6 Kryeministrat e Ballkanit në një zë: BE të na japë fonde. Mustafa e Vuçiç shtrëngojnë duart/
Kronika:Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ishin në një zë kur u shprehën se e ardhmja është integrimi në BE-së.
Të mbledhur sot në Tiranë në “Forumi ekonomik të Vjenës” ata theksuan se marrëdhënia e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore do ta përshpejtojnë integrimin.
Kryeministrat e rajonit në një zë i kërkuan BE-së të hapë dyert për Ballkanin dhe të ndihmojë me fonde në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Ndërkohë Tirana duke se ka afruar edhe më shumë Serbinë dhe Kosovën për të vijuar bisedimet e për të përmirësuar marëdhëniet.
Në fillim të punimeve të këtij samiti dy kryeministrat shtrënguan duart shenjë pozitive se vendet e Ballkanit po shohin përpara drejt së ardhmes me projekte të përbashkëta infrastrukturore e ekonomike.
Arsyen, Vuçiç do e rrëfente pak minuta më pas: “Është mirë të shtërgojmë duart është gjithmonë e mirë të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri tjetrin”
“Mosmarrëveshjet dhe konfliktet do i shndërrojmë në urat e bashkëpumimit që të gjithë së bashku të jemi në familjen e BE-së. Ky është synimi ynë” tha Mustafa.
BE te zgjidhe qesen per fonde
Të mbledhur në forum, vendet e rajonit, i kërkuan BE, që t’i japë fund trajnimeve dhe të zgjidhë qesen, duke dhënë para për realizmin e projekteve që do ta afronin Ballkanin me BE.
Edi Rama: “Infraskruktura dhe strategjia e përbashkët e investimeve janë shtyllat mbi të cilat do bashkëpunojmë. Na kërkohet të sfidojmë veten, por është koha që edhe Evropa të sfidojë veten e të na shohë më tjetër sy. Të mos e lëmë të kthehet në armik të endrrës së përbashkët europiane
Aleksander Vuçiç: Në Serbi, ka rënë pak mbështetja për BE, ndoshta edhe për shkak të kësaj lodhjes që përmendi Edi. Duhet të qendorjmë bashkë dhe të kerkojmë ccfarë na duhet nga BE. Na duhen para jemi të tejngopur me seminare por na duhen para për të vënë në jetë projektet. A mund të na jepni para, në qoftë se nuk na i jepni na thoni se kemi paratë tonë. Njerëzit tanë nuk duan tia dinë farë ata duan rezultate konkrete.
Gjukanovic: Është e qartë që janë ca çështje që janë të hapura që i kemi mbartur nga e shkuara. Këto janë çështje që kërkojnë vëmëndjen e Bashkimit Europian. Ngjarjet në Kumanovë, dialogu Serbi- Kosovë por edhe situata në Bosnje kërkojnë më shumë vëmendje. Duhet të jemi të qartë se mungesa e stabilitetit është krijuar nga shekuj dhe kjo sjell dhe mungesë të zhvillimit të rajonit.”
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, u bë pjesë e forumit, në një moment delikat për raportet mes Shqipërisë e Maqedonisë, pas ngjarjeve në Kumanovë, pas të cilave kryeministri Edi Rama i kujtoi autoriteteve atje mbështetjen që duhet te kenë edhe nga Shqipëria për t’u bërë anëtarë të NATO-s. Andaj Gruevski tha
Gruevski: Një ndër gjërat e rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh mes vendeve të rajonit. Sepse me bashkëpunim të mirë, projekte të përbashkëta ekonomike mund të ecim përpara dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndesi negative tek qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi.”
Isa Mustafa, duke u bazuar në marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se vetëm dialogu mund të zgjidhë cështjet e nxëhta në interes të qytetarëve.
Në 27 gusht, në Vjenë, ku do të vijohet procesi i bashkëpunimit i nisur ne Berlnin, vendet e Ballkanit u zotuan se do të shkonin me projekte konkrete, por edhe në këmbim, presin ndihmë konkrete.
