New York, 7 Prill 2015- Me anë të një deklarate publike, përcjellë shtypit të komunitetit dhe atij në vendlindje, ish Kryetari i Fondacionit Palvë Guci, z. Esad Gjonbalaj ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia. Ja deklarata e plotë që ai i përcolli edhe editorit të Diellit.
***
Si rrjedhojë e gjëndejës se krijuar në Fondacionin Plavë Guci , ku me datën 22 Mars 2015 në Kuvendin e rregullt të shoqatës tonë u shkel Rëndë Statuti i FPG element bazë i funksionimit të një subjekti në boten e lirë dhe demokratike jap dorëheqje të pa revokueshëme nga kryesia e Fondacionit Plavë Guci.
Unë do vazhdoj të jem anëtar i rregullt i shoqatës tonë por jo të jem pjesë e kësaj kryesie të cilën e konsideroj si jo legjitime dhe puçiste. Kontributi i im për të mirën e diasporës dhe vendlindjes tonë do të jetë i vazhdueshëm por nuk dua të jem pjesë e kësaj garniture te Kryesisë ilegale të ashtuquajtur “Kryesia e Fondacionit Plave Guci”.
Kryesi e cila dhunshem dhe me votat e jo antarëve te Fondacionit Plave Guci kidnapoj shoqaten tone dhe njellosi rënë ndershmerin e Plavë Gucisë.
Detaje të hollësishme lidhur me arsyet e dorëheqjes time do ti publikoj në ditët në vijim:
Me respekt dhe keqardhje
ESAD GJONBALAJ
Duro says
turp per ata qe kan ber ket veper. Zoti Gjonbalaj esht zotni burr edhe me vjen keq qe kan trajtuar kaq keq… edhe me shum se keta njerzit te kryesise po keq-manxhojn shoqaten. turp per ta