Nga Frederik Stamati/ Vite më parë u desh të merresha për një kohë të gjatë me flamurin e Bandës “VATRA “. E kisha gjetur poshtë dollapeve të fondit etnografik të Institutit të Kulturës Popullore, të futur në një qese plastmasi. Sapo kishte ndodhur një përmbytje. Flamuri kullonte ujë. Duhej shpëtuar. E mora në laborator. E shikoja përditë. Nuk i a dija historinë. E panjohura kurioze më bëri të kërkoj shumë. Interesimi më çoi tek Ethim Dodona. E ftova në mjediset e restaurimit.
Flamuri kishte muaj që rrinte i shtrirë në një tavolinë të vogël të laboratorit. Në sfondin e kuq të pëlhurës së mëndafshtë vezullonte lira dhe shkrimi i artë:
BANDA
KOMBЁTARE
VATRA
DHURATЁ
NGA SHOQЁRIA
DRENOVARE
BASHKIMI
1918
Ethimi u afrua, e pa dhe ra në gjunjë. Me dorën e djathtë kapi një cep të flamurit, e afroi me ngadalë në buzë dhe e puthi.
-Ёshtë flamuri i babait tim,-tha. Dukej i tronditur.
Ne rrinim të heshtur prapa tij dhe shikonim me sy të përlotur. Mbas pesëdhjetë e katër vjetëve harresë, apo gjashtëdhjetë, rizbulohej flamuri i bandës më të famshme shqiptare, historia e së cilës ka qenë një nga ato ngjarje që krijojnë në shpirt një akord ekzaltimi nostalgjik.
Për Bandën kombëtare “ VATRA” është shkruar disa herë, por për flamurin e saj jo. I nisur nga ato që vëzhgova në flamur dhe nga ato që më tregoi Ethimi, do të mundohem të shkruaj historinë e tij.
Historia e flamurit është historia e një simboli. Lavdia e tij ka rrëmbyer fluturimthi nga lavdia e bandës. Ai e shoqëroi bandën në të gjithë rrugëtimin e saj legjendar, prandaj është i pandarshëm nga historia e saj.(Te plote do ta lexoni ne Diellin e printuar)