Gazetari dhe studiusi Dhimiter Dishnica, ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare, ditën e enjte, më 19 mars në Spitalin Shën Vincent, në Worcester. Ai la të pikëlluar gruan e tij me të cilën jetonte prej 52 vjetësh, Afërdita (Agolli) Dishnica, si dhe vajzën e tij, Elonia me bashkshortin George Pojani nga Worcester, së bashku me fëmijët e tyre, Rei dhe Janny Pojani. Dhimitri lë gjithashtu pas djalin e tij, Erdvin Dishnica dhe gruan e tij, Tania, Romë, Itali me djalin e tyre, Matteo. Po ashtu ai la pas motrat Liljana Saraçi dhe Vilma Koti me burrin e saj në Korçë, Shqipëri si dhe motrën Valentina Kondili në Jacksonville, Florida.
Dhimitri ka lindur në Korçe, Shqipëri dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës me një master të dyfishtë në Histori dhe Gjeografi. Më vonë, ai vazhdoi studimet e metejshme dhe fitoi një diplomë tjetër në gjuhën shqipe. Pas kësaj, Dhimitri punoi si mësues në rrethin e Librazhdit. Pastaj, ai u bë një gazetar kronik në redaksinë e informacionit dhe kulturës në Radio Tirana. Ishte drejtor i Pallatit të Kulturës Ali Kelmendi ne Tirane, i cili ishte një nga dy institucionet më të mëdha kulturore dhe artistike të kryeqytetit. Me pas Dhimitri ishte specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit; në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore.
Si gazetar dhe historian, ai ka botuar rreth një mijë faqe në shtypin e përditshëm dhe në revistat shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe eshte gjithashtu autor i katër librave, përfshirë “Motrat Qiriazi”, ”Voskopoja” (me bashkëautor) “ Përballë të vërtetës-Kristo Dako, jeta dhe vepra“ “Miqtë e Shqipërisë” si dhe librin ”Ftesë për debat”.
Ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000 dhe ishte besimta i rregullt i Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Mërisë. Dhimitri vazhdoi t’i jepte komunitetit shqiptar kontributin e tij duke themeluar shoqërinë jofitimprurëse shqiptare amerikane “KOMBI” në 8 Mars 2008 me misionin për të ruajtur Identitetin Kombëtar i cili më vonë u pasua nga hapja e Shkollës Shqipe në Worcester më 3 tetor, 2009. Dhimitraqi ishte një intelektual i vërtetë me njohuri të pamasë për kulturën shqiptare dhe historinë botërore, një burrë i dashur, një baba dhe gjysh i mrekullueshëm dhe një mik besnik. Shërbimet funerale dhe varrimi do të jenë private. Pushoftë në paqë shpirti i tij!(DIELLI)