijetuan krimet e asaj periudhe. “Të gjithë, të pranishmit u perlotuan në ato momente prekëse kur mesuan për Shqipërinë dhe traditat e shenjta shqiptare”, thuhet në njoftimin e Degës së Vatrës në Tampa Bay – Florida.
Të pranishmit, thuhet se me këtë rast përgëzuan përfaqesuesit e Vatrës në Tampa në fund të shfaqjes, duke shprehur atyre mirenjohje dhe respektin për të gjithë shqiptarët. Ngaqë, thonë ata historia na mëson që vetëm me dashuri dhe paqe mbijetohet çdo vështirësi, qoftë edhe si ajo e Holokaustit, ku humbën jetën mbi 6 milion hebrenjë.
Dihet se përgjatë Holokaustit Shqipëria, ishte i vetmi vend në Europë që mbrojti dhe strehoi të gjithë hebrenjtë që hynë në territorin e saj. Qindra familje shqiptare nga Shqipëria, dhe Kosova, janë njohur nga shteti i Izraelit dhe nga Yad Vashem, dhe u përzgjodhën për të marrë vlerësimin më të lartë, “Të drejtë midis popujve”.
U deshën më shumë se 50 vjet, që ky akt i këtyre familjejeve të njihej dhe vlerësohej.
Mbasi sistemi komunist e zbehu komunikimin dhe pavarësisht kontakteve, dhe kjo lidhje nuk vazhdoi gjatë. Ajo që bie në sy në shumë tituj gazetash ndërkombëtare, sot është fakti se bëhet fjalë pavarësisht besimeve fetare, muslimane, katolike, ortodokse, e tjerë, ishin shqiptarët ata që strehuan dhe shpëtuan më shumë hebrenj në Shqipërinë e asaj kohe.