Diplomati shqiptar në Misonin tonë në OSBE, Egin Ceka ka pranuar të flasë përex-press.al për momentet e tensionit dhe dhunës verbale të ushtruar ndaj tij nga Kryetari i PS, Rama gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë në Akademinë Politike të Vjenës.Që në fillim të biesëd diplmati Ceka thotë se ka mbetur i befasuar nga mënyra se si ka reaguar Rama dhe tonet agresive fillimisht në komunikim dhe më pas të shoqëruara edhe me dhunë e ushtruar.
Ex-press.al-zoti Ceka si e morët ftesën për të qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar nga Akademia politike e Vjenës?
Diplomati Ceka: Ftesë më ka ardhur në disa verisone. Më ka ardhur në email-in tim personal, në emailin e punës, por dua të them se ka qenë një ftesë e bërë gjithashatu online nga organizatorët e takimit. E kisha rregjistruar këtë ftesë në axhendën time dhe kisha planifikuar që të shkoja atje për të dëgjuar këtë bashkëbisedim.
Ex-press.al-Cila ishte tema e diskutimit?
Diplomati Ceka-Kryetari i PS po fliste në lidhje me diplomacinë dhe mbi zhvillimet politike në Shqipëri.
Ex-press.al-Çfarë nuk shkonte sipas jush në këtë referim të Ramës?
Diplomati Ceka-Ajo çfarë mua nuk më pëlqeu në këtë referim të tij, ishte sulmi që I bënte diplomacisë shqiptare. Sipas tij diplomacia jonë ishte e politizuar. U ndal tek arsyet se përse ai nuk mbështeste lejimin e votës për emigrantët. Sipas tij, nëse kjo do të bëhej, atëhere ai kishte frikë se votat do të vidhej. Në gjykimin tim, asnjëra prej këtyre që ai thoshte nuk qëndronte. Unë kam një vlersim krejt tjetër për diplomacinë shqiptare. Mendoj se ka njerëz të përkushtuar, megjithatë duke qenë se unë në atë takim kasha shkuar jo I autorizuar nga Misioni, atëhere vendosa që opinionin tim të mos e bëja public duke komunikuar në sy të të pranishmëve, por duke bërë një bashkëbisedim me Ramën pas takimit.
Ex-press.al-Si nisi debate mes jush dhe Ramës?
Diplomati Ceka-Pikërisht në momentin që mbaroi fjala e publike e Ramës, ndërsa ishim në këmbë iu afrova dhe iu prezantova se cili isha dhe se çfarë pune unë bëja. Në këtë moment, ai regaoi menjëherë duke më thënë kush të ka dërguar. I thashë se nuk më ka dërguar askush, por vetëm doja ti thoja mendimin tim. Në këtë moment ai bërtiti duke më thënë që të ikja nga ambienti dhe dilja jashtë sallës. Unë iu përgjigja duke i thënë se nuk mund të largohesha, pasi isha në një ambient tepër familjar si Akademia Politike e Vjenës.
Ex-press.al-Si reagoi Rama pas kësaj?
Diplomati Ceka-Këtu ai u irritua shumë. Në këtë moment drejtoi dorën ndaj meje, më kapi fort flokët dhe veshin dhe më të tërhoqi më forcë. Në këtë moment u gjenda i befasuar, pasi nuk e prisja një dhunim të tillë, aq më tepër në një ambjent publik si Akademia Politike e Vjenës. Kam reaguar menjëherë, duke i larguar dorën. Nuk më kishte ndodhur kurrë gjatë jetës sime një qëndrim i tillë, aq më tepër i një Kryetari partie. Kaloi çdo kufi të një njeriu normal. Aty unë i kam kërkuar llogari se cili je ti që guxon të ngresh dorën? Kërkonte që me provokimin e tij të më bënte dhe mua që të dilja nga sjellja ime. Në këtë moment tensioni, dëgjova se ai nisi të bërtiste duke thënë Provokator, provokator, provokator dhe tentoi të vijonte ushtrimin e dhunës. Në këtë moment janë afruar shumë të pranishëm që u futën mes nesh dhe ndërhynë për ta qetësuar atë.(Marre nga Ex-Press)