…Mos harro se Ai që ke arrestuar i ka provuar torturat dhe privimet që Ti as në ënderr nuk i ke parë.Po qe se servilat që ke rreth e rrotull e kanë bërë me kokën e tyre,,,për të të bërë qejfin,,, vepro shpejt e kërkoi të dëmtuarit dhe gjith shqiptarve të falur,se i ke prishur gjumin e natës./
Nga Lek MIRAKAJ/ New York/
Kemi parë shumë, shumë më tepër se një shoqëri normale natyrshem mund të durojë.
Jetuam periudhën e komunizmit, që aqë shumë Ju keni anatemuar në rininë tuaj dhe që tani ši gjeli, të cilt i kanë futur gjalpin e shkrirë në fyt. Ju me zë të përcudnuar kujtoheni rrallë herë ta kujtoni. Nejse! Luftuat, bravo ju qoftë! E mundët armikun e filliméve,jo áqë për meritën tuaj se sa për gabimet e tija. Në fund të fundit të gjithë e dimë se pushteti në atdheun tonë të bekuar nuk fitohet, po humbet nga ata që e administrojnë në mënyrë të gabuar.E humbën kështu ata që na lanë në duart e atyre që në rininë tënde ,Ju donit t’i shikonit duke bërë lavierzin,të kujtohet lavierzi nga mësimet e fizikës kur ishim të vegjël, d.m.th.kur ishim akoma në udhëkryqin të bëhemi njerëz apo djaj.Kështu e humbi mentori i tënd, jo se kundërshtari i tij bindi popullin,po se Ai pra ,ai që të mori në qafë,që nga njeri i lirë si ishe,të bëri me pushtet dhe mori në qafë vehten e ty të hoqi atë që kishe më të bukur, lirinë.Kështu e humbi dhe Ai që në mënyrë naive të bëri figurë,të ngriti në rangun e rivalit, kur Ti për hirë të vertetës nuk ishe,ti kishe ca inate të vjetra dhe aq.Ti nuk e fitove se premtove atë që as vetë nuk e besoje, Ti fitove se paraardhësi nuk pati kurajon të ndahesh nga shokët e keqinj që pa nevojë i kishte bërë ortak,e të cilët edhe kur tërë bota e pa se kush ishin,Ai nuk pati kurajon ti flakte jashtë vathës, se vathë dhe kullot e patën bërë sinorin e tyre ,e plot gabime të tjera që Ai më mirë se kushdo tashmë i din.Pra mendimi im modest eshtë.se ti nuk i mashtrove njerzit me (Rilindjen tënde) ,po njerzit donin të provonin një gjellë.tjetër.E nisa me ;EDI PO,GABON,dhe rrugës lajthita pak,çfar ka barku e nxjer bardhaku, thonë andej nga fshati i gjyshes tende e time,sa ma shum të thellohesh
aq më shum të nxjer bardhaku, po po e lejmë me kaq.Dikur Enveri po të kishte ndonjë mëri,të vjetër apo të krijuar në shtegtimin e tij kanibalesk,të burgoste apo të hiqte edhe qafe, kështu më duket i thonë kur të përcillte andej, në atë botën tjetër, nganjëherë me muzikë e shumë herë ashtu komunisteshe, një «dekoratë»mbas qafe e bum,të bënte dhe hero.Thonë që paraardhësi juaj bëri gabime, Ai e ka pranuar edhe vetë,edhe unë mendoj se bëri shumë gabime, më shumë se Ai ka pranuar, po për hirë të vërtetës edhe Ti edhe unë duhet ta pranojmë se Ai nuk arrestoj njeri pse e kishte sharë ,apo shpifur në shumicën e rasteve,ndaj tij apo familjes së tij.Të pakten formalisht Ai ja përcilllte drejtësisë për gjykim.Po ti Edi çfar po bën? Të gjithë e kujtojmë,se dikur një biznesmen ju pati akuzuar se njerëz që flisnin në emrin tuaj i patën kërkuar një milion dollarë për një leje ndërtimi. Ndoshta ata nuk ishin duke përcjellur mesazhin tuaj, këte ti dhe ata e dinë,po ka pak rëndësi.Ajo që është e pa precedent dhe që na sjell në kujtesë kohen e xhipsit të degës punëve të brëndshme ,është veprimi i turpshëm i hakmarjes primitive ndaj atij biznesmeni që pati kurajon dikur të denonconte një aferë korruptive.Do kisha heshtur për të pritur zhvillimet, po kur lexojmë se Fratari është arrestuar ,SE KA SKADUAR AFATI I LEJES SË NDERTIMIT,gjë që presupozon se Ai kishte