Skënder Karaçica/
Rasti i “Shtëpisë së Verdhë” (Zuta Kuca) është skenari fashist deri në shkallë të gjenocidit, të fyerjes dhe të denigrimit të kombit shqiptar dhe të Kosovës nga regjimi i kryekriminelit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq dhe të aparatit të tij ushtarako-policor dhe paramilitar.Rasti i “Shtëpisë së Verdhë” (Zuta Kuca) sot para Gjykatës Speciale në Hagë, kanë rënë maskat dhe skenarët e reve të zeza kundër Kosovës dhe popullit shqiptar!Në Kosovë, djalmenia e UÇK-së nuk pati “Shtëpi të Verdhë” dhe lufta për Lirinë e Kosovës ishte e drejtë!Raporti i Dik Martit, i sajuar me ndihmën e shërbimeve të fshehta të Serbisë dhe “Shtëpia e Verdhë” u bë pjesë e një raporti në KE në Bruksel në vitin 2010 dhe, e njejta u miratua në ketë forum të lartë evropian me turpin dhe sajimet e regjimeve të Serbisë dhe të Rusisë.KE në Bruksel duhet të ndërgjegjësohet dhe para popullit shqiptar dhe të shtetit të Kosovës duhet të dalë me Rezolutë për kërkim falje dhe të hedhjes së raportit Dik Marti, si ugurzezë në bërllogun e Brukeselit. Gjykatë Spciale në Hagë: Na i lironi djalmeninë e UÇK-së të luftës së drejtë për Lirinë e Kosovës!