
Zef Pergega/
Gazeta më e vjetër e shtypit shqiptar në Amerikë është padyshim gazeta “Dielli”, botim i Vatrës së Konicës e Nolit dhe personaliteteve të tjera, që ishin të shkolluar jashtë në Perëndim dhe në Amerikë. Më e vjetër, për nga historia dhe më e re për nga përmbajtja e saj, për problemet që ka trajtuar e trajton në shërbim të fjalës së lirë dhe çështjeve që preokupojnë komunitetin, po ashtu në shërbim të çështjes kombëtare.
Ajo nuk ka mbijetesën se dikush, që as për krenari dhe as për humanizëm, e si shumë kush këtu e zgjidh kuletën për t’u dukur vetëm disa sekonda e për t’u harruar për çka ka dhënë përgjithmonë, po në saj të shpirtit elitar, profesional dhe mendimit të saj të kthjellët se ky botim i duhet kombit shqiptar në thyerjen e tij me vetëdije drejt zhdukjes së tij në transportierin gjigant të Amerikës ku shuhen kombe e kombësi.
Andaj them se ky botim është edhe një syri i dritës së pashuar në jetën e këtij komuniteti, që i kalon një milion. Shkrimet që botohen këtu janë gjithëpërfshirëse, për shumë çështje dhe dallohen nga parcelizimi shterues, për t’u dukur në shumë botime periodike.
Gazeta “Dielli” është i vetmi botim që përfaqëson një organizatë panshqiptare më e vjetra dhe më e reja në shqiptarët e Amerikës, siç është “Vatra”. Unë nuk jam anëtar i saj dhe nuk kam asnjë leverdi të rendis këtu opinionin tim. Por e vërteta është e vërtetë. Ne duhet të mësohemi të themi se kjo është e drejtë, kur është e drejtë dhe po ashtu të themi se kjo nuk është mirë që ta korrigjojmë. Gjëja më e vështirë ndër mendjet tona shpesh të sëmura dhe ashtu me sëmundjen tonë mundohemi t’i japim mend të tjerëve, është të pranohet kritika.
Nëse bën një kritikë të mirë, ngrihet banda e xhaketave blu me astar të kuq dhe pasi ka pirë e ngrënë ushqimet mbas dasmave, leqit edhe në ditën e Larit, me porosi të gospodarit.
Fryma e lirë e gazetës “Dielli” duhet të frymojë te gjithë për ta parë veten në pasqyrë se kush ishim, çfarë bëmë e ku po shkojmë?!
Qëndrimi i gazetës “Dielli” ndaj karrieristëve dhe infiltruesve më duket i drejtë dhe kjo është edhe një nga pikat e forta të mbijetesës së saj. Ajo që më duket mua si e nevojshme është sigurimi i një rrjeti bashkëpunëtorësh në të gjitha Amerikën, për të çelur një rubrikë të veçantë diskutimi dhe për të mbajtur qëndrime.
Më e hapur, siç ka qenë dhe është ndaj mendimit ndryshe. E keni vënë re se mediat e Tiranës kanë zgjedhur bandën e tyre mediatike nga Amerika që japin informacione të rreme islamofobe dhe të qëllimshme në favor të vendeve të Lindjes. Hanë bukën e Amerikës dhe atje në Lindje e lëpijnë rrasën e kripës.
Urime Diellit, stafit dhe bashkëpunëtorëve. Unë jam për një kongres mbarëkombëtar të të gjitha shoqatave të diasporës së Amerikës.
Gazetat dhe revistat që dolën në SHBA në vitet 1906-1941
1. Kombi, 1906-1909, Boston
2. Dielli, 1909, Boston
3. Flamuri, 1910, Boston
4. Koha, 1911-1920, Jamestown
5. Trumpeta e Krujës, 1911, St. Louis
6. Zër’ i Popullit, 1912-1913, New York
7. Adriatiku, 1914, Framingham
8. The Albanian Era, 1915-1916, Denver, Col.
9. Vullnetari, 1916-1917, Natick
10. Illyria, 1916, Boston
11. Përparimi, 1916-1920, New York
12. Viosa, 1916, New York
13. Mbrojtja Shqiptare, 1916, St. Louis
14. Luftëtari i Drejtësisë, 1917, Boston
15. Yll’ i Mëngjezit, 1917-1920, Boston
16. Sazani, 1917-1918, Worcester
17. Përlindja, 1917, Framingham
18. Albania, 1918-1920, Chicago
19. Shqipëria, 1918, Waterbury
20. The Adriatic Review, 1918-1919
21. Indipendenca Shqiptare, 1918
22. Studenti, 1920, Springfield
23. Drejtësia, 1920, Watertown
24. E Vërteta, 1920-1923, St. Louis, Mo.
25. Independenca, 1920-1921, New York
26. Studenti, 1921, Boston
27. Shkëndija, 1921-1922, Watertown
28. The Albanian Journal, 1921-1923, Chicago
29. Fari, 1922, Worcester
30. Dëshira Kombëtare, 1922-1923, Canton, Ohio
31. Mbrojtja e Vatrës, 1922, New Bedford
32. Afërimi, 1922-1925, New York
33. Bota e Re, 1922-1923, Boston
34. Purteka, 1923, Boston
35. Kombi në Rrezik, 1923, Boston
36. Kandil’ i Kuq, 1924-1925, Watertown
37. Immigranti, 1925-1926, Worcester
38. Idealisti, 1926-1927, Boston
39. Republika Shqiptare, 1926, Watertown
40. Revista Letrare, 1927, Watertown
41. Albania, 1921-1931-1933-1940, New York
42. Lajmet Shoqërore të Shqiptarëve në Amerikë, 1929-1930, Worcester
43. Melesini, 1930, Worcester
44. Drejtësia, 1930-1931, Worcester
45. Republika, 1930-1933, Boston
46. Lajmëtari Shqiptar, 1934-1936, Worcester
47. Liberatori, 1934, Boston
48. Bota, 1936-1939, Boston
49. Buletin, 1938, Boston
50. Demokratia, 1938, Boston
51. Drita, 1940, Worcester
52. Liria Shqiptare, 1940, Boston
53. Liria, 1941, Boston
54. Buletini Katolik, Gjon Sinishtaj, 1966-1986, San Francisko
55. Kolonia Shqiptare, Zef Mirakaj, 1980, New York
56. Ashi Pipa, revista “Albanica”, 1990
57. Gazeta “Illyria”, New York
58. “Shqipja”, Ajaz Emini, Ohio
DISA TË DHËNA PËR SHTYPIN NË DETROIT
Gazeta “Lajmetari” nga Gjok Martini
Revista “Ora” nga Gjon Kelmendi
Gazeta “Arbëri” nga Mark Prela Gjokaj
Revista “Ora Shqiptare” Zef Camaj
Gazeta “Dita” Kisha e Shën Palit
Revista “Rreze Shëlbuese” Kisha “Zoja Pajtore”
Revista “Kuvendi” Pjetër Jaku
Buletini “Shqiptari” Zef Pergega
Përveç “Diellit”, “Illyria”, revista “Dituria” e Akademisë së Shkencave New York dhe “Kuvendit”, periodikisht nuk botohet asnjë prej tyre.