leje ndertimi ,po nuk i kishte përfunduar punimet në kohë, në një vënd ku shkelja e afateve është praktikë e përditëshme,në një vënd ku maskarenjtë mburren se sa shumë kanë vjedhur,nuk ka se si mos të ulërasësh se kjo është hakmarje primitive dhe po qe se e ka shkelur ligjin dhe ata bedelat që ke për rreth bëjnë gafa të tilla në formulim, ruaju nga ata ,se ata që janë në anën tjetër është më kollaj ti përballojshë.Edi!ta vure në dukje se pusheti në Shqipëri nuk fitohet ,po humbet. Kohëzgjatja varet nga aftësija për të mos ja prurë miletit në majë të hundës.Po vazhdove kështu, duke e trajtuar qeverisjen si pushtet personal, shumë shpejt ,ata që sot nuk i ke as në parlament do të bëjnë të kuptojshë sa keq është kur inati të errëson llogjiken e thjeshtë. Mos harro se Ai që ke arrestuar i ka provuar torturat dhe privimet që Ti as në ënder nuk i ke parë.Po qe se servilat që ke rreth e rrotull e kanë bërë në koken e tyre,,,për të të bërë qejfin,,, vepro shpejt e kërkoj të dëmtuarit dhe gjith shqiptarve të falur,se i ke prishur gjumin e natës.Pa keqdashje Edi.
Lili says
Nuk na e ka fajin UEFA por serbofilët shqiptarë
Kur Kamber Loshi, fshatari analfabet nga Drenica e gjeti veten të rrethuar nga policët dhe ushtarët serbë rreth 90 vite më parë, ai tha një fjalë të madhe, të cilën mund ta kishin vërtetuar në ndërkohë me libra historianët tanë, nëse do të kishte të tillë që e meritojnë emrin ndër shqiptarët. Kamber Loshi tha: “Paj, shumë e keqe kjo Serbi,/por ma i keq shqiptari faqezi!”
Kamber Loshi e kishte fjalën për shqiptarët tradhtarë, që i shërbenin Serbisë, të shiturit te ajo, një prej të cilëve e spiunoi edhe atë te serbët. Ndeshja Serbi-Shqipëri dhe ato që ndodhën pas ndërprerjes së saj, deri më sot kur u dha vendimi nga UEFA, vërtetuan postulatin historik të Kamber Loshit. Serbia nuk do të kishte arritur që të zbatonte skenarin që kishte bërë për ndeshjen Serbi-Shqipëri, me ndërprerje të saj pas dërgimit të dronit, si shkas për të ushtruar dhunë fizike masive ndaj lojtarëve shqiptarë, e pastaj të arrinte t’ i nxirrte fajtorë për braktisjen e ndeshjes, nëse nuk do të ishte ndihmuar prej serbofilëve shqiptarë.
Përfaqësuesja e Shqipërisë doli në fushën e stadiumit të Beogradit, e tradhtuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e kryesuar nga Armando Duka dhe nga Qeveria e Shqipërisë, e kryesuar nga Edi Rama. Krejt agjenda dhe sjellja e FSHF, para, gjatë dhe pas ndeshjes, ishte kushtëzuar nga agjenda e vizitës së ardhshme të Kryeministrit Rama në Beograd, pra që të mos e dëmtonte sadopak agjendën politike të Edi Ramës.
Vetëm kështu mund të shpjegohet fakti që delegacioni zyrtar i FSHF në Beograd, nuk i kërkoi zyrtarisht delegatit të UEFA-s, që para fillimit të ndeshjes, që në bazë të rregullores së UEFA-s, të hiqeshin posterat me përmbajtje politike raciste dhe nacionaliste nga stadiumi, si dhe simbolika e tillë. Ky do të kishte qenë momenti i duhur që FSHF t’ i adresonte UEFA-s ankimin e saj për këtë çështje, se kështu delegati i UEFA nuk mund ta shpërfillte këtë problem, ashtu siç bëri në raportin e tij pas ndeshjes. Delegati i UEFA do të kishte qenë i detyruar që t’ ua kërkonte autoriteteve serbe këtë gjë. Kuptohet se kjo do të sillte një konflikt mes Policisë Serbe dhe tifozëve serbe, por nga një zhvillim i tillë ne nuk kishim asgjë për të humbur. Por nga një zhvillim i tillë humbte Kryeministri Rama, i cili nuk donte që t’ i bënte të pakënaqur serbët. Dhe Armando Duka nuk donte që të bënte të pakënaqur Edi Ramën.
