
“Arratisje” , një roman nga Mirela Kanini me 9 shtete dhe 99 mijë kilometra udhëtim
Nga Bejdo Malo
Një risi, një roman atipik, që thyen shumë tabu, shkrin shumë kufinj shtetërorë njerëzorë dhe shpirtërorë. Një roman i guximshëm, frikëmërisht interesant dhe me fabul tej të paimagjinushmes. Një udhëtim në vendet me dhimbje shumë të mëdha dhe në vendet që janë tokë e bekuar. Një arratisje e madhe, një apokalips që po ndodh me globalizmin. Arratisjen më të madhe, të shqiptarëve vetëm Mirela Kanini ka arritur ta lexojë realisht, saktësisht ta vendosë në kohën e vendin e caktuar. Një autore e palodhur që grumbullon në magazinën e trurit të saj tërë fatet e shqiptare pas arratisjes së madhe të viteve 90-të dhe që s’po ndalet. Kjo arratisje dhe plagët e saj të mëdha i dhëmbin Mirela Kaninit dhe i ka gdhendur karakteret dhe fatin e tyre realisht, pa lajle e lule. Fati i heroit të saj të romanit Mario dhe i tërë shokëve të fëmijërisë është fati i mbi 70 përqind të shqiptarëve të arratisjes së madhe.
Askush si priti me lule, përkundrazi ata deshën të shpëtonin nga ferri por ranë në një ferr tjetër. Integrimi është një kafshitë e madhe djegëse dhe toksike që duhet një jetë e tërë ta arrish. Shumë pakë e arrijnë të tjerët janë produkt i fatit. Jo më kot Çurçill, kur të uronte me gotën e xhinit, nuk thoshte as gëzuar e as shëndet dhe as pasuri por, të uroj fat. Kur e pyetën ai u përgjegj. Para shëndet pasuri kishin më shumë se cilido nga ne 3500 pasagjerët e anijes Titanik por fat patën vetëm ata që arritën të hipnin në ato pak gomone shpëtimi. Kështu dhe heroi i Mirela Kaninit është si ai lisi i madh në anë të lumit që sa herë rrrbeshi stuhia e jetës e hedhin mbi dallgët e lumit dhe fati i tij është vetë rrjedha në dallgët e turbullta të jetës. Personazhin e Mirelës e ka marrë lumi i madh dhe i turbullt i jetës, e ka degdisur në Itali, aty ç’nuk gjen, ç’nuk përjeton dhe trasformohet nga një njeri normal në një kukull memece e hajdutëve të bankave e trafikantëve të ardhur nga stepat e largëta të përgjakur nga luftrat.
Vorbulla e mbështjell Marjon dhe fati i jetës me anë të Andreas një pesonazh nga Kirkev i Ukrainës, e degdis në cepin perndimor të stepave “ruse” që quhet Ukranië e lakmuar nga një tiran modern me mentalitet stalianan. Ç’ fat i lodhur, fat “qeni”, fal mysybet, fat i poshtër në emigracion në Itali, fat vuajtjesh në Ukrainë, dhe në këtë vend të varfër të quajtur Ukrani me trazicion të njejtë me Shqipëri, detyrohet të jetojë me mish të egër dreri dhe kafshë të pyjeve të Dombasit. Svjetllana një grua e përvuajtur nga fati i keq i bashkëshortësisë së saj me një burrë nga ata pijanecët zevzekë të vodkës, e trajton këtë djalë të arratisur nga fati dhe i strehuar me porosi të djalit të saj si mos më keq. Arratisjet e tij janë shumë prekse të dhimbshme të brengosura deri në kufijtë maksimalë të mbijetesës. Por në këtë arratisje vrastare fati i tij si me magji bashkohet me fatin e krijesës Ollga ukrainase e shkolluar në Angli por me atë mentalitetin patriakal të tërë ne lindorëve harron atë postulatin e famshëm të etërve amerikanë : “Atdheu im është atje ku jeton e lumtur familja ime”. Megjithatë ky fat e gjen falë një përbindëshi si Putini Rusisë. Ajo dashurohet me Marion dhe udhëtojnë nëpër ferr për të mbrritur në tokën e shenjtë në SHBA. Një udhëtim biblik nga ferri në Ukrainë, në Poloni, dhe pas shumë e shumë peripecish mbrrin në destinacion e duhur, atje ku arratisja s’quhet më arratisje po fillon nkë jetë nga e para, pa asnjë peng nga kalvari i vujatjeve.
Të gjitha vuajtijet i mblodhën në një vaëiçe e i hodhën në oqean. Fatin e tyre Mirela e kalkulon aqë bukur me fatin e doktorit ukrainas dhe Tatjanës së dashurës së tij ruse. Arratisje rastësi dhe fat. Këto ka bashkuar Mirela në këtë arratisje të madhe. Ska kursyer askënd, as dhimbjen as vujatjen as dashurinë as urretjen as persekiconin, as përndjekjen as martesën, as lindjen e fëmijës, i ka bashkuar të tëra me shumicë, me vërtetësi i ka sjellur në funksion të njera tjetrës ashtu siç bashkëjetojnë e besueshja me të pabesueshmen. Mirela në këtë roman është plotësisht e pjekur si shkrimtare, është e formuar si nkë autore me përmasa ndërkombëtare, duke realizuar një libër që lexohet dhe në Shqipëri me një frymë, në Itali me kënaqësi e endje, në Ukrainë me vërtetësi se duket sikur libri i saj ka pasaportizimin në SHBA, se ajo është shteti i tërë shteteve të botës. Cekën vetëm makën e aizbergut, sepse romani Arratisje i Mireka Kaninit është një aizberg shumë i madh i sapo shkëputur nga Poli Veriut. Romani sapo është botuar. Ai pret gjykimin jo vetëm të lexuesit të Mirela Kaninit, por këtë herë të gjithë përmasave dhe ngjarjeve botërore.