Ne Vjene me projekte konkrete
Gjithashtu 6 kryeministrat rajonit, Isa Mustafa, Aleksander Vuçiç, Edi Rama, Milo Gjukanoviç, Nikola Gruevski dhe Denis Zvizdic, ishin në një mendje se Bashkimi Europian duhet të japë ndihmesën e vet në këtë proces duke investuar në projekte konkrete infrastrukturore me qëllim që “ëndrrrat e rajonit të përputhen me ëndrrat e Europës”
MALI I ZI – Milo Gjukanoviç: Të shqetësuar për Maqedoninë. Duhet të bashkohemi nga instrastruktura
Gjukanovic: Jemi të shqetësuar për ngjarjet në Maqedoni. Na është dashur shumë kohë që të merret një hap dhe falë kurajos e vizionit të kryeministrave procesi i dialogut ka nisur dhe është në rrugën e tij të mbarë. Është me rëndësi që dinamika e këtij procesi të ruhet në të ardhmen. Nuk jemi të kënaqur me mënyrën si funksionon Bosnja. Duhet të krijohet një atmosferë më e mirë, konstruktive. Ka nevojë për përpjekje të tjera për ti ardhur në ndihmë Maqedonisë për të kapërcuer paralizën që ndodhet në kuadër të proesit të integrimit europian, por dhe pas ngjarjeve në Kumanovë.
Pa zgjidhur këto probleme dhe cështje që kërkojnë angazhimin e faktorëve më të mëdhenj ne do të vazhdojmë të jemi vulnerabël në këtë rajon. Problemi i ka rrënjët e vjetra. Duhet të përqëndrohemi në zhvillimin e infrastrukturës. Është e qartë se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund ta zgjidhë e vetme. Edhe Kroacia ka ngecur në ndërtimin e korridorit të Adriatikut. Burimi i mungesës së stabilitetit ka të bëjë se ne nuk njihmei mirë. Nuk jemi tolerant aq sa duhet. Njerëzit nuk udhëtojnë aq sa duhet brenda rajonit, nuk njohin dallimet, dhe këto shihen si probleme dhe jo si veçori
KOSOVA-Isa Mustafa: Konfliktet do i shndërrojmë në urat e bashkëpumimit
“Ne po bëjmë përpjekje që shumë çështje që i kemi të hapura me fqinjët tanë, sidomos me Serbinë, t’i zgjidhim me dialog në interes të stabilitetit dhe paqes në këtë pjesë të Evropës dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të ndërtojmë baza të tilla të bashkëpunimit. Për ne është me rëndësi që të punojmë bashkë për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin përmes bashkëpunimit ekonomik dhe luftës për të krijuar kushte që njerëzimi ta ketë më mirë në të gjithë këto vendet tona. Jemi në një fazë ku mosmarrëveshjet dhe konfliktet do i shndërrojmë në urat e bashkëpumimit që të gjithë së bashku të jemi në familjen e BE-së. Ky është synimi ynë”.
SERBIA-Vuçiç: Bashkë ti kërkojmë BE ndihmë. Serbia gati të investojë autostradën
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia është vendet e Ballkanit bien dakord që qëllimi I përbashkët është integrimi europian dhe se Serbia është gati të investojë vetë për ndërtimin e Autostradës Nish-Prishtinë-Prizren-Morinë-Durres nëse BE nuk jep fonde.
Aleksander Vuçiç “Më në fund ramë dakord për dy çështje të rëndësishme që është rruga europiane dhe statusi I anëtarësimit të plotë në BE. Sigurisht që nuk ndodh sa hap e mbyll sytë. Mund tju the sinqerisht që në vendin tonë ka rënë popullaritite për integrimin në BE, pikërisht nga kjo lodhja, jemi lodhur duke pritur. Serbia është e hapur për të gjitha proceset integruese, dhe për zbatimin e rregullave të Ceftës.
Serbia do të jetë e gatshme për të trajtuar cështje konkrete dhe për të ecur bashkë drejt institucioneve të Brukselit dhe përmirësimi të kushteve të jetesës së popujve tanë.
Duhet të jemi bashkë dhe të kërkojmë ato që na duhen. Nëse nuk mund të ndërmarrim mbështetje të përpiqemi të bëjmë maksimumin vetë.
Nëse nuk e marrim ndihmën e BE-së ne si Serbi do nisim punën ta bëjmë vetë. Jemi të gatshmë ta nisim. Është e rëndësishme të lidhim rajonin për të krijuar një situatë më të mirë politike tregje më të mira dhe bashkarisht mund të kalojmë në tregje të reja.