Pasi të niste ndeshja, FSHF duhet t’ i kërkonte zyrtarisht delegatit të UEFA që organizatorët e ndeshjes (pala serbe) të ndalonin koret raciste antishqiptare, madje t’ i vinin në dorë për këtë qëllim edhe një fjalor anglisht-serbisht, që t’ i bënin me dije se çfarë ishte përmbajtja e sloganeve që thoshte në kor krejt stadiumi. Në këto rrethana, delegati i UEFA ishte i detyruar që të vepronte. Loja do të ndërpritej dhe mund të arrihej deri te zbrazja e stadiumit nga Policia Serbe. Çfarë do të kishte humbur Shqipëria nga kjo gjë? Por nga kjo humbte Kryeministri Rama, i cili nuk donte që t’ i bënte të pakënaqur serbët. Dhe Armando Duka nuk donte që të bënte të pakënaqur Edi Ramën.
FSHF doli me ankesë për posterat dhe koret raciste në stadium vetëm pas ndeshjes, kur ajo u ndërpre në rrethana që dukej qartë se do të sillnin ndëshkimin e Shqipërisë. Por tashmë kjo ankesë nuk kishte më vlerë. Problemi nuk ishte se gjatë ndeshjes delegate i UEFA nuk i dëgjoi koret raciste antishqiptare dhe nuk i pa posterat raciste dhe nacionaliste. Problemi ishte se këto nuk i panë dhe dëgjuan zyrtarët e FSHF të cilët qenë në stadium si pjesë e delegacionit zyrtar. FSHF duhet ta kishte përdorur numrin e anëtarëve të delegacionit zyrtar që do të ulej në shkallët e stadiumit, për të çuar si anëtarë të delegacionit sa më shumë njohës të gjuhës serbe, të cilët do të evidentonin në moment prova për koret dhe posterat, dhe do t’ ua bënin të ditur zyrtarëve të FSHF të cilët komunikonin me delegatin e UEFA. Në vend që të bënte këtë Armando Duka mori në delegacion njerëz të cilëve nuk iu takonte të ishin si vëllai i Kryeministrit Rama, apo biznismenë që kanë interesa në Serbi, si dhe njerëz si Blendi Fevziu, Sokol Balla, Andi Bushati (ky i fundit një ditë para ndeshjes në emisionin e Fevziut, pasi u shpreh kundër përfaqësueses së futbollit me lojtarë me origjinë nga Kosova, shtoi duke u zgërdhirë: “Të shohim sa vlejnë lojtarët e kombëtares se ndoshta i rrahin nesër e nuk vlejnë më asgjë”) Ky Andi Bushati, nëse donte të shkonte në Beograd, mund të kishte qenë fare mirë me tifozët serbë, por jo si pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar. Si ai kishte dhe shumë të tjerë që nuk e meritonin të ishin në delegacion, ku iu kishin zënë vendin ekspertëve, të cilët duhet të ishin atë ditë atje.
Pozita e Shqipërisë në gjyqin e UEFA do të kishte qenë shumë më e lehtë nëse Qeveria e Shqipërisë, dhe posaçërisht Kryeministri Rama, i cili u akuzua personalisht dhe familjarisht për organizimin e një akti terrorist në Beograd me rastin e ndeshjes do ta kishin denoncuar dronin si një provokacion shtetëror serb, që në momentet e para pas ndeshjes kur vërshuan akuzat nga shtetarët serbë. Droni u bë shkak për dhunën masive të ushtruar ndaj lojtarëve tanë, që kishte qëllim që t’ i detyronte lojtarët tanë që ose ta braktisnin ndeshjen, ose të riktheheshin të luanin të dhunuar fizikisht, pra me një handicap të madh ndaj palës serbe. Qeveria e Shqipërisë, dhe posaçërisht Kryeministri Duhet t’ i kishin kërkuar Qeverisë serbe dosjen me të dhënat që vërtetonte se droni ishte një provokacion i bërë nga pala shqiptare. Meqënëse Kryeministri serb tha se ishte informuar Bashkimi Europian tre orë para ndeshjes për provokacionin e përgatitur nga shteti shqiptar, Kryeministri Rama duhet t’ i kishte kërkuar BE që të ndërmerrte një hetim për këtë çështje, në bashkëpunim me të dy qeveritë. Qeveria e Shqipërisë dhe posaçërisht Kryeministri Rama duhet të kishin dalë me një shpjegim të hollësishëm publik për çështjen e dronit me banner, ku duke përdorur të gjithë faktet e shumta të tregonin se ky incident ishte një sajesë e shërbimeve të fshehta serbe.
