Mjeshtri Frederik Stamati ka merite edhe ne restaurimin e reformave te Trupave Vullnetare te Vatres/
TIRANË/ ATSH-N.Lena / – Frederik Stamati është një nga specialistët më në zë në fushën e restaurimeve të veprave antike dhe atyre historike të dëmtuara nga koha. Prej kohësh ai ka punuar në laboratorin e mirëmbajtjes dhe restaurimit. Numrohen me dhjetra objekte antike të dëmtuara që janë rindërtuar nga e para prej mjeshtrit Stamati. Ai ka marre pjesë edhe në restaurimin e Muzeut Marubi, ku ka kaluar nëpër duart e tij riparimin e aparateve fotografike të mjeshtrit të madh. Stamati tregon pikërisht se si është ndërhyrë në këto makineri të vjetra të imazhit, për të pasur sot një ide se si ato kanë funksionuar.
“Gjithcka vinte jo e re si nga fabrika, por nga përdorimi i gjatë. Natyrisht që puna le gjurmët e saj mbi objekte. Ka patur edhe demtime të paisjes së studios. Por, me sa duket në ato kohëra nuk ka patur ndonje pikë të specializuar për riparime të aparateve fotografike dhe gjithcka, perfshirë edhe riparimet, jane bërë nga vet Marubët. Pra, ky është një aspekt i jetës së studios. Gjatë restaurimit nuk u hoqën gjurmat e punës dhe të nderhyrjeve riparuese, por i konsideruam ato si pjesë e jetës së studios ,rrëfen Stamati dhe vazhdon. Psh, në foto duket nje aparat i vjetër, në të cilin ka pas qenë thyer drrasa. Është mbërthyer jo kushedi se me sa mjeshteri në aparat. Ja, duket në foto. Mund ta bënim të padukshme, por jo, e lamë ashtu, sic ka qenë riparuar dikur, duke marrë masat për të ndaluar proceset e korrozionit dhe të ndërhyrjeve të tjera ambientale. Ka edhe raste të tjera ku duken ndërhyrjet riparuese direkt ne bllokun e lenteve. U ndoq po ky parim. Në foto duken edhe shumë brima në pjesën e drrasës. Janë ato që popullorçe i quajme si brimat e krimbave. Në gjuhën shkencore quhen brimat e fluturimit te brumbujve. Pra, aty nuk janë futur krimbat që kanë ngrënë drurin. Në natyrë ka shume brumbuj, të cilët janë “te specializuar” në ushqimin që hanë. Në vjeshtë femra pjell vezët në drurin që i pëlqen dhe ngordh. Kur ngrohet koha vezët çelin dhe krijohen larvat, të cilat hanë drurin dhe rriten gradualisht. Në ciklin e fundit të jetës ato transformohen në brumbuj brenda në dru dhe e hanë për të hapur vrimën dhe për të fluturuar në natyrë. Ne nuk e dimë se kur ka ndodhur kjo në aparatin fotografik. Sidoqoftë, në të ardhmen do të ndërmerren ndërhyrje me të thella konservuese për të bllokuar gjithcka që mund të jetë brenda dhe për të realizuar një paraqitje më të mirë. Provat u bënë dhe rruga është e zgjidhur” , thote për këtë rast mjeshtri i restaurimeve Frederik Stamati.
Por, nga duart e tija kanë dalë në gjëndje krejt të riparuara shumë objekte antike dhe historike që sot ekspozohen në muzet tona. /a.ke/