Rama: Nuk duam para, por financim të projekteve tona
Edi Rama: Dua të shtoj një ide kryesore, mjaf të hapur atë për të cilën kemi nevojë. Është me rëndësi që askush mos ta keqkuptojë se kjo ka të bëjë me financimin e vendeve që duhet të përballen me probleme dhe kjo nuk është e vërtetë. Kjo ka të bëjë me financimin, duke mos harruar që këtu jemi në Evropë. Nuk po themi që Evropa duhet të na japë para, ajo që pot hemi është që Evropa duhet të financojë këtë proces për ta bërë paqen, një paqe qe ja vlen te jetohet. Në të kundërt situata do jetë e tmerrshme jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën. Financimi i këtij procesi dhe projekteve që do ta transformojnë atë në një proces të ndërtimit të rajonit evropianë është të financosh të ardhmen e Evropës. Sot evropa ka aq nevojë për Ballaknin sa ky i fundit ka nevojë nga Evropën dhe kjo është e qartë. Paqja duhet ti interesojë Evropës po aq sa na intereson edhe ne.Vuçiç: Kemi nevojë për BE për të bërë realitet projektet tona
Aleksandër Vuçiç: Edi tha atë që ne të gjithë mendojmë. Domethënë jemi të kënaqur që shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin. Do të shkojmë në Vjenë për dy muaj dhe shpresoj se do kemi dicka për të ofruar dhe dicka për ti treguar kancelares Merkel dhe mbi të gjitha qytetarëve dhe ti themi po kemi ndërtuar disa projekte.
Jemi vonë përsa i përket mbështetjes ekonomike që do na japë BE. Ne kemi nevojë për para për të bërë realitet projektet tona, dhe ne duam ta dime, nëse do na ndihmoni apo jo. Nëse jo ne do ti gjejmë paratë nga fondet tona, por këtë duhet ta dimë.
Edi Rama: Kemi nevojë pët ta shndëruar procesin e Berlinit në proces jetësimi. Së bashku të kontribuojmë dhe kështu te kenë rezultate. Kjo është ajo që ne dua të shohim në vjenë.
SHQIPERIA – Rama hap samitin: Jemi ketu se na lidh endrra e perbashket Europa
Në fjalën e hapjes Kryeministri Edi Rama tha se Forumi shënon një epokë të re për Ballkanin ekonomitë e të cilave janë të ndërlidhura dhe synimi është i përbashkët: Të bëhemi anëtarë të BE-së
Edi Rama: Jemi këtu jo vetëm se jemi ëngjëj dhe paraardhësit tanë kanë qenë djaj, por për faktin se të gjithë njerëzit në rajon lidhen me një ëndërr të përbashkët që është Europa dhe me një perspektivë të përbashkët që është Europa dhe duam që Evropa ta kuptojë se nëse brenda bashkimit ka një lodhje nga zgjerimi që duhet përballuar këtu në Evropën Juglindore, na duhet të përballojmë rrezikun e një lodhjeje nga durimi. Pra le të mos ta lëmë lodhjen nga durimi të kthehet në armikun e përbashkët të endrrës tonë të përbashkët dhe që na ka sjellë sot këtu bashkë.
-Joschka Fischer-moderator
-Edi Rama, Shqipëri
– Aleksandër Vuçiç, Serbi
-Isa Mustafa, Kosovë
-Nikolla Gruevski, Maqedoni
– Millo Gjukanovciç, Mali i Zi
– Denis Zvizdiç , Bosnje Hercegovinë
Mbreme ceremonia e mikpritjes, Tsipras nuk erdhi
Ky forum mbahet në kuadër të Samitit të Berlinit ku vendet e Rajonit do të bëjnë gati projektet konkrete.
Në pallatin e Brigadave u zhvillua mbrëmë ceremonia e pritjes ku kryeminsitri Rama kërkoi bashkëpunim që rajoni i Ballkanit të ecë përpara duke përmirësuar marrëdhëniet.
Në forumin ekonomik të Vjenës marrin pjesë 7 vende, Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Kjo e fundit ka refuzuar ftesën dhe kryeministri Aleksis Cipras nuk do të jetë i pranishëm.
Për vetë zhvillimet që po shoqërojnë rajonin tonë këto kohë, një tryezë e tillë merr vëmendje edhe më të lartë.
Punimet e këtij forumi do të jenë të ndarë në dy panele:
1-Paneli i Nivelit të Lartë- Nga Berlni te Vjena: Për një qartësi gjeopolitike për Ballkanin perëndomor. Këtu do të marrin pjesë:
-Joschka Fischer-moderator
-Edi Rama, Shqipëri
– Aleksandër Vuçiç, Serbi
-Isa Mustafa, Kosovë
-Nikolla Gruevski, Maqedoni
– Millo Gjukanovciç, Mali i Zi
– Denis Zvizdiç , Bosnje Hercegovinë
2-Paneli Vvise men- Për të thyer hendeqet midis BE dhe rajonit ku do të marrin pjesë:
-Ricardo Hausmann, moderator
-Arben Ahmetaj
-Massimo D’Alema
-Joschka Fischer
-Hubert Vedrine
-Gunther Rabensteiner
-Heinz Messinger