Droni pati një rol kyç në ndërprerjen e ndeshjes (tjetër gjë është ndërprerja e lojës për hedhje lëndësh piroteknike në fushë nga tifozët serbë dhe tjetër gjë ndërprerja e ndeshjes), dhe u bë shkak për dhunën fizike masive të ushtruar nga tifozët serbë ndaj lojtarëve tanë. Dhuna fizike ishte një provokacion i organizuar serb për t’ i bërë lojtarët tanë që të vendosnin të mos e vazhdonin ndeshjen pas ndërprerjes. Nëse autorësia e dronit do t’ u mbetej zyrtarisht serbëve, atëherë nuk do të mund të fajësohej përfaqësuesja jonë për refuzimin për të vazhduar të luante një ndeshje ku organizatorët kishin inskenuar provokacione politike në mënyrë të tillë që të arrihej te ndërprerja e ndeshjes. FSHF nuk e akuzoi zyrtarisht palën serbe si inskenuese të incidentit me dronin dhe bannerin, ndonëse nga ana e saj homologia serbe e FSHF e akuzoi zyrtarisht FSHF para UEFA-s se njerëz brenda delegacionit zyrtar shqiptar mbajnë autorësinë e dronit. FSHF nuk i kërkoi UEFA-s që të bënte hetime mbi faktet elementare të incidentit me dronin dhe bannerin, duke ua adresuar UEFA qoftë edhe si pyetje të thjeshta autoriteteve serbe, të cilët kishin detyrimin të kthenin përgjigje.
FSHF nuk e ka sqaruar ende se cili ishte qëndrimi i saj kur u bë takimi tripalësh mes delegatit të UEFA dhe gjyqtarit nga njëra anë, si dhe palës serbe e asaj shqiptare pas ndërprerjes së ndeshjes kur po diskutoheshin opsionet. Pala serbe thotë se ka ofruar tre opsione: Që ndeshja të vazhdonte të luhej, që ndeshja të luhej pasi të qenë larguar tifozët nga stadiumi, që ndeshja të luhej të nesërmen. FSHF duket se nuk ka bërë asnjë përpjekje që ta artikulonte juridikisht vendimin e lojtarëve tanë se nuk ishin në gjendje që ta vazhdonin ndeshjen. Lojtarët tanë shprehën mendimin e tyre sipas përjetimeve që patën. Por nga ata nuk mund të kërkohej të shpreheshin për anën juridike të çështjes. Shqipëria duhet të kishte paraqitur opsionet e saj, ku më i miri do të kishte qenë që ndeshja të luhej sa më shpejt që të ishte e mundur, pasi lojtarët shqiptarë t’ i nënshtroheshin një kontrolli dhe trajtimi të shpejtë mjekësor, të çertifikuar nga UEFA. Ndryshe do të dukej, ju duhej thënë delegatit të UEFA-s, se iu dha dorë e lirë palës serbe që, meqënëse nuk po e mundte dot Shqipërinë me lojë në fushë, atëherë ta ndërpriste ndeshjen për t’ i rrahur fizikisht lojtarët shqiptarë, që pastaj të mund t’ i mposhtte në fushë. Kjo është e papranueshme. Kjo do të thoshte që ndeshja të luhej jo më parë se të nesërmen, dhe e implikonte UEFA-n që të hetonte për dhunën ndaj lojtarëve shqiptarë.
Por serbofilët shqiptarë të FSHF nuk vepruan kështu, se nëse vepronin kështu do t’ i prishej skenari Serbisë. Të keqen më të madhe e kemi nga serbofilët shqiptarë. Nga ata që vazhdojnë në sport veprën që Esat Toptani, ati i kolaboracinizmit serb te shqiptarët, nisi dikur në politikë./Kastriot Myftaraj
lary says
rrini aty ku jeni dhe mos u perzini ne punet e shqiperise.nuk ka ngelur Edi rama tu pyese ju se cdo bej.ju I jepni rendesi vetes sikur kush jeni.po te ishe burre I mire te vije te takoje jo edin por kryeministrin e shqiperise.
Miri says
Zoti Mirakaj respekt per fisin tuaj